Jam penduar për këtë shkrim…

Postuar në 17 Prill, 2013 08:26
Eduard Zaloshnja

Në një artikull të sotëm në gazetën Shqip, Andrea Stefani shkruan: “Kur në vitin 2005 Berisha përgatitej të vinte në pushtet, jo pak figura politike dhe të ‘shoqërisë civile’, përhapën legjendën se ‘ai kish ndryshuar’, se kish hequr dorë nga dëshira për pushtet absolut, se ishte i vetmi që ‘do luftonte korrupsionin’”

Këto fjalë të Stefanit më kujtuan se, në atë kohë, si një partizan i përjetshëm i rotacionit periodik të pushtetit, edhe unë kam botuar një shkrim për ndryshimin e Berishës (të cilin po e risjell të plotë më poshtë). Jam penduar shumë për këtë shkrim…

Strom Thurmond dhe ndryshimi i Berishes

“Strom Thurmond  beri ate qe shume pak njerez e bejne pasi kalojne moshen 50 vjec: Ai vazhdoi te ndryshoje”.   Keto fjale te senatorit amerikan Joseph Biden, thene ne cermonine e varrimit te kundershtarit te tij politik, ish-senatorit 100-vjecar nga Karolina e Jugut, ka jave qe i pertyp ne mendje.  Ne menyre te vetvetishme, ato me bejne te mendoj per kryetarin e partise politike se ciles i perkita qe diten e pare te themelimit, dhe se ciles, si shume te tjere, nuk i perkas me.  Nga titiulli i artikullit nuk eshte e veshtire te kuptohet se per cilen parti e kam fjalen.  Edhe aresyeja pse Berisha vendoset ne qender te vorbulles se mendimeve qe me shkaktojne fjalet e Joseph Biden nuk besoj te jete e veshtire per t’u marre me mend.

Sidoqofte, per t’ia bere sa me te qarte lexuesit shkakun e shoqerizimit te mesiperm, po jap me pak fjale nje portret politik te Strom Thurmond.

Lindur e rritur ne nje nga shtetet me raciste te Sh.B.A.-se, Thurmond ishte i vetmi nga kandidatet presidenciale te shekullit te 20-te qe synonin segregacionin total midis te bardheve dhe zezakeve. Dhe ai arriti te fitoje shumicen e votave ne disa shtete te federates.  Aq ekstremist ishe pozicioni i tij ne vitet ‘50  sa qe shumekush mendonte se nuk do mund te kishte te ardhme ne politiken amerikane.  Por me kalimin e viteve, duke iu pergjigjur ndryshimeve te kohes, aq shume ndryshoi pozicioni i tij, sa qe ne vitin 1983 u radhit nder te paret senatore qe votuan per shpalljen e datlindjes se Martin Luther King si nje nga festat zyrtare te Sh.B.A-se.

Deri ne fund te vitit 2000, ashtu si dikur per Strom Thurmond ne Sh.B.A., shumekush ne Shqiperi mendonte se Berisha nuk do te ndryshonte kurre.  Pakkujt i shkonte ne mendje atehere se Berisha vetem disa muaj me vone do te shpallte fillimin e ri.  Pakkush mendonte atehere se do te vinte dita qe Berisha nuk do te shfrytezonte krizen presidenciale per te shkaktuar zgjedhje te parakohshme.  Pakkush mendonte se Berisha do te ulej ne tavolinen e negociatave me kundershtare qe i kishte anatemuar aq shume dekaden e kaluar si Genc Pollo, Dashamir Shehi, Arben Imami, Prec Zogaj, Gramoz Pashko etj.  Dhe se fundi, pakkujt i kishte shkuar ne mendje se do te vinte dita kur Berisha do te deklaronte publikisht qe Eduard Selami eshte nje nga kandidaturat e PD-se per postin e kryetarit te bashkise se Tiranes.

Ashtu si dikur per ndryshimin e Strom Thurmond ne Sh.B.A., edhe ne Shqiperi ka shume njerez qe jane sot skeptike per thellesine e ndryshimit ne filozofine politike te Berishes.  Dhe une qelloj te jem njeri prej tyre.  Kjo sepse mendoj qe ekziston nje probabilitet jo i vogel qe levizjet e siperpermendura te Berishes, ne vend qe te reflektojne nje ndryshim themelor te brendshem te tij, te jene thjesht levizje taktike ne funksion te llogarive politike te momentit.  Fakti qe kam kete dyshim, nuk do te thote se nuk uroj qe ndryshimi i Berishes te jete real.  Perkundrazi, e uroj dite e nate ate sepse mendoj qe nje Berishe i ndryshuar perben te vetmen alternative reale per nje qeverisje me te mire ne vitin 2005.

Ndryshe nga Nano, i cili e sheh pushtetin si mjet per permbushjen e egos dhe te interesave së vet personale, Berisha e sheh ate si nje mjet qe, po te jete ne dore te tij, do t’i sherbeje permirsimit te qeverisjes se Shqiperise.  Kyci pra ngelet qe filozofia e tij politike te kete ndryshuar ne ate mase sa qe marrja e pushtetit nga Berisha t’i sherbeje me te vertete permirsimit te shumepritur te qeverisjes.

Qe une dhe shume te tjere si une te besojme se Berisha ka ndryshuar me te vertete do duhet qe ai te beje hapa shume me te guximshme dhe me publike se ato qe ka bere deri me sot.  P.sh., ishte pozitive qe Berisha pranoi publikisht se Eduard Selami eshte nje nga kandidaturat e PD-se ne garen bashkiake te Tiranes.  Por permendja e emrit te tij vetem tre muaj para zgjedhjeve te ben te dyshosh se Berisha nuk e ka konsideruar seriozisht kandidaturen e Selamit.  Qe te provoje se realisht e do rikthimin e Selamit, Berishes i duhet te deklaroje shume perpara zgjedhjeve te 2005-es se do te bashkpunoje perseri me te.

Pare nga aspekti i brendshem, efekti pozitiv i rikthimit te Selamit lidhet me faktin se ai ka mbetur ne mendjen e zgjedhesve si nje udheheqes i ekuilibruar, i pakorruptuar, dhe njekohesisht karizmatik.  Shume votues te lekundur mund te votojne per PD-ne, ne qofte se ne menyre të hapur lihet te kuptohet se Eduard Selami nuk do te jete thjesht nje vartes i Berishes por BASHKEUDHEHEQES me te.

Pare nga aspekti i jashtem, aleatet tane perendimore do të pranoni më mirë dyshen Berisha-Selami ne pushtet, se sa dyelin e pafund per pushtet midis Nanos dhe Metes.  Kontaktet e ngushta te Selamit me diplomate te larte perendimore e sidomos ata amerikane, si dhe orientimi i tij thellesisht perendimor, do te ishin nje garanci per Perendimin se qeverisja e te djathtes nuk do te sillte cekuilibrime te reja ne Ballkanin jug-perendimor.  Ndersa jetesa tejet modeste e Eduard Selamit dhe e Berishes do t’i sherbenin aleateve tane perendimore si nje prove qe ne krye te qeverise shqiptare do te vihej nje dyshe e paperzier ne llumin e korrupsionit ku jane zhytur shumica e politikaneve shqiptare.

Ne nje magnitude me te ulet, por gjithsesi te ndjeshme, do te ndikonte pozitivisht per rritjen e besimit tek Berisha edhe rikthimi i ish-politikaneve te tjere te PD-se.  Por atij do t’i duhet shume pune qe t’i binde ata se PD-ja nuk do te jete me nje parti qe funksionon ne baze te emocioneve dhe dominimit te njeshit, por nje parti qe funksionon ne baze te nje konkurence reale te brendshme te ideve dhe personaliteteve.

Qe Eduard Selami  dhe ish-politikanet e tjere Demokrate, te kene garancine se ndryshimi i Berishes eshte real, do te duhet qe Berisha te shpalle publikisht nje iniciative per ndryshime ne statutin e partise qe do te sanksiononin shnderrimin e PD-se ne nje parti moderne perendimore. Nje model qe mendoj se do te pranohej nga keta politikane dhe qe do te rikthente edhe shume politikane, anetare, dhe simpatizante te larguar te PD-se eshte modeli i demokracise nga poshte lart.

Sipas ketij modeli, kandidatet per te gjitha nivelet e pushtetit do duhet te perzgjidhen drejtperdrejt nga anetaret apo elektorati i partise me votim te pergjithshem dhe te fshehte. Zgjedhja e kryetarit dhe e figurave te tjera te rendesishme te partise do duhet te ndjeke te njejten linje me perzgjedhjen e kandidateve elektorale – pra te behet jo nga delegatet, por nga te gjithe anetaret apo simpatizantet e partise me votim te pergjithshem dhe te fshehte.

Nderkohe, per te eliminuar mundesine e silurimit nga partia, kandidatit per postin e kryetarit qe ze vendin e dyte do duhet t’i garantohet automatikisht posti i nenkryetarit te partise.  Per te theksuar rendesine e njerezeve te zgjedhur me voten e popullit, qendrimet politike do duhet te perpunohen dhe paraqiten nga grupi parlamentar i partise kur partia eshte ne opozite, dhe nga qeveria, ne bashkepunim me grupin parlamentar, kur partia eshte ne pozite.  Nderkohe, roli i strukturave drejtuese te partise do duhet te kufizohet vetem ne organizimin e fushatave zgjedhore dhe ne hartimin e platformes politike te saj.

Nje parti e ndertuar sipas modelit te mesiperm ka gjasa te qeverise me shume me teper pergjegjesi ndaj zgjedhesve se sa mund te qeverise PD-ja e sotme.  Kjo per faktin se politikanet e saj do te kene primar plotesimin e deshirave te elektoratit qe i ka zgjedhur dhe jo ato te njeshit te partise.  Nje model i tille i ndertimit te partise sherben edhe si nje shoshe e mire per te nxjerre jashte gares politikanet e korruptuar apo mediokerr, te cilet mund te mbijetojne ne modelin aktual per aq kohe sa i binden me perulesi te gjithfuqishmit numer nje.

Duke u kthyer atje nga u nisa, tek Strom Thurmond, vlen te theksoj se atij iu deshen dekada te ndryshoje.  Fatkeqsisht, Berisha nuk e ka dritaren e oportunitetit aq te madhe – ne vend te dekadave, ka ne dispozicion vetem nje vit.  Ne qofte se ai do te prese deri tre muaj para zgjedhjeve te 2005-es per te cimentuar ndryshimin e tij, ndoshta do te jete teper vone.  Si per te, ashtu edhe per te gjithe ata qe presin nje qeverisje me te mire.

Comments

Submitted by Blendi (not verified) on

Nga shkrimi nuk merret vesh, se kush eshte personi qe eshte bere pishman per kete artikull. Nuk do te ishte keq te vendosej ne fund te shkrimit edhe emri i shkruajtesit. Pas nje google-imi autori del qe eshte Zoti Zaloshnja.

Eshte mire qe dikush ben mea culpa per ate mbeshtetje te madhe qe iu be Berishes ne 2005(Zogaj, Ngjela, etj. nuk e kane bere ende). Por nuk mund te mos veresh naivitetin e ketyre njerezve qe ne ate vit promovuan nje person te semure psiqik, qe i kishte sjelle vendit qofte si president deri ne 1997 e qofte ne opozite deri ne 2005 vetem fatkeqesi. Se si mund te ndryshoje per mire nje njeri ne moshen 50 e kacafiu, kete nuk ka psikiater qe e shpjegon. Imagjinoni tani per me tepr nje Berishe kaq vite i tretur ne opozite, ngjashem me ate qenin qe kane vite qe e mbajne te lidhur. Kur vjen koha per t'a zgjidhur eshte me i terbuar se para lidhjes.

Me kujtojet madje nje thenie e Andrea Stefanit ne nje studio televizive pak pasi Berisha kishte riardhur ne pushtet, ku thoshte pak a shume se kishte qene per rrotacion politik, per riardhjen e te djathes ne pushtet por pa Berishen! Naivitet me te madh nuk ka, kur te gjithe e dinin, se te forca politike te djathta (te pakten ajo qe quhet e tille ne Shqiperi) pa Berishen ne vitin 2005 as qe mund te kuptohej.

Pra nga dy te keqijat Nano apo Berisha, u promovua e keqja me e madhe, fatkeqesia kombetare me emrin Berisha. Aferim ...

Tung,

Blendi

Submitted by anti-bathoristi (not verified) on

Z. Zaloshnja, a mund te saktesoni nese jeni penduar se besuat te ndryshimi i Berishes, apo se besuat tek nevoja e rotacionit?

Submitted by respublica (not verified) on

Padyshim, per te paren. Besoja atehere, besoj tani dhe do besoj neser se cdo demokraci ka nevoje per rotacion periodik pushteti. Nuk mund te me shqiten lehte nga mendja fjalet e Xhorxh Uashingtonit: "Nuk luftova me nje mbret, qe te behem mbret vete". E.Zaloshnja

Submitted by Albi (not verified) on

Shume e drejte, institucionet te parat. Tani pyetje per ju, ku e keni ju mos-deshiren e Rames per tu bere mbret? Te ndryshimet e kushtetutes ne 2008? Te hartimi i listave te deputeteve? Te menyra si eshte sjelle me partine, te pranimi i humbjeve dhe marrja e pergjegjesive?

Se ju te beni dhe per te verber tani.

Submitted by respublica (not verified) on

pas 4 apo 8 vjetesh, me dashje apo pa dashje, edhe rama do te ike. s'e le njeri te behet mbret...

Submitted by Albi (not verified) on

Kjo nuk eshte pergjigje ndaj pyetjes time. Normal qe shoqeria do luftoje qe askush te mos behet mbret, qofte Rama qofte dikush tjeter.

Pyetja ime eshte ca kontributi keni dhene ju? Ne cilat momente kritike te karrieres se tij si kryetar i PS (dhe rrjedhimisht kryeminister ne hije) keni bere nje "line on the sand" pertej te ciles ai nuk duhet te kaloj? Ku jane qendrimet e juaja ndaj perpjekjeve te tija per te uzurpuar pushtet?

Vetem keshtu beheni te besueshem se vertet ju ha xhani per rrotacion e jo per karrigen e Rames.

Submitted by anti-bathoristi (not verified) on

o ed zaloshnja dhe muc nano, mos u merrni me keto komentet e albit. ky do jete nje nga keta qe paguhen te shkrujne neper blogje se jane gjoja kunder berishes, por qe ramen e shohin si nje te keqe me te madhe. ke p-ja e sheqeres se saliut kane per te shku te gjithe...

Submitted by Bard (not verified) on

Keshtu do te jesh o Stefan, edhe pas 4 vitesh. Kjo zakonisht ndodh kur ne vend te principeve, vizioneve, alternativave mbron individet, rrymat, interesat.

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

Kujdes mos pendohesh edhe per avokatine qe i ke bere koalicionit Meta-Rama, se atehere do ishe i deshtuar si njeri dhe si analist.

Submitted by Rrofeshate (not verified) on

Do pendohesh prap per shkrimet pro Edit pas kater vitesh....pastaj pas 8, pastaj pas 12....

Submitted by Albi (not verified) on

Pra "rrotacioni" nuk qenka perhere i nevojshem po thoni ju?

Akome me shume, Nano paska qene qartesisht e keqja me e vogel dhe Berisha e keqja me e madhe? Pra ju qe ndihmuat te sillnin Berishen perseri ne pushtet duhet qe ne njefare menyre ose tjeter ti thoni Rames se ate post qe ka sot, nuk e meriton dhe aq shume?

Le te mos behemi komplet naiv ju lutem. Qellimi i grupimit tuaj, Stefani-Zaloshnja-Muc Nano ka qene perhere te sillnit Edi Ramen ne pushtet e te mbroni karrigen e tij. Me te i keni lidhur prej kohesh fijet duke filluar qe nga marrdheniet e aferta me organizaten MJAFT, qe sot e dime te gjithe se ishte thjesht nje vegel e tij. Menduat se pengesa e madhe e vertete do ishte Tosi ne kete mes, se me Berishen do e kishit te thjeshte ta rrezonit, mbase as 4 vjet nuk do i plotesonte.

Kjo mbrojtje e verber filloi menjehere mbas zgjedhjes se Rames ne krye te PS, ku Muc Nano e te tjere kerkuan qe ne PS te vihej "rregulli", pra te eleminohej ajo vlere dhe hapesire qe i lejoj edhe Ed Rames vete te merrte karrigen. Ne kete menyre minimizohej rreziku per humbje te postit ne te ardhmen. Ju nuk kerkuat rrotacion as ne fund te mandatit te dyte, as atij komplet te deshtuar te trete ne krye te Bashkise. Perkundrazi! Mbas cdo deshtimi te Rames keni vazhduar ta mbeshtesni, cdo vendim te tijin e keni justifikuar perfshi dhe kete koalicion te fundit. Nuk keni vendosur asnjehere nje limit pertej te cilit Rama humbiste mbeshtetjen tuaj. Imagjinoni pak, edhe Meroja me ate historine e tij doli me i moralshem ne kete mes.

Per aq kohe sa i keni lejuar dhe justifikuar Rames cdo uzurpim pushteti ne PS, cdo sjellje te tijen aspak demokratike, atehere keto enderrat se ju besuat se Berisha kishte ndryshuar apo se doni rrotacion te lutem na i kurseni.

Submitted by anti-bathoristi (not verified) on

mor alb, keto qe ke shkruar ti jane mot a mot fjalet qe shkruante altin goxhaj vazhdiisht ketu te respublica. mos je altini dorepalodhur, d.v., ti qerrata???

Submitted by Pushkash (not verified) on

Mos i nxirrni shkrimet kryesore pa ë-të, o të nderuar, se e përdhosët fare shqipen. Kjo që bëni ju është njëlloj si të shkosh me tuta në zyrë.

Submitted by albgentius (not verified) on

MOS NA FUSNI TURQIZMA O PUBLICISTA. NE SHQIP NE THEMI: 'JAM PENDUAR' EDHE JO 'JAM BERE PISHMAN'. JENI EDHE PUBLICISTA!

Submitted by Tetke (not verified) on

po ne qe sjemi bere pishman o Andrea dhe qe e  kemi parashikuar kete gje sot,kemi ndonje merite?.Se kjo Shqiperia jone ka nja 20 vjet qe po drejtohet vetem nga ata qe behen pishman:-)

Submitted by Anonim (not verified) on

Zaloshnja leri "pishmanet" ! Asnje me minimumin e mendeve ne koke nuk mundet te kishte iluzione per Berishen ! Ishte "loja" thuaj ! Si e quanin "lojen" ? "Liqeni i vajkalit" ? Lerini keto se nuk i hame neve si popull ! Mos na ofendoni per te 100 here ! Po te qe me paguanin edhe mua aq sa te paguajne ty apo dhe te tjeret "mdeiatike" apo "Thashetheme beres " !

E mor Zaloshnja dhe ju zaloshnjaret e tjere ! Jam kurioz te di , a ndieni ndonje cike dhimbje dhe brerje ndergjegje kur e shikoni kete vend ne kete mizarabilitet ku bashke me Berishen keni dhe ju "aksionet" tuaja ?

Nje njeri si Berisha , qe karikoi  tanket dhe avionet luftarake , qe pergatiti Lendet helmuese Luftarake , qe dergoi bandat e paramilitareve me uniforme dhe pa uniforme , qe vrau e preu dhe dogji gjithe vendin , qe futi percarjen veri-jug , ju krijoi juve "iluzionin" se ndryshoi ne 2005-sen ? Mos na prishni gjakun me genjeshtra te tilla ! Turp atij dhe akoma me shume turp juve si sherbetore pa dinjitet te klikes !

Jane jetet dhe gjaku i njerezve tuaj more qe po humbasin dhe shkojne dem nga keto punet tuaja te pista ! Nuk iu vjen ndopak keq si shqiptare ? Apo nuk jeni shqiptare dhe ia fus kot une !

Submitted by Anonim (not verified) on

E di , e di o Zaloshnja , qe merr me pak se te tjeret ! Nuk njihemi , por ne njerezit dime t'i dallojme "pagesat" e secilit qe nga prania ne media , veshjet , restorantet ku nginjen , artikulimet dhe synimet e tyre , arsyet e pjesmarrjes ne "debate" dhe "rendesine" e mesazheve qe jane pergatitur per tu leshuar ne mjedis ! Ashtu sic njohim realitetin e jetes shqiptare ! Bejme krahasimet dhe konkluzioni del vete , pa shume lodhje ! Per mos te thene qe punon vetem intuita ! aq te dukshme jane gjerat ! Por nuk e kisha personalisht per ty , por per te gjithe "mediatiket" pa perjashtim !

Loje e ndyre eshte bere me kete shoqeri qe dhe kur fle mendon per hallin e se nesermes ! Le qe cfare flas une , per hallet e se pardjeshmes sepse ka hyre ne borxhe ! Halli i se nesermes , ka kohe te presi .....

Iu be ky krim nje populli qe 1990-ta e gjeti me te arsimuarin ne rajon , me te pastrin ne rajon dhe me gjere nga veset e korruptimit dhe pislleqet e tjera , me optimistin per ndryshimet qe ndodhen , ndersa sot me te semurin psikik nga deluzioni i madh !

Ju lumte per kryevepren ! Eshte "zotesi" e madhe te shperdorosh besimin ...... ne shqiptaret e quajme beseprerje !

Submitted by Enis Mataj (not verified) on

Vertet jeni penduar z. Zaloshnja?

Ky është një lajm i mirë dhe shumë i rendesishem per ne popullin qe i kemi varur shpresta tek ju dhe opinionet tuaja per politikanet.

Submitted by antiBerishisti (not verified) on

ou, njihkan edhe ironine berishistet!! o enis berishisti, sado ta kete varur shpresen berisha te njerez si ti, s'ka enis e bathorist qe ta shpetoje kesaj rradhe...

Submitted by Ano (not verified) on

Kur do te pendohesh per bkimin absurd te aleances LSI-PS?

Submitted by Gjergji (not verified) on

O Zaloshnja! Nuk bind dot me keto analizat e tua. Je me inefiçenti na analizat e tua. Shqiptari nuk ndikohet kollai, ai e ka fiksuar qe heret se per ke do te votoje...Kot i bie daulles. Nuk t'i lexon, pa le me t'i besoje njeri keto shkrime, vç atyre qe u eshte bere droge leximi dhe komentimi...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.