Sikur të isha në vend të Ilir Metës!

Për këtë shkrim, më ngacmoi pyetja që Mustafa Nano i bëri Ilir Metës dhe përgjigja që Ilir Meta i dha asaj pyetjeje.
Ilir Meta ka bërë një llogari të kujdesshme të bilancit të pritshëm të votave në zgjedhjet e ardhshme dhe me siguri i ka dalë që PD-ja humbet, madje edhe po të dilte në zgjedhje së bashku me partinë e tij. Ilir Meta ka nuhatje të mprehtë për të përcaktuar se nga ç’anë do të fitojë dhe se me ç’anë duhet të shkojë. Për këtë arsye, edhe pse me PD-në arriti të siguronte aq shumë përfitime, sa ndofta as nuk i kishte shkuar kurrë mendja, e braktisi atë, ashtu siç braktisin minjtë anijen që po mbytet edhe pse në të kanë ushqim të bollshëm, dhe përqafoi dorën e shtrirë të Edi Ramës, i cili jo vetëm që nuk duhej ta ftonte në koalicionin e tij, por edhe sikur t’i lutej Ilir Meta, nuk duhej ta pranonte.
Edhe Edi Rama llogarit se sa do t’i shtohen votat e tij po të bashkohet me të Ilir Metën, dhe i del se do t’i shtohen, të paktën, aq vota sa merrte LSI-ja, por ai nuk llogarit se sa vota do t’i pakësohen nga të tijtë, dhe nga të tijtë më të mirë, nga ata që kanë ende njëfarë karakteri dhe që nuk e pranojnë dot bashkëpunimin me një person si Ilir Meta dhe me një parti si LSI-a.
Meta është virtuoz në shfrytëzimin e frikës së dy kryetarëve të dy partive kryesore nga humbja e pushtetit dhe e përdor atë frikë në mënyrë mjeshtërore për interesat e tij, duke pasur parasysh edhe se në psikikën e një shumice shqiptarësh të sotëm, pavarësisht se ç’përfaqësojnë në të vërtetë veprimet dhe politikat e Ilir Metës, ato perceptohen si veprime dhe politika që meritojnë lavdërime e jo kritika, si zgjuarsi dhe jo si imoralitet. Por, realisht, Ilir Meta, pasi ndoti më keq nga ç’ishte Sali Berishën, tashti po ndot edhe Edi Ramën.
Tashti të vijmë te pyetja e Mustafa Nanos në gazetën DITA dhe përgjigja e Ilir Metës:
Pyetje: “Sikur karriera juaj politike të ndërpritej tani, përse mendoni se do të mbaheshit mend në histori?”
Përgjigje: (qesh)... “Do më duhej një kohë e gjatë për të bërë vlerësime të tilla. Jam ende në fillimet e karrierës sime”.
Të isha unë në vend të Ilir Metës, do të përgjigjesha: “Flisni e shkruani sa të doni ju, analistë e komentues, opinionistë e specialistë, ju që dilni përnatë në televizion e që shkruani përditë në gazeta, një palë që lëvdon Sali Berishën e një palë tjetër që lëvdon Edi Ramën. Po të siguroj o Mustafa se unë do të mbahem mend në histori si i pari që u nxori bojën me vepra e jo me fjalë, njëkohësisht të dyve: Sali Berishës dhe Edi Ramës dhe, në të ardhmen, nuk dihet se dhe kujt tjetër. Populli shqiptar duhet të njohë udhëheqësit e tij, duhet të kuptojë se si shiten e blihen ata për një copë pushtet. Dhe ky nuk është një kontribut i vogël imi”.
Dhe, më në fund, pyes unë, cili duhet konsideruar si më i keq, si më fajtor: Ilir Meta pa asnjë parim, apo Sali Berisha e Edi Rama që shkelin çdo parim për pak pushtet dhe i jargaviten Ilir Metës? Ilir Meta, një simbol i korrupsionit, një njeri që, ndofta, nuk përmbahet dot dhe e ngjyen dorën kudo, apo Sali Berisha dhe Edi Rama që bëjnë shok e bashkëluftëtar një njeri të tillë?
Comments
Do mbahesh mënd si njeri i pa

Do mbahesh mënd si njeri i pa ftyrë dhe ju themë të gjithë atarëve të LSI që ta braktisin këtë matrapaz

Redaksia, ju lutem shume te

Redaksia, ju lutem shume te loboni prane Z. Hashorva, per t'ju pergjigjur pyetjes qe i kam drejtuar me poshte. Perderisa na dilni na turbulloni mendjen, ka keni borxh edhe te na kthjelloni ne fund.

Dhe, më në fund, ju pyes juve

Dhe, më në fund, ju pyes juve Z. HASHORVA, pasi lexova analizen tende brilante:

Mqs na e provove qe Berisha dhe Rama qenkan te dy me te keqinj se Ilir Meta, cfare sygjeron ti te votojme me 23 Qershor, se ne populli i trashe qe na ndriconi ju anal-istet, vetem voten kemi ne dore (ca thone kemi edhe kallashin) ? Te jap fjalen qe ate qe propozon ti do votoje se qenke shume bindes dhe patriot.

Meta do te mbetet ne histori si nje mega-hajdut qe u perdor qe te hequr qafe nje kryehajdut, kryekriminel dhe kryetradhetar. Lexo Z. Hashorve historine e gjithe vendeve perendimore, dhe do kuptosh qe rasti Meta ndeshet shume-shume rendom, madje ne versione shume me gjakesore se Iliri yne qe shyqyr zotit nuk ka arritur akoma tek vrasjet.

Me perjashtime shume te rralla ne gazetarine shqiptare ka vetem mendje te shitura ose mendje te tredhura (sterile per gjithcka) ose mendje qe i kane te dyja bashke. Berisha eshte mjeshtri per ti shfrytezuar te dyja llojet ne sherbim te forcimit te pushtetit te vete.

Nuk duhet kerkuar moral tek

Nuk duhet kerkuar moral tek Meta, sepse Meta eshte nje parti e vogel e cila pepriqet te mbiejtoje ne luftne politke te Shqiperise

Morali kerkohet tek partite e medha qe kane elektorat, jo tek partite e vogla te cilat per mbijetese behen me kedo mjaftonte jene ne pushtet

Dhe ne lidhje me korupsionin e Metes , eshte mire qe ti therisni njecike mendjes se keto dy partite e medha jane krye te koruptuara

PD-ja eshte simbol i korupsionit dhe nuk ua coi Meta korupsionin atyre qe jane qeveria me e koruptaur ne Europe, ATa ashtu kane qene gjithmone, po ashtu edhe PS-ja eshte komplet parti e koruptuar --Ndersa ju na zini ne goje Meten per nje video qe nga sa dukej nuk merej vesh azgje , por se une nuke e ve ne dyshim qe edhe Meta ben korupsion

Te gjithe qe jane ne pushtet bejne korupsion .....Dihet ajo pune.

Bashkohem me raimondin, dhe

Bashkohem me raimondin, dhe u bej thirrje shqiptareve te zgjohen nga gjumi dhe te heqin qafe PD dhe Sali Berishen qe rropen shtetin dhe Shqiperine e tani do shqyejne njeri tjetrin sepse nuk kane c'te vjedhin me i bene naaaaa te gjitha pasurite qe u vune ne kohen e diktatures me pune skllaveruese nga ne e baballaret tane...tani del maloku cjap sali berisha e shet hidrocentralet...ku i gjeti ky kriminel apo ja la trashegim idioti qe kishte per baba ne Vucidol i cili mezi beri bashke dy dh si pasuri te tij.

Cohuni vellzer e mbytini gjithe hajdutet e kriminelet ato nuk kane as ngjyre as parti as nder as dinjitet. Boll i duruat

Add new comment