Kryeministri i oborrit

Qeveria e Republikës u ngrit e tëra në këmbë dhe mbajti një minutë heshtje për "mbretin"! Kryeministri i Republikës e cilësoi largimin nga jeta të "mbretit", një "humbje të madhe për kombin"! Zëvendëskryeministri i Republikës do të kryesojë komisionin për ceremoninë mortore të Leka Zogut, ku bëjnë pjesë edhe dy ministra të Republikës. Kurse e shtuna, është shpallur Ditë Zie Kombëtare! Kjo, në mos qoftë lajthitje kolektive, është shprehja më e ulët e populizmit në nivel qeveritar!
Problemi nuk është kurrsesi individi, që u nda nga jeta në mënyrë fatkeqësisht të parakohshme. Çështja nuk janë as meritat e qena apo të paqena të Leka Zogut, që i vlejtën atij atë minutë heshtjeje qeveritare. Çështja është përdorimi politik i vdekjes dhe nëpërkëmbja e solemnitetit të Republikës.
Burimet mjekësore thonë se Leka Zogu u nda nga jeta disa ditë më parë, por lajmi i vdekjes, mesa duket u mbajt i fshehtë, fillimisht për të kaluar festat e nëntorit, dhe më pas, për t'i dhënë mundësi Kryeministrit, që ta trajtonte gjerë e gjatë në mbledhjen e radhës të qeverisë.
Nuk është hera e parë që Sali Berisha e thërret Leka Zogun "mbret". Kështu iu drejtua edhe më 16 korrik 2009, kur përuroi shtatoren e Ahmet Zogut në qendër të Burrelit. Edhe sot e kësaj dite, njoftimi në faqen zyrtare të Kryeministrisë në internet, thotë se në atë ceremoni ishte i pranishëm edhe "Madhëria e tij Leka Zogu i Parë".
Bamir Topi e kishte bërë edhe ai një gafë të tillë më herët, kur më 6 shtator 2007, dy muaj nga zgjedhja e tij si President, u zhvendos bashkë me Zonjën e Parë për t'i bëri një vizitë Leka Zogut në rezidencën private të këtij të fundit. Një akt njerëzor, nëse do të kishte mbetur privat. Por i pafalshëm, kur Presidenti i Republikës doli para kamerave dhe e cilësoi dy herë pretendentin për fronin "Naltmadhni", kurse njoftimi i Presidencës lajmëronte takimin me "Mbretin"! Sidoqoftë, teksti i njoftimit në internet u korrigjua menjëherë të nesërmen dhe Bamir Topi nuk harroi më kurrë, se jetojmë në një Republikë Parlamentare.
Por Sali Berisha, ndryshe nga Bamir Topi, ka një elektorat të cilit duhet t'i shërbejë. Por meqë shërbimi më i mirë që mund t'u bëhet monarkistëve është ndryshimi i regjimit kushtetues, Sali Berisha, për t'u marrë votat, i ka përdorur ata gjithmonë.
Sali Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se "mohimi i së drejtës së Mbretit për kthim në Shqipëri ishte një nga veprimet më arbitrare të Enver Hoxhës dhe klikës së tij". Por ishte ai vetë, kur drejtonte me dorë të hekurt shtetin, që në vitin 1993 e mbylli Leka Zogun në një dhomë të hotel "Dajtit", i sekuestroi për disa orë pasaportën dhe e ktheu në fund mbrapsht, andej nga kishte ardhur.
Sali Berisha e lejoi Leka Zogun të vendosej në Shqipëri në vitin e mbrapshtë 1997, më shumë si një diversion në jetën politike të vendit, sesa si reflektim për një padrejtësi historike dhe njerëzore. Sali Berisha i premtoi Leka Zogut një referendum për monarkinë. Por kur Lega Zogu zbriti në Rinas, ai u prit si "mbret". Ai çlironte te njerëzit shpresën, e cila kishte humbur bashkë me paratë e fajdeve. Përballë rrezikut që i vinte nga ky popullaritet, Sali Berisha, në bashkëpunim me socialistët, manipuloi gjerësisht rezultatet e referendumit, që zhvillua njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare të 29 qershorit. Në ditët në vijim, legalistët treguan tufa fletësh votimi të gjetura rrugëve, duke kërkuar fitoren e rrëmbyer. Në kërkimin e tepruar të së drejtës, Leka Zogu e la veten të manipulohet dhe më 3 korrik 1997, me pistoletë në brez, u shfaq përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në turmën që e pasonte kishte më shumë demokratë, se sa legalistë. Por politikisht Leka Zogu e dogji veten dhe zhgënjeu edhe ata njerëz me arsye të shëndoshë, që kishin parë tek ai frymën perëndimore për të cilën kishte nevojë politika shqiptare.
Një vit më vonë, më 14 shtator 1998, Ekrem Spahia, kryetari i Partisë së Legalitetit, entuziast për marrjen e RTVSH-së prej "popullit", njoftoi në ekranin e televizionit publik se "Fatos Nano ra"! Kur Ekrem Spahia u arrestua, Sali Berisha përsëriste kudo se ai kishte nevojë për aleatin e tij.
Këto fakte theksojnë hipokrizinë e Sali Berishës, kur në mbledhjen e qeverisë tha se referendumi u bë në kushtet e "rebelimit komunist", a thua se nuk ishte ai vetë, Presidenti që e dekretoi? Ndërsa pohimi se numërimi i votave u bë sipas parimit stalinist "ju votoni, kurse numërimin e bëjmë ne", hedh një hije diskreditimi jo vetëm mbi socialistët, ndaj të cilëve adresohej akuza, por edhe mbi demokratët, pjesëmarrës në qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Binomi bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës në zgjedhje, i ka shoqëruar demokratët dhe socialistët deri në ditët e sotme.
Ajo që bëri më përshtypje nga mbledhja e qeverisë ishte pohimi se çështja e referendumit nuk mund të konsiderohet si një çështje e mbyllur. Një pohim i denjë për një kryeministër të oborrit, por që nuk e angazhon Sali Berishën më shumë sesa batutat dhe premtimet e tjera populiste, që i mbjell aty-këtu, kohë pas kohe. Sali Berisha e di se Leka Zogu i vogël nuk e cenon dot regjimin kushtetues dhe ndoshta, as e ka ambicien për të qenë mbret. Në këto kushte, më shumë se sa t'i injektojë ide të dëmshme për atë vetë dhe për demokracinë, le ta lërë të qetë të vajtojë babanë e dashur, si çdo fëmijë prindin e tij. Veç në mos qoftë ndonjë ide e njëmendtë, e marrë por e sinqertë, që debatit për zgjedhjen e presidentit t'i shtonte atë për rivendosjen e mbretit. Zot na ruaj nga prapavija politike, që mund të përmblidhej në një frazë të vetme: Mbreti vdiq, rroftë Saliu!
Shqip
Comments
Duke lexuar nje pershkrim te

Duke lexuar nje pershkrim te tille, me shume te lind nje ide se ky historik i jetes se "Mbretit" tashme te vdekur, nxjerr ne pah disa prapaskena qe koha ndoshta do ju jape te drejte. Ne kete momente gjeja qe i shqeteson me pak Shqiptaret eshte ceshtja se si do te percillet "Mbreti" apo se cfare mendon Sali Berisha per te. Eshte momenti qe reflektimi qe ben populli me kete ceshtje te merret parasysh.Opinioni publik e kaloi e menyre krejt normale vdekjen e "Mbretit" dhe ashtu sic erdhi ne menyre spontane, ashtu edhe iku, pa lene asnje shenje ne jeten e qytetareve. Po nuk mbaron ketu stuhia artficiale per "godijen e shtetit ligjor dhe parlamentar" e sajuar aftificialisht e qe ne fakt ka gjasa te keperceje cdo kufi te fantazise njerezore per nje prespektive te tille.

Cili nen e cili ligj del

Cili nen e cili ligj del fjala mbret a mbreteri ???????????????

Kemi humbur llogjiken

Kemi humbur llogjiken krejt,bardhe e zi, zi e bardhe,historia e politikes shqiptare.Demokracia eshte ne rrezik, kur nostalgjiket e monarkise kerkojne te perfitojne.Kini kujdes, e perseris gabimi i trete,nuk falet, po vjen FASHIZMI!

Ketu flitet per vendosjen e

Ketu flitet per vendosjen e nji Monarkìe Islamike.

Askush nuk proteston ketu per nxjerrjen e Shqipnise nga Konferenca e Vendeve Islamike. Pse?

Ne foton siper ZoguJunior dhe

Ne foton siper ZoguJunior dhe Berisha.

Nji fjal e vjeter turke thote: "Baba me te birin si pasha me vezirin"

Sa qesharak eshte talebani

Sa qesharak eshte talebani sali berisha, i cili nuk ka frimosur kthimin e familjes mbretrore, ( i thenshin), tani po e qan pretendentin (i thenshin). Kriminel, hajdut, i pabese, te vet naten dhe te qan diten, genjeshar e dordolec...nuk na plas fare per mbretin qe ishte satrap, por duam demokraci, zgjedhje te ndershme dhe denimin e vraseve dhe krimineleve sali berisha, shkelzen berisha, fatmir mediu, lulezim basha, ilir meta e kompani

Ne momentin qe po beheshin

Ne momentin qe po beheshin gati te kurorezonin Lek Plepin,u rrezu "plepi" e mbeti vec Leku.

Tash kemi nevoje per vazhdimtarin-Salekun!

Add new comment