Sa duhet të ndryshojë raporti i votave nëpër qarqe, që të ketë rotacion

Postuar në 11 Mars, 2013 06:11
Eduard Zaloshnja

Numri i mandateve të çdo qarku nuk ndryshoi nga 2009-ta, pavarësisht se ndryshoi popullsia në to. Dhe duket se Gjykata Kushtetuese nuk do ta çbëjë këtë shkelje të Kushtetutës. Në këto kushte, që të ketë rotacion, duhet të ndryshojë raporti i votave brenda qarqeve. Le t’i analizojmë me rradhë qarqet, për të parë se sa është minimiumi i domosdoshëm i ndryshimit të votave, që të kemi ndryshim mandatesh parlamentarë në ta.

Parantezë: Analiza bazohet në presupozimet e mëposhtme

1. KQZ-ja dhe administrata zgjedhore do të jenë po aq favorizuese ndaj PD-së sa ç’ishin në 2009-ën;

2. LSI dhe PBDNJ do të formojnë një koalicion të qendrës, siç kanë lënë të kuptohet deri më sot;

3. AK do të jetë në koalicion me PS-në, siç ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i saj (me kusht që, siç ka thënë ai, “zuska” LSI të mos jetë pjesë e këtij koalicioni);

4. FRD s’do të jetë në koalicion me asnjërën nga partitë e vjetra;

5. Në qoftë se shpërndarja e votave do të mbetet identike si në 2009-ën, koalicioni opozitar do të marrë vetëm 64 mandate.

Qarku Berat

Që koalicioni opozitar të marrë një mandat më shumë në Berat, i duhet të marrë vetëm 105 vota më shumë se në 2009-ën, ndërkohë që koalicioni qeveritar (i cili tani përfshin edhe LZHK e PDK) duhet të humbasë 105 vota. Në qoftë se FRD arrin të marrë rreth 10 mijë vota të djathta (që duket shumë e vështirë të ndodhë) dhe LSI+PBDNJ ruajnë votat e 2009-ës, koalicioni qeveritar humbet edhe një mandat tjetër.

Qarku Fier

Që koalicioni opozitar të marrë një mandat më shumë në Fier, i duhet të marrë minmumi 1000 vota më shumë se në 2009-ën (rreth 0.5% të të gjithë votave të qarkut), ndërkohë që koalicioni qeveritar (i cili tani përfshin edhe LZHK e PDK) duhet të humbasë 1000 vota. Në qoftë se FRD arrin të marrë rreth 11 mijë vota të djathta (që duket shumë e vështirë të ndodhë) dhe LSI+PBDNJ ruajnë votat e 2009-ës, koalicioni qeveritar humbet edhe një mandat tjetër.

Qarku Tiranë

Që koalicioni opozitar të marrë një mandat më shumë në Tiranë, i duhet të marrë minimumi 5500 vota më shumë se në 2009-ën (rreth 1.4% të të gjithë votave të qarkut), ndërkohë që koalicioni qeveritar (i cili tani përfshin edhe LZHK e PDK) duhet të humbasë 5500 vota. Në qoftë se FRD arrin të marrë rreth 12 mijë vota të djathta (që duket e mundshme të ndodhë) dhe LSI+PBDNJ ruajnë votat e 2009-ës, koalicioni qeveritar humbet edhe një mandat tjetër.

Qarku Vlorë

Që koalicioni opozitar të marrë një mandat më shumë në Vlorë, i duhet të marrë minimumi 2400 vota më shumë se në 2009-ën (rreth 2.3% të të gjithë votave të qarkut), ndërkohë që koalicioni qeveritar (i cili tani përfshin edhe LZHK e PDK) duhet të humbasë 2400 vota. Në qoftë se FRD arrin të marrë rreth 10 mijë vota të djathta (që duket shumë e vështirë të ndodhë) dhe LSI+PBDNJ ruajnë votat e 2009-ës, koalicioni qeveritar humbet edhe një mandat tjetër.

Qarku Durrës

Që koalicioni opozitar të marrë një mandat më shumë në Durrës, i duhet të marrë minimumi 3500 vota më shumë se në 2009-ën (rreth 2.6% të të gjithë votave të qarkut), ndërkohë që koalicioni qeveritar (i cili tani përfshin edhe LZHK e PDK) duhet të humbasë 3500 vota. Në qoftë se FRD arrin të marrë rreth 11 mijë vota të djathta (që nuk duket e pamundshme të ndodhë) dhe LSI+PBDNJ ruajnë votat e 2009-ës, koalicioni qeveritar humbet edhe një mandat tjetër.

Qarku Elbasan

Që koalicioni opozitar të marrë një mandat më shumë në Elbasan, i duhet të marrë minimumi 4400 vota më shumë se në 2009-ën (rreth 2.8% të të gjithë votave të qarkut), ndërkohë që koalicioni qeveritar (i cili tani përfshin edhe LZHK e PDK) duhet të humbasë 4400 vota. Në qoftë se FRD arrin të marrë rreth 11 mijë vota të djathta (që nuk duket e pamundshme të ndodhë) dhe LSI+PBDNJ ruajnë votat e 2009-ës, koalicioni qeveritar humbet edhe një mandat tjetër.

Qarku Korçë

Që koalicioni opozitar të marrë një mandat më shumë në Korçë, i duhet të marrë minimumi 5100 vota më shumë se në 2009-ën (rreth 3.8% të të gjithë votave të qarkut), ndërkohë që koalicioni qeveritar (i cili tani përfshin edhe LZHK e PDK) të humkbasë 5100 vota. Në qoftë se FRD arrin të marrë rreth 10 mijë vota të djathta (që duket shumë e vështirë të ndodhë) dhe LSI+PBDNJ ruajnë votat e 2009-ës, koalicioni qeveritar humbet edhe një mandat tjetër.

Në qarqet e tjera

Që koalicioni opozitar të marrë nga një mandat më shumë në qarqet e tjera duhet që 8%-10% e votave të çdo qarku të ndrojnë krah nga mazhoranca tek opozita, ndërkohë që LSI+PBDNJ të ruajnë votat e 2009-ës. Ndërsa FRD-së do t’i duhen rreth 11 mijë vota në çdo qark që të marrë mandat si parti më vete (që duket shumë e vështirë të ndodhë).

Konkluzion

Në qarqet Berat, Fier e Tiranë, lëvizja e mandateve nga mazhoranca te opozita ka një probabilitet të lartë, sepse duhet vetëm një ndryshim i krahut të votimit 0.1%-1.4% të totalit votave të çdo qarku që të ndodhë lëvizja. Në qarqet Vlorë, Durrës, Elbasan e Korçë lëvizja e mandateve ka një probabilitet mesatar, sepse duhet një ndryshim minimum i krahut të votimit nga 2.3% në 3.8% të totalit votave të çdo qarku që të ndodhë lëvizja. Ndërsa në qarqet e tjera, lëvizja e mandateve ka një probabilitet të ulët, sepse duhet një ndryshim minimum i krahut të votimit prej 8% deri 10% të totalit votave të çdo qarku që të ndodhë lëvizja. Madje në Shkodër dhe Lezhë, më afër marrjes së një mandati shtesë është koalicioni mazhoritar, e jo ai opozitar.

Shënim: Kjo analizë tregon se sa është minimiumi i domosdoshëm i ndryshimit të votave në qarqe, që të kemi ndryshim mandatesh parlamentarë në ta. Nëse ky ndryshim do të materializohet apo jo, do ta marrim vesh vetëm pas 23 qershorit…

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Nqs Edi vazhdon e humb kohen duke lexuar ty e duke bere analiza me zevendesuesin e Kacit, kurre s'ka per te pasur rotacion. Ti e ke thene tenden: kingmaker eshte Iliri!

Nqs Edi del e ben luften qe cdo opozitar i vertete duhet te beje me Berishen e Ilirin, si dhe tere shpurren e tyre, atehere edhe mund te kete rotacion. Dhe kete pret populli opozitar!

Submitted by ILIRET (not verified) on

Gjithcka do te varet nga pjesemarrja ne votim Rritja e pjesemarrjes do te thote se populli reflekton kunder regjimit, dhe shton votat per opoziten. Pra ky do jete kushti kryesor.

Sepse pozita mund te mbaje ate numer votash, por opozita e shton numrin e saj te votave me rritjen e pjesemarrjes ne votim, mbase dhe dy here me shume se shifrat qe parashtroni ju. Dhe ketu duhet te synoje puna e opozites dhe e PS.  Terheqja ne votime e zgjedhesve indiferente, te lekundurit dhe te pavendusurit. Ke sa te duash ketu per te mare nje rezultat te kenaqshem.

Mirepo a do ta coj opozita punen e saj deri ne kete pike. Te gjitha gjasat jane qe jo. Sepse duke qene se deputetet jane ne nje liste, e dine piken e sigurise dhe nuk e vrasin mendjen shume. Aq me teper qe kemi te bejme me deputete pertace dhe jo punetore...

Submitted by Anonim (not verified) on

Ne qofte se une dal ne zgjedhje, dhe ne qofte se votat e Bamirit jane me te vogla se siset e Ciljetes por me te medha se topet e Kacit, si dhe ne qofte se une kam dy duar dhe dhjete gishterinj ne te njejten kohe qe komshiu im Sali Bubullima dhe kusheriri i tij Edvin Bojeshumi kane se bashku njezet gishta, probabiliteti qe nena e tyre te jete e perdale dhe Saliu vrases apo Edi gjysmak eshte nen perqindjen qe do marrin se bashku Lir Floriri, Dule greku dhe Kresho Xheli te cilet ne qofte se do dalin ne koalicion te vetmuar pa grate mund te kene probabilitet te larte ta hane darken tek Sofra e Ariut.

Ne Korce thone "ke ment ti o?" dhe "pi rakine e jo mente".

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

Ketu ka nje gabim matematikor te dukshem. Ne qarqet ,ne qofte se koalicionit opozitar i duhen, bie fjala 5500 vota ne Tirane per te marre nje deputet me shume, atehere nuk eshte e nevojshme qe opozita te marre  5500 vota me shume dhe pozita te humbe aq vota, por opozita te marre 2750 vota me shume dhe pozita te humbe po aq vota. Apo jo ?

Submitted by respublica (not verified) on

ne qofte se opozita merr 2750 vota me shume ne Tirane dhe pozita humbet po aq vota, mandati i fundit nuk ndryshon krah. duhet qe opozita te shtoje 5500 vota ne krahasim me 2009 dhe pozita te humbase po aq (duke presuozuar se lsi-ja nuk ndryshon), ne menyre qe te ndryshoje krah mandati i fundit.

Submitted by jul cezari (not verified) on

artan hoxha eshte me lakonik dhe me i sakte se zaloshnja,kushdo qe e ndoqi te opinioni e vuri re,i sakte dhe fjalepak hoxha..ky zaloshnja jep dhe mendime personale,jo kjo mundet ti marri,ajo smundet,kjo ka shume mundesi te ndodhe,etc

Submitted by "notari" kandid... (not verified) on

ty jul, te pelqen qe te fitoje cezari, prandaj te duket me i sakte artan hoxha...

Submitted by Mister Green (not verified) on

Jo mo jo, s'është fare ashtu... Unë psh gjykoj nga sa pash në zgjedhjet e fundit.

Submitted by "notari" kandid... (not verified) on

cilat zgjedhje te fundit, ato qe i fitoi rama dhe ristani ua ndryshoi rezultatin si prestigjator, per te cilat departamenti i shtetit amerikan tha se minuan te drjeten e popullit per te vendosur per pushtetin me vote?

Submitted by Dritani (not verified) on

kujt i plasi trapi ca tha departmanenti i shtetit

Submitted by "notari" kandid... (not verified) on

departamenti i shtetit do t'ia u fusi prap ju berishistave, si ne 1997...

Submitted by Dritani (not verified) on

Ne 1997 ja futen vetes. Tani kam nje parandjenje qe do jua fusin prape juve, pavaresisht ca thot departamenti i shtetit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.