Pashaj e quan Berishën dashnor të fjalës së burgosur dhe të pushtuar

Postuar në 23 Mars, 2013 13:46

AK gjithashtu ka dalë në mbrojtje të Top Channel, e zbuar pas një vendimi gjyqësor të dyshimtë nga Ekspozita Shqipëria Sot, ku ishte nën një kontratë afatgjatë me vetë shtetin shqiptar. Nënkryetari i saj, Myslym Pashaj, njeriu që denoncoi i pari marrëveshjen e shitjes së ujërave Greqisë, është shprehur me tone të forta, duke ironizuar “dashnorin e fjalës së lirë”.

“Edhe tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet elektorale dhe ja kundruall kemi kërcënimin absurd si një rrezik real ndaj medias. Berisha i regjimit, nëpërmjet mashtrimesh pafund ka turbulluar dhe turbullon mendjet se ai na qenka njeriu “dashnor i fjalës së lire”, ndërkaq ai është kryekukulla politike më groteske që nëpërmjet goditjeve të tilla, dhe fushatave ndëshkimore,  në të vërtetë, po ndëshkon vetveten për t’u gremisur një herë e përgjithmonë në turpin e tij.

Aleanca Kuq e Zi i drejtohet “dashnorit të fjalës së burgosur dhe të pushtuar” që të ndalë dorën tinzare ndaj Top Channel dhe mediumeve shqiptare në përgjithësi”.

k.c.

 

 

Comments

Submitted by Titi (not verified) on

<p>O xha Lymi, eshte teper vone per njerez si ty te flasin dhe hyjne ne lojen e politikes. Partia e faqezinjve qe te perdorin ty si vegel nuk eshte me larg se Saliu, si nga egoizmi po ashtu edhe nga skizofrenia. Ju nuk mund ta ushqeni popullin me pseudonacionalizem. [deleted]</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.