Rama i kthehet gjuhës së fortë elektorale. Të ketë një miratim të heshtur nga ndërkombëtarët?

Postuar në 20 Prill, 2013 08:48

 

Rama i është kthyer sot në Berat metaforave të forta, duke e krahasuar kryeministrin me “karagjoz të dhunshëm” e “kryefamiljar komplet të dehur”.

”Çfarë janë tipike për një regjim hibrid; një karagjoz i dhunshëm në krye të vendit; pushtet familjar me të drejta pa kufij mbi pasurinë kombëtare; oborr të korruptuarish pranë kreut të vendit që kanë në dorë të gjitha rrugët; shtet partiak që e kushtëzon rrogën me besnikërinë ndaj kreut të vendit; polici e krahinarizuar sipas origjinës së kreut të vendit, pushtet gjyqësor i kthyer në korporatë biznesi. Kur dëgjon këto e sheh portretin e Shqipërisë sot të shkruar nga dikush që nuk e njeh vendin, por që ka portretizuar një regjim hibrid. Çdo gjë është jashtë kontrollit të popullit dhe ku gjithçka është mall që shitet e blihet, duke filluar nga e drejta”, tha Rama cituar nga Dita.

Kryesocialisti tha më tej se, “Bindja jonë është se në Shqipëri ka mbaruar një epokë e modelit kuturu, të një familje me një kryefamiljar komplet të dehur që ha ushqimin e gjithë javës që të hënën. Na duhet një model i bazuar tek punësimi real, industritë prodhuese, manifaktura në radhë të parë, tek zhvillimi real urban”, tha ai, cituar nga Balkanweb. 

k.c.

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

<p>Kjo eshte gjuha qe meriton dhe&nbsp;kupton [deleted]</p>

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

<p>Rotacion ok,jam dakort..............por ky eshte budalla.</p>

Submitted by nike free run 4.0 (not verified) on

Hi there everybody, here every one is sharing such know-how,
so it's good to read this web site, and I used to pay a visit this webpage every day.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.