Pse amerikanët folën tullë

Postuar në 18 Shkurt, 2013 04:25
Ilva Tare

Dy vendime të drejtësisë për 21 Janarin dhe Gërdecin i dhanë krahë bindjes se në Shqipëri sistemi i drejtësisë është i padrejtë në raport me pritshmërinë e publikut, me logjikën e së drejtës dhe mbi të gjitha shumë i dobët profesionalisht për të mbuluar dorën e politikës që në mos e ka shkruar e ka frymëzuar. Edhe në radhët e komunitetit të gjyqtarëve komentet për arsyetimin e vendimit kanë qenë kritike ndaj nivelit të dobët dhe faktit që është shkruar keq, sidomos po të kihet parasysh miopia e trupit gjykues në interpretimin e ngushtë të akuzës së prokurorisë.

Debatit publik që është zhvendosur në tavolina kafenesh dhe restorantesh që kur televizionet më të mëdha në vend vendosën ta injoronin ngjarjen iu shtua edhe reagimi i Ambasadës amerikane, i cili u lexua dhe interpretua në mënyra të ndryshme varësisht nga bindjet politike të debatuesve. Personalisht, mendoj se ambasadori Arvizu jo vetëm që nuk ka folur në emrin e tij personal por të departamentit të politikës së jashtme amerikane që ai përfaqëson, por reagimi i tij shprehte ekzaktësisht atë që ndjenin shqiptarët që panë të akuzuarit e 21 Janarit të liroheshin në sallën e gjyqit. Deklarata e fortë e amerikanëve në mos përfaqësonte mendimin e të gjithë shqiptarëve, të paktën pjesa më e madhe e tyre e gjetën veten tek fjala tronditje për atë vendim që la pa fajtor vrasjen e 4 qytetarëve të një vendi demokratik që shpeshherë ka rrëshkitur në këto 20 vjet jashtë shinave të demokracisë.

Ndërhyrja e ambasadës amerikane erdhi në kohën e duhur dhe për ngjarjen e duhur kur FBI-së iu kërkua ndihmë nga shteti shqiptar për ekspertizën. Kështu mendon pjesa më e madhe e opinionit publik i cili ka filluar të heqë paralele midis drejtësisë së 2013-tës dhe Shqipërisë së 1996-tës. Të drejta apo të gabuara perceptimet janë matësi më i mirë i emocioneve të një populli që ka filluar të ndjehet i grabitur dhe i keqpërdor nga të gjitha hallkat e shtetit shqiptar. Në gjykatë nuk gjejnë drejtësi, në rrugë kërcënohen nga krimi, në shtëpi nga varfëria dhe në punë nga Jozefina që të urdhëron të dalësh në rrugë për koncertet e saj, përndryshe fluturon nga vendi i punës.

Tre janë mesazhet e alarmit që erdhën nga këmbana amerikane. I pari dhe më garantuesi për ata shqiptarë që besojnë ende te demokracia shqiptare është se amerikanët janë të interesuar për zbardhjen e 21 Janarit dhe nuk do të heqin dorë prej paj, pavarësisht se c’do të ndodhë me pushtetin edhe pas zgjedhjeve të 23 Qershoirit. Së dyti, dhe gjithashtu më e rënda është se drejtësia shqiptare nuk mund të japë vendime që janë diametralisht të kundërta me logjikën e qytetarëve, madje edhe të vetë së drejtës me gjithë shtigjet e shumta të interpretimeve të saj. Së treti, trupa e ardhshme gjykuese në apel merr një paralajmërim të rëndësishëm për ndjekjen me dylbi të veprimeve të saj nga partneri më serioz dhe më i madh i shqiptarëve, sic janë SHBA. Sinjali për gjykatësit e radhës është i thjeshtë, i prerë, i shkurtër: jepni vendimin e drejtë dhe profesional, pavarësisht interesave të politikës.

Nëse politika dhe instrumentat e saj që e kanë katandisur sistemin e drejtësisë në nivelet më të ulta të besueshmërisë zgjedh të injorojë sinjalet e shprehura tullë nga amerikanët rreziku që vendimet e drejtesisë së injoruara në 96-tën e largët të na afrohen jo vetëm në kujtesë por edhe me ngjarje të drejtpërdrejta përara syve tanë. Një mesazh duhet ta ketë marrë cilido ka shkruar arsyetimin për vendimin e 21 Janarit, që herë tjetër të përdorë numër më të madh të syzeve për ta lexuar ligjin ashtu sic duhet duke dalë nga rreziku i leximit të ngushtë të akuzës së prokurorisë. Nëse prova e FBI-së, nuk ishte e mjaftueshme, gjë që do të shënojë një rekord botëror për ekspërtet amerikanë, atëherë të akuzuarit mund të ishin dënuar të paktën për shpërdorim detyre, keqpërdorim të armës e shumë arsye të tjera. Në mungesë të gjetjes së vrasësve të katër viktimave, shoqëria gjendet përballë dilemës se dikush duhet të shkojë në burg për pandëshkueshmëri, dhe ky mund të jetë ose prokurori ose gjyqtari. Përndryshe, tulla e ardhur nga departamenti i shtetit, do të bjerë në kokën e dikujt dhe zakonisht ai është populli…

JAVA

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Dhe tull fare nuk kane folur. Prap SRB-i thote,  nuk e ka per mua amerika. E ka ne pergjithesi per politiken shqiptare. Sikur edhe me emer te pervecem ta beje akuzen SHBA, ai perseri do te thote nuk e ka me mua. Vetem pa ta kapesh prej veshi dhe ta ngresh nga karrikja ku eshte ulur, atehere mer vesh ai...

Submitted by Luani (not verified) on

Kush eshte publiku me pritshmerine e tij? Jeni ju? Sepse to do te perfaqesosh publikun? Se ti deshiron te denohen ata qe mbrojten institucionet para syve te publikut te vertete? Sepse ti nuk kishe sy te shikoje vandalet si u sulen mbi policet, bijte e nenave dhe baballaret e femijeve? Po te ishin vrare policet ti do te thoshje i vrau populli se ashtu je mbrujtur, si pioniere e Enverit qe ke qene? Ti na thua se e thane amerikanet, sepse je mesuar te shesesh dinjitetin e shqiptareve per ndonje levdate nga ambasadori amerikane, si servilja me tipike qe je ne gazetari? Ti do te me thuash se ke marre ndonje çertifikate mirenjohjeje nga ndonje shoqate gazetareske? Me shume çertifikata marrin ata qe servilosen me shume. Dhe me sa duket ne nuk njohim me shtet, pushtet e moral, njohim vetem ambasadorin amerikan. Ç'moral gazetarie!...

Submitted by endri (not verified) on

Publiku jemi ne, eshte shumica dhe ju duhet te beni pjese te pakica, qe flisni me gjuhen e Gardes dhe gjuhen e Berishes. Cdo njeri, qe vret, duhet denuar dhe ketu s' ben perjashtim Garda. Ka nje rregullore, qe specifikon qarte, ne ç'rast duhet te godasesh dhe te neutralizosh personat, dhe kjo rregullore, u perdhunua ne mes te bulevardit, duke EGZEKUTUAR njerez, qe ishin JASHTE KANGJELLAVE DHE PASIVE.

Ky eshte egzekutim LIVE ne sy te tere popullit, te asaj shumice per te cilen ju pyesni.

Edhe police po te ishin vrare, po qe s'u vrane dhe eshte normale, se nuk vdes kush nga nje goditje shkopi dhe çadre, kur eshte me  veshje te specializura per te perballuar goditjet dhe i trajnuar per kete pune, duhej te ishin denuar. Hipoteza, se mund te ishe vrare ndonje polic, nuk mund te perdoret si justifikim per te EGZEKUTUAR, JASHTE KANGJELLAVE PROTESTUES PASIV ME DUAR NE XHEPA.

Zoteri, mbrojtja e krimit ju ben dhe ju bashkepunetor ne krim. Nese nuk jeni i perfshire personalisht, apo ne menyre indirekte ne kete ngjarje, mos e mbroni publikisht, pasi beheni mbrojtes te nje KRIMI, qe ka vrare berthamen baze te qyteterimit dhe te demokracise, TE DREJTEN PER TE PROTESTUAR!

Submitted by Dori (not verified) on

asgje  qe nuk eshte thene e sterthene keto dite nuk na ke thene Ilva.  analize siperfaqesore e shkruar mesatarisht korrekt dhe kaq.  pa stil, pa thellesi, pa leng. U bene te tere dhenamendes ne kete vend.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.