Mbi b...lëpirjen dhe Familjen Berisha

Mustafa Nano: Tek gazetarët pa eshtër? Nuk fus veç gazetarët që janë rreshtuar me pushtetin. Jo, fus gazetarët që nuk kanë “eshtër”, dmth që nuk kanë respekt për veten, që nuk kanë kredo e bindje të tyret, për të cilat ia vlen të luftosh, që nuk kanë një qibër morale, që kanë zanat bythë lëpirjen, që s’e kanë për gjë të hidhen sa nga njëra anë në tjetrën, që në vend të kritikës bëjnë lëvdata, që tremben prej presionit më të vogël, etj, etj. Të tillë ka majtas e djathtas. Janë shtuar e shtrirë shumë. Ndërsa numri i gazetarëve “me eshtër” është duke u pakësuar frikshëm.
Pronat? Fevziun unë e qortoj për tjetër gjë. E qortoj për gazetarinë që bën, e qortoj që fton kryeministrin e vendit gjashtë herë në tre muaj (ka pasur një periudhë të tillë, kur kjo ka ndodhur), e qortoj që bën lojra të politikës, e qortoj që shpesh e ka shndërruar studion në një qoshe televizive të sunduar nga vulgariteti, thashethemet, baltosja (këtë herë u bë ai vetë viktimë), e qortoj që bën krejt pa arsye, e në mënyrë krejt të pashijshme, qoka mondane e promocione lapërdhare për ndonjë libër të tijin, e qortoj që nuk thotë një fjalë kur televizioni TV Klan bëhet njësh, fare njësh, me pushtetin, etj. - thotë në këtë intervistë në DITA, Mustafa Nano, i pyetur per gjendjen e gazetarise shqiptare dhe per sherrin live ne studion e Tv Klan disa dite me pare per "prona e pallate" mes F.Lubonjes e B.Fevziut.
"Nën këtë këndshikimi, edhe Lubonja vetë del disi zbuluar, s’ka gjë se nuk ka prona e apartamente. Një numër qëndrimesh që ky ka mbajtur gjatë 5-6 viteve të fundit më kanë lënë pa gojë. Fjala vjen, qëndrimet e tij më 21 janar të vitit 2011, e në ditët që e pasuan këtë datë nga më tragjiket në historinë e Shqipërisë, kanë qenë … mos o Zot. Nuk ka asnjë dëngël morale e moralisti që mund ta justifikojë për ato qëndrime - shton Nano.
Pyetje: Gazetarët (saktësoj: ata që publiku njeh si të tillë dhe këta janë kryesisht analistët e njohur politikë) a janë ende përfaqësues të interesit publik? Apo e kanë trafikuar ata dhe mediat interesin publik? Cili është identikiti (ose identikitet) e gazetarit të sotëm shqiptar, sipas Mustafa Nanos? Pra çfarë gazetarësh kemi sot? Mund të flasim për “disa kategori” gazetarësh?
Përgjigje: Interesi publik është vështirësisht i përkufizueshëm; në mos, çdo përkufizim do jetë i diskutueshëm. Edhe “intelektualët” e peticioneve janë me pretendimin që po mbrojnë interesin publik, kur ngrihen në favor të pushtetit e kundër opozitës. Po kështu mendoj dhe unë lidhur me qëndrimet që mbaj. Kush e ndan këtë punë? Prandaj, unë do ta lija mënjanë interesin publik si bazë të vlerësimeve për sho-shoqin. Unë i ndaj gazetarët në dy kategori, në gazetarë me eshtër e në gazetarë pa eshtër. Dhe tek gazetarët pa eshtër nuk fus veç gazetarët që janë rreshtuar me pushtetin. Jo, fus gazetarët që nuk kanë “eshtër”, dmth që nuk kanë respekt për veten, që nuk kanë kredo e bindje të tyret, për të cilat ia vlen të luftosh, që nuk kanë një qibër morale, që kanë zanat bythë lëpirjen, që s’e kanë për gjë të hidhen sa nga njëra anë në tjetrën, që në vend të kritikës bëjnë lëvdata, që tremben prej presionit më të vogël, etj, etj. Të tillë ka majtas e djathtas. Janë shtuar e shtrirë shumë. Ndërsa numri i gazetarëve “me eshtër” është duke u pakësuar frikshëm.
Pyetje: Në një “anketë” të Respublica-s, ju e shpallët Mero Bazen si njeriun e vitit. Çfarë e ka dalluar Bazen sipas teje nga gazetarët e tjerë?
Përgjigje: E kam shpjeguar që Meron, teksa kam dhënë atë opinion, nuk e kam parë si gazetar. E kam parë si opozitar, si njeri politik, dhe parë kështu, kam mbetur i befasuar nga nervi i tij opozitar. Jetojmë në kohë të vështira për opozitën. Vetë opozita ka pasur momente përgjumjeje e dorëzimi. Në këto rrethana, Mero Baze ka shërbyer si një pol opozitar. Gazeta e tij online vizitohet nga disa dhjetra mijra lexues në ditë. Dhe në këtë pikë më duhet të bëj një saktësim: Mero Baze bën një lloj gazetarie që unë nuk ia pëlqej. Ai ka një penë të mirë, gati-gati gërryese; ai ka një instinkt të mirë të gazetarit; ai ka energji e guxim. Gazetaria e tij nuk më pëlqen, megjithatë. Unë jam për një lloj tjetër gazetarie.
Por në këtë pikë është i justifikuar nga koha që jetojmë?
Ndoshta.
Pyetje: Para disa ditësh dy individë të tjerë të njohur të medias shqiptare B. Fevziu e F. Lubonja nisën të akuzonin njëri tjetrin për prona, pallate etj. I akuzuari kryesor në debatin që pasoi ishte B. Fevziu, që i mbylli replikat me një “nuk është mëkat të kesh prona në Shqipëri” etj. Përtej këtij, a mendon se ka hyrë flirti me pushtetin, korrupsioni edhe në gazetari?
Përgjigje: Këto punët e pallateve që kanë gazetarët unë nuk i di mirë. E do doja që ndokush të merrte nga zyra e regjistrimit të pasurive të gjitha pronat e apartamentet e gazetarëve, e ta publikonte një listë të tillë. Do ish alamet lajmi. Unë marr përsipër ta publikoj në sitin tim këtë listë, nëse ma sjell dikush me emër e mbiemër. Madje, nuk do ish keq që edhe nja 20-30 analistë “të famshëm” të detyroheshin me ligj të deklaronin për çdo vit pasurinë e tyre.
Por … ka një “por” në këtë mes. Nuk ka nevojë të dish gjëra të tilla për të denoncuar gazetarët e gazetarinë e këtij vendi. Ka kritere të tjera të natyrës deontologjike për ta bërë këtë. Unë nuk e shoh të keqen e Fevziut tek fakti që ka prona, të cilat – përsëris – nuk ia njoh. As tek fakti që mbi pronat ka ndërtuar pallate. Ndoshta do ta bëja dhe unë atë që ka bërë Fevziu, dmth do kërkoja ndonjë leje ndërtimi për të ndërtuar diçka mbi një pronë timen, s’ka gjë se aty do prishja një lulishte. Ndoshta do ta bënte dhe Lubonja.
Fevziun unë e qortoj për tjetër gjë. E qortoj për gazetarinë që bën, e qortoj që fton kryeministrin e vendit gjashtë herë në tre muaj (ka pasur një periudhë të tillë, kur kjo ka ndodhur), e qortoj që bën lojra të politikës, e qortoj që shpesh e ka shndërruar studion në një qoshe televizive të sunduar nga vulgariteti, thashethemet, baltosja (këtë herë u bë ai vetë viktimë), e qortoj që bën krejt pa arsye, e në mënyrë krejt të pashijshme, qoka mondane e promocione lapërdhare për ndonjë libër të tijin, e qortoj që nuk thotë një fjalë kur televizioni TV Klan bëhet njësh, fare njësh, me pushtetin, etj.
Nën këtë këndshikimi, edhe Lubonja vetë del disi zbuluar, s’ka gjë se nuk ka prona e apartamente. Një numër qëndrimesh që ky ka mbajtur gjatë 5-6 viteve të fundit më kanë lënë pa gojë. Fjala vjen, qëndrimet e tij më 21 janar të vitit 2011, e në ditët që e pasuan këtë datë nga më tragjiket në historinë e Shqipërisë, kanë qenë … mos o Zot. Nuk ka asnjë dëngël morale e moralisti që mund ta justifikojë për ato qëndrime.
Pyetje: Ka një numër gazetarësh të lidhur me polet e pushtetit që fitojnë shifra të paimagjinueshme për publikun dhe kanë vënë gjithashtu si politikanët pasuri të mëdha dhe të pashpjegueshme. Ndërkohë që dëshira për të bërë gazetarin sa vjen e zbehet tek brezi i ri dhe gazetarët e rinj që dalin nga shkolla përkatëse, janë përgjithësisht krrunde si në gjithë degët e tjera. Drejt cfarë do shkojë ky profesion në Shqipëri sipas Nanos?
Përgjigje: Ju thashë, nuk kam informacion për gjëra të tilla. Doni një sugjerim? Hajde bëhemi bashkë, unë si gazetar, n’daç edhe si botues i Respublica-s, e ju si kryeredaktor i Ditës, ftojmë dhe të tjerë kolegë gazetarë, kryeredaktorë e botues, e t’i bëjmë një kërkesë zyrës së regjistrimit të pasurive për të na informuar lidhur me pasuritë e analistëve “të famshëm” të Shqipërisë. Tok me analistët mund të fusim dhe kryeredaktorë edicionesh informative të televizioneve, moderator talk-shou-sh, kryeredaktorë jetëgjatë gazetash, etj. Me siguri që zyra nuk ka për t’i thënë “jo” kësaj kërkese (nëse bëhemi bashkë, kuptohet). Dhe ka për të qenë me të vërtetë një scoop i jashtëzakonshëm, nëse e bëjmë. E meqënëse ju përmendni gazetarët e rinj, unë kam frikë se ky scoop ka për t’iua zvjerdhur fare profesionin që kanë.
Por insistoj: ne nuk kemi pse të presim të dhëna të tilla, apo të lëshohemi në spekullime, sa herë që duam të shquajmë krundet nga mielli në gazetari. Ne mund ta bëjmë këtë mbi bazën e kritereve që thashë më sipër.
Pyetje: Si e parashikoni sjelljen e medias në këtë fushatë?
Përgjigje: Do ndodhë ajo që ka ndodhur gjithnjë. Mass-media do të jetë bartësja e banalitetit elektoral. Do ta kryejë me qejf këtë mision. Gazetarët dhe kameramanët do të ndjekin nga pas politikanët në të gjitha aktivitetet elektorale, do të kthehen në Tiranë, do ta mbajnë frymën në dhomat e montazhit e në redaksitë e tyre, do ta kopsitin mirë lajmin ashtu si kanë marrë porosi nga pronari që ka folur në telefon me politikanët, dhe kështu, edicionet elektorale do të vallzojnë me ritëm tubimesh e fjalimesh idiote.
Ka një version më të keq, gjë që u verfikua në zgjedhjet e fundit. Partitë i filmojnë vetë aktivitetet, madje dhe i ndërtojnë në formë medemek gazetareske me t’u kthyer në Tiranë, dhe pas kësaj ua dërgojnë redaksive të televizioneve, të cilave s’u mbetet asgjë për të bërë: fusin kasetën për transmetim, dhe “lajmi” del on air.
E di, Adi? Kam frikë se nëse do bëhej një listë gjërash të fëlliqura e të shëmtuara të kësaj bote, fushatat elektorale në Shqipëri do ishin në këtë listë. Unë vetë përpiqem të izolohem në rrethana të tilla (e informoj veten nëpërmjet gazetave, të cilat janë sidoqoftë më pak agresive), por me gjithë përpjekjet e mija, nuk ia kam dalë të izolohem. Britmat e politikanëve futen në çdo skutë.
Pyetje: Ju rezulton që shqiptarët të kenë nisur të kenë sërish frikë? Frikë të flasin, frikë të kritikojnë, pra frikë të thonë atë që mendojnë, frikë të protestojnë... Ka një shumicë të heshtur e të dëshpëruar në Shqipëri?
Përgjigje: Po, kanë frikë. Por nuk është frika se dikush u heq jetën, s’ka gjë se edhe kjo mund të ndodhë (edhe ka ndodhur, apo jo? Sali Berisha, ky personazh qartazi kriminal, vrau fare pa të keq katër vetë mu në bulevard, faqe botës); më së shumti është frika se dikush u heq mjetet e mbijetesës. Dhe kjo rrethanë ka korruptuar më së pari intellighentzia-n shqiptare, atë pjesë të elitës që e siguron mbijetesën nga thërrimet që u japin bandat me pushtet në këmbim të një fjale, apo të një peticioni, në favor të pushtetit.
Pyetje: Pse ka ndodhur?
Përgjigje: Sepse të gjithë po binden që Shqipëria ka rënë nën sundimin e një bande. Njerëzit janë dorëzuar përpara faktit që sundimtarin nuk e gjen asgjë, edhe kur vret katër vetë, edhe kur djali i tij është pjesë e një afere korruptive, ku gjejnë vdekjen 26 vetë, edhe kur vajza e tij denoncohet si një seksere nga një biznesmen i huaj. Ky fakt, tok me korrupsionin që është përhapur si një flamë, prodhon vetvetiu një klimë frike e subordinimi, në të cilën si zor të lindë ndonjë gjë e hairit.
Pyetje: Me këtë “përligjen” dhe intelektualët e peticionit?
Përgjgije: Tek ky argument nuk do doja të ndalesha shumë. Veç dy gjëra po them shpejt e shpejt: së pari, ata që kanë nënshkruar këto peticione janë për të ardhur keq, e së dyti, peticione të tilla, tok me nënshkruesit e tyre, na e bëjnë më të kuptueshme jo vetëm historinë e njëzet viteve të fundit, por çdo moment tjetër historik tonin. Në thelb, nënshkruesit e peticioneve të tilla kanë bërë mirëfilltazi historinë e Shqipërisë. I kanë dhënë tonin kësaj historie. Gjithnjë.
Pyetje: Në editorialin tuaj të fundit botuar këto ditë në shtyp ngrini pyetjen “Si do të sillet nesër me familjen “Berisha” opozita e sotme?”. Ju shkruani (po ju citoj): “Nëse nuk veprohet ndaj familjes, nuk mund të veprohet ndaj askujt tjetër për zullume që i ka kryer tok me familjen e në emër të familjes...”. Cfarë kini parasysh me “veprohet ndaj familjes”.
Përgjigje: Kjo familje po ngjan gjithnjë e më tepër me familjet e despotëve kudo nëpër botë. Dhe kur them këtë kam parasysh, se plaçitja e vendit është krimi më i parëndësishëm i tyre.
Si i bëhet? Nuk jam i qartë në këtë pikë. Shkrimi, të cilit ju i referoheni, është më afër shfrimit se sa arsyetimit, e prandaj, aty nuk kam bërë gjë tjetër, veçse kam shitur nevojën për një rrugëzgjidhje. Unë di që mosndëshkimi i këtyre njerëzve krijon një precedent të rrezikshëm për të ardhshmen (banditizmi politik do të ndihet gjithë kohën i inkurajuar), por ndëshkimi nuk është aq i kollajtë. Por di gjithahstu se ky sistem (këtu fus dhe institucionet e drejtësisë) është ndërtuar nga Berisha e të vetët pikërisht për të bërë të pamundur ndëshkimin e tyre. Duket si një rreth vicioz. Dhe është.
Bisedoi Adrian Thano (Botuar në DITA)
Comments
Rethi eshte vertet vicioz.Me

Rethi eshte vertet vicioz.Me mire ti fitoje zgjedhjet duke manipuluar per ti hapur rugen nje revolucioni popullor,se vetem ne kete menyre mund te behen ndryshimet radikale dhe mund te vihet drejtesia.

Urime Muchi. Ke folur sakte.

Urime Muchi. Ke folur sakte. Do te isha shume kurioz se si do te ballafaqohej Lubonja kur te pyetej per shtepine e 2-te apo per mbulimin e vrasjeve apo plagosjes se kolegut gazetar F. M. qe eshte ne Bruksel. Nje sygjerim kam per te gjithe juve zerat kurajoze opozitare: " Ju lutem bashkohuni ne nje gazete te vetme qe te perserisni ate frymen anti rregjim sic beri "Koha jone" ne 96-97." Nuk mund te rrezohet rregjimi duke publikuar tek ca tek Panorama ca te Shqip apo Ora news, dhe ca tek Mapo pronaret i te ciles financojne 12 milione ne muaj familiaret e rregjimit. Bashkojuni te pakten per nje vit krijoni nje forum te gjigand mediatik, projektet undividuale lerini per me vone. Kjo ndoshta mund te krijoje motivimin e nergjive anti rregjim sepse sic po duket opozita eshte e percare, zgjedhjet do te vidhen hapur nga AI, dhe nderkombetart do te kompleksohen nga destabiliteti dhe AI qe do te anulloje mitingun e rradhes do te quhet burr shteti.

Ne fakt, kur flet Muc Nano

Ne fakt, kur flet Muc Nano per b...lepirje te gjithe bejne mire te hapin veshet e te degjojne, zor se mund ta shpjegoje me mire dikush tjeter.

Me pelqeu shpjegimi i tij se ata qe jane servile dallohen per mungese idesh e idealesh e qe kane ngritur karrieren e tyre duke mbrojtur totalisht pushtetin e disa indivedeve. Po Muci vete?

Qartesisht nuk eshte nje gazetar idesh e idealesh. Shume rralle ka artikuluar te tilla, e nuk besoj se as ai vete ka ndonje ide se si e mendon shtetin e tij ideal. Biles duke permendur tezen e tij "te gjithe maskarenjte kunder Berishes" me pak fjale ka pranuar se keto ide as nuk jane te rendesishme per momentin. Por gjithashtu ka pranuar se ne nje sistem politik si yni vetem per ide nuk debatohet, sepse ketu "idete" jane prone e kryetareve qe brenda nates ndrrojne qendrim 180 grade e askush nuk ka cfare tu thote.

Po nqs nuk eshte gazetar idesh, te pakten mund te jete dikush qe mbron dicka me te madhe se sa thjesht pushteti i nje njeriu, si psh nje parti, duke besuar se nje grupim i madh njerezish ka vlera per ta permirsuar jeten e qytetareve? Perseri nuk me rezulton keshtu. Muci sistematikisht i ka evituar ti permende e ti diskutoje problemet e partive shqiptare, biles Respublica rralle edhe i raporton debatet apo problemet qe ekzistojne brenda tyre. Dhe ky trend filloi qe ne 2009. Njehere e njekohe Muci ishte mese i lumtur ti permendte, me te drejte, Berishes se ishte nje njeri qe partine e drejtonte si stani i tij. Po qe kur Rama ka fituar te njejtin pushtet ne PS kete kritike nuk e perdor me sepse e di se sa bosh do ngjaj e prandaj merret eskluzivisht me familjen, korrupsionin etj.

Atehere ku jemi? E thjeshte, Muci eshte dikush qe karrieren e tij e ka lidhur ngushtesisht me karrieren politike te Edi Rames. Eshte dikush qe diten qe Rama humbet pushtetin politik mund te rrezikoj irrelevance gazetareske, aq me teper nqs Rama zevendesohet nga nje sistem politik pak me transparent ku nevoja per shkrimet e Mucit reduktohet. Prandaj dhe ai eshte komplet i investuar vetem e vetem ne pushtetin absolut te Rames.

Prandaj te gjithe beni mire te degjoni kur Muci flet per b...lepirje. Askush nuk e njef me mire si zanat.*

p.s Mbase Mero-ja e konkurron, nga nje hajdut votash ne 96 e propagandist i Berishes gjate ngjarjeve te 97, servili me i devotshem e baltahedhesi i pare i tij ne kohen e opozites se PD, sot per shkak te prishjeve te afarave ben fiks te njejten gje per Ramen. Edhe ai e njeh mire b..lepirjen, po te te dy kryetareve.

Ti shoku Albi je tendecioz

Ti shoku Albi je tendecioz dhe shërbëtor i Berishë, që si duket të ka hedhur ndonjë kockë. Mustafa Nano është vërtet opozitar. Sot duhet të bashkohemi për të çliruar këtë vënd nga kuçedra që ka gllaburuar shqiptarët. Unë ju siguroj që M Nano edhe në një qeveri tjetër do të jetë opozitar. Dhe kështu duhet të jemi të gjithë. Unë them që M Nano është intelektual, me kurajo me erudicion dhe është një specie e rallë në këtë vënd me një popull primitiv. Ju përgëzoj Z Nano, shkrimet tuaja na ngren moralin dhe na zgjojnë shpresën se ky vend mund të bëhet. Vazhdoni ta bëni këtë punë se e bëni shumë mirë.

...."Dhe kështu duhet të

...."Dhe kështu duhet të jemi të gjithë. Unë them që M Nano është intelektual, me kurajo me erudicion dhe është një specie e rallë në këtë vënd me një popull primitiv. Ju përgëzoj Z Nano,,,,"

Ju te respublikes sjeni fare

Ju te respublikes sjeni fare te hapur dhe jeni me dhunues se ata qe shani. Kam provuar disa here disa komente qe nuk ju shkojne per shtat, pa gjuhe ofenduese sepse kjo nuk eshte ne kulturen time dhe nuk i keni botuar.....Pra ju jeni me diktatore se ata qe shani... sepse ketej flisni per liri te medias dhe ketej ju vete nje blog pa shume rendesi ... bllokoni fjalen e lire....

Ju lutem mund te ma publikoni

Ju lutem mund te ma publikoni komentin, asnje fjale ofenduese nuk ka patur pervcse atyre te perdorur ne po kete artikull. Thjesht kundershtoj disa pjese te intervistes.

Aman o Respublica, botojani

Aman o Respublica, botojani komentin se e latë pa bukë të shkretin. Gjynah, lëpin dhe ky i ziu ndonjë kockë. Jam kurjoz të di si e paguajnë: me numër komentesh apo me rreshta?

E di ti, nje rresht nje

E di ti, nje rresht nje pallat ;)

Ky është mentaliteti ynë

Ky është mentaliteti ynë gjithmon ngelëm duke lëpirë

Sic e thote me siper edhe

Sic e thote me siper edhe Leo, te gjithe shqiptaret bythe lepirjen e kane zanat. Pushtetaret ia lepijne Ambasadoreve, gazetaret pushtetareve, analistet idealisteve etj etj. A nuk e pate ne TV? Artan Lamja ia lepinte Fevziut.... Kjo eshte nje shoqeri meskine dhe hipokritesh ku vulgariteti ka pushtuar kulturen morale te njerzillekut.

O Muci! Ti je nje guralec qe

O Muci!

Ti je nje guralec qe e mban veten per shkemb graniti.

Sa krahasohet shqiponja me rabecken krahasohesh tim me Mero Bazen.

Kur ti thua se nuk e pelqen gazetarine e tij tregon llumin e shpirtit tend.

Mero Baze eshte tru i klasit te pare kurse ti je vec nje glase zogu qe mendon se eshte truri..

Pse merr kot

Pse merr kot tyryry.....lexoje dy here qe ta kuptosh me qarte. Ai shpreh vleresimet e veta dhe eshte normale te kete dhe verejtje personale, ku jemi ketu ne komunizem, ose 100% me ne ose je armiku yne. Ka vleresime, ka objeksione, ka kendveshtrime personale, çdo inteligjence eshte e ndryshme nga tjetra.

Add new comment