Histori e Kosovës apo defter turk?

Mund të ndodhë lehtë që pas disa dekadash stërmbesat e stërnipat tonë të mësojnë në libra historie se Republika Federale e Jugosllavise/Serbia nuk ka vrare e prere ne Kosove. Deri atëherë është e mundshme që Kosova e Serbia të bëhen shtete mike dhe Beogradi të kërkojë nga Prishtina që t’i pastrojë librat e historisë nga disa terma “të pakëndshëm”, respektivisht ta ndryshojë historinë. Njësoj siç po ndodh tash, me kërkesën që shteti turk i ka bërë Kosovës.
Shumë dekada pasi ushtarët e Perandorisë Osmane dëbuan e dënuan, vranë e prenë shqiptarë, ua hoqën kokat e i ngulën në hanxharë, Turqia po kërkon që historia që e mësojmë të ndryshohet.
Tashmë është propozuar që në librat e historisë të shkollës fillore fjalët “dhunë” dhe “vrasje” të zëvendësohen me “pushtim” e “burgosje”. Ose, ta zëmë, fjalia “osmanët vranë shumë shqiptarë” të fshihet tërësisht. Madje, edhe fjala “ashpërsi” është propozuar të shndërrohet në “ndërhyrje ushtarake”, kurse “sundimi i egër osman” në “pushtimi osman”.
Pra, sipas kësaj, del se Perandoria Osmane nuk ka vrarë, ushtruar dhunë apo ka qenë e ashpër me shqiptarët. Ajo vetëm ka sunduar, burgosur dhe ndërhyrë ushtarakisht!
Gjithë këto marifetllëqe i ka propozuar komisioni i caktuar nga ministri kosovar i Arsimit, pas vizitave që i bënë Kosovës “vëllezërit” turq – kryeministri, ministri i Jashtëm dhe ai i Arsimit.
Thjesht, shteti i Kosovës iu nënshtrua vullnetit politik të shtetit “vëlla” turk dhe nisi procesin e ndryshimit të historisë shekullore të shqiptarëve nën Perandorinë Osmane. Thuajse bëhet fjalë për diçka fort të parëndësishme, e jo për shekuj të tërë jete e identiteti shqiptar, që dikush me lehtësi zgjedh t’i fshijë ose t’i falsifikojë.

Nëse pranohen propozimet e komisionit, atëherë del se historia nuk është ndryshuar, por është falsifikuar. Me zor.
Nëse propozimet e komisionit merren si të mirëqena, atëherë në librat e historisë do të arsyetohen të gjitha të zezat e kryera ndaj shqiptarëve nga perandoria e dikurshme. Ose nuk do të mësohet fare për to, sepse do të fshihen sikur të mos kishin ndodhur asnjëherë.
Propozimet e komisionit janë ndërhyrje të rënda në historinë e një populli. Janë të kuptueshme iniciativat për heqjen nga librat të paragrafëve fyes ndaj turqve dhe Turqisë, por vrasjet, masakrat, dhunimet, torturat, përndjekjet kanë ndodhur dhe nuk kemi si t’i “zbutim”. Aq më pak është e papranueshme që ndryshimet provohen të bëhen me dekrete politike, e jo si rezultat i hulumtimeve shkencore nga historianët, të cilëve u takon të merren me këtë punë. Politika nuk duhet të përzihet në shkrimin e historisë, pavarësisht se dikujt nuk i pëlqejnë faktet që prezantohen.
Turqia nuk është Perandoria Osmane dhe shqiptarët nuk e identifikojnë atë me perandorinë e dikurshme. Historianët duhet të sqarojnë këtë ndryshim në dukje të vogël, por shumë domethënës. Por jo edhe të shkelin mbi parimet themelore të shkencës, duke falsifikuar fakte për hatër të Erdoganit ose kujtdoqoftë tjetër.
Shumë më e rëndë se ndonjë fjalë e “pakëndshme” që mund të haset në libra historie ka qenë jeta e shqiptarëve nën perandorinë, e cila, madje, ndryshe nga ç’bëri me kombe të tjera në Ballkan, shqiptarëve nuk u lejoi shtet të pavarur. Po ashtu, nuk kurseu masat represive për islamizimin dhe nënshtrimin e tyre.
Është e pandershme të thuhen e shkruhen gjëra të paqena, siç është fyese që shekuj historie të ndryshohen sipas tekave të politikës dhe me qëllime thellësisht jofisnike.

Para pak ditësh, në prag të Ditës së Kujtesës dhe pak ditë para 80-vjetorit të marrjes së pushtetit nga Adolf Hitleri, kancelarja gjermane Angela Merkel kujtoi se Gjermania ka “përgjegjësi të përhershme për krimet naziste, për viktimat e Luftës së Dytë Botërore dhe, para së gjithash, edhe për Holokaustin”.
“Duhet ta themi në mënyrë të qartë, brez pas brezi dhe ta rithemi, me guxim dhe kurajë civile, edhe secili nga ne mund të kontribuojë, derisa racizmi dhe antisemitizmi të mos kenë asnjë shans”, tha ajo.
Por ndryshe nga Merkel, udhëheqësit e lartë turq, në vend që të marrin përgjegjësinë që u takon për të bëmat e paraardhësve të tyre, kanë zgjedhur të shtrembërojnë historinë. Kanë gjetur një shtet të brishtë dhe njerëz të dobët brenda tij që ta realizojnë skenarin e mbrapshtë. Kanë gjetur “vëllezër” që falsifikojnë.
Natyrisht, secili nga ne e kupton se Turqia është shtet mik dhe partneri më i rëndësishëm i Kosovës në rajon. Por nuk duhet assesi që udhëheqësit e saj të keqpërdorin këtë miqësi dhe të kërkojnë – mbase edhe të kushtëzojnë – ndryshimin e historisë.
Kjo qasje aspak korrekte e Ankarasë ndaj Prishtinës duhet kundërshtuar. Miqësia nuk nënkupton edhe vasalitet ndaj dikujt. Qoftë edhe nëse ata janë “vëllezërit” turq.
Mbase është e tepërt të thuhet se, nëse nuk mësohet nga historia, ajo mund të përsëritet. Ne po na falsifikohet.
Comments
zotri Imer apso;utisht asht

zotri Imer apso;utisht asht e vertet dhe e ke cek shum qart dhe ke dhan shembudha shum te mir .. marre per disa politikan kosovar apo shqiptar ta mohojn krimet turke ci jan ba ndaj popullit shqiptar , ather pse luftoj i madhe skenderbeu pse rane shum deshmore tue prue Krujen nese ka nevoj per nji fishek ne shtek te badhit ather meriton aj coi i ndrron kto gjan dhe i falcifikon mas qefit te armikut shekullor aj ci na dhunov psigjikisht fizikisht na vrav na perdhunoi motrat na ndrroi fen na kthev vllaun kudra vllaut me politik te tyne te fliqt ... marre Sali Berisha E Hashim THaqi se vorresat e te parve va jan kthye mrapsht...

O kusheri ju rekamandoj qe te
O kusheri ju rekamandoj qe te lexoni per historin e popullit shqipetar para dhe pas pushtimit nga Perandoria Osmane por jo librat e Komunisteve te Miladin Popoviqit dhe ateisteve qe ju kan shperlar trurin dhe ju kan mbjell mendime se Perandoria ka qene zullumqare e Komunistat ju kan shpetu prej asimilimit. P.S shko ne arkiv te Stambollit dhe hulumto ju kan be ftese por asnje nuk i eshte pergjigjur fteses. Aty do te mesoni per shqipetaret ne kohen e Perandoris. Nime kusheri pse Europa nuk ju dha pavarsine bashk me shtetet tjera krishtere mendo pak.
Mushkolaj nuk ka cekur asgje

Mushkolaj nuk ka cekur asgje pevecse ka perseritur refrene te rendomta nacionaliste. Historografia perendimore bashkohore per Perandorine Osmane, bazuar ne studime dokumentare ka kundershtuar pretendimet e historianeve te Ballkanit per 'masakra' apo 'islamizim me dhune.' Referencat jane te shumta por Mushkolaj nuk duket i interesuar ne lexime te mirefillta po ne retorike pese lekeshe. E vertete qe historia nuk shkruhet me dekrete politike por nuk shkruhet dot as nga historiane qe drejtohen nga paragjykime ideologjike ne vend te studimeve dokumentare.

Z. Imer ti vete e ke dhene

Z. Imer ti vete e ke dhene kontributin per kete qe ka ndodhur prandaj bej njehere mea culpa, pastaj fol.

Ti i pari ke qene kunder terminologjise 'nacionaliste', tani hidhesh perpjete. Po keshtu e ka kjo pune ne realitet, o do kete moral patriotik o do t'i thuash derrit turk daje. Ajo do ndodhe edhe neser me serbet, o do kesh qasje te moralit patriotik o do t'i thuash derrit serb daje.

Kjo faqe sikur ndermori te

Kjo faqe sikur ndermori te kete moderim e te reflektoje etike ne komente. Si e kaluan 'doganen tuaj' keto shprehje te qarta urrejtjeve etnike dhe racizmi:

do t'i thuash derrit turk daje

do t'i thuash derrit serb daje

Add new comment