Diktatura e 40-vjeçarëve

Diktatura e dyzetvjeçarëve mund të duket demokratike nëse merr parasysh se në pushtet janë më shumë se një diktator. Mund të duket demokratike nëse merr parasysh se ky sistem vjen si paketë e dëshirës për të larguar diktaturën dhe të vetëdeklaruarit komunistë të ish-bllokut (vetëm ata) në qendër të Tiranës. Diktatura e dyzetvjeçarëve mund të duket demokratike nëse telekomanda të vërtit nga Raiuno te Channel X, nga Youtube-i për fëmijë te pamje aksidentesh dhe fantazmash në Youtube. Diktatura e dyzetvjeçarëve mund të duket demokratike nëse mendon që ke një makinë, paçka se çmimi i benzinës të mban në punë mbi 10 orë. Demokratike është për biznesmenin dyzet vjeç a pak më shumë, që me pagesën tënde bën atë që do. Të blen ty, votën tënde, mendimet e tua, por të jep lirinë që të kalosh me telekomandë nga njëra pjesë e Big Bradhërit te tjetra.
Më saktë kur them dyzetvjeçarëve e kam për një kategori nga dyzetetre deri në pesëdhjetetre vjeç. Po të bësh një listë me mendje, hiq Gjinushin dhe Berishën, largo me mendje Nazarkon e madh (po jo të voglin), të gjithë drejtuesit e administratës, partive, gazetave, televizioneve, telefonisë, pronarët e supermarketeve, ndërtuesit e pallateve, sekserët e tyre janë të gjithë midis kësaj moshe. S’ka asgjë të çuditshme në pamje të parë. Në proporcion me energjitë dhe dijet kjo kategori është më energjikja. Megjithatë është e njëjta prej 22 vitesh. Listat e ministrave janë të njëjtat, listat e presidentëve kanë filluar të jenë të njëjtat. Listat e këshilltarëve e të votave të tyre janë të njëjtat. Çuditërisht janë ata që bënë piramidat, dhe sot kanë emrat në bankat kryesore. Depozitat janë të tyret dhe kur kriza prek fundin. Njerëzit më të talentuar dhe me peshë të mendimit qenkan të gjithë në një fashë. Asgjë përtej tyre. Vetëm përjashtime që përforcojnë rregullin. Vetëm lojtarët e kombëtares janë pak më të rinj. Ndoshta dhe peshëngritësit (po jo kur flitet për kryetarët ngritës të peshave).

Njerëzit që në vitet ’90 ishin midis të njëzetave dhe tridhjetave e gjetën veten me më pak komplekse përsa u përkiste krimeve të diktaturës; por që në pandërgjegjen e tyre për shkak të edukimit mendonin njëlloj. Duke dashur të shpiknin nga hiçi një sistem të ri, të paimagjinuar më parë, vendosën që të kundërshtonin gjithçka që kishin parë deri në ato momente. Liria ishte fjala kyç dhe që në dijeninë e tyre kjo do të përcaktonte edhe rregullat e reja. Politikani ishte i ndryshëm nga ai i byrosë politike, por për fat të keq u konceptua siç e kish imagjinuar sistemi që po linim pas: I pamoralshëm, me gatishmëri për të gjetur rrengun e radhës. Librat që u përdorën si literaturë ishin Pirati behet Papë dhe Princi i Makiavelit. Të dy të keqkuptuar në fillim, por që më pas teknika prej glosatorësh e dyzetvjeçarëve çoi në të njëjtin drejtim, këtë herë me ndërgjegje. Politikani duhet të jetë hajdut edhe në teori. Kjo heq përgjegjësinë personale. Krijon klimë mosbesimi, por të barazvlefshme për të gjithë. Në këtë pikë kategoria e ish-luftëtarëve part-time kundër diktaturës ishte në avantazh, duke qenë se kishte legjitimitetin e luftës.
Pika tjetër e forcës për fat të keq është tejet banale. Brezi i njëzetedyvjeçarëve të dikurshëm ruajtën dy cilësi të periudhës nga ku po dilnin. Ambienti social përbëhej vetëm nga grupet e ngushta të krijuara në vitet e gjimnazit, e më pas të konsoliduara në periudhën e arsimimit të mëpasshëm. Ky lloj solidariteti përcaktoi edhe lidhjet e mëpasshme në pushtet. Kjo situatë nuk u provua me brezat që pasuan, për shkak se shpesh ambientet sociale ishin me të lëvizshme jashtë Shqipërie.

Historia nuk mbaron këtu për fat të keq. Brezi i “heronjve” të revolucionit më përfitues në botë pati edhe prirjen e martesave të hershme. “Revolucionarët” gjetën solidaritet te pushteti, kësisoj nuk ndjenë dëshirën për eksperimentuar veten në marrëdhënie më të shpeshta seksuale. Shumica e tyre të gjendur dhe mes një morali te vjetër, u martuan të rinj duke krijuar premisat për fëmijë të menjëhershëm. Fakt është që shumica e fëmijëve të tyre janë në moshën e prindërve kur morën shtetin në dorë. Të shkolluar në sisteme të shtrenjta të paguara nga prindër me pushtet, të gatshëm për të zëvendësuar prindërit e tyre ende të rinj, ky brez është i destinuar të dominojë mbi baza trashëgimie. Diktatura e dyzetvjeçarëve mund të duket demokratike, por i ka të gjitha letrat në rregull që ta meritojë jo vetëm nën zë famën e një diktati serioz. I mungon një fytyrë si e Enver Hoxhës, por për kompensim ka shumë fytyra si ajo e Genc Rulit.
marrë nga Revista KLAN
Comments
O Kanan ! Mos i be lemsh

O Kanan ! Mos i be lemsh gjerat ! Nuk ka lidhje fare fakti apo faktet qe ti permend me moshen 40 vjecareve ! Madje une do te isha i lumtur ne rast se pushteti do te administrohej nga 40 vjecaret ! Kjo moshe presupozon arsimimin , pjekurine , prodhimin mendor , ftohjen e gjakut dhe thellesine e mendimit , forimimin e personalitetit dhe te vetvleresimit dhe integritetit ! Ne fund te fundit , eksperiencen e nevojshme per te qene thelbi i administrimit (ne kuptimin e pergjithshem) te nje shoqerie !

Ajo qe ty te ka "shkare" dhe te con ne gabim , per mendimin tim eshte se 40 vjecaret e angazhuar , pra individet konkrete , kane moshe 40 vjecare por jane 60-70 vjecare ! Sepse jane "plakur" qe ne veze dhe nuk kane pasur mundesi te rriten ! Kane qene pjese e sigurte e "informatoreve" njomezake , qe kane lene pengje qe ne moshe fare te vogel , qe i kane dosjet me te medha se sa gjithe gjatesia e pesha e trupit te tyre ! E keta nuk jane 40 vjecare ! (Po te permend rastin publik Artan Hoxha kur e genjeu mendja te luante per hesap te vet dhe jo te pushtetit )

Ne Shqiperi , pushteti i katovices , i mblodhi dhe i listoi keta "pioniere" , duke i perdorur si pjese e pushtetit qe ne moshe te re , me "garancite" qe kishin krijuar qe atehere !

Prandaj mos i be lemsh gjerat ! Ne ka force reale , por te paangazhuar ne Republiken e Bananeve te Shqiperise , jane pikerisht 40 vjecaret ! I quajturi "Brezi i djegur" ! Eshte "tymi i tyre qe po i del sot Shqiperise ! Eshte i vetmi brez qe sot mundet t'i afroje dicka Shqiperise ! Brezi i vjeter nuk i ka mundesite ! Brezit te Ri nuk i eshte dhene asnje shanc per te krijuar "mundesine" e tyre , ndersa ti po anatemon mundesine e vetme te vendit !

40 vjecaret e Shqiperise , nuk jane 40 vjecaret e rregjimit !

Ky eshte artikulli me i

Ky eshte artikulli me i zgjuar i Andi Kananaj. Kjo moshe 40 deri ne 50 vjc ne shqiperi dhe ballkan jane me te degjeneruarit. Dhe jane jo vetem ne politike por dhe ne art, gazetari, media, kulture, kudo. Keta pervecse mendojne per pushtet dhe leke nuk kane asgje tjeter.

Cfare eshte kjo gunge

Cfare eshte kjo gunge ketu,ne mes te shkrimit: “Revolucionarët” gjetën solidaritet te pushteti, kësisoj nuk ndjenë dëshirën për eksperimentuar veten në marrëdhënie më të shpeshta seksuale."??!!

Nuk kane lidhje 43-53

Nuk kane lidhje 43-53 vjecaret e ''zakonshem'' me ata qe ka nder mend artikullshkruesi. Lidhjet familjare predominojne ne Shqiperi, gje qe permendet edhe paragrafin e fundit te shkrimit. Femijet 22-vjecare te VIP-ave (qofshin keta 40 , 50 apo 60-vjecare) po zene vende ''pellumbash'' jo sepse kane mbaruar shkolla jashte shtetit, por pikerisht sepse jane femijet e mamit apo te babit.

Meqe vete i perkas atij brezi

Meqe vete i perkas atij brezi mund ti sqaroj Kananit qe analiza jote eshte sh siperfaqesore, pasi brezi i atyre viteve ne fakt ishte si cdo brez ne cdo vend te ketij planeti, pra ishte brez normal dhe pati sh fat se u rrit ne kushtet e nje stabiliteti politik, pa asnje lloj deformimi qe brezat e ardhshem as ne enderr sdo ta mendojne dot, e jo me ta perjetojne.

Ishte nje brez qe u rrit si kudo ne boten perendimore sot, i kategorizuar nga prejardhja dhe origjina e familjeve me kontributet me te medha per sistemin ne ate kohe dhe matej ne radhe te pare me aftesine dhe talentin qe jepje si individ ne shkolle,pune,profesion, sport, art, kulture qe ishin dhe premisat personale atehere per te ardhem personale.

Por ama ky brez si kudo dhe ne perendim kishte nje shumice te tmerrshme alabakesh, horrash, kriminelash, hajdutesh, qe u krijua si produkt social i urbanizimit te shpejte te qyteteve prej industrializimit te shpejte ne ate kohe, sic ka ndodhur kudo ne europen perendimore ne fund shek. 19, duke krijuar neper qytete lumpenproletariatin i cili me kalimin e kohes ne fund vitet 1980-90 arriti te organizohej vetvetiu ne rrjete kriminale ne te gjithe shqiperine, qe dhe vete sistemi atehershem dhe pse dikature mezi arrinte ti mbante nen kontroll.

Rrezimi i sistemit nga kriza ekonomike e shoqerua me pakenaqesi popullore sidhe injoranca e ketij populli mjeran, qe e maste perendimin atehere ,me ate qe shikonte ne Tv, e huaja ( eshte njesoj qe te matesh shqiperine sot vetem duke pare vetem emisionet e Klanit shqiptar) sidhe paaftesia e tmerrshme e Ramiz Alise per te dale nga situata e krijuar duke mos patur asnje lloj plani B ne sirtar ne raste te tilla emergjence, i cili e dinte sh mire plus veprimtarine e agjenturave te huaja, qe donin medoemos te shkaterronin sistemin sic bene ne tere lindjen solli qe brezi im studentor qe u ngrit vetem per ca kerkesa akonomike te manipuluhej komplet dhe ra viktime e vetes se tij, duke i bere varrin jo vetem vetes se tij por dhe kombit.

Eshte i vetmi brez qe do mbahet mend ne histori si varrmihesi i kombit te tij!!!!

Pjesa qe perfitoj nga renia e sistemit ishte ajo pjese qe ne atehere ja shume me friken, me shume se sistemit vete dhe pse diktature, pasi ne e dinim qe ai sistem dhe pse diktature, na ruante ne jeten e perditcme nga pjesa me kanibale e shoqerise se atehereshme, qe ishin klasa horrave dhe alabakeve te shqiperise tashme te lidhur me njeri-tjetrin ne nje rrjet social qe cdo i ri normal i asaj kohe habitej se si ka mundesi qe alabaku lagjes ku jetonte, njihte komplet alabaket e cdo qyteti dhe fshati ne cdo cep te shqiperise dhe me e forta keta nuk ishin aderuar as ne ndonje organizate apo parti te tyren ilegale. Kjo tregon se sa shpejt behet bashke e keqja dhe sa e veshtire eshte lufta me te keqen.

Tani duke qene se ata perbenin shumicen e brezit tim te asaj kohe dhe te lidhur qe atehere ne nje rrjesht social i ngritur ne menyre ilegale, renia e shtetit ne 1990, ju dha mundesine atyre, qe ata te te kapin shtetin dhe te pasurohen ne menyre direkte dhe te shpejte nen erresiren e kaosit duke vjedhur dhe grabitur cdo gje qe ndertoj komunizmi per 45 vjet dhe duke vare dhe prere cdo njeri qe guxonte ti pengonte ne kete rruge te plackitjes.

Perfundimi ishte qe pjesa me e ndershme dhe moralshme e atij brezi te ike dhe marre rruget e kurbetit dhe tja lere vendin ne dore kesaj klase kanibale qe sot jane dhe deputete, biznesmene, shtetare, police dhe drejtore firmash po ashtu dhe trafikante, kriminele, horra, ganstere por mbi te gjitha vrases dhe vampire,kriminele dhe kanibale sic ishin ne gen para vitet 1990, vetem se levizin me kostum dhe zhinxhire floriri neper duar.

Prandaj mund te themi sot qe brezi im eshte nje brez i djegur kur i takon pjese me te ndershme dhe moralshme te asaj kohe dhe brezi me i sukseshem nese i perket pjese se horrave dhe albakave te asaj kohe pasi sic thote nje vjershe qe e kam lexuar diku:

"Eshte koha e maskarenjve"

Brezi i ri sot se ka shancin te ndertoje nje rrjet social qe arriten keta horra te ndertojne ne kohen e komunizmit se eshte shume i percare dhe i fragmentizuar komplet, prandaj eshte nje brez komplet i djegur me keq se i yni se brezit te ri sot, te mbijetoje duhet ti sherbeje kamorres dhe mafias shqiptare, qe drejton sot vendin duke e kthyer kete vend ne nje parajse per horrat e rinj, qe do pasojne me shumice dhe shqiperia do jete nje sicili dhe kolumbi europiane. Mjere njerzit e mire te ndershem dhe moralshem ne shqiperi se ata te shkrete ju duhet vetem te emigrojne per te mbijetuar dhe si kane ardhur kohet ne perendim prej krizes ekonomike te sistemit kapitalist dhe emigracionit po i mbyllet dera.

Prandaj quhet ai vend sot" Nje vend i mallkuar"!!!

Add new comment