M. Nano i përgjigjet Evisit.

Postuar në 17 Nëntor, 2011 02:40

Evis bën një vërejtje në fund të shkrimit “A mund të ketë feeling mes shqiptarëve e maqedonasve? Apo është e pamundur?” dhe thotë: “Sinqerisht nuk e kuptoj përdorimin e fjalëve empathi dhe feeling. Diçka të ngjashme ju e bëni thuajse në çdo shkrim, z. Nano”.

Vëzhgimi i Evis-it se në shkrimet e mija ka ndonjë fjalë të huaj, që unë rëndom e bëj me gërma italike, është i saktë. Por shqetësimi nuk më duket i drejtë. Kjo gjë bëhet kudo e nga kushdo pa provokuar ndonjë alarm. Unë personalisht e bëj për dy arsye: Së pari, ngaqë fjalët e përdorura janë ndërkombëtarisht të njohura, dhe në mos sot, nesër, do jenë familjare edhe për veshët tanë këtu. Dhe së dyti, disa fjalë përshkruajnë apo përkufizojnë procese apo dukuri, të cilat nuk kanë emër në gjuhën shqipe. Fjala vjen, empathi, në anglisht empathy, është me fjalë të varfëra”aftësia për të kuptuar e mirëkuptuar tjetrin në mendimet e përjetimet e veta”. Ku ta gjej unë një fjalë shqipe për këtë rrethanë humane? Ka dhe një histori kjo fjalë, që tanimë është bërë ndërkombëtare. Është shpikur nga dikush në përpjekje për të përkthyer në anglisht termin gjermanisht "Einfühlungsvermögen" (këtë fakt e gjeta në goggle), dhe më e bukura është se dhe vetë gjermanët përdorin tani fjalën "Empathie".Ndërsa fjalën feeling e kam përdorur për një efekt stilistik. Edhe mund t’mos e përdorja; ndoshta mund edhe t’mos e ketë efektin stilistik që unë pretendoj, por mua më është dukur se e bart një efekt të tillë; e sa herë që më duket kështu e fus ndonjë fjalë, me të cilën – duket nga rasti i Evisit– zemëroj lexuesit.

Comments

Submitted by anila (not verified) on

Dakort mesa thua me lart, por ama te fotot sapo lexova 'Maryl Streep saluton ...'. Çfare po ben, z. Nano?? Aha..., po pershendet admiruesit. E kuptova!

Submitted by A.G (not verified) on

"Empathia"-greqisht fillesa e saj ne psikologji eshte "pasion"," ndjenje e fuqishme", ose figurativisht perdoret per " meri" apo "zemerim". "Empathios" si mbiemer eshte i "rrembyeshem" nga urrejtja...Me falni, e bera pa keqkuptime per ta kapur veshin e majte me doren e majte dhe jo me te djathten...

Submitted by Mujo (not verified) on

Pse te mos futet ne shqip "empatia" kur perdoret me sukses motra e saj "simpatia" (por jo simpathia, as psikopathia).

Vetem ate th-ne si fandi spathi, ta heqim them:)

Submitted by antropomorfi (not verified) on

Eshte e vertete qe z. Nano perdor shpesh dhe pa nevoje fjale te huaja. Me sa duket ai e ben kete "per efekte stilistike", por duket se shkakton efekt te kundert. Ne kete rast specifik jo vetem qe jane perdorur fjale te huaja, por jane futur krejt pa vend. Ca si e tepruar te flitet per "Empati" dhe "feeling" mes dy popujsh, ciletdo qofshin ata.

Submitted by Gjon (not verified) on

Edhe une jam dakort qe te perdoren  ne shqip fjale si empathia/empatia (me origine nga gr. en - brenda dhe gr. pathos - ndjenje e forte), ashtu sic perdoren pathos/patos, eufemizem etj.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.