Premtim i FMN-së për 1.3 miliardë euro pas zgjedhjeve?

Gazeta DITA raporton sot se në bisedimet që ka patur Edi Rama me përfaqsues të FMN-së, i ka garantuar se, me ardhjen në pushtet, do të rivendosë mardhënien e Shqipërisë me FMN-në, e cila u ndërpre nga Berisha në vitin 2009. Në shkëmbim, FMN-ja do të akordojë për Shqipërinë një paketë 1.3 milardë euro me kredi të buta afatgjata dhe grante, në mënyrë që të ulet sasia e borxheve me interesa të larta që ka akumuluar qeveria shqiptare deri më sot.
Aktualisht, shteti shqiptar shton rreth 500 milionë dollarë në vit borxh të ri, vetëm për të paguar interesat e borxheve të vjetra. Kaq para mjaftojnë për të ndërtuar një autostradë të re nga Shkodra në Vlorë. Me ndihmën e FMN-së, raportuar nga DITA, kostoja e borxhit mund të ulet me rreth 200 milionë dollarë në vit, të cilat mund të përdoren për rrugë, shkolla, etj.
Por ndihma e FMN-së nuk vjen pa kushte – Papërgjegjsia fiskale e Berishës duhet të marrë fund…
E.Zaloshnja
Me teper: http://www.respublica.al/opinion/2013/03/27/a-do-ta-ktheje-e...
Comments
Se mos vetem ajo fiskale zoti

Se mos vetem ajo fiskale zoti Zaloshnja...

Berisha shpenzon parate si i
Berisha shpenzon parate si i pijanec. Do ja heqim pijen ne qershor kur ta fusim ne biruce.
Hahahaha, Zaloshnja po

Hahahaha, Zaloshnja po rikthen endrren per cekun e bardhe tek shqiptaret. Nje arsye me shume per te votuar per Ramen apo jo Zaloshnja?

Me vjen keq kur ben hipokritin per gjera qe i di shume mire qe nuk jane te verteta .... Deshira per te fituar Rama nuk duhet te te beje te humbasesh edhe ate pak integritet profesional qe te ka ngelur.

P.S Komentin mund te mos ta botoni, por jam i sigurte qe do ta lexosh. Ky eshte dhe qellimi im.

Z. Zaloshnja, deri më sot më

Z. Zaloshnja, deri më sot më keni lënë përshtypjen e njeriut me këmbë në tokë. Po çfarë janë këto budallallëqe që shkruani? Nese nuk keni më respekt për veten, ju kërkoj pak më respekt per atë që ju lexon, nuk jemi në 92 kur i ndjeri G. Pashko tundte çekun e bardhë. Nuk dini se çfare të shkruani më në mbështetje të Ramës? Eshtë bindja ime që opozita do fitojë këto zgjedhje, por ju po humbsni përditë, nga një faqe kryesisht objektive përditë e më shumë po ktheheni në një paçavure për militantë, pa ide, pa debat konstuktiv!

Nese FMN i ka premtuar

Nese FMN i ka premtuar Rames 1.3 mld dollare do te thote qe i ka kerkuar gjithashtu ngritje taksash dhe ulje rrogash pasi keto jane ilacet qe u ka dhene FMN te gjithe ekonomive qe jane ne krize !

Dy komente kundra Zaloshnjes

Dy komente kundra Zaloshnjes brenda dites, do me perjashtoi respublika. hahaha

Mund t'ma shpjegosh pak se si nje borxh i ri prej 1.3 miljard euro mund te perdoren njekohesisht dhe per te ndertuar nje autostrade Tirane Vlore, shkolla te reja si dhe per te ulur interesat ne 200 milion ne vit?! C'far matematike po perdor Zaloshnje?!

Ato para (nese eshte e vertete qe fmn-ja do i levroi gje qe nuk eshte dhe aq e pamundur), mund te perdoren:
1. Per te ristrukturuar borxhin aktual. Gje qe mund te sillte reduktim te interesave ne $200 milion ne vit. Por njekohesisht do te sillte nje rritje te borxhit te pergjithshem (nga 64% tani psh, mund te shkoi 70%).

ose

2. Mund te ndertohet autostrada qe thua ti. Vetem se kam frike se mos socialistet aplikojne te njejtat "komisione" si demokratet ne durres kukes, se as 1.3 miliard euro nuk do mjaftonin ateher. haha

Rama mund te zgjedhi njeren nga keto dy opsione qe the ti, jo te dyja bashk sepse eshte e pamundur matematikisht. Apo c'rendesi ka matematika kur jemi n'fushate?

mos komento pa lexuar me
mos komento pa lexuar me vemendje shenimin...
Dmth nuk po sugjeroje se si

Dmth nuk po sugjeroje se si mund te perdoren parate, thjesht po thoje c'eshte e mundur me aq para?

Nese eshte keshtu, ateher te kam keqkuptuar, gjithsesi edhe ti nuk eshte se e shpreve dhe aq qarte.

Zaloshnja, nese me kosto te

Zaloshnja, nese me kosto te borxhit nenkuptoni interesat qe qeveria paguan per kredine e marre, me lejoni te bej nje matematike per klasen fillore: Nese 200 milione jane interesat qe paguajme, i bie qe huaja mbi te cilen llogariten interesat te jete 2,5 miliard(supozojme 8% interes vjetor). Qe interesi te reduktohet me 200 milione, i bie qe FMN ti jape 2.5 miliard Rames qe ai te shlyeje huadhenesit(me interes 0, se po te aplikoje interes qofte edhe minimal sa c eshte euribor , do ti duhet t'i jape nja 5 miliarde,hiç gje kjo me logjiken paraelektorale). Keshtu qe 1,3 miliarde nuk dalin i dalin Rames per te reduktuar koston e borxhit me 200 milione, prandaj, jeni qe jeni, thuaji Rames t'i kerkoje me shume dollare FMN-se, ose, uleni pak ate shifren 200 milione qe te mos duket si rrene.

Dhe kete:"Papërgjegjsia fiskale e Berishës duhet të marrë fund…" kush e ka thene, FMN, Rama apo e the vete meqe keto kohe flitet dendur per taksen progresive, dhe çudirat qe mund te beje ajo, ne nje vend ku klasa e mesme nuk ekziston, dhe ku biznesi i madh eshte ne faliment e kolaps total?

shteti shqiptar shton rreth
shteti shqiptar shton rreth 500 milionë dollarë në vit borxh të ri, vetëm për të paguar interesat e borxheve të vjetra.
Sa per debat teknicienesh: Sa

Sa per debat teknicienesh: Sa eshte borxhi publik total? Sa eshte perqindja mesatare e interesit qe paguan qeveria per te marre borxh? Jeni te sigurt qe 500 milionet qe shtohen çdo vit ne borxhin publik(po e marr te mireqene shifren tuaj), sherbejne per te paguar vetem interesat, dhe jo edhe principalin?--sepse i bie, sipas pohimit te fundit, nese marrim borxh per te shlyer interesat, po per shlyerjen e principalit, ku merren leket?

Logjika e pohimit tuaj ka brenda diçka alarmante: Marrim borxh per te shlyer borxh?!!!Atehere, ne nuk qenkemi larg falimentimit si ai i shtetit grek, i bie, dhe kete situate u dashka me shume se nje rotacion per ta zgjidhur; u dashka revolucion!

Atehere, nese borxhi publik

Atehere, nese borxhi publik qenka 6.5 miliard euro, me norme interesi 6%, kostoja e borxhit eshte 385 milion euro ne vit. Nese borxhi reduktohet me 1.3 miliard(me borxh??!!), interesat reduktohen me 73 milion euro( duke supozuar qe FMN aplikon 0 interes ne kredine qe do na jape). Ky reduktim i kostos se borxhit, qe ne te vertete nuk ka si te jete me i madh se 35 milion euro(veç ne qofte se FMN na jepe leke qyl, pa interes) me duket se nuk i afrohet shifres prej 200 milionesh qe raportoni ju. Me thoni nese e kam gabim kete...

FMN jep grante dhe kredi te

FMN jep grante dhe kredi te buta. grantet per te zbutur deficitin buxhetor vjetor dhe kredite e buta per te ristrukturuar borxhin me interesa te larta, duke dale garant FMN-ja. kombinimi i tyre te con tek ulja e shpenzimeve vjetore per interesa bankare ne 200 milion dollare ne vit per nje periudhe kalimtare deri sa te kalohet situata e veshtire financiare.

Me fal se po nderhyj, shumica

Me fal se po nderhyj, shumica e borxhit po te hapesh syte jane borxh i brendshem, dhe prape shumica e ketij borxhi jane bono thesari me afat maturimi maksimumi 1 vjecar. Tani ca po na thua qe te marrim borxh nga fmn dhe te paguajme borxhin e bonove te thesarit brenda vitit ?

Na e shpjego pak me qarte kete idene qe ke, pa na bere copy paste linkun e artikullit.

Dhe cila eshte zgjidhja o

Dhe cila eshte zgjidhja o Zaloshnja? Te marrim borxh te ri, kete here nga FMN per te mbyllur borxhet e vjetra? Prandaj e duan FMN gjithandej neper bote ... apo e eshte e kunderta. Me duket se eshte e kunderta ne fakt, shtetet shkojne tek FMN vetem nga halli i madh, kujtoj Greqine psh qe dhe pse ne prag falimenti FMN i shmangeshe.

Analiza e borxhit nga ana jote, nese ke vendosur ti futesh kesaj fushe duhet te jete nje cike me e thelle, si ka qene borxhi dhe sherbimi i borxhit neper vite, sa eshte i brendshem e sa eshte i jashtem, si eshte perdorur borxhi i marre etj etj...

Jo artikuj copy paste pa fund e krye.

Situata ekonomiko-financiare

Situata ekonomiko-financiare ne te cilen po vazhdojme te zhytemi keq e mos me keq e bene te domosdoshme ndihmen financiare dhe konsultative te FMN-se, anipse ka nje kosto edhe me te rende per masen e gjere ne politikat afatshkurtera, se dihet qe fmn te shkurton rroga, pensione, ndihma, shpenzime e madje dhe investime deri sa te te bjere ne hullin e vet.

Premtimi i ndihmes ne vleren e cituar bere Rames eshte per te justifikuar ardhjen e mysafires.

Add new comment