Rama në Prishtinë, a mos ka një nëntekst që e largon me AK e PDIU dhe e afron me PBDNJ?

Në Prishtinë, Rama ka deklaruar vizionin e vet për rajonin, ku së pari ka thënë që do të bashkohen doganat me Kosovën. Më tej, Rama ka thënë se nuk do të ketë retorikë nacionaliste: “Ne refuzojmë sot dhe pas 23 qershorit do t'ia lemë arkivave retorikën e vjetër nacionaliste që ka përfshirë edhe qeverinë tonë që tenton të mbulojë dështimet duke u shfaqur si kërcënim për stabilitetin demokratik në rajon.” Kjo deklaratë, duket sikur do ta largojë dhe më shumë Ramën nga AK dhe PDIU, ndërsa një qasje më pranë PBDNJ mund të lexohet në vazhdimin e fjalës së tij, kur tha se do të mbrohen më tej minoritetet: “Që ditën e parë do të nisim punën për një marrëveshje kuadër me vendet e rajonit për mbrojtjen e pakicave në dritën e standardeve evropiane. Ato si ura mes shteteve të Ballkanit dhe jo si hendeqe brenda vendeve, mbi hartën etnike që nuk përputhet me atë territoriale. Harta duhet të mbushet me urat e së ardhmes, që kapërcejnë vizionin e së shkuarës…”
k.c.
Comments
Jepni reagimin e VV dhe
<p>Jepni reagimin e VV dhe pergjigjen e ketij. </p><p>Del qarte se c'mendjemadh i padurueshem qe eshte. </p>
Që tu japësh të drejtën që u
<p>Që tu japësh të drejtën që u takon me kushtetutë minoriteteve nuk do të thotë se afronë ose largonë një tjetër por të thuash se jam një patriot i madh dhe nga ana tjetër bënë ç'far do marveshje në fitimin tënd dhe në dëm të kombit ky lloj naconalizmi nuk na duhet, po nuk na duhet fare dhe nuk kamë dëgjuar që AK të jetë shprehur kundra minoriteteve dhe nuk mund të quhet aleancë kur kjo ngrihet në bazë kushtesh por me marveshje.</p>
Add new comment