Saviano takon Assange-in: mos rri kaq serioz [në foto], qesh, ndryshe dukemi të mundur!

Shkrimtari italian Roberto Saviano ka takuar në ambientet e ambasadës ekuadoriane, të arratisurin e madh, krijuesin e Wikileaks, Julian Assange. Këtë eksperiencë ai e sjell në faqet e La Repubblica, dhe ndër të tjera shkruan:
“...Të shkëmbesh. Jo të përdorësh, të shtrembërosh, të modifikosh, të përkulësh, të harrosh. Jo: të shkëmbesh. Të shkëmbesh informacionin do të thotë ta bësh atë përdorimin publik të lexuesit, shikuesit, dëgjuesit. Që gjashtëmbëdhjetë vjeç, Julian Assange kishte një ide shumë të qartë të asaj që demokracia duhej të ishte dhe kjo ishte një ide e bazuar kryesisht në rrjedhën e lirë të informacionit. Pastaj në vitin 2006 ai themeloi WikiLeaks, një revolucion mediatik i përmasave të pallogaritshme. Supozimi: regjimet nuk duan të ndryshohen, çka është dhe arsyeja pse duhet të përdorim teknologjinë në mënyrë që të dini atë që ata që ishin para nesh nuk e kishin në dispozicion. Sa më e padrejtë të jetë një organizatë, aq më tepër rrjedhjet e informacionit i shkaktojnë frikë dhe paranojë...”
“...Wikileaks ka zbuluar ADN-në e mekanizmave të pushtetit, strategjive dhe taktikave që pushteti mban fshehur. Dhe meritë e madhe e Assange-it ishte se ai kurrë nuk bëri ose nxiti fushata personale, asnjëherë nuk përdori dokumentet për të sulmuar individë të caktuar. Në vend të kësaj, ai punoi për të treguar sistemin. Për të treguar se si grupet e mëdha bankare kushtëzojnë gjendjen tonë. Si mediat dhe balta shpesh shkatërrojnë jetën e njerëzve. Gjendja e mbikëqyrjes në të cilën jetojmë, fuzioni transkombëtar i qeverive dhe korporatave, rënia e sundimit të ligjit dhe të të drejtave themelore. Zbehtësia e tij duket të jetë në kundërshtim me ndyrësitë të cilat Julian Assange ka tërhequr jashtë përmes punës së tij...”
“...Duan të na bëjnë një foto së bashku në këtë lloj të banese të quajtur ambasadë... Ne jemi dakord. Julian më shikon dhe më thotë, "Jo, jo kaq serioz, se ngjajmë të mundur. Qeshim, gjithmonë." Ai më përqafon, buzëqesh, dhe është fitorja e vërtetë” shkruan Saviano.
k.c.
i plotë
http://www.repubblica.it/cronaca/2013/04/21/news/saviano_assange-57138334/?ref=search
Comments
Pse s'e moret dhe Tan Priftin
<p>Pse s'e moret dhe Tan Priftin mor aman, se dhe ai idealist i madh eshte, si puna juaj! ;)</p>
Add new comment