“Demokrati” i gjorë dhe “Demokrati më i madh në botë”

Është bërë proverbiale një intervistë e televizionit “Albanian Screen” me një “demokrat” të varfër. Gazetari e pyet se për kë do votojë. “Demokrati” përgjigjet se do votojë për Berishën. Dhe shpjegon se Berisha është demokrati më i madh në botë, se do votojë për të që të mos vijë në pushtet “komunizmi”. Shton se është shumë i kënaqur nga qeverisja e kryeministrit Berisha. Por kur gazetarja e pyet se si është për nga gjendja ekonomike, demokrati përgjigjet: Pa punë, vetë i katërt pa punë dhe me 40 mijë lekë (të vjetra) përkrahje!
Historinë e tregon sot Andrea Stefani në një opinion botuar në të përditshmen SHQIP, ku i drejtohet “masës së mbështetësve të PD-së” për të cilët – shkruan Stefani - “pas rënies së regjimit komunist dhe kultit të diktatorit Enver Hoxha, një kult tjetër u ngrit, kulti i Sali Berishës si “demokrati më i madh në botë”.
Shkruan Stefani ndër të tjera: “Shqipëria doli nga komunizmi, por jo nga epoka e “idhujve me krena”. Një dukuri që provon se në trutë e jo pak shqiptarëve nuk qe ndezur, madje nuk është ndezur akoma, llamba e arsyes për të kuptuar se ardhmërinë e begatë të një kombi, nuk e përgatit një lider, një Mesia, por institucionet jopersonale lirimbrojtëse. Prandaj Shqipëria mbetet e varfër. Ndërkaq, merita e vetme që një lider mund të ketë në mbrothtësimin e një kombi, është pikërisht kontributi për të themeluar këto institucione shpëtimtare…. “Demokrati” i gjorë nuk shikon asnjë lidhje mes gjendjes së tij të mjeruar dhe keqqeverisjes së kryeministrit! Sepse arsyeja e tij është në gjumë. Ai e do Sali Berishën tej së mirës dhe së keqes... Dhe janë pikërisht këta shqiptarë, që pa e kuptuar as vetë, bëhen pjesë e së keqes banale, themeli dhe betoni i diktaturave, i unitetit të “popullit” rreth liderit ku thyejnë kokat të gjithë armiqtë e liderit dhe partisë që në fakt, shpallen “armiq të popullit” sepse duan lirinë e popullit…” a.n.
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/04/22/idhulli-berisha-ose...
Comments
Se mos nga krahu tjeter jane

Se mos nga krahu tjeter jane me mire!! ?Thuaji stefanit te mos harroje ate gruan qe dhe bar do hante vetem lidershipi i PS te mos percaheshe.

E po ajo gruaja, e kishte

E po ajo gruaja, e kishte shtepine plote. Edhe duart i kishte plot me unaza e varese floriri. Ajo thoshte se edhe bar do hante, se ne fakt hante mish e oriz. Ndersa eshte per te vene duart ne koke,qe per Berishen votojne ata ku bie miu nga trari dhe thyen koken. Pse? Se u japin nga 20-30 mije leke te vjetra ndihme ekonomike, dhe njerezit e Sales ju thone: Votoni Salen se po erdhi Rama do t'jua heq edhe ket 30 mije lekesh. Aq duan, buk thate dhe Sala kryeminister. Ndersa shqiptaret qe nuk kenaqen me nje traste miell dhe kerkojne qe me ne fund Shqiperia te kaperceje tranzicionin 23 vjecar, do te votojne per "Aleancen per Shqiperine Europiane", pasi edhe shqiptaret meritojne te jene europiane.

Kush do nje cope buke te pjekur me sac, le te votoje per Salen dhe ta haje perjete thate...

censuruar

censuruar

Po pse more zorrengopur ju qe

Po pse more zorrengopur ju qe votoni kunder Berishes e quani veten elitare dhe qe ju lejohet mekati? Te dyja palet jane per tu injoruar dhe sot per sot vota e bardhe do te ishte ajo me qytetarja por ketu ka fare pak qytetari dhe pseudopublicistike me oke prandaj dhe keta prostipolitikane rrahin gjokset me vota zorretharesh dhe zorrenjomesh me kulture siperfaqesore qe votimin e tyre trendy e quajne si shpetimin e kombit nderkohe qe jane mjerimi i vetvetes!!!

Add new comment