Debati në SHBA: A duhet trajtuar Xhokar Carnajev si çdo autor tjetër krimesh?

Postuar në 22 Prill, 2013 10:48

Xhokar Carnajev, më i vogli i vëllezërve me origjinë çeçene dhe me shtetësi amerikane, që kryen atentatin në Boston ca ditë më parë, është kapur i gjallë. I lënduar, por i gjallë. Ai nuk mund të dëshmojë me gojë, e prandaj është duke dëshmuar me shkrim, në spital. Por ka diçka që nuk shkon në pikëpamje legale. Të paktën, ky është pretendimi i drejtorit ekzekutiv i organizatës jo fitimprurëse me emrin Bashkimi Amerikan në Mbrojtje të Lirive Civile, Anthony D. Romero. Ky i fundit ka shkruar një artikull në huffpost.com, në të cilin mbron idenë se edhe Xhokar Carnajev, amerikan i natyralizuar, ka të drejta, si të gjithë amerikanët e tjerë. Dhe një nga të drejtat është e ashtuquajtura 'Miranda Right', që vendos përpara detyrimit hetuesit amerikanë që t’ia bëjnë të qartë autorit të dyshuar për një krim se “ai ka të drejtë të rrijë në heshtje e të mos bëzajë gjatë procesit të hetimit, nëse e sheh të arsyeshme të sillet kështu”.

Autori i shkrimit, Anthony D. Romero thotë se “ka mbetur gojëhapur” përballë deklaratave e qëndrimeve të kongresmenëve republikanë John McCain dhe Lindsey Graham, të cilët janë shprehur se Carnajevi i kapur duhet të trajtohet si një “luftëtar armik”, dhe se atij i duhet mohuar “e drejta e Mirandës”, dhe avokati.

Dhe shton: “Në këtë demokracinë tonë – ne jemi një komb emigrantësh – gjëja që na bën tok nuk është një gjuhë e përbashkët, as raca, as feja, por angazhimi ynë në favor të ca të drejtave të patjetërsueshme, siç janë e drejta për të heshtur, e drejta për t’u ballafaquar me paditësin tënd në një sallë gjyqi, e drejta për t’u parë si i pafajshëm për sa kohë që nuk është provuar se je fajtor, etj.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Se pari duhet percaktue se çka i shtyu keto dy çeçen te bajne kete akt terrorist, e mandej i jepet ngjyra reale.

Pse moren ne qafe njerz te pafajshem dhe qe prej te cilve veç te mira kan pase?

Pse dojne me e mbulue diellin me shoshe?

Pyetja e fundit: Po te ishin ne Shqipni a do ta kishin ba ata kete veprim kriminal terrorist ndaj popullsise mikpritse?

Submitted by Bashkimi (not verified) on

Ti je i vetmi njeri qe duhet te mbyllesh gojen Paul Tedeschini, pasi je nje kamikaz i diskursit te kulturuar publik.

Submitted by Sphynx (not verified) on

Te zbatosh parimet e demokracise me terroristet eshte si t'i mesosh kanibalit te perdore luge e pirun.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"Bashkimi" miraton aktin e terroristave musliman çeçen kundra njerzve te pafajshem dhe mikprites.

SHBA nuk asht han çeçen, por asht vendi shembull i demokracise kundra diskriminimeve.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.