FRD-ja do dalë e vetme; pritet nga momenti në moment vendimi i AK-së

FRD-ja e Bamir Topit ka bërë me dije para një gjysmë ore se do të dalë e vetme në këto zgjedhje, si një alternativë e tretë. Deklarata e kujdesshme e Topit dje në Korçë, teksa po e pyesnin lidhur me “ftesën” që i ka bërë PD-ja e Berishës (“Nuk kam marrë ndonjë ftesë”, u përgjigj ai, duke lënë të kuptohet nga ca e ca se “po të marrë një ftesë, edhe mund ta shqyrtojë me të vetët”), deklarata e Korçës pra krijoi një përshtypje se aleanca PD-FRD nuk ishte krejt e pamundur.
Por ka qenë një përshtypje e gabuar. Topi sot ka bërë zgjedhjen më të vështirë për partinë e tij, gjë që e nxjerr të nderuar në terma moralë e parimorë, por që, në pamje të parë, e penalizon në terma elektoralë (Apo ndoshta jo? FRD-ja është një nga dy x-et e kësaj fushate). Qysh sot ai do fillojë t’u kërkojë zgjedhësve ta shohin e votojnë FRD-në si një alternativë të tretë. “Aleanca jonë është me qytetarin”, përsëriti ai edhe sot devizën e FRD-së, që do të jetë në të njëjtën kohë dhe mantra elektorale.
Pritet tanimë veç vendimi i AK-së, e cila po bën negociatat e sekondës së fundit me PS-në.
M.N.
Comments
Dalja e FRD e vetme eshte
<p>Dalja e FRD e vetme eshte llogjike e synimeve te saj dhe deklaratave te deritanishme te Topit. Ai kerkon rrezimin e Berishes nga PD dhe ka si synim te marre kryesine e saj. Edhe sikur mos fuse deputete ne kuvend perseri shpernarja e votave te djathta eshte nje fitore per Topin . Ndersa dalja me vete e AKZ bie ne kundershtim me te gjitha deklaratat agresive te Z. Spahiu kunder Berishes, kjo sepse nje dalje me vete e K. Spahiut do te conte uje ne mullirin e Sali Berishes duke djegur shume vota te njerzve qe mendojne se po votojne kunder ketij te fundtit.</p>
Keto enderrat qe te ike
<p>Keto enderrat qe te ike Berisha dhe ta zevendesoje Topi jane shume pink per te qene te verteta.Berisha vertete do te iki nje dite por Topi juaj ngjyre pink nuk e ka kurre karizmen per tu shnderruar ne leader te se djathtes aq me teper se kush voton per Berishen eshte teresisht kundra Topit dhe anasjelltas. Tani ju delet e verbera te Rames vertet mund ta enderroni nje politikan te tredhur si Topi per kundershtar por baca bari zor se nuk do tu lere deleve te tija nje pasardhes qe te pakten karizmatikisht ti perafrohet( se ta ekuivalentoje nuk ka shans). Nje gje nuk e luan as topi dhe aq me pak Topi dhe ky eshte fakti qe mungesa e edukates tone qytetare dhe kultura e manget si nje shoqeri qe e rrefuzon procesin autoprogresiv ka lejuar qe individe me tendenca diktatoriale te tallen me fatet tona ketu e 100 vjet se paku.Shqiperia ka nevoje per udheheqje kolegjiale dhe jo 1 te fuqishem i cili mbart emrin e uzurpuesit te rradhes Berisha Nano Rama e do fati mos u shtofshin te tillet.</p>
Është gjëja më e mirë që bëtë
<p>Është gjëja më e mirë që bëtë dhe të shikojmë ju urojë një pjesëmarje më të madhe në parlamentin e ardhshëm dhe të qëndroni e denjë si forcë e djathtë ta shohim</p>
Add new comment