Autorët e shndërruar në celebritete dhe zemërimi i shkrimtarëve profesionistë

Postuar në 22 Nëntor, 2011 04:56

Ka një zemërim të shkrimtarëve lidhur me atë që ndodhi në panair. Ata janë eklipsuar gjatë gjithë ditëve të panairit prej bujës rreth librave që kishin për autorë njerëz të politikës apo gazetarisë. Kush ka vizituar panairin e mbyllur një javë më parë s’e ka pasur të zorshme të vërë re, se të shumtit e lexuesve hynin me synimin për t’u ndaluar tek stendat e librave të Ramës, Blushit e Fevziut. E vetmja shkrimtare që ndolli po atë vëmendje, nw mos mw tw madhe, ish Helena Kadare. Të tjerët kanë pasur arsye të ndihen ligsht. Me siguri, fluksi i lexuesve u ka ngjarë me një turmë militantësh ato ditë.

Një pjesë shkrimtarësh fajësojnë shtëpitë botuese, të cilat – thotë Flutura Açka – “u dehën nga orgazma mediatike e momentit dhe harruan detyrimin themelor të panairit, dmth paraqitjen e prodhimit intelektual të një viti të tërë”. Açka, por dhe Zija Çela e Bardhyl Londo (të intervistuar nga Shqipi) janë me idenë se u fabrikua një bujë e madhe mediatike mbi librat e politikanëve dhe publicistëve, dhe në këtë mënyrë nuk u promovuan vepra, por autorë.

Dhe e vërteta është se ka më shumë se një muaj që hapësira promocionale ka qenë e zënë me portretet e autorëve, të cilët në ditët e panairit u shndërruan në celebritete në kërkim – të lexuesve? Jo – të fans-ave.

M.N.

Comments

Submitted by Blerim (not verified) on

Ndervarja e mediave nga politika edhe ne kete rast shfaqet e demshme.

Teprimi ne reklamimin e dy-tre prej librave ishte i dukshem deri ne bezdi. Mediat nuk folen per libra mirefilli artistike te autoreve shqiptare apo te huaj. Pati ne panair, p.sh., libra te nobelisteve?

Edhe kronika qe trenasmeton "Top çenell" ne mbremjen e se dieles eshte dicka, por e varfer. Natyrisht qe reklama nuk behet falas, por per librin duhet te sakrifikoje dicka edhe Topi.

Submitted by Fatri B. (not verified) on

Eshte shume e vertete.Ne Shqiperi ku politika ka hyre edhe atje ku aspak nuk i takon,beri punen e saj.Nje jave para se te hapej Panairi,media na bombardoi me tre-kater emra autoresh qe do te "mahnisnin" lexuesit.Ne fakt keta personazhe me shume se autore,ishin figura politike ose ne sherbim te politikes.Dy prej tyre i lexova me nje fryme dhe ndjeva zhgenjim,kjo ndofta edhe prej bombardimit ne fjale.Bile botuesja e "Kurbanit"deklaronte para daljes se librit ne nje interviste se ky liber ishte "PERCELLUES".Term ky qe besoj se do fyente edhe Stendalin,Servantesin,Heminguejin,Markezin apo edhe Ajet Musen.Ky i fundit shkrimtar i fshatit tim.Nuk e kam lexuar akoma "Kurban"-in,por besoj se me shume se percellues do jete "FLLADITES".Kurre autoret e shume reklamuar nuk jane me te denje se Bardhyl Londo,Zija Çela ,Açka apo te tjere qe te gjithe ne i njohim si shkrimtare.Me vjen keq qe edhe kjo veprimtari elitare dhe e vlefshme siq eshte libri u inkriminua dhe u instrumentalizua.Ne Shqiperi gjerave te pavlefshme ju behet publicitet falas.E per kete jemi edhe ketu ku jemi.

Submitted by Bard Camaj (not verified) on

Politika me ne fund arriti te ndyje edhe nje instance te fundit qe s kishte arritur deri vone ta ndynte sa duhet. Ajo c ka i  bene mediat e tjera librit kete vit ishte perdhunim sui generis, duke imponuar panairit librat e atyre qe s kane nevoje te lexohen sepse i degjojme deliret e tyre nga mengjesi ne darke. Vras mendjen si ndihen ata njerez te cilet ne nje menyre a nje tjeter ia kane kushtuar jeten librit, kur shohin qe edhe ne diten qe duhej te kurorezonte sakrificat e tyre perdhunohen nga njethundraket e politikes. A ka gje qe i ndalon keta njerez, qe edhe kujtimet i shkruajne ne funksion te pushtetit te tyre?

Submitted by antropomorfi (not verified) on

Ky panair nxori ne drite nje te vertete te madhe: mungesen e kritikes letrare si institucion kulturor! Promovimi mediatik i librave te Rames dhe Fevziut shfrytezoi pikerisht kete zbrazeti kulturore shqiptare. Tek e fundit ketu qendron edhe vlera e ketij panairi: nxori ne shesh nivelin e vertete kulturor te lexuesit shqiptar dhe na beri me te vetedijshem se kurre me pare per rendesine e kritikes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.