A mund të flitet për “selinë mavi” nga foltorja brenda Ministrisë së Jashtme? Bumçi e bën

Postuar në 22 Prill, 2013 03:47

Aldo Bumçi ka folur nga Ministria e Jashtme, teksa ka bërë një deklaratë tërësisht partiake. Ja çfarë ka thënë ai (duket se ia kanë vënë përpara ta lexojë, pasi termi ‘selia mavi’ s’është e tij): “Sot Edi Rama na paraqiti shpikje të tjera nga selia mavi, sikur ai do të mbështesë integrimin. A e di ti zoti Rama se je i vetmi kryetar opozite i një vendi tashmë anëtar i NATO-s, që ka penguar integrimin në BE, që ka bllokuar dhe bërë lloj-lloj akrobacish për vizat, që ka anatemuar dhe përbaltur rrugën e kombit? Dhe sot vazhdon të jesh [po njësoj], pasi për hir të interesit të ngushtë vazhdon të bllokosh integrimin”.

Disa u morën me përmbajtjen e deklaratave të Bumçit, dhe vetëm Majko ka dalluar përmasën (anti) institucionale të këtij gjesti. “Si ka mundësi që një ministër i jashtëm i një vendi anëtar të NATO-s të bëjë deklarata [partiake] nga podiumi i zëdhënies së shtetit shqiptar? Ky është një gjest që i kushton seriozitetit të shtetit shqiptar”, ka shkruar Majko në profilin e vet në facebook.

 

M.N.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Më parë ky me rxshfete mund të bëhej brigadier koperative kurse sotë kjo mostër bënë dipllomacinë e shtetit ku jemi katandisur</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.