Një tjetër shifër e INSTAT-it që sinjalizon ngadalësim ekonomik

Postuar në 24 Nëntor, 2011 02:22

Me 73 ditë me vonesë, INSTAT-i vendosi të publikoje indeksin sintetik të tregëtisë me pakicë për tremujorin e dytë të vitit 2011 (http://www.instat.gov.al/graphics/doc/tabelat/TRPnew/3Mujori_II_2011/t2.xls)

Tabela më poshtë jep përmbledhtazi ecurinë e indeksit sintetik të tregtisë me pakicë nga tremujori i dytë 2010 deri në tremujorin e dytë 2011

Tremujori            II.2010  III.2010  IV.2010  I.2011  II.2011

                                                           

Tregtia me pakicë 176.6     190.1      190.5      161.4   164.5

Siç shihet nga tabela, ka patur një rritje të tregtisë me pakicë në gjysmën e dytë të vitit 2010, por një rënie në dy tremujorët e parë të këtij viti.  Në periudhën prill-qershor 2011, tregtia me pakicë pësoi një rënie pothuaj 7%, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Ky tregues është shumë domethënës për ecurinë ekonomike, sepse konsumatorët shqiptarë përdorin rreth 60% të Produktit të Brendshëm Bruto (mallrat dhe shëbimet që prodhohen brenda vendit), ndërkohë që shteti përdor rreth 27% të PBB-së dhe bizneset rreth 13%.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by ajsberg (not verified) on

<p>&nbsp; Te shkuara! Orkestra filloi. Nusja mori valle . Ne,&nbsp; xurxull,&nbsp; do dorovisim duke kercyer mbi thengjije.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.