Shënim: Ndodh dorëheqja e dytë në KQZ; Berishës i del loja nga kontrolli?

Postuar në 17 Prill, 2013 04:42

Pas Denar Bibës, jep dorëheqjen dhe anëtarja tjetër e KQZ-së, Albana Shtylla, e propozuar nga PS-ja për këtë post kushtetues. Lajmin e kanë dhënë të gjitha agjencitë e lajmeve online. Motivacioni i dhënë edhe nga Shtylla është po ai i Bibës, por u shprehur me fjalë të tjera. “[Me seancën parlamentare të shkarkimit të Ilirjan Muhos nga posti i anëtarit të KQZ-së] është cënuar rëndë integriteti, pavarësia e profesionalizmi i çdo anëtari tjetër”, thotë në thelb ajo.

Më këtë dorëheqje të dytë, situata merr një përthyerje të paparashikuar. Berishës kështu i del loja nga kontrolli. Ai nuk e ka menduar këtë përthyerje, dhe me siguri ndodhet tanimë nën presion. Denar Biba e Albana Shtylla i kanë konsideruar dorëheqjet e tyre si vendime të marra në mënyrë individuale, por kjo nuk duket se ka ndonjë rëndësi në këtë moment. E rëndësishme është që me këto akte, individuale apo të konsultuara me aktorë politikë të brendshëm apo diplomatikë të huaj, krijohet një rrethanë e re që duhet manaxhuar.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonard (not verified) on

Une mendoj se tani eshte momenti ideal qe te gjithe anetaret e propozuar nga opozita ne KQZ, te japin doreheqjen. Keshtu do t'i tregonin Botes surratin e vertete te dikatorit, qe me dhune ka mbajtur pushtetin. Levizjet duhet te jene te koordinuara ne menyre qe shtaza serbe te mos kete shume shanse per korrigjime!

Pa u bere kjo, neser rrezikohet katastrofa e radhes elektorale, rezultati i se ciles me kete KQZ, dihet fare mire.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Ku pyetë katundari se do ikin të tjerët ai e ka vendosur si tha ai gazetari i 97 që i kishte marë intervistë  mbas meje ler të ndolli kiameti nuk më intereson

Submitted by Bard (not verified) on

Perse aludohet qe Berishes i del situata jashte kontrolli, se po e lexoj lart e poshte neper internet dhe askush nuk jep ndonje arsyetim, veç perserisin si papagaj pohimet e njeri tjetrit. Anetaret e KQZ do zevendesohen nga te tjere, apo ka ndonje kleçke ligjore qe e pengon kete? Mos valle PS-LSI kane vendosur ti lene vakant vendet ne KQZ? Kjo do te ishte baras me bojkot zgjedhjesh, megjithese do te ishte e vetmja forme reagimi me te njejten monedhe ndaj kurverive proceduriale te Berishes.

Submitted by Andreas (not verified) on

Pas marrjes me forze te antarit te LSI-se nga Berisha, do te kalohej menjehere ne riformatimin e KZAZ-ve qe jane akoma me te rendesishme se KQZ-ja pasi atje fillojne e behen dallaveret. Pra do te kerkohej me ndonje arsye koti riformulimi dhe rivotimi i KZAZ-ve dhe normalisht votimin me shumice vote ne KQZ. Por deri sa KQZ nuk eshte e plote, nuk mund te ndermeren nisma qe varen nga vete kjo. Pra duhet qe te kompletohet se pari KQZ. Por antaret e KQZ-se per vendet qe eshte dhene doreheqja, duhet ti propozoje opozita e me pas ti votoje kuvendi. Pra duhet kohe sepse nuk eshte diçka qe e vendos Saliu shpejt e shpejte por varet nga opozita koha e propozimit dhe kam pershtypjen se opozita do e shfrytezoje kete kohe, pikerisht per te mos ia dhuruar ate Saliut per te ndermare nepermjet KQZ-se nismat qe thashe me siper. Madje me kete kohe, mund te luhet sa te duash sepse kjo kohe nuk eshte e rregulluar me asnje ligj, pra opozita mund te vonohet sa te doje dhe madje mund edhe te jape perseri doreheqje dhe i zgjedhuri i ri per te rifituar akoma kohe.

Tani e gjitha kjo ka kuptim nese Saliu nuk ngrihet neser dhe thote qe mjafton vetem Lefteria per te bere propozimet dhe miratimet, qe nuk eshte ndonje çudi e madhe.

Submitted by Antoni (not verified) on

Shoku koha e percaktuar ne ligj per zevendesimin eshte 2 dite nga momenti i doreheqjes. Edhe vendimi per formatimin e KZAZ-eve behet dhe me 4 anetare te KQZ. Keshtu qe mos shikoni enderra me sy hapur. Pranojeni qe Sali tall hallatet sa here do me ju dhe kaq.

Submitted by Bard (not verified) on

E kuptova, pra teknikisht bllokohet KQZ per te mos bere te mundur marrjen e vendimeve, gje qe kam pershtypjen do te shkaktoje berjen e pamundur te zgjedhjeve(nese Birisha nuk terhiqet nga vendimi qe tashme eshte marre ne parlament, qe tani ka pak gjasa te ndodhe). Mesa shoh une, mbas gjithe cicmiceve 4 vjeçare po shkojme drejt asaj qe ne "moralistet" e majte kemi kaq kohe qe e paralajmerojme: perplasje frontale me regjimin, pa kompromis dhe me parimin "sy per sy e dhemb per dhemb". Po vertetohen edhe njehere gjithe pritshmerite ndaj Berishes(si ka mundesi qe nuk na zhgenjen asnjehere?!): Ai e leshon pushtetin veç me dhune, dhe Shqiperise i mbetet veç te luaje aktin e fundit te drames se tejzgjatur  22 vjeçare me protagonist komunistin e fundit te Europes, fatkeqesisht ende ne pushtet.

Submitted by Antoni (not verified) on

Po Bard ke te drejte, merr pushken dhe dil malit :)

Submitted by Leonard (not verified) on

Bard,

une jam i bindur se shtaza do te hiqte dore nga pislleku i radhes me KQZ-ne, nese opozita do te bojkotonte me buje kete institucion tashme ne duart e diktatorit. Jam i sigurt se bishes serbe ne kete menyre do t'i zihej fryma nga institucionet nderkombetare qe jane te lodhura me kete individ shkaterrimtar. Nuk eshte irreale te thuash se sot e kane braktisur te gjithe, veç zagareve italo-sionisto-amerikane te grupit lobes Podestà(grup mafioz qe abuzivisht paguhet me taksat e qytetareve shqiptare).

Submitted by Beni (not verified) on

Me keto veprime qe po ndjek opozita tregon qe nuk i intereson asgje tjeter perveçese bllokimi i institucioneve dhe destablizimi i vendit ne dem te shqiptareve. Po pse o zoterinj ksshtu veprohet? Nese e di qe do fitosh, pse ke frike nga fitorja?
Kjo politike-berje qe ndiqet nga opozita dhe kryetari i saj nuk eshte asgje tjeter sipas meje vecse nisjen e shkrepetimave para stuhise se madhe qe mund te ndodhe nese tirani i ri socialist vjen ne pushtet. Une kam qene socialist, jam e do te jem, por, Edi Ramen e shoh shume larg nga zemra ime. Ai nuk eshte socialist, ai eshte oportunist!!!!

Submitted by Leonard (not verified) on

Pse ti je ne gjendje te fitosh kunder nje kundershtari (edhe me te dobet nga vetja) kur gjyqtari i takimit eshte i blere nga ky i fundit!?

Komenti yt eshte i pakuptimte, a e njeh te pakten argumentin e shume perfolur?

Submitted by Beni (not verified) on

Po zoteri e njoh argumentin dhe e kuptoj shume mire. Jam dakort me pjesen qe thua ti qe gjyqtari eshte i shitur dhe eshte e veshtire te fitoj por ama une do bej cmos qe mos bie ne nivelin e kundershtarit por me armet e shumta ne dispozicion si media etj. une do trumbetoja me te madhe Te Drejten duke ndejtur vete nga ana e 'te drejtes' do ftoja te me ndiqnin dhe shume te tjeter qe kane te njejtin besim si mua qe nuk jane te pakte.

Perkundrazi nese do bija ne nivelin e kundershtarit atehere crendesi ka më se kush eshte fituesi paskesaj?

Submitted by luke (not verified) on

Sipas teje cfare te bej Rama, te dalim ne shesh qe te vrasin njezet te tjere pretorianet e Saliut, nuk mjaftojne 4? Zgjedhjet u fituan ne Tirane ne 2011, pavaresisht manipulimeve gjate votimit (jane hedhur mbi 20,000 vota fallco), po perseri pasi e dhane te gjitha televizionet live qe humbi, Sala perseri i ktheu ato. Keshtu qe ca kuptimi ka te trumbetosh me te madhe, kur ai nuk e rruan fare. Nuk e rruan kur vret njerez jo me per votat qe i duket gje e parendesishme  atij dhe shpellareve te tij. Nuk kane faj ashtu jane rritur duke i folur gurit, fajin e kemi neve qe u japim pushtet.

Submitted by Beni (not verified) on

Jo, absolutisht jo. Ngaqe ka ndjekur rruge ekstreme te protestes ndaj pushtetit eshte kantadisur ne kete gjendje duke i hapur deren e partise kujtdo lloj hajduti e gangsteri ne emer te fitores. Por rruga drejt fitores nuk eshte kjo. Te fitosh duhet te dish te ngrohesh zemrat e atyre qe te degjojne, ti japesh shprese dhe kur ata nuk e shohin, ti tregosh qe ti je aty me ata, me te gjithe, per te ndryshuar jetet e tyre...Dhe Edi Rama nuk eshte personi qe do sjelli ndryshimin, kete e tregon me se miri bashkimi me LSI.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.