Çfarë nuk mund të blejnë paratë

Postuar në 28 Shkurt, 2013 08:59
Michael J. Sandel

Ideja se marrëdhëniet shit-e bli mund të korruptojnë të mira më të mëdha nuk është e kufizuar vetëm në çështje të seksit dhe trupit. Ajo aplikohetdownload (13) edhe në të mira (të drejta) qytetare. Një rast është votimi. Ne nuk pranojmë tregti të lirë të votave edhe pse një treg i tillë sipas të menduarit ekonomik do të ishte në mënyrë të padiskutueshme efikas. 

 

Sot ka pak gjëra që paratë nuk mund t’i blejnë. Nëse, për shembull, jeni dënuar të vuani burgim në Santa Barbara, Kaliforni, dhe nuk ju pëlqejnë kushtet e akomodimit në qeli, mund të blini një birucë burgu të përmirësuar për 90 dollarë nata. Nëse doni të ndihmoni që numri prej mijëra fëmijësh të nënave të varura nga droga të ulet, ju mund të jepni një sasi parash bamirësie për një rrjet që përdor tregun për ta përmirësuar këtë fakt: 300 dollarë të thata do t’i jepen një gruaje të droguar nëse ajo pranon me dëshirë të sterilizohet.

Ose nëse doni të merrni pjesë në seancat dëgjimore në Kongresin e SHBA, por nuk doni të prisni me orë të tëra në radhë, ju mund të fitoni shërbimet e një kompanie të mbajtjes së radhës. Kompania paguan të pastrehë, dhe të tjerë në nevojë për pak para e punë, të cilët qëndrojnë në radhë, edhe natën po të jetë nevoja. Vetëm pak para se seanca në Kongres të fillojë, paguesi zë vendin e radhë-mbajtësit dhe mund të ulet në rreshtin e parë në sallën e konferencës.

A ka ndonjë të keqe në blerjen dhe shitjen e këtyre gjërave? Disa do të thonë jo; njerëzit duhet të jenë të lirë të blejnë me paratë e tyre gjithçka që dikush tjetër dëshiron ta shesë. Të tjerë, nga ana tjetër, mendojnë se ka ca gjëra që paratë nuk duhet dhe nuk mund t’i blejnë? Çfarë ka pra të keqe në shitjen e qelive të përmirësuara të burgut për ata që mund t’i paguajnë, apo të ofrosh para për sterilizim, apo të paguash një radhë-mbajtës?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve ne duhet të bëjmë një më të madhe: Çfarë roli duhet të luajnë paratë dhe tregjet në një shoqëri të mirë?

Të shtrosh këtë pyetje dhe ta diskutosh atë politikisht është më e rëndësishme se kurrë. Në tri dekadat e fundit ne jemi bërë dëshmitarë të një revolucioni të heshtur, ndërsa tregjet dhe të menduarit tregtar ka arritur në sfera të jetës që më parë qeveriseshin prej vlerash të patregueshme: jeta familjare dhe marrëdhëniet personale; shëndeti dhe edukimi; mbrojtja e mjedisit dhe drejtësia mbi krimin; siguria e kombit dhe jeta qytetare.

Ne jemi zhvendosur, pa e kuptuar edhe vetë se si, prej të qenit ekonomi tregu drejt të shndërruarit në shoqëri tregu. Diferenca është kjo: Një ekonomi tregu është një mjet, një mjet efektiv dhe mjaft i vlefshëm, për të organizuar aktivitete prodhuese. Një shoqëri tregu, për kundër kësaj, është një vend ku gjithçka është për shitja. Është një mënyrë të jetuari në të cilën çmimet e tregut ndërhyjnë në çdo marrëdhënie shoqërore dhe qeverisin në çdo fushë.

Ne duhet të shqetësohemi për këtë trend për dy arsye. Së pari, sepse ndërsa paraja përfshihet pasivisht në shoqërinë tonë, begatia dhe skamja, bëhen më të rëndësishme. Nëse avantazhet e begatisë do të ishin mundësia për të përballuar një jaht dhe pushime ekzotike, pabarazia në pasuri nuk do të ishte kaq e rëndësishme se sa është sot, kur paraja drejton mundësinë për arsim, shërbim shëndetësor, influencë politike, dhe lagje të sigurta, duke e bërë më të vështirë jetën për ata që kanë mundësi modeste. Nxjerrja e gjithçkaje në shitje, e bën më të fortë dhimbjen prej pabarazisë.

Një arsye e dytë pse duhet të jemi kundër vendosjes së një çmimi për çdo aktivitet njerëzor, është korrupsioni që vjen prej kësaj. Prostitucioni është një shembull klasik. Një pjesë e kundërshtojnë prostitucionin sepse ai godet të varfrit, për të cilët zgjedhja për të shitur trupin nuk është gjithmonë vullnetare. Të tjerë e kundërshtojnë atë duke u bazuar në faktin se kthimi i seksit në një komoditet është degradues.

Ideja se marrëdhëniet shit-e bli mund të korruptojnë të mira më të mëdha nuk është e kufizuar vetëm në çështje të seksit dhe trupit. Ajo aplikohet edhe në të mira (të drejta) qytetare. Një rast është votimi. Ne nuk pranojmë tregti të lirë të votave edhe pse një treg i tillë sipas të menduarit ekonomik do të ishte në mënyrë të padiskutueshme efikas.

Shumë njerëz nuk i përdorin votat e tyre, pse t’i lëmë ato të shkojnë kot? Pse nuk e lejojmë dikë që nuk e çan shumë kokën për rezultatin e zgjedhjeve t’ia shesë votën dikujt që është i interesuar për këtë rezultat? Në një rast të tillë të dyja palët do të dilnin të kënaqura. Mirëpo arsye pse nuk e pranojmë një tregti vote është fakti se vota nuk është një e drejtë private, por një përgjegjësi publike. Nëse e trajton votën si një instrument për të përfituar, ajo do të degradonte dhe do të korruptohej domethënia e saj si shprehje e një detyre qytetare.

Kështu nëse një Pazar votash është i kundërshtueshëm sepse korrupton demokracinë, çfarë duhet të themi për sistemin që financon fushatat, që u jep dhuruesve të pasur një zë më të fuqishëm (jo-proporcional) në zgjedhje? Arsyeja që përdorim për të ndaluar tregtinë e votës, për të mbrojtur integritetin e demokracisë, mund të jetë një arsye për të kufizuar ndihmën financiare që u jepet kandidatëve.

Sigurisht, ne shpesh nuk biem dakord mbi atë që është “korruptuese” apo “degraduese”. Për të vendosur nëse prostitucioni është degradues ne duhet të vendosim më parë se si do ta vlerësojmë seksualitetin. Për të vendosur nëse shitja e një qelie më të mirë për të dënuarit korrupton apo jo dënimin mbi krimin, ne duhet më parë të vendosim se cili është qëllimi i dënimit kriminal dhe përse ky duhet të shërbejë. Për të ndarë mendjen nëse duhet të lejojmë shit-blerjen e organeve njerëzore për transplant, apo nëse duhet të blejmë mercenarë për të luftuar, ne duhet të arsyetojmë përmes pyetjeve mjaft të vështira, mbi dinjitetin njerëzor dhe përgjegjësitë qytetare.

Këto janë pyetje mjaft të diskutueshme, dhe ne shpesh i shmangemi diskutimit të tyre në publik, por kjo është gabim. Pavendosmëria jonë për të përfshirë pyetje të diskutueshme morale në politikë, na ka lënë tani të çarmatosur për të debatuar mbi një prej çështjeve më të rëndësishme të kohës sonë: Deri në ç’pikë i shërbejnë të mirës publike tregjet dhe ku duhen përjashtuar?

 

*Michael J. Sandel jep mësime të filozofisë politike në Harvard. Ai së fundmi ka publikuar Çfarë nuk mund të blejnë paratë: Kufijtë moralë të tregut - MAPO

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Se jemi në një kohë se çdo gjë matet me paratë që ke dhe jo me diturinë që mbart dhe çdo gjë bëhet në emër të parasë aritëm këtu ku jemi pa vlera pa dinjitet dhe pa cipë</p>

Submitted by Dardan (not verified) on

<p>Duke filluar qe nga shitja e tupit apo seksit, qe aty shihet se demokracia e lindur ne antikitet, kur vendoset ne epokat moderrne ngjan me teper me nje kurve (ose kurvar apo peder apo cfardo njeriu qe shet trupin ). &nbsp;Ne mendimin tim, demokracia ka dy ane, liri per nje pjese dhe shtypje per pjesen tjeter te njerzve. &nbsp;Kur fillon qe shumica (populli) ushtron lirine e vet per te mos shitur trupin &nbsp;per cfardolloj arsye, pakica ndihet me liri te humbura sepse vetem ajo ka para qe i japin te drejte qe te te palloje gruan, motren, nenen, baban, vellane tend etj etj. &nbsp;Shkurt te pjerdhsha mu ne demokraci qe shitka trupin etj. Bile bile edhe vota shitet. Kjo bile - bile eshte kot fare sepse ne Shqiperi vota u shit e u ble para se te shiteshin femrat dhe dylberet shqiptare. Kaq!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.