Takimi Rama-Meta dhe pikëpyetjet që lindin për të ardhmen

U desh ceremonia homazh për ndarjen [vetëm fizike] nga jeta të udhëheqësit historik të shqiptarëve të Maqedonisë, zotit Arbën Xhaferi, që lideri i opozitës, zoti Edi Rama, dhe paterica e Berishës, zoti Ilir Meta, të ritakohen përsëri, atëherë kur nuk mendohej se ata s’do kishin më se çfarë të diskutonin. Tashmë jo më në Lalëz të Durrësit, por në Tetovë të Maqedonisë. Nuk ishte më takim i fshehtë, natën dhe larg vëmendjes së medias. Ishte takim mëse publik për çdo sy kureshtar, pavarësisht se kureshtja nuk mund të shuhej së afërmi. Media, përpos ilustrimit me fotografi, e ndau në dy pjesë këtë takim; në pjesën e parë të dy ata ishin të rrethuar nën shoqërinë e të tjerëve, kurse pjesa e dytë u shfaq si një takim kokë më kokë pa praninë e askujt tjetër. Balkanweb: “… Gjatë kohës, që kryhej varrimi i Arbën Xhaferrit, Rama dhe Meta kanë qenë në restoriantin e hotel ‘Lirak’, pothuajse vetëm. Herë pas here me ta, ulej edhe një mik i Arbën Xhaferrit, Miftar Nasufi. Kjo kohë bisedimi mes tyre, pa praninë e te tjerëve mund të ketë zgjatur 40 minuta...“ . Shqiptarja.com: “...Gjithsesi, për takimin në fjalë Shqiptarja.com dhe A1Report kontaktuan burime brenda të dyja partive, të cilat konfirmuan raportimet se pas qëndrimit në grup në restorant ‘Lirak’, kreu i PS-së dhe ai i LSI-së janë takuar më pas edhe privatisht. Ndërsa temat e bisedës private mes tyre nuk bëhen të ditur...”.
Sigurisht që ky moment është ai më interesanti, pasi çdokush mund të kërkojë të dijë se çfarë biseduan këta dy “armiq” që përbashkohen sa herë ndodhen përpara situatave politike delikate. Takimin e parë me Metën, zoti Rama e kreu në prag të zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës. U përfol shumë ai takim dhe pati shumë ndjeshmëri publike. Ndonëse zoti Rama bëri çmos që ta bindtte Metën që ai, si faktor kyç në numrat e mbijetesës së mazhorancës, të bëhej garant për një President konsensual, nuk ia arriti dot. Meta, si një skile e vjetër që ka po aq vite eksperiencë sa Berisha në politikën post-komunizëm, jo vetëm që s’u bë garant, por duke përfituar nga rasti i artë që iu dha për t’u faktorizuar, e përdori këtë avantazh për përfitim në drejtime të tjera të interesave të tij dhe grupeve që përfaqëson, duke maksimizuar aksionet kundrejt Berishës.
Lëvizja e dytë e zotit Rama për ta takuar Metën, ka një domethënie tjetër, sërish me interes të lartë publik e politik. Ajo bëhet vetëm pak ditë kur Berisha, në një lëvizje rrufe, arriti të ndryshojë kreun e SHISH-it, duke i vënë përpara faktit të kryer, Ilir Metën, SHBA-të dhe NATO-n. Por, nëse ky zhvillim tashmë quhet kapitull i mbyllur, jemi në prag të një zhvillimi tjetër, i cili me shumë gjasa mund të startojë në shtator. Dihet që mandati i kryeprokurores, zonjës Ina Rama, përfundon pas rreth tri muajsh. Berisha mund të mos presë që asaj t’i mbarojë mandati, pasi ka një dëshirë të paepur ta shkarkojë. “Bujari ju dëgjon” është i gatshëm që në nisje të sesionit të ri parlamentar, të dërgojë në Kuvend propozimin për shkarkimin e zonjës Rama dhe atypëraty të ofrojë një emër të ri nga sirtarët e Berishës. Nuk përjashtohet mundësia që, SHBA-ja, e “djegur” nga rrokada Shaqiri-Ajazi, të tregohet më e vëmendshme dhe të kërkojë në kanale diplomatike që zonjës Rama t’i lejohet një rotacion i butë, atëherë kur i takon, pa i rezervuar ceremonira shkarkimi triumfalistësh dëshirëplotësuar. Nuk dihet ende sesa rezistent do tregohet Berisha në këtë hap, por sigurisht që çdo nxitim i tij për të treguar edhe një herë muskujt pa pëlqimin e partnerëve strategjikë, mund t’i kushtojë shumë më rëndë sesa ai e imagjinon.
Gjithsesi, në shtator a në nëntor, dihet se zonja Rama nuk do jetë më kryeprokurore e Republikës. Personi që ka në dorë zgjedhjen e pasardhësit të saj, për “fat”, rezulton të jetë sërish Meta. Është pikërisht kjo arsyeja që e detyron zotin Rama të ulet në takim më të, takim që mund të quhet si seancë parapërgatitore përpara takimeve të tjera të mundshme deri në momentin final. Duhet thënë se edhe kjo lëvizje e zotit Rama ka një arsye madhore e cila e justifikon qëllimin. Pyetja që lind është se: a do ia arrijë zoti Rama që në takimet me Metën të ndalë furinë Berisha për të zaptuar edhe institucionin e fundit kushtetues të mbetur jashtë duarve të tij?
Në politikë ndodh të jesh përpara sfidave në të cilat kundërshtari ka avantazhin e numrave, të tilla që i japin mundësinë për të zgjedhur cilindo që ai dëshiron. Kjo bën që të tregohesh pragmatist për të hedhur hapa të cilat mund të kenë koston e tyre politike në sytë e elektoratit të thjesht e shpeshherë pasionant, por që në kuptim të mbrojtjes së mos pushtimit të një institucioni të rëndësishëm, kthehen në domosdoshmëri. I gjithë mosbesimi ekziston për faktin se mos edhe kësaj here Meta i përdor numrat e tij për interesa të ngushta personale në këmbim të votës për kryeprokurorin/en.
Duke qenë se Ilir Meta s’mund të hedhë kurrë hapa nëse s’është i sigurtë se pas tyre nuk rrezikohet ai dhe bashkëpunëtorët e tij, duhet që zoti Rama, përpos arsyes së mirë që ka për t’i paraprirë një kontrolli absolut nga Berisha të të gjitha pushteteve, të mos bjerë padashur në një grackë qëllimkeqe të ngritur nga politikanë të sprovuar në meskinitete. Çdo marrëveshje për të penguar ambiciet e Berishës duhet bërë vetëm në funksion të ruajtjes së pavarësisë së institucioneve dhe forcimit të tyre në luftën kundrejt krimit. Në të kundërt, më mirë t’i lëmë të dy, Berishën dhe Metën, të bëjnë edhe aktin e fundit uzurpues që kanë në dorë dhe opozita të fokusohet përfundimisht për të rrëzuar me votë popullore në 2013-ën, jo vetëm këtë dyshe keqbërëse, por të gjithë sistemin e tyre të kalbur çqeverisës...
Comments
Zedhenesi i shtypit per Edi

Zedhenesi i shtypit per Edi Ramen thote: "Në të kundërt, më mirë t’i lëmë të dy, Berishën dhe Metën, të bëjnë edhe aktin e fundit uzurpues që kanë në dorë dhe opozita të fokusohet përfundimisht për të rrëzuar me votë popullore në 2013-ën, jo vetëm këtë dyshe keqbërëse, por të gjithë sistemin e tyre të kalbur çqeverisës..."

Me siper tha: "...lideri i opozitës, zoti Edi Rama, dhe paterica e Berishës, zoti Ilir Meta, të ritakohen përsëri"

Pse e takon ky lider kaq i MADH nje paterice te Berishes? apo per ta bere paterice per vete? Atehere nuk do te quhesh paterice. Do quhesh: "per interes te vendit"! a nuk u be Meta "paterice" e Berishes per interes te vendit?

A nuk u zgjodh Ina Rama nga deshira e Berishes? A nuk mund te quhet ky nderrim personal "ri-urzurpim"? atehere per cfare uzurpimi e ka fjalen ky? Si mund te quhet uzurpim nje akt normal administrativ qe e parashikon ligji e kushtetuta? Apo uzurpim eshte cdo akt qe si shkon per shtat Opozites? atehere perse vlen shumica ne nje demokraci?

Na cmendet me keto panik-berje ne prag te zgjedhjeve. Nuki eshte normale te akuzosh per cdo gje qe ben qeveria konform nevojes e ligjeve kushtetuese!!!

Boll me propagande kaq te ulet per elektoratin taban!

kev

Mua me shkrin ky Altin Ketro,

Mua me shkrin ky Altin Ketro, eshte nje tip Bled Mane po pa ate fjalor te "pasur" sharjesh.

Shifeni aman se si e fillon shkrimin dhe hajde merre seriozisht nje njeri te tille:

U desh ceremonia homazh për ndarjen [vetëm fizike] nga jeta të udhëheqësit historik të shqiptarëve të Maqedonisë, zotit Arbën Xhaferi, që lideri i opozitës, zoti Edi Rama, dhe paterica e Berishës, zoti Ilir Meta, të ritakohen përsëri, atëherë kur nuk mendohej se ata s’do kishin më se çfarë të diskutonin.

Njeri eshte nje lider, hero gati-gati qe takohet ne momente te veshtira per vendin, ndersa tjetri...... thjesht paterice, nje njeri i vogel e i parendesishem. Ironikja eshte qe lideri eshte ai qe nje e dy flliq vetem duke shkuar te paterica e jo anasjelltas.

Hahahaha , ke te drejte albi,

Hahahaha , ke te drejte albi, po te mos ishte me Salen nuk do ishte i korruptuari i 21 janarit, por nje lokomotive ndryshimi opozitar.. Ah qe skemi nje individ indipendent ne. Mbase Lubonja dhe ai shkreti qe vrau veten qe mos rrinte mes ketyre

..as te vdekurit nuk i lini

..as te vdekurit nuk i lini rehat, hiena!

Ju mbjellsit e urrejtjes,

Ju shpirt-kufoma,

Buzeqeshni si vdekja,

Permbi fetyrat tona.

Po kerma ngelet kerme,

Ne bahcen me qershi,

Nje bajge ju rri mbi balle,

Si ylli mbi cati.

Sal-baca ju ka pjelle,

Tek dhiste ne kopshtije,

Ndaj jeni helm e vrere,

Si duhma marrezie.

Ju ajrin infektoni,

Me frymen e urrejtjes.

C'te mbillni do te korrni,

Hienat e vdekjes.

ju dy komentuesit me lar

ju dy komentuesit me lar akoma nuk jeni ne dijeni qe edi rama ka filluar te caloje nga te tre kembet.nje paterice e gjeti te bamiri,nje te kreshniku dhe kerkon meten per paterice te trete.

Ej mik ti, mos u nxe, Kur

Ej mik ti, mos u nxe,

Kur kapaku te ndroje tenxhere,

Keshtu e ka kjo dreq jete,

Te hedh ne det, ai qe vec te mira ka pare prej teje.

Po Meta eshte i majte mor mik,

Kaq shtrenjte e blete e paguat,

Sa dhe "idealin" tuaj e tradhtuat.

Kush shkon me kurva,

S'mund te pretendoje dashuri,

Nga "Ylli" qe shitet me para,

Te iken mik, se tjetri xhepin me te fryre e ka,

Dhe ti qan e qan e lotin dot s'e mban,

Sa me shume qan, aq me budalla ngjan!

Me duket se Rama po gabon

Me duket se Rama po gabon rende me keto takimet me Meten. Njelloj si takimet e dikurshme me Dritan Priftin. Meta do do i perdore keto takime per tu faktorizuar, por ai do te ngelet gjthmone pas qerres se Berishes. Aq me shume qe 4 demonstrues u vrane pikerisht nga dyshja Berisha - Meta. Ose me mire me thene nga "Blloku" i milionerit Meta. Ngandonjehere mendoj se Rama nuk ka stofin e nje politikani te vertete. Po ben gafa pas gafash.

Ja edhe prova që mesazhet e

Ja edhe prova që mesazhet e këtushme moderohen.

Wow, this piece of writing is
Wow, this piece of writing is good, my younger sister is analyzing
such things, thus I am going to tell her.
Many thanks many for your
Many thanks many for your intriguing plus enlightening remarks up to
now. A lot foods with regard to considered. A number of attention seeking thoughts plus views all-around.
I am unable to point out that Certainly with everything else that
you just express but when i did not understand the legitamecy of
one's submit I'd personally often be ignorant for your information.
Hello there! I could have
Hello there! I could have sworn I've been to this blog before but after browsing through many of the posts I realized it's new to me.
Anyways, I'm definitely pleased I stumbled upon it and I'll be book-marking it and checking back regularly!
Add new comment