Primo Shllaku vs Shpëtim Çuçka: edhe Akademik Qosja gërmëzon i pasigurtë para kamerave [në përpjekje për të folur shqipen standarde]

Me titullin “Standardi dështoi, gegnishten e flasin 70% e shqiptarëve” poeti Primo Shllaku i kundërpërgjigjet te Gazeta Shqiptare një shkrimi të përkthyesit Shpëtim Çuçka, të titulluar “Dikush po e bën gjuhën letrare një shqipe vulgare” të botuar po te G.SH.
Sipas Shllakut, Kongresi ka qenë nji akt i nxituem, i parakohshëm, voluntarist e hegjemonist në nijetet dhe rezultatet e tij. Ai ka qenë nji produkt shpirtnor i diktaturës dhe që të triumfonte plotsisht, atij do t'i duheshin të paktën 200 vjet regjim diktatorial si ai i Enverit. 200 vjet asfiksim i gegnishtes dhe 200 vjet ngulitje e tosknishtes....
Shllaku beson se gjuha standarde ka dështuar në drejtshkrim dhe është përçudnuar në drejtshqiptim.
Por, me sa duket është ironia e Çuçkës se “Ka megjithatë një zgjidhje tjetër, më të thjeshtë, më “demokratike”: të shpallet shkodranishtja (e Buzukut a e Camajt, kjo ka pak rëndësi) gjuhë letrare dhe të hapet në Shkodër instituti i vetëm kombëtar për përgatitjen e të gjitha kategorive të arsimtarëve të gjuhës. Të tjerat do të ecin si në vaj” që e bën Shllakun ta sulmojë ashpër, duke thënë se shkrimi i tij “me shtien ndër mend idenë e keqe se Çuçka nuk ka vend origjine, se ai nuk âsht prej askund...” dhe më tej, “Kush na qeka ky "oligark" aristokratik që qenia e tij na sekretoka vetëm mospërfillje për realitetet e zhvillimet e tyne mbrenda nji shoqnie, që dalëngadalë po çlirohet prej frikës dhe konfeksionimit të mendimit? Cilin aparteid mpron ky njeri, atë të Afrikës së Jugut apo atë të Shqipnisë së Jugut?”
Argumentin e tij për nevojën për ndryshim të Standardit, Shllaku e ngre përmes pyetjeve:
“Po pse ajo âsht tosknishtja, ajo që flasin kosovarët dhe disa krahina tona të mbrendshme? Pse nuk shqetsohet zotni Çuçka kur nji kosovari bukur të shkolluem e me prestigj intelektual i duhet të mbaj nji patkue kali në gojë që të shqiptojë disi standardin që u âsht imponue? A e ndigjoni akademik Rexhep Qosjen sesi i gërmëzon i pasigurtë fjalët para kamerave a thue se po flet nji gjuhë të huej që e di sapak? Po filmat ne TV e Kosovës a i ndiqni? A e shifni se ku âsht katandisë standardi e tosknishtja? Pse ajo âsht tosknishtja, ajo e lehta, e zhdërvjellta, ajrorja, akrobatja?”
k.c.
Shkrimi i Çuçkës mund të lexohet këtu: (http://www.balkanweb.com/kulturë/2691/shpetim-cucka-dikush-po-e-ben-gjuhen-letrare-nje-shqipe-vulgare-125676.html)
Shkrimi i Shllakut mund të lexohet këtu:(http://www.balkanweb.com/kryesore/1/primo-shllaku-standardi-deshtoi-gegnishten-e-flasin-70-e-shqiptareve-128208.html)
Comments
standardi mbahet nga vete

standardi mbahet nga vete njerezit,,merruni me edukimin/arsimin e mirefillte sa keq jane katandisur shkollat njehere, pse kujton se ata qe e flasin vertet dine/munden te shkruajne rregullt ate gegerishten qe ju mbroni??

hahahah..me falni,,,po pse vertet kujtoni se po te behet gegerishtja gjuha letrare/standarde e shqipes do te permiresohet komunikimi me goje/shkrim i njerezve ?!?! bah..me keq ka per te qene, te njejte mesues do te jene, e te njejte prinder qe po "dalin sot demek te shkolluar e me universitete" ,,,po ju lutem, cjane keto ?! kapeni thelbin ne rrenje e jo ne siperfaqe!!

(dhe ne fund, c'dreq personaliteti ka nje njeri "intelektual" kur situaten e kthen ne personale, dmth shan direkt personin qe e thote e nuk mer ne konsiderate "mendimin" e tij i cili mund te jete mendim i nje grupi njerezish, pra sduhet ta shaje ate direkt, mos u beni kaq te ulet e cinik, se nuk mallengjehet njeri nga "llafet e medha/cuditshme/te paperdorura ne gjuhen/jeten e perditshme" !!!

Kongresi i "Drejteshkrimit

Kongresi i "Drejteshkrimit 1972" ka qene nji kongres politk dhe jo gjuhesor. Nuk kan pase nevoje shqiptart te vehen para alternatives gegnisht-tosknisht, kur shume mire mund te harmonizoheshin te dy format e gjuhes shqipe pa humbe vlerat e asnjenes. Dihet se çdo gja e dhunshme nuk jep rezultat sepse vete jeta e perjashton asht si diktaturen e perjashton demokracia.

Bejeni sa me pare qe mos te

Bejeni sa me pare qe mos te ngelet as hi e pluhur nga (DELETED) qe kane zaptuar Shqiperine. Eshte pushtimi i radhes ky. Dhe pushtuesi bie gjuhen e vet, zakonet e tij. Vereni edhe kanunin si Kod Penal, hiqeni parlamentin vini kuvendin e bajraktareve dhe te kendoje qyqja ne kete humbetire. Jam kurioza te di si do shprehni llogjiken matematike ne malokce duke ditur qe fjalite me te gjate te malokces kane 3-4 fjale. Perdorimi i lidhezave dhe percaktoreve. Gallate do jete. Bejeni se ky do jete hapi i fundit i shembjes perfundimtare te Shqiperise. Te mbledhim mendjen. Hajde ne koke te Baces. I hengshim hallvane.

kete proçes te mbrapshte mund

kete proçes te mbrapshte mund ta quajme ndryshe "topallizimi i gjuhes"!

Standardi i gjuhes
Standardi i gjuhes percaktohet nga nje se kriteresh, ku ma kryesori asht pjesa e perbashket e dialekteve dhe jo zotnimi njenit prej tyne. Ne kete rast duhet pranu se gegnishtja ka ma shume foles, por shume, ne Shqiperi me detyrim politik dhe ne Kosove e Shqiperi Lindore (Tetove, Diber, Struge, etj) si ndjenje e detyre patriotike vazhdojne te perdorin nje gjuhe standarte te sforcuat, qe per shume kend asht ba e natyrshme. Primo ka shume te drejte ne shqetesimin dhe argumentin e tij, por gjuha te lihet e lire te xajne edhe nji here shtrat e mbandej gjuhetaret do te gjejne nje rruge me zgjidhe kete problem mbas disa vitesh. (Cfare dialekti flitet ne Tirane?)
Nji gja, megjithate do te shtojsha, qe huazimet nderkohe nuk duhet te zevendesojne fjalet origjinale ekzistuese ne gjuhen shqipe.
Kush e ka penguar këtë zotëni

Kush e ka penguar këtë zotëni ti shkruajë si vjershat dhe tregimet apo romanet që ti shkuajë në gegënisht por kur vjenë puna për të komunikuar nga zyrat shtetërore llogjike që duhet të shkruhen dhe të flitet në gjuhën letrare dhe sa për kongresin e gjuhës e 72 nuk bënin pjesë shqipëtarët e diktaturës por dhe të atyre që ndolleshin jasht kufijëve të Shqipërisë dhe të gjithë ishin profesorë dhe studjus të gjuhës shqipe dhe sa për profesor Qosen gjuhën letrare e fletë në mënyrë të mbrekullushme dhe po ta vëshë përball këtyre të tjerëve këta ndollen të mjerushëm

Vetem njerezit pa karakter

Vetem njerezit pa karakter dhe pa kurrfare ndjenje kombetare, vetem inatcinjte e provincave i shpallin lufte njeres prej arritjeve me te medha te kultures shqiptare, unifikimit te gjuhes kombetare letrare. Keta provinciale pa moral duan te shkaterrojne cdo gje qe populli shqiptar ka krijuar gjate te kaluares. Per inat te regjimit komunist ( ne fund te fundit, shume prej tyre i kane merituar ndeshkimet e regjimit, sepse nuk kemi pasur te bejme me nje regjim djajsh dhe me nje popull engjejsh ) duan te hedhin poshte gjithcka, ashtu sic shkaterruan krejt rrjetin kullues dhe sot permbyten nga shtate here ne vit dhe jane serish " te kenaqur " sepse bretkoca ne llum e ka strehen e saj.

Une jam nga veriu dhe Standarti Letrar nuk me ka prishur asnje lloj pune. Ky zoteria dhe shume si ai le te flasin ( sic kane folur- dhe s'i ka penguar njeri ) ne nendialektin e vet dhe le te shkruajne po ashtu. Impotencen e tyre krijuese perpiqen ta justifikojne me standartin. Pastaj, ne kete diskutim hyjne edhe nje numer i madh njerezish gjysem analfabete dhe kerkojne te japin mend. Kongresi i Drejtshkrimit ka qene nje arritje e madhe kulturore dhe e tille do te mbetet edhe ne te ardhmen, duan apo s'duan grindavecet provinciale dhe katundaret e pagdhendur qe iu shkojne mbrapa. Per inat te Enverit duan te prishin edhe shkollat, edhe spitalet, edhe hidrocentralet, edhe taracat, edhe agrumet, edhe vreshtat, edhe, edhe, edhe.... O te mjere te perjetshem! Shikoni nese mund te krijoni e ndertoni ndonje gje dhe mos i vini kazmen krijimtarise kombetare. Nje popull me dinjitet duhet t'i perbuze individe te tille.

Kongresi ka qenë nji akt i

Kongresi ka qenë nji akt i nxituem, i parakohshëm, voluntarist e hegjemonist në nijetet dhe rezultatet e tij. Ai ka qenë nji produkt shpirtnor i diktaturës dhe që të triumfonte plotsisht, atij do t'i duheshin të paktën 200 vjet regjim diktatorial si ai i Enverit. 200 vjet asfiksim i gegnishtes dhe 200 vjet ngulitje e tosknishtes.

---Ja disa fjale qe nuk jane genishte por [deleted] Primo i fut sikur te jene ''pasuri'' e shpellave te Mirdites apo Dukagjinit. (shkrimin e plote te tij nuk me intereson t'a lexoj sepse nuk humbas kohen).

akt = veprim

voluntarist = i vullnetshem

hegjemonist = autoritar

produkt = prodhim

asfiksim = mbytje

Kur politiken, kulturen dhe jeten sociale duan ta pervetsojne injorantet, vaj halli c'fare duhet te bejne masat e gjera me Akademiket dhe historianet qe ua kane zene rrugen [deleted].

Eshte me te vertete per

Eshte me te vertete per te ardhur keq qe sa here hapet diskutimi mbi standardin e gjuhes shqipe, te vetequajturit "qytetare" sulen me nje gjuhe tejet ofenduese kunder cfaredolloj kritike qe mund te behet.

te lexosh :"ne fund te fundit, shume prej tyre i kane merituar ndeshkimet e regjimit, sepse nuk kemi pasur te bejme me nje regjim djajsh dhe me nje popull engjejsh" eshte kulmi i nje mendesie kriminale.

Sigurisht secili prej nesh e shpreh qytetarine e tij me menyren se si komunikon, pavaresisht nese vjen nga Vermoshi apo Konispoli.

Fakti se shtatedhjete perqind

Fakti se shtatedhjete perqind flasin gegerisht nuk eshte argument kunder standardit, por flet per paaftesine per te pervetesuar standardin. Nga ana tjeter fakti qe mjaft gege e zoterojne standardin njesoj si dialektin e tyre tregon se kur ka dehire dhe vullnet gjithcka arrihet. Perndryshe nderhyrjet ne standard jane te pakuptueshme dhe kane si qellim te vetem krijimin e shtratit per te krijuar dy standarde te shqipes. Sigurisht duke mos pasur guxim ta kerkojne kete gje drejtperdrejt, perpiqen ta realizojne duke destabilizuar standardin, ne menyre qe neser te justifikohen e te thone nuk kemi ne pergjegjesi per kete ndarje te kombit etj.

Ty Paul-ush, nuk ta ka fajin

Ty Paul-ush, nuk ta ka fajin as turku dhe as muslimani ''shehirli''(qytetar) qe deri ne ne vitet 50-te kur ju vinin mesues apo inxhiniere teknike ne Dukagjin e Mirdite per t'ju civilizuar, ju i pergjigjeshit: ''me mire ne mal me ujqerit se sa ne Shehir me turqit''. Pra Paul, Mirdita nuk eshte meka e civilizimit shqiptar, por kane qene me kohe Shkodra e Mehmet Pashe Bushtalliut, Janina, Selaniku, Prizreni e Shkupi me Tetoven. Hidhi nje sy Botes perreth, kete civilizim nuk e sollen prifterinjte e Vatikanit qe ti sot na i numeron sikur te jene balli i kombit por vete vegjelia qe ia vuri shqelmin doktrines kishtare. Mekatet qe keta prifterinj mbollen dhe kryen ne veri te Shqiperise deri ne 1967, po i vuajne sot gjeneratat pasardhese e grigjes se atehershme. Shkurt Paul, ti me Primon mbani civilizimin e shpellave te Mirdites ne mbajme civilizimin e Beratit, Shkodres, Tiranes, Elbasanit dhe Janines se Ali Pashes. Dhe do te trashegojme brez pas brezi gjuhen e Ismail Qemalit, Cajupit, Naimit e Kristoforidhit dhe jo gjuhen kishtare ''zot i toks asht Nue Frroku''. Ju vete si gege nuk e kuptoni as gegnishten e shkruar ne Lahuten e Malesise nga Gj Fishta. Problemi juaj eshte se sikur ti personalisht edhe shume te tjere qe jane ne pushtet i shikoni gjerat me paragjykim fondamentalist katolik. Une kur cilesoj ''shpellor'' perfshij ketu edhe muslimanet e veriut qe pak a shume nuk u civilizuan as ne kohen e osmaneve, as ne ate te italianeve, gjermaneve apo komunizmit dhe per kete kemi dy tipa qe krijojne nje monedhe; vorbullen e Jozefines shkodrane me ate te Sali Birishes.

Jo vetem Standartin, por edhe

Jo vetem Standartin, por edhe historine kamuniste duhet ta ndryshojme. Ta hedhim pertoke ate tradhtarin qe luftoi kunder vellezerve tane turq, Skenderbeun, dhe te ngreme ne vend te tij Haxhi Qamilin. Se kamunistat e kane luftue patriotin e madh te qyteterimit anadollas Haxhi Qamilin. Si ka thane Haxhi Qamili?! Sa te kem me vete Kavajen dhe Peqinin nuk pyes per Evropen. Shllaku ka plotesisht te drejte kur i sulet shkollave komuniste qe mbine si kerpudhat gjate viteve te diktatures. Ne na duhet Kanuni i Lavdishem i Maleve. ai e rregullon qyteterimin tone. Me zakonin burrnor te gjakmarrjes deri ne brezin e shtate dhe kusheririn e tete. Me dhenien e kafes poshte gjurit per ata qe nuk kane marre ende hak. Edhe Zogu qe e dua aq shume e bani nje gabim. Ne kohe te tij i ndaloi ferexhete?! Sot ta ka anda kur shikon vajzat e vogla te mbulueme si duhet, tue shkue ne xhami me u fal. Prandaj Shllaku ka te drejte. Duhet me u shkaterru gjithçka u ndertue prej se mbrapshti ne kohen e kamunizmit. Bravo Secondo.

Titi, per te mos humbur

Titi, per te mos humbur kohe, historine e ka mesuar duke pare filmin "Komisari i drites" edhe kjo i mjafton qe te ngrihet ne rangun e "qytetarit" e te fyeje majtas djathtas. Akoma dhe me keq kur historia e Shkodres, sipas Titit, reduktohet ne periudhen e Mehmet Pashes.

Kjo menyre gjykimit me pjese historie te vena se bashku thjesht per te kenaqur egon dhe bindjet personale deshmon se sa rruge kemi akoma per te bere per te qene ne radhe te pare njerez qe dine te diskutojne e te respektojne njeri-tjetrin e me pas historiane, artiste, intelektuale e keshtu me radhe.

Ketu ndermjet komentuesve ka

Ketu ndermjet komentuesve ka komunista [deleted] enverjan bashkepunetor te serbo-rusve sllav dhe osmanofil po aqe [deleted] antishqiptar proturkq-osman. Te dyja keto kategori trathtarsh shqiptar dhe gjakperzjeresh me afro-aziatike kan lidhe nji aleance antishqiptare ndaj atyne qe i kan ruejt te pandryshushme traditat shqiptare.

Me keto dy kategori trathtaresh renegatesh, shqiptart e vertete nuk mund te diskutojne.

Pike se pari, ti Tedeskin nuk

Pike se pari, ti Tedeskin nuk je fare shqiptar dhe nuk mund t'iu tregosh shqiptarine te tjereve. Se dyti, te gjithe ata qe nuk jane dakord me ty i quan sllave dhe antishqiptare. Eshte per turpin tend dhe te njerezve te kategorise tende qe ben klasifikime te tilla. Sot, ne vitin 2013 na flet per " i kane ruejt te pandryshueshme traditat ". Kush i ka "ruejt " te pandryshueshme traditat dhe kur ? Si cdo popull, edhe ai shqiptar ( por edhe ai italian, te cilit ti i perket ) nuk i kane ruajtur traditat te pandryshuara. Sot ekziston globalizmi, i cili, krahas disa te mirave, ka edhe te keqen e madhe se ndikon fort ne asimilimin e popujve dhe kulturave me te vogla. Sot, per dite e me shume shqiptaret ( dhe jo vetem ata ) po behen "europiane ", " perendimore", qofte ne veshje, qofte ne sjellje, qofte ne rite, dhe kete e kane per krenari ( une, personalisht, nuk e kam kete krenari.)

Sa iu perket " bashkepunetoreve te serbo-rusve e sllave..." me duhet te them se komunistet paten bashkepunuar me sllavet mbi baza shteterore- sic bejne te gjithe shtetet e botes-,derisa i pane qellimet e tyre, ndersa shume prej " miqve " te tu paten bashkepunuar edhe me sllavet, edhe me pushtuesit italiane e gjermane, duke kryer krime ndaj vellezerve te tyre shqiptare, duke spiunuar e vrare dhe internuar ( ne Prishtine e Matthausen ) qindra bashkeatdhetare, vetem pse luftonin kunder pushtuesve. Te bashkepunosh me popuj dhe shtete mbi marredhenie reciproke nuk eshte veprim antikombetar, por te besh spiunin, diversantin, terroristin, te shkosh jashte ( edhe ne Jugosllavi- tek Shkjau ) dhe te vihesh ne sherbim te tij, te ta mbushin nje cante me konserva mishi dhe te te armatosin e te hedhin ne Shqiperi per te vrare njerez te pafajshem, vetem pse ishin pro-pushtetit komunist, keto jane krime kombetare dhe qe i denon edhe bashkesia nderkombetare.

Pastaj, Tedeskin, duket qarte qe, jo vetem ti qe nuk e njeh mire gjuhen shqipe, por edhe Primo ( i cili ka nje emer italian- kjo nuk perben krim, por ata qe duan te ruajne " traditat " mbajne emrat e popullit te vet ), nuk e kini hallin tek gjuha. Ju, thjeshte, me ose pa te drejte, kini inatin e regjimit komunist, dhe, per kete shkak, doni te hidhni poshte gjithcka eshte krijuar ne ate kohe, pa qene ne gjendje te beni dicka te re e me te vlefshme. Nuk e kam fjalen per vilat, restorantet dhe pallatet e ndertuara me parate e krimit, keto 23 vjet ( te droges, prostitucionit, kontrabandes, vjedhjes se parave te popullit ne buxhetin e shtetit etj.) E kam fjalen per vepra te vlefshme e cilesore ne letersi, muzike, film, teater e pikture ( dhe jo per " Big brother", " Portokalli ", " Zone e Lire" apo " Kutia e fundit " dhe me qindra qendra te bixhozit, te cilat jane qendra te grabitjes se ligjshme te parave te fukarenjve- te fukarenjve materiale dhe mentale.)

Tedeskin ! Mos u ngut te quash te tjeret " tradhetare ", sepse, po te hapen letrat ( nuk e kam fjalen konkretisht per ty ), do te qelbej dynjaja nga maskaralleqet qe kane bere e vazhdojne te bejne shume prej atyre qe na shesin moral dhe atdhetarizem keto 23 vjet.

Sa per gjuhen, secili mund te vazhdoje i qete te flase apo shkruaje dialektin apo nendialektin e vet. Hatermbetja provinciale per gjuhen standarte mund te krahasohet me ate fshatarin qe tha se " Autostrada qe kane bere nuk duhet asgje sepse i bije larg shtepise time. Prisheni dhe beni nje tjeter qe te kaloje prane oborrit tim dhe do te shihni sa e mire qe eshte...".

Ti je komunist. Pike.

Ti je komunist. Pike.

Ti je agjent katolik i

Ti je agjent katolik i Vatikanit dhe anti shqiptar sepse per ty kombi shqiptar jane vetem ujqerit dhe cakenjte e shpellave te Miridtes dhe Dukagjinit dhe larvat qe bashkepunuan me serbo-maliazis duke dhunuar dhe djegur viset etnike te Shqiperise.

Add new comment