Zoti Ministër, kam dhe unë një foto me Frrokun!

Ne të gjithë jemi shumë të zotë për t’i ikur thelbit të çështjes në një diskutim publik. Bëjnë të njëjtën punë, d.m.th. i përvidhen thelbit të gjërave, edhe ata që do të ishin të interesuar të kapeshin fort pas këtij thelbi. Duket sikur kemi të bëjmë me një element tonin idiosinkratik. Po e ilustroj me dy ngjarje, njëra “e qëmotshme”, tjetra e këtyre ditëve.
Ngjarja “e qëmotshme” është ajo e Gërdecit. Cili ish (dhe është) thelbi i asaj ngjarjeje? Dihet tanimë: “Në Gërdec ish ngritur një biznes abuziv, me lejen e qeverisë, madje me ndërhyrje të qeverisë për ta inkurajuar e favorizuar atë lloj biznesi, dhe në këtë histori ish përfshirë edhe djali i Kryeministrit. Ky i fundit ka hyrë e ka dalë nga Ministria e Mbrojtjes para se të bëhej ploja në Gërdec (26 veta mbetën të vdekur), ka komunikuar në telefon me funksionarë të lartë të ministrisë, me zyrtarët e sipërmarrësit e përfshirë në këtë aferë, ka folur në telefon me ta dhe ditën që ndodhi ajo që ndodhi, e të gjitha këto mund të provoheshin fare kollaj nga hetimi”.
Por pakkush u mor me këtë gjë. Prokurorët jo që jo. Të tjerët, sidomos politikanët dhe gazetarët, gjetën për strumbullar të kësaj afere vrastare një sipërmarrës, Mihal Delijorgjin, dhe u fokusuan në mënyrë maniakale te ky, te miqësitë e politikanëve me të. Në rastin konkret ishte një lojë e Berishës për të larguar vëmendjen nga zullumi i të birit, por ishte një lojë që i eci. Të tjerët ranë në këtë grackë. Madje, ish Edi Rama që harxhoi mjaft kohë për të justifikuar (ndoshta fshehur) njohjen e tij (ndoshta miqësinë) me Delijorgjin, në një kohë që çdo kontakt, njohje, deri dhe miqësi me një person deri në momentin që ky person është një njeri si gjithë të tjerët, me fjalë të tjera deri në momentin që ky person nuk ka bërë një krim, nuk u fshihet organeve e strukturave të rendit e të sigurisë, e nuk ndiqet penalisht nga organet e drejtësisë, është një njohje, dhe kaq. Mund të thosh fare mirë pra, që “po, unë e kam njohur Mihal Delijorgjin, e kam njohur si biznesmen, si çdo biznesmen (nëse e ka njohur), e kam takuar shpesh (kuptohet, nëse e ka takuar shpesh), ju them edhe që ai ka pasur marrëdhënie kontratuale me bashkinë që unë kam drejtuar (kuptohet, nëse ka pasur marrëdhënie të tilla)”, dhe pas kësaj mund të shtonte: “Dhe mjaft u morët me këtë muhabet”. Sigurisht, të tjerët mund të vijonin dhe pas kësaj të flisnin për këtë miqësi, të bënin interpretimet e tyre, ta fusnin në një filtër etiko-moral (miqësitë e një eksponenti të rëndësishëm të politikës janë shumë domethënëse, dhe na thonë shumë për vetë politikanin), por ky diskutim nuk do shihej më i lidhur me Gërdecin, e nuk do ta eklipsonte më thelbin e çështjes. Dhe, përsëris, thelbi i asaj çështjeje nuk ishin miqësitë e Delijorgjit, madje as fakti që ai ish klient i pushtetit (sa biznesmenë njihni ju në këtë Shqipëri të shthurur që, në vend të tij, nuk do të binin dakord të kishin për ortak në një biznes djalin e Kryeministrit, sidomos këtë djalë të këtij Kryeministri? Unë njoh shumë pak, e nuk është se jam 100% i sigurt dhe për ta). Thelbi është fakti që ky biznes abuziv ish ngritur me dijeninë e me lejen e qeverisë, dhe në të figuronte si ortak djali i Kryeministrit, që deri në atë moment nuk njihej si biznesmen.
Vijmë tani te ngjarja e këtyre ditëve, te vrasja e Dritan Lamajt. Të nesërmen e krimit, të përditshmet shqiptare publikuan ca fotografi, në të cilat ai që dyshohej si autor i krimit, pozonte në një restorant, çakërrqejf dhe i eksituar nga alkooli, mes krerësh të policisë shqiptare, më saktë, mes atyre krerëve që morën përsipër më pas të hetonin ngjarjen. Kuptohet, sikur këto foto të mos kishin dalë në dritë, i dyshuari si autor i këtij krimi do të hetohej nga miqtë e tij, dhe në këtë kuptim, shtypi ka bërë një punë të shkëlqyer me publikimin e atyre fotove. Ato foto janë provë, se policët janë përfshirë në këtë krim, apo se ata janë të përzier me krimin në përgjithësi? Jo domosdoshmërish. Por puna është se këta policë njihnin mirë konfliktin gjysmë urban, gjysmë legal që një koleg i tyre kish me robin e fotografisë, e dinin se ky konflikt kish përmasa të pazakonta, e dinin se Dritan Lamaj ish kërcënuar disa herë prej “mikut” të tyre (sipas pretendimeve të Lamajt, që nuk janë përgënjeshtruar), e dinin se – kjo thuhet në “Shqipin” e sotëm, dhe kjo është info-ja më e rëndësishme që ka dalë deri më tani – se i dyshuari për krimin ka pasur probleme me ligjin edhe më përpara, dhe se për këtë janë vënë në dijeni (konkretisht Kuliçaj) nga vetë Dritan Lamaj në rrugë shkresore.
Prandaj këto foto kanë rëndësi dhe mund të klasifikohen te “thelbi i çështjes”.
Të çudit disi reagimi i socialistëve përballë tentativave të pushtetit për t’iu larguar këtij thelbi e për t’u fokusuar tek njohjet e tjera të Frrokut, dhe këtë e bëjnë me idenë e fajësimit apo të shfajësimit të të gjithë atyre që me Frrokun kanë bërë foto apo kanë pasur takime. Ministri i Brendshëm i përmendi Tahirit në Parlament një takim, a darkë, që Tahiri ka pasur me Frrokun, dhe deputeti socialist dëshmoi se e ka pësuar në mënyrën e vet këtë klimë absurde të kriminalizimit të njohjeve me dikë, para se ky i fundit të bëjë një krim.
Teksa dëgjoja ministrin që tentonte t’i jepte këtë drejtim debatit politik (nuk e kuptoj se pse një ministër duhet të dijë se me kë ulen deputetët e Parlamentit shqiptar, por ky është një diskutim më vete), m’u bë se isha në vend të Tahirit, dhe me mendje iu ktheva ministrit me fjalët: “Po, e njoh Frrokun, e kam takuar disa herë, kam bërë plot foto me të, kam ngrënë dhe dreka e darka. Po jua përsëris: e njoh dhe jam takuar shpesh me të. Kjo ka ndodhur përpara se ai të akuzohej për këtë krim, e përpara se të merrja vesh që ai ish në vëmendje të policisë për jetën që kish bërë e bënte”. E më pas do të vijoja t’i thosha ministrit: “Jemi të sqaruar lidhur me këtë? Futemi tani në thelbin e çështjes? Pse Kuliçajt e policisë, të cilët kanë pasur në dorë skedën e kundërvajtjeve kriminale të Frrokut dhe të cilët kanë qenë të informuar mbi konfliktin e rënduar mes tij e Lamajt, e kanë lënë këtë të fundit pa mbrojtje? Pse ata kanë ngrënë e kanë pirë, dhe kanë bërë foto me të, teksa e kanë ditur me kë kanë pasur të bëjnë, dhe teksa e kanë ditur se ai ish një kërcënim për jetën e kolegut të tyre?”
Saimir Tahiri jo vetëm nuk ia tha këto, por mua m’u duk se u gjend ligsht që ish takuar me Frrokun, njeriun që dyshohet se ka vrarë Lamajn (gjithnjë, nëse është takuar; ai vetë as e pohoi dhe as e mohoi këtë gjë). Kam përshtypjen se në të shumtën e rasteve kemi të bëjmë me një drojë opozitarësh për t’u dalë zot kontakteve, njohjeve, ndonjëherë dhe rekrutimeve jo fort të fisme, që ata bëjnë me logjikë elektorale në rrethanat që ky regjim po ua pakëson resurset e mjetet e po ua ngushton hapësirat. Dhe është kjo drojë që, përveç të tjerash, nxit kërshërinë e gazetarëve e i bën këta të fundit të fokusohen te miqësitë putative me Frrokët, e jo me ortakëritë kriminale të këtyre të fundit. E kjo, dihet, është një lojë që i intereson mafies në pushtet. Në mos, e shpikur nga kjo mafie.
SHQIP
Comments
Muc ti nuk kap thelbin e

Muc ti nuk kap thelbin e ceshtjes.

Perballe nje gjykate krimesh, keto qe thua ti mbase nuk kane rendesi. Po perballe gjyqit te opinionit publik kane shume rendesi. Ajo qe shofim ne te tjeret eshte se si nje grup i vogel, "paria e Tiranes" sic e quan Shinasi Rama, ka kapur shtetin. Kjo pari eshte nje grup i vogel politikanesh dhe biznesmenet qe operojne me ose per ata vete, dhe kjo pari nuk i le te tjeret te fusin hundet.

Ajo c'ka ky sistem prodhon eshte korrupsion, neglizhence, dhe mbyllje syri perballe shume zullumeve. Ne rastin e Gerdecit ti permend faktin qe ka lidhje ndermjet Xenit dhe Delijorgjit. Po Delijorgji kishte marre kontrata dhe ne kohen e Majkos si minister mbrojtje, merrte dhe leje pa fund ndertimi. Kjo do te thote qe ai ishte dikush i preferuar i politikaneve. Fati i keq qe shperthimi i ndodhi ne Gerdec e jo diku tjeter po kushtet jane perhere aty qe te ndodh dicka e tille. Jo sepse te marresh kontrata qeveritare eshte krim, po sepse kur i merr pa respektuar kontrate, ligje e institucione behesh neglizhent.

Psh, a nuk pati para ca vitesh tavane shkollash ne Tirane qe binin? Kush i kishte ndertuar ato te gjitha? Koco Kokedhima. Pse i binin? Po sepse edhe ai nuk e vinte ujin ne zjarr per te respektu ligje e kontrata, askush nuk do e kontrollonte e mbi te gjitha prap ai do merrte dhe kontratat e ardhshme.

Qe na sjell te rasti i Frrokut. Me sa kam lexuar keto dite, perplasjet e tij me policine njiheshkan. Atehere po aq e turpshme sa qenka njohja e tij me shefat e policise aktuale, aq e turpshme do ishte edhe nqs PS-ja (qe me siguri e dinte ca tipi eshte, biles pikerisht se eshte ashtu lloj tipi e ka thirr sic thua dhe ti) do i jepte pushtet politik nje njeriu qe paska konflikte te hapura me policine e vendit.

Ketu problemi Muc eshte fakti qe dy-tre njerez marrin tere vendimet ne kete vend, e nuk zbythen dot prej karrigeve qe kane, e po nuk u berre misionar i kesaj kauze te tjerat jane leng groshe.

Mirenjohje per M.Nanon per

Mirenjohje per M.Nanon per kete trajtim te njerit prej aspekteve thelbesore qe mban te ngujuar te tere spektrin e mender-politikes ne breket e dhjera te dr.krimit.

Ky mekanizem (sipas M.Nanos,loje) ka 20 vjet qe funksionon ne syrin e publikut pa piken turpi e drojes,ne syte e medias me bekimin edhe te tyre ne kolloqithjen e shterpezuar dhe vicioze, te perditeshme mender-mediatike.

Edhe njehere,falemindrit per denoncimin nga Muci.

ky ta kishte pasur per nder

ky ta kishte pasur per nder te kishte kontakt me Frrokun..ne partine e tij ka Tomen qe eshte nje tjeter lloj Frroku,ndoshta me i rrezikshem.

Ke te drejte Z.Nano thelbi i

Ke te drejte Z.Nano thelbi i ceshtjes eshte ai :Qe kupola e policise dhe shteti ne teresi eshte njesh me krimin. 100% e shqipetareve e dine kete por 30-40% bejne sikur se kuptojne apo s shohin ndonje te keqe ketu. Pavaresisht se sa te qarte do tua besh ti apo kushdo tjeter ata nuk do te te kuptojne jo se s di ti tua shpjegosh por se s duan ata ta kuptojne, su leverdis me sakte.

Persa i perket reagimit opozitar e ke cikur pak por duket se te habit...sic duket e sheh situaten me syrin e idealistit dmth...E keqja e shqipetareve eshte shteti: Nese opozita bashkepunon me krimin eshte keq por jo katastrofe.Shteti ka te gjitha mundesite te ndeshkoje qofte kriminelet, qofte bashkepuntoret e tyre duke vene rregull.Ndersa ne rastin kur shteti eshte njesh me krimin atehere eshte katastrofe, s ka me rregullator.

Idealisht eshte keshtu.Praktikisht ceshtja komplikohet...Ne nje shtet ku mafja sundon eshte e veshtire te kete rotacion me vote te ndershme. Ne kushte te tilla harbuterise se mafjes ne pushtet opozita detyrohet ti pergjigjet me harbuteri...Po me cilen harbuteri? Ate te njerezve te thjeshte,te ndershem,punedashes e paqedashes? Keta s jane harbuter...Duhen gjetur harbuter per te bere ndryshimin...Qene "harbuterit" "huliganet" ata qe nderuan sistemin socialist pavaresisht se kush u vu ne krye. Pra opozites i duhen harbuter per te bere punen,i duhen edhe hajduter si Meta per te bere rotacionin,bile bile i duhen edhe vrases per tu perballur me vrasesit e rekrutuar nga mafja -shtet por ne te njejten kohe i duhet ti krijoje shprese popullit sidomos njerezve te lekundur se neser kryepolici s do pije me kriminelin...Po si ta krijosh kete shprese kur sot ti deputeti ke foto me ate qe supozohet kriminel.Policet s jane te gjithe demokrate.A s ka mundesi PS te mesoje nese nje individ eshte i inkriminuar? Prandaj nje foto me nje kriminel mund te mos demtoje Saliun,sepse ata qe e mbeshtesin e kane pranuar ashtu sic eshte njesh me mafjen,ashtu sic ata qe mbeshtetin Meten e pranojne ashtu si eshte Hajdut.PS kerkon te terheqe pas vetes 20-30 % e lekundur ata qe qendrojne ne mes ,asnjeanes dhe qe nuk mbeshtesin vrases, hajdute dhe te korruptuarit prej tyre.Kjo pjese e votuesve s terhiqet nese ti i nxjerr foto me "Frrokun". Ajo e di qe "Frroku" ha e pi me Kulicajn,e ka ditur edhe pa u publikuar ato foto,por ata duan prova qe Tahiri neser s do jete ne tavoline me "Frrokun". Prandaj nje foto me "Frrokun" percellon mazhorancen, por djeg dhe pervelon opoziten. Prandaj Tahiri sot eshte dhe ka te derjte ta jete ne siklet.

Saliu me Meten ka 40% te votave +10% qe i siguron me manipulime (s ka nevoje per te lekundurose ka pak 1% mjafton) Opozita ka 40% te votave + ato qe mund te fitoje nga te lekundurit pra varet shume nga opinioni i tyere. Prandaj nje foto i djeg Tahirit por jo Mulit te Saliut. Prandaj Muli mund te dale foto me vrases dhe te qeshe,ndersa Tahiri mund te dale por te behet pike e vrer kur foto te tilla i sheh populli.

z.Muçi!Kur te shkosh gjekund

z.Muçi!Kur te shkosh gjekund per te ngrene ndonje dreke a darke,ndonje byrek apo sufllaqe,te pish ndonje uje te gazuar,te blesh ndonje brisk rroje apo gjekafshe tjeter,se pari informohu kush eshte shitesi,pronari,eshte i persekutuar apo jo dhe a ka kryar ndonjehere krime,vjedhje apo i ka leke borxh ndonje tjetri.Hahahhahahahha, e ke goditur mu ne zemer argumentin,bravo!Shqiperia eshte sa nje lagje e Nju Jorkut,ku ne jete i bie me dhjetera here te hash ne restorantin e ndonje mafiozi,pa e ditur kurre nese mafiozi eshte pronar,te dalesh ne foto me ndonje grua qe ka qejf te pozoje me ty se te eshte bere fans e mund te dale qe eshte prostitute;po u morrem me keto gjera ne shqipot,pra me tallava thashethemsh,i hyjme nje lemshi qe nuk e zgjidh dot as perendia.z.Muçi,atij Frrokes nuk i kishte lezet leku mor burre,dukej si shuall kepuce.Tani po e mbyll me nje arsyetim frikacaku.Psh,i ndjeri Lamaj e pa qe Frroku i kish bere bene,do kene pasur edhe interesa te forta te prishura,pastaj qe Frroka kishte para me thes e mund te paguante nje shqipo koti(s'po them malok),se ka shqipo koti qe te vrasin per dy darka gratis.Para Lamajt shtroheshin dy opsione;ose t'ia hidhte trute ne ere i pari Frrokes,ose t'ia mbathte me gjithe familje.Te isha une do ia kisha mbathur.Po te me kerkonte edhe jashte Frroka,do ta beja te pendohej shume asaj bote,por ama hapin e pare preventiv do ta kisha bere.Ia kalofsh mire!

z.Nano ju mire qe fshini

z.Nano ju mire qe fshini komentet se gje tjeter...

Tahiri le te kete fofo sipas teje? Po tahiri mor zoteri eshte neser pushtetari i ardhshem dhe bisnesmeni deputet mbase jo, po shume i sukseshem. Duhet te ndihesh ligsht Muçi qe kerkon me patjeter te te njollosesh njerez per nje foto te 2011. Keto analiza qe ben jane mendime te sifoni banjos.
Nja dy nga ata njerez ne foto ti do kish shume te veshtire ti intervisoje mor zotri se dalin ne televizor kur ja do qefi, jo sa here i japin rastin te tjeret.
E ke vene re qe te gjithe shqiptaret dembele japin mendje per cdo gje neper kafenera? Me te suksesshmit nga keto behen analiste.

Ai Tahiri asnjehere nuk me ka

Ai Tahiri asnjehere nuk me ka bindur, me ate pamjen e tij si i burre i parritur...Kam pasur gjithnje pershtypjen se eshte me arrivisti ne ate Parti, ai njeri kur flet te acaron sepse nuk ndjen asgje nga ato qe thote, ka punuar per kurim imazhi me ate te veten, neper kamera te TV-ve. Eshte thjeshte nje spurdhjak, si ai ka me mijera rrugeve...

shume e drejte MegiDalin e

shume e drejte Megi
Dalin e bejne deklarata ne TV qe t'behen te paprekshem edhe nga maxhoranca
Konflikte ka patur Tahiri me te ndjerin dhe ka takuar para 2 javesh edhe ate qe dyshohet per vrasjen. Muçit i intereson kupola Policise dhe nje foto e 2011. Mucit nuk eshte gazetar kronike te na japi ngjarjen shabllon por vetquhet analist. Nese vrasja nuk eshte per qellime politike do je te per pune femrash.
Bisnesmeni s'ka pse mban me leke "kupolen" e policise kur me me pak lek i mbyllte shume halle te ndjerit dhe ecnin gjerat grure

Te ora news lajthit roja jo me zNano

Kto jane pasojat e Lul

Kto jane pasojat e Lul Bashes... ska faj Noka
po pyet Meten dhe Bashen se te sqarojne

Add new comment