Besnik Mustafaj: Islami kandidat për PD-në në Tiranë? PD-ja nuk është kosh plehrash

Postuar në 22 Prill, 2013 04:04

Berisha u ka premtuar tre socialistëve (Kastriot Islami, Asllan Dogjani, Gjovalin Kadeli), që i dhanë votën për shkarkimin e Ilirjan Muhos nga posti i anëtarit të KQZ-së “një bashkëpunim afatgjatë”. Madje, në ndonjë gazetë janë raportuar “detaje të bashkëpunimit”, dhe është folur për kandidim të Islamit në Tiranë. Nga brenda PD-së nuk ka reagime lidhur me këtë zhvillim, por Besnik Mustafaj duket që nuk e ka gëlltitur dot. “Ju drejtohem në këtë rast të  gjithë miqve të mi, që janë  ndjerë dhe e kanë treguar veten  si demokratë para vitit 2005. Dua të sjell në vëmendjen e tyre një thashethem që po qarkullon sikur Berisha do të  fusë Kastriot Islamin në listën  e kandidatëve për deputetë  të PD-së për Tiranën. Si do të ndjeheshit ju nëqoftëse Berisha na kërkon të votojmë  për të bërë deputet Islamin? Unë për veten time si demokrat do të ndjehesha shumë keq. I ftoj të gjithë demokratët, që mendojnë si unë, t'i shkruajnë  Berishës në faqen e tij në FB për t'ia shprehur mendimin, qoftë për Kastriot Islamin, e qoftë për dy socialistët e tjerë që PS-ja i nxori jashtë vetes  si të pavlefshëm”, shkruan Mustafaj, i cili nuk ka bërë jetë partiake qysh prej largimit nga posti i ministrit të jashtëm.

Dhe në fund shton: “Nuk mund të bëhet kosh plehrash PD-ja, që është partia më e madhe e vendit”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by horri bulevardit (not verified) on

Kandidimi i ketij Islamit nga PD ne Tirane jane fantazite e asaj torollakes me mbiemrin Basha qe drejton ate gazeten ku botohen manuale pedofilesh si behet seks me femijet. Nuk ka asgje te vertet.

Submitted by Koshi (not verified) on

....PD-ja nuk eshte kosh plehrash. Kosh eshte Shqiperia qe eshte e detyruar te mbaje ende plehra si PD-ja dhe deputetet e saj. Fatkeqesisht, PD-ja eshte mbetje e rrezikshme toksike qe edhe po ta fundosesh ne trekendeshin e Bermudes, mund te helmoje te gjithe oqeanet.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Po or zoti Besnik është një kosh plerash ku hidhet brënda çdo gjë që kalbet

Submitted by Anonim (not verified) on

po lejeni Islamin ne PD po shikoni pak punen e Besa Kokedhimes ne PS. A eshte e vertete? Ju analistet e Respublica-s qe mbaheni per analiste te paster jopartiake keni ndonje koment kundrra marrezise se rradhes se Ed Rames?

Submitted by preng sherri (not verified) on

PD eshte me keq se nje kosh plehrash!  ka plehra qe riciklohen !

por,ju jeni si Murtaja,qe keni 20 vjet qe keni mbjelle vdekje,korrupsion,shkaterrim ekonomik e shpirteror ne kete komb! eshte e turpshme te degjosh njerez te tille!

eshte e turpshme per nje komb si i yni,ku personalitete si R.Qosja,Alfred Moisiu,Pellumb Xhufi,nuk kane ne dore asgje,dhe perkundrazi,plehra si berisha,jemin gjana,etjetj,udheheqin kete vend!

Submitted by Anonim (not verified) on

E çojne ne PD per ta ricikluar, pasi PD eshte "recycle bin".

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.