Shajnia e bashkimit kombëtar u duhet rrufjanëve për vota

Po flitet shumë shpesh për bashkimin kombëtar. Po shkruajmë, po detyrohemi të japim përgjigje, po marrim pjesë në debate televizive, e po hahemi me njëri-tjetrin. Para disa ditësh, isha në Prishtinë, i ftuar për të marrë pjesë në programin e Adriatik Kelmendit në “Koha Vizion”. Tema e debatit ishte shumë “aktuale”: bashkimi i shqiptarëve. Nuk mund të mohohet që është një temë aktuale. Mund ta fusim sa të duam në thonjëza përcaktorin në fjalë, por është tamam ashtu: tema e bashkimit kombëtar është bërë prej kohësh një temë e ditës në bisedat tona e në debatin publik, e sidomos atë politik.
Prej sa kohësh? Në fakt, të parët që kanë demonstruar një qasje “ideologjike” lidhur me këtë çështje kanë qenë njerëzit e Vetëvendosjes. Të kuptohemi, për bashkimin kanë folur herë pas here politikanë e intelektualë të ndryshëm të botës shqiptare, por ishte “Vetëvendosja” që e bëri element të programit të saj. E prandaj duhet thënë se Kurti e Co janë themeluesit e pionierët e “lëvizjes për bashkim” në rrethanat, kur është krijuar shteti i dytë i shqiptarëve dhe kur kauza shqiptare, për një trill të historisë, ka zënë të këndellet si kurrë më parë.
Më pas u shfaq Kreshnik Spahiu, i cili zuri të bënte një zhurmë më të madhe për po këtë çështje. Në krah të Spahiut duket se ka qenë qysh në krye të herës Lisen Bashkurti, e janë të gjitha gjasat që të jetë ky ideologu, apo éminence grise, e Aleancës Kuqezi. Në fakt, Bashkurti di ta mbrojë e ta përfaqësojë këtë kauzë në Tiranë më mirë se sa Spahiu, por ky i fundit ka synuar dhe ka pasur për detyrë, të mbjellë zhurmën e ta shesë “mallin” nëpër rrugë. E dihet që nuk ka mënyrë më të mirë për ta bërë popullore një kauzë se sa së pari ta banalizosh atë, së dyti të gjesh mjetet për ta shpërndarë mesazhin në një hapësirë më të madhe. Spahiu i ka pasur të dyja këto “cilësi”: Kauzës i ka dhënë një formë divulgative, tepër divulgative, dhe me këtë “ambalazh” ka ardhur vërdallë nëpër tregun shqiptar.
Do ti që i ngjiti kjo punë? I ngjiti aq shumë, sa na u shqetësua dhe kampioni i vulgarizimit të një kauze, dhe shitësi më i mirë i “kakës për kek” që gjendet këtejpari. Është fjala për Sali Berishën, që me të pikasur efektin “Spahiu”, planifikoi t’i bënte Spahiut atë që Spahiu i bëri Kurtit, d.m.th t’i vidhte kauzën. Gjeti rastin e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe i ndezi mirë motorët. Mund ta konkurrojë Spahiun në çdo gjë, por sidomos në fuqinë për të mbjellë një berihaj e për të ndërtuar narrative të caktuara. Nuk dihet, në do t’ia dalë për ta zeruar efektin “Spahiu” në elektorat, por ndërkohë ka provokuar një shqetësim tek qarqet ndërkombëtare. E mbi të gjitha, ka bërë të shtrohet mirë për debat sendërgjia e bashkimit kombëtar.
Pse them sendërgjia? Sepse është tamam një sendërgji. Bashkimi kombëtar është një gjë që së pari askush nuk e ka përkufizuar, së dyti të gjithë e dinë se është i pamundur, dhe së treti të gjithë do duhet ta dinë se hë për hë nuk është një gjë e udhës. Po shpjegohem.
Ç’don të thotë bashkim kombëtar? Të bashkohet Shqipëria me Kosovën? Po ky afërmendsh nuk është bashkim kombëtar. Ky është thjesht bashkim Shqipëri-Kosovë. Ata që flasin për bashkim kombëtar, nëse s’kanë në mendje këtë gjë, atëherë i bie që në mendje të kenë bashkimin e Shqipërisë, Kosovës, trojeve të banuara nga shqiptarët në Serbi, në Mal të Zi e në Maqedoni dhe trojeve që u janë marrë shqiptarëve në Greqi. Mirëpo, kjo nuk është thënë asnjëherë. Do të ishte një idiotësi po të thuhej, mirëpo nga ana tjetër na kanë borxh një përkufizim të kauzës. Çdo kauzë fillon me një përkufizim. Ndryshe, nuk duhet të çaprashitin.
Vijmë tek e dyta. Bashkimi kombëtar, sido që të përkufizohet, është i pamundur të arrihet nga shqiptarët. Nuk është mjaft pra asnjë vullnet shqiptar për t’i shkuar deri në fund kësaj pune. Do duhej se s’bën një sponsorizim i fortë, në formë kori, i komunitetit ndërkombëtar, dhe me këtë kam parasysh që “të bien dakord SHBA-ja, Kina, Rusia, të gjitha vendet e Bashkimit Europian, etj.”. Madje, edhe sikur ky sponsorizim të ish i mundur (kuptohet, po marr për të vërtetë një rrethanë fantastike), bashkimi sërish mund të rezultonte në këtë moment një ndërmarrje e pamundur; në mos, shumë e rrezikshme.
Disa partizanë të bashkimit, më racionalë se të tjerët, mund t’i mbahen pretendimit se në këtë mes është fjala për bashkimin Shqipëri-Kosovë, të cilin nuk kanë arsye të forta për ta refuzuar. Mirëpo këtu lind pyetja: është e udhës të bëhet ky bashkim në rrethanat që i gjithë komuniteti ndërkombëtar do të binte dakord?
Duket përgjigje e kollajtë. Dhe në fakt, janë të shumtë ata që e japin përgjigjen pa u menduar fare. Janë më të paktë se sa kanë qenë para ca vitesh (në Shqipëri po rritet një elektorat gjithnjë e më pragmatik, rrjedhimisht gjithnjë e më i shkujdesur ndaj çështjeve që nuk kanë të bëjnë me xhepin e tyre, ndërsa në Kosovë është duke u krijuar vetëdija kosovare, gjë që po i bën shqiptarët e atjeshëm të mos jetojnë më, të paktën jo aq sa më parë, me idenë e Shqipërisë si dheu mëmë, dhe ta shohin bashkimin, jo si integrim të Kosovës në Shqipëri, por si bashkim dualist), por prapëseprapë janë shumë. Puna është se bashkimi nuk mund të ngrihet me yrysh patriotësh. E prandaj, kur vijmë tek bashkimi konkret, gjërat nuk janë aq të kollajta sa ngjajnë. Bashkimi midis Shqipërisë e Kosovës, sikur të ishte i mundur pra, nuk do të krijonte dot një entitet funksional shtetëror. Ne do të krijonim kështu një shtet më të madh, një ekonomi më të madhe, një vend më të madh, etj., por “gjëja” do funksiononte shumë më keq se sa funksionon secila prej copave më vete. Ne të këtejshmit kemi gati njëqind vjet që jemi tok brenda një shteti, e megjithatë, vuajmë ende prej ca sëmundjesh “të origjinës”, të cilat mund të malcohen keqas nga një bashkim i pamenduar, apo i bërë në ngut e sipër. E kështu me bashkimin, në vend të vinim vetulla, do të nxirrnim sytë, d.m.th do të prishnim dhe ca ekuilibra që ne të këtushmit mezi i kemi arritur (nëse s’i kemi ende të brishtë).
Cila është zgjidhja? Zgjidhja është t’na jepet kohë, që të komunikojmë me njëri-tjetrin, që ta njohim njëri-tjetrin, që të marrim vesh se kush jemi, që të përafrojmë sjellje, kultura, identitete, stil të menduari e të jetuari, vizione për botën, për kombin, për shtetin, për fenë, për familjen (aq sa mund, e ka kuptim, të përafrohen), etj., e pas kësaj, të presim që bashkimi të vijë si një kërkesë a nevojë e natyrshme.
Dhe kjo ka për të qenë. Edhe ata që po bërtasin për bashkim kombëtar, e dinë shumë mirë se kështu ka për të qenë, d.m.th bashkimi kombëtar, në atë masë që mund të realizohet praktikisht, do të vijë një ditë fare natyrshëm, i kërkuar prej nesh, i favorizuar prej një konteksti rajonal dhe “i miratuar” prej koniunkturave ndërkombëtare. Nëse do të vijë. Çdo ide tjetër është një hile rrufjanësh.
SHQIP
Comments
une nuk kuptoj nje gje: si ka

une nuk kuptoj nje gje: si ka mundesi qe njeriu i cili ka kontribuar me shume per percarjen e shqiptareve brenda shtetit ame ne socialiste dhe demokrate, ne te kuq dhe blu, njeriu i cili ka arritur te acaroje konfliktin politik brenda vendit te tij deri ne niveline e konfliktit te perjetshem izraelito-palestinez, ky njeri ka goje te flase per bashkimin e shqiptareve! Te kujt shqiptare? A do ti konsideronte shqiptare Sali Berisha kosovaret qe do te votonin kunder tij?

sigurisht qe shqiperia ka shume te verber qe e degjojne Berishen, ndoshta nuk e besojne ate, por ky sharlatan i flet emocioneve dhe ndjenjave te turmave amorfe dhe ne kete pike ai ndjek vetem qellimin e tij individual per te marre sa me shume mbeshtetje dhe vota permes nje propagande populiste.

Besoj se shumica e

Besoj se shumica e shqiptareve jane pro bashkimit me Kosoven (kuptohet qe dhe une). Problemi eshte se dicka e tille eshte ligjerisht e pamundur per sa kohe Kosova nuk eshte pjese e OKB-s. Vetem pasi kosova te jete pjese me te drejta te plota e OKB-s mund te kerkohet nje referendum per bashkim pa shkelur ligjet nderkombetare.

Nuk mund te flas per Vetvendosjen sepse gjithmone e kan pasur kete teze, por persa i perket AK-s kjo teze mbahet me shume per arsye elektorale. Perndryshe do ishte parashtruar ne menyre me te llogjikshme, dhe jo kaq emocionale. AK-ja me shume se "patriotizmi", pike plus i jep premtimi qe do kondicionoje cdo koalicion paszgjedhor me limitin a mandateve per te gjithe zyrtaret (kjo na shpeto te gjithe nga ndonje Berishe i dyte - me autoritarizmin e Rames e kam), si dhe fakti qe jane "gjak i ri".

Edhe dicka tjeter per bashkimin kombetar, jam dakort me Nanon kur thote qe momenti nuk eshte i duhur. Ne keto momente si shqiperia, dhe kosova, jane shtete rrumpalle. Nje bashkim nuk do ti zgjidhte problemet, perkundrazi. Duhet te "rregullojme shtepite" tona perpara, me pas te bashkohemi.

Nese do te vije ? -thote

Nese do te vije ? -thote Muci.

Do vije O Muc se eshte nje e drejte natyrale bashkimi i pjeseve te kombit, mos ki merak. Sic ka ardhur edhe per te tjere. Po ne vend te tirrni lesh kaq gjate , teorira pa fund dmth, me mire beni dicka per dite per ate bashkim se sic thote fjala e urte : Po nuk qau femija , nena s'i jep te pije...

Te mos nxitohemi, per me

Te mos nxitohemi, per me teper misioni yne sot eshte me konkret, te bejme Ramush Haradinaj" Qytetar Nderi" te cdo qyteti dhe fshati te mbare trojeve shqiptare.

Problemi i Mustafa Nanons

Problemi i Mustafa Nanons dhe shumë analisteve të tjerë kundërshtarë të Saliut është se ata në mënyrë të turpshme dhe të paskrupullt janë të gatshëm ta përbaltin idealin e Bashkimit Kombëtar vetëm se Saliu filloj ta keqpërdorë për vota. Kësaj do ti shtoja edhe ca dozë antipatie personale që shumë veta kanë ndaj Nikut.

Por pse Nano & Co nuk e sulmojnë idenë e antarësimit në BE?A nuk po keqpërdoret kjo ide nga politika për vota tash e 20 vite ? A nuk është e turpshme se si ata nga një herë në çdo fjali mundohen ta fusin fjalën Euroatlantike shpesh edhe në kundërshtim me rregullat e gramatikës?

A mos kishte më pak të panjohura rruga drejt BE-së para 20 vite. A i bie kjo se Nano & Co na shisnin Kake kur thoshin e duam Shqipërinë si gjithë Europa ?

Muç- mos u frikëso nga

Muç- mos u frikëso nga përparimi dhe logjika. Si ka mundësi që as ti asnjë shqiptar nuk keni këllçe të shprehni marrëzinë e të angazhuarit për integrime europiane dhe në të njëjtën kohë të jeni kundër integrimeve shqiptare? Eshtë jologjike të thuash duam bashkim me Europën por jo bashkim të Shqipërisë. Karakteri i njerëzve është po aq i rëndësishëm sa dija. Shumica e shqiptarëve nuk kanë karakter sepse frikohen nga e drejta e tyre. Problemi që kam me ty Muç dhe shqiptarë si ti është se ju nuk po keni këllçe të thoni p.sh. jemi kundër bashkimit të shqiptarëve. Kjo është më e ndershme. E keni të drejtën të jini kundër bashkimit, por nuk e keni të drejtën të na tregoni dhe ne shumicës absolute si dhe çfarë të bëjmë. Këtu në Gjermani ku jetoj nuk ka dëgjuar gjermanë t'u hajë bytha se ç'thonin shqiptarët kur u bashkuan Gjermanitë, pse do duhej të na hante neve zotrote??? Poashtu gjermanët kanë bashkuar vetëm dy pjesë dhe ende kanë për të bashkuar Austrinë dhe Zvicrën dhe mos e kij merak se me emër të Zotit ata do të bashkojnë edhe këto dhe Europën do ta përdorin mu për qëllime të vetat sepse k'ta Muço çajnë bythen për vete njëherë dhe po u mbeti kush tjetër- noj qyqe si shqiptarët që mendojnë më shumë mos po shqetëojnë kënd me vullnetin e tyre se sa që po vuajnë- ja hedhin ndonjë dromcë si i hidhet buka harabelave pa tru. Urime dhe suksese Muç- ka dy lajme për ty: 1) lajmi i mirë- ti nuk e përcakton as bashkimin e as ndarjen shqiptare sepse je krejt i parënduesishëm dhe 2) lajmi i keq- kur të bashkohemi do të shikojmë se ç'ka shkruar dhe ç'ka bërë secili prej nesh për Ditën e Madhe- sëpakut hesht Muç nëse nuk mund ndihmon dhe mos bëj dëm se nuk të kemi borxh xhanëm asgjë.

Ju o zoti autor e ndritet

Ju o zoti autor e ndritet Shqiperine prej 1990 e deri me sot, duke mos e menduar per asnje çast bashkimin. I vute gjithe energjite ne zgjidhjen e çeshtjeve te Shqiperise dhe e nxorret nga erresira ne drite.

Jeni ju o zoti autor, brezi juaj qe ia keni shumefishuar problemet, i keni bere te pazgjidhshme.

Jeni ju qe keni dhene kontributin tuaj, secili nga nje tulle, qe Shqiperia sot te jete pa asnje zgjidhje.

Ja e mori Rama, edhe ça ? Iku Baka erdhi Zeka, me ke do qeverise Rama, do i thote Tom Doshit, ik ti tani se s'me duhesh, apo Fidelit apo gangos se Kavajes qe e ka bere kryetar bashkie. Apo do lere Ruçin jashte, apo do lere pinjollet e bllokut jashte ?

Bashkimi o ti zoti autor eshte e vetmja zgjidhje qe te zhdukim Baken e Zeken, duhen perziere letrat qe te ndodhe ndryshimi dhe kete perzierje letrash e sjell vetem bashkimi.

Me kete elite skandaloze qe riprodhon vetveten prej 70 vjetesh duke integruar ne te lloj-lloj maskarenjsh te rinj, nuk kemi absolutisht asnje gje ne vije.

Kjo eshte elita e se keqes, nje e keqe qe s'jemi ne gjendje ta shkulim dot, se na ka futur thiken ne kocke.

Duhen shporrur Berisha, Rama me gjithe oborrtaret e tyre.

Per kete duhet te çlirojme Shqiperine nga vargonjte qe i hodhen ne Londer, Shqiperia Londineze eshte shtet i FALIMENTUAR. Ngulite mire ne mendje kete.

gjithe lobi i integrimit

gjithe lobi i integrimit eshte shqetesuar nga fryma kombetare qe po rritet mes shqiptareve.

natyrisht ata qe jetojne me fondet e sorro-it ne kembim te demtimit te ceshtjes shqiptare,jane te shqetesuar nga kjon dinamike.

jo me kot te gjithe sorro-stet ne shqiperi ,lubonja,nano,cili etj jane te gjithe kunder identitetit kombetar shqiptar.po ashtu edhe ne kosove matoshi,n.spahiu dhe sorros-istet e tjere i jane futur punes per krijimin e nje kombi tjeter artificial.llogjika e tyre qe perderisa ekziston kombi artificial grek e maqedonas perse te bejme edhe nje tjeter ne kosove,eshte feminore.

kombi shqiptar ekziston per shkak te gjuhes shqipe dhe jo si pasoje e shtetit(shqiperi apo kosove).shtetet jane organizime te perkohshme qe ndryshojne forme here pas here. jo cdo shtet eshte komb.

shteti i shqiperise eshte nje pjese e kombit shqiptar,sepse aq paten mundesi shqiptaret atehere.

tani qe mundesite jane shtuar ,shanset jane me te medhaja qe edhe krahina e kosoves ti bashkohet shtetit shqiptar.

sipas mundesive dhe konjukturave edhe trojet e tjera.

dhe ne fund ,ata qe i duan te keqen ketij vendi kane menduar te fusin s.berishen si garanci per shkaterrimin e ceshtjes shqiptare. te gjithe ata qe kane ligesine te cilesojne berishen si atdhetar apo nacionalist ,e bejne me qellimin e keq per ta demtuar kete ceshtje nga brenda.

berisha e ka vendin se bashku me esat toptanin ne historine shqiptare.

O Muç, po çtë pengon ty që :

O Muç, po çtë pengon ty që : "flitet shumë shpesh për bashkimin kombëtar" ?

O Muç, po për kë po mërzitesh ti kur thua : "Është fjala për Sali Berishën, që me të pikasur efektin “Spahiu”, planifikoi t’i bënte Spahiut atë që Spahiu i bëri Kurtit" ? (për Ramën ?)

O Muç, po ku e di ti se: "së dyti të gjithë e dinë se është i pamundur" ?

O Muç, po si e mate ti se: "ndërsa në Kosovë është duke u krijuar vetëdija kosovare". Mendon ti se nëse disa palo gazetar dalin në TV për të tërhequr vemendjen ata përfaqsojnë dikë? Jo ata dalin sepse disa palo moderatorë duan të bëjnë show dhe të risin audiencën e emisioneve të tyre.

O Muç, po pse nuk na shpjegon se pse : "por “gjëja” do funksiononte shumë më keq se sa funksionon secila prej copave më vete" ?

O Muç, po çfarë ëndrrash ke parë ti kur thua : "do të vijë një ditë fare natyrshëm"? Në cilën bote mendon se po jetojmë ne o Muç?

O Muç, O Muç, merr guxim o muç. Bëhu i sinqertë me veten o Muç e thuaj, thuaj: UNË JAM KUNDËR BASHKIMIT KOMBETAR!!!!! Sepse O Muç, na lodhe me këto shkaset që po gjen për ti rënë rrotull.

Mustafa, urrejtja jote për

Mustafa, urrejtja jote për Saliun ta pengon gjykimin e shëndoshë.
Nuk ka faj Bashkimi Kombëtar e as Niku që Rama nuk vlen 5 para.

z.Nano, nuk e ka fajin

z.Nano, nuk e ka fajin Bashkimi Kombetar per problemet tona.
Nemos tjeter, ai ka munguar.

Mustafa, pse sna tregon se ku

Mustafa, pse sna tregon se ku te djeg vertet ?

z.Mustafa Nano, po te kishin

z.Mustafa Nano, po te kishin mendesine jote ata qe shpallen pavarsine para 100 vite, Shqiperia nuk do te egzistonete.

O popull doni te provoni a

O popull doni te provoni a duam rrealisht te bashkohemi le te behet referendum ne te dy vendet Shqiperi dhe Kosove ne te njejten date dhe do te shikoni sa vertete duan palet te bashkohen ne nje.

Muc Nano, pse o bur nuk

Muc Nano, pse o bur nuk vazhdon te merresh me Saline. Ta them me dashamiresi.

Add new comment