Dy vendime, një gangrenë

Tallja kilometrike me viktimat e Gërdecit apo arroganca e muskujve të Gardës në procesin e 21 janarit, janë që të dyja pasojë e servilizmit të pështirë të një sistemi totalisht të korrptuar drejtësie, që po shokon shqiptarë e të huaj
Foli drejtësia edhe për Gërdecin. Ashtu siç kishte folur edhe për 21 janarin. E njëjta linjë, e njëjta logjikë shkarkuese e fajit kolektiv apo personal, e njëjta shpërfillje për perceptimet, provat, sensibilitetin e një numri shumë të madh shqiptarësh, që kishin pritur një përfundim krejt të ndryshëm të proceseve gjyqësore për këto dy ngjarje të dhimbshme. Edhe një herë tragjeditë e konsumuara në sytë e të gjithëve dhe që kanë marrë jetë njerëzish të pafajshëm, pasi janë futur në epruvetën hileqare të drejtësisë shqiptare, kanë dalë prej andej “të holluara” me ujë, anemike. Të vrarët kanë mbetur, faji dhe përgjegjësitë janë zhdukur.
Ky është realiteti traumatik që lidhet me një gangrenë të vjetër dhe të re të shoqërisë shqiptare: sistemin e drejtësisë. Në orët pas vendimeve të mësipërme, trupat e gjyqtarëve dhe shoqatat e tyre, kanë pasur kurajon të dalin me reagime publike, ku kanë kërkuar të mos abuzohet me ta dhe me profesionin që bëjnë e vendimet që japin. Në të tjera kushte, krejt të tjera nga këto që kalon sot Shqipëria, ky do të ishte një apel normal dhe i arsyeshëm. Verdikti i drejtësisë nuk duhet gjykuar. Sepse ajo është instanca e fundit, në një shtet të ngritur mbi ligjin, ku peshohen dhe marrin hakun që u takon, të gjitha paudhësitë e ndodhura apo të pretenduara si të tilla.
Por fatkeqësisht, për gjyqtarë dhe viktima bashkë, ndodhemi në një botë krejt të ndryshme. Jetojmë në botën e egër, ku vrasja masive e njerëzve konsiderohet me cinizëm “aksident teknologjik”, apo kur marrja e jetës e personave të paarmatosur bëhet pre e shëmtuar e një ping-pongu përgjegjësish, që shpërfill edhe FBI-në amerikane.
Drejtësia ka folur për dy ngjarje të rënda, në mënyrën më të papërgjegjshme. Për këtë shkak ajo është një gangrenë dhe jo një garanci për shtetasit e këtij vendi. Tallja kilometrike me viktimat e Gërdecit apo arroganca e muskujve të Gardës në procesin e 21 janarit, janë që të dyja pasojë e servilizmit të pështirë të një sistemi totalisht të korrptuar drejtësie, që po shokon shqiptarë e të huaj. Nuk ka sesi të flasin ndryshe amerikanët për gjyqin e 21 janarit, teksa e shohin veten të tallur publikisht nga tre gjyqtarë anonimë, që s’e kanë asfare për problem, që të hedhin poshtë një ekspertizë hetimore, qoftë edhe kur mban në krye stemën e FBI. Flitet shpesh për tre ligjet fantomatike që na mbajnë larg Europës, por nuk shihet sesa larg standartit të BE jemi thuajse në të gjitha poret e shoqërisë ku jetojmë. Të një shoqërie kur edhe krime si Gërdeci apo 21 janari nuk kanë fat tjetër, veçse atij që patën: që nuk gjetën drejtësi!
JAVA
Comments
Une e kam lexuar vendimin e

Une e kam lexuar vendimin e gjykates dhe nuk kam lexuar ne asnje rresht rrezimin apo shperfilljen e ekspertizes se FBI amerikane. E ftoj autorin te publikoje ate pjese te vendimit te gjykates qe rrezon ekspertizen ne fjale.

Gjithashtu do te doja ta pyesja ate perse nuk eshte ndjehere ndonjehere per denimin absurd te djalit te koleges se tij (te ardhshme ) Luiza Xhuvani , per te cilin u dhane vetem dy vjet burg sepse ekzekutoi me plumb ne koke per pazare droge shokun e tij ?!?!?!?!

Perse per disa vendime nuk b'zan dhe per te tjera kercen sikur jeton ne zvicer besoj se do e shpjegoje angazhimi yt politik ne ditet qe vijne.

Z.Dritan Ju me dashje ose

Z.Dritan Ju me dashje ose mbase nga naiviteti i barazoni dy gjëra që nuk ngjajnë me njëra tjetrën. Ju barazoni një krim shtetëror me një krim drogmenësh. Kjo nuk ka të krahasuar.

dritan, fakti qe personat,

dritan, fakti qe personat, armet e te cileve kane qelluar, sipas fbi-se, jane sot ne shtepi, tregon se drejtesia skandaloze e ktij vendi e ka hedhur poshte mendimin e amerikes. te mjafton kjo apo do me teper?

Tani, te flasim drejt,

Tani, te flasim drejt, drejtesia nuk po shokon njeri. Tjeter gje pastaj se po deshperon njerez...

Add new comment