Ansambli Gam-Gam Style

Postuar në 14 Janar, 2013 17:19
Viktor Malaj

"Thuhet se pushteti të korrupton, por është akoma

më e vërtetë se pushteti josh të korruptueshmit" - David Brin

Para pak kohesh, kryeministri i Shqipërisë na bëri të ditur se i pëlqente shumë pjesa muzikore Gangnam Style e një koreanojugori.  Edhe po të mos na e thoshte, ne e dinim këtë fakt, pasi ai ka 23 vjet që hedh valle nën ritmet e një stili të ngjashëm muzikor, stilit gam-gam. Për 23 vjet rresht, 365 ditët e vitit, nuk ka pushuar së bërtituri, gënjyeri, fyeri, kanosuri bashkëqytetarët e tij; sidomos ata që nuk janë dakord me të, ata që bëjnë publike bëmat e tij antiligjore, antipopullore dhe antikombëtare.

Meqenëse "baletmaestri" dhe regjisori i këtij vallëzimi është plakur dhe i ka dalë boja, kohët e fundit ka thirrur në skenë një tufë njerëzish pa integritet moral, të cilët, nëpërmjet një peticioni të dërguar në parlament (?!) i bëjnë thirrje kryetarit të opozitës të votojë nja tre amendamente ligjesh, se përndryshe mbetëm jashtë Evropës. Pafytyrësia dhe hipokrizia e këtij akti nuk njeh kufij. Akti në fjalë të kujton letrat që kooperativistë të dalluar i dërgonin udhëheqjes së PPSH para 50 vjetësh për ta përkrahur në luftën kundër shfaqjeve të huaja.

Në vitin 1933, mijëra intelektualë gjermanë firmosën peticione, me të cilët i kërkonin popullit gjerman të votonte për Hitlerin si "shpëtimtar i kombit". Se çfarë ndodhi më pas dihet mirë. Në vitin 1992, në Shqipëri, disa qindra intelektualë firmosnin peticione, me të cilët i kërkonin popullit të votonte për Sali Berishën. Se çfarë ndodhi më pas e dimë, ashtu siç e dimë mirë se shumica e atyre nënshkruesve, sot, nuk duan ta shohin me sy regjisorin e "vallëzimit gam-gam style".

Ansambli Gam-Gam Style do të ishte i besueshëm, i justifikueshëm dhe i dëgjueshëm nëse do të kishim të bënim me individë që, gjatë këtyre 23 viteve kanë dëshmuar, me fjalë dhe me vepra, se janë sinqerisht të shqetësuar për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, se janë të papajtueshëm me padrejtësitë e shkaktuara nga të gjitha pushtetet në Shqipëri, se meraku  dhe interesi i tyre janë shqiptarët në përgjithësi dhe jo parti apo individë të veçantë. E thënë shkurt, nëse ata kishin dëshmuar deri tani se në jetët e tyre udhëhiqen sadopak nga idealizmi dhe jo nga përfitimi personal gjithfarësh, që e shesin për pragmatizëm.

Mirëpo, ne nuk mund të gjejmë asnjë pjesëtar të këtij ansambli që, qoftë edhe një herë në jetën e tij / saj, ta ketë ngritur zërin në vitin 1996 kur bandat e pushtetit, nën drejtimin e regjisorit të "ansamblit", dhunuan zgjedhjet e përgjithshme politike, të cilat u shpallën të parregullta nga  gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë. As kur vendi u fut në kaos dhe regjisori dërgonte avionët për të bombarduar antiqeveritarët, në mënyrë që të rizgjidhej president për të dytën herë, peticionistët tanë nuk u bënë të gjallë.

Kur regjisori i Ansamblit  Gam-Gam Style drejtonte ansamblin Bam-Bam Style (ai është i aftë të drejtojë më shumë se një ansambël) në shtator 1998 për të marrë pushtetin me tanke e mitraloza (në të vërtetë e mori dhe e deklaroi të marrë në TVSH) firmëtarët e sotëm, që u digjet shpirti për pak Evropë,  nuk e gjykuan të arsyeshme ta konsideronin këtë akt si kundër evropinazimit të Shqipërisë. Jo, jo. Për ata, ky ishte një akt i pranueshëm, i moralshëm, i ligjshëm, demokratik. Mirëpo, nuk mendonte kështu Evropa, e cila e urdhëroi ansamblin  Bam-Bam Style të braktiste institucionet e uzurpuara me armë.

Kur Regjisori i këtij ansambli falsifikonte zgjedhjet përsëri në vitin 2009 dhe nuk pranonte të hapte kutitë e votimit për të verifikuar duart e tij "të pastra", peticionfirmosësit e sotëm nuk kishin mësuar ende të ngrinin zërin për "të mirën e Shqipërisë" dhe të ardhmen e saj evropiane. Po ashtu, vrasja e katër protestuesve të pafajshëm në Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga institucionet shtetërore nuk i zgjoi dot nga gjumi "evropianët" tanë.

Gjumi i tyre letargjik vazhdoi pa ndërprerje edhe pasi zëvendësi i regjisorit të tyre u kap duke planifikuar vjedhjen e gati një milion eurove nga buxheti i shtetit, edhe kur 230 milion euro "humbën" në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, edhe kur institucionet ndërkombëtare të monitorimit e renditën Shqipërinë si vendin më të korruptuar në Evropë. Këta "atdhetarë" të klasit të parë heshtën edhe kur regjisori i tyre firmosi marrëveshjen me Greqinë për t'i dhënë nja 350 km2 det. A thua intelektualizmi i tyre nuk ishte i atij niveli që të mund t'i vlerësonte të tilla akte si antiligjore, antikushtetuese, antipopullore, antikombëtare dhe antidemokratike?

Sigurisht që ata i dinë të gjitha këto, por shpirti i tyre prej mercenari, mentaliteti i tyre mesjetar fisnor dhe nuhatja e tyre ndaj çdo gjëje që sjell fitim personal, i ka bërë dhe i bën ata të injorojnë aktet që realisht dëmtojnë interesat e përgjithshme si dhe mundësitë reale të afrimit të Shqipërisë me Evropën. Ata heshtën gjatë gjithë kësaj kohe që Evropa iu binte zileve të alarmit dhe u zgjuan tani që regjisori i tyre iu ra kambanave për humbjen e pushtetit personal, familjar e klanor.

Ajo që e bën problemin edhe më intrigues, por edhe më domethënës është fakti se shumica e anëtarëve të Ansamblit Gam - Gam Style janë mjekë, ata që psikoza popullore i mban për "humanë". Mirëpo, jeta ka treguar se humanizmi qëndron në njeriun dhe jo në profesionin. Jo më kot, Diogjeni i lashtësisë kërkonte ditën për diell, me qiri të ndezur në dorë,  nëpër rrugët e Athinës, të gjente "njeriun". Mjekë kishte mjaft. Ai kërkonte njeriun.

Sikur mjekët e ansamblit të sotëm shqiptar të ishin kujtuar këto 23 vjet të kërkonin modernizimin, humanizimin dhe evropianizimin e sistemit tonë mjekësor; sikur të kishin protestuar kundër kthimit të shërbimit mjekësor nga falas, siç ishte më parë, në një sistem të korruptuar aktual, në një shërbim të përballueshëm për një pakicë të privilegjuar dhe depersonalizues për shumicën e popullsisë; sikur ata të kishin ngritur zërin kur kolegët e tyre operojnë pa nevojë (vetëm për t'iu marrë paratë) gra shtatzëna gjatë lindjes; sikur këta  "dashnorë" të zjarrtë të Evropës të kishin kërkuar dënimin e kolegëve të tyre që iu hiqnin veshkat e shëndosha pacientëve shqiptarë, pa dijeninë e tyre, apo kundër mjekut që vetëm dy javë më parë e mbyti një vajzë shtatë vjeçe me neglizhencë dhe mjekimit të gabuar, thirrja e tyre e sotme do të mund të justifikohej disi.

Mirëpo, ata nuk i kanë bërë asnjë nga këto veprime. Ata nuk i kanë bërë dhe as duhet pritur t'i bëjnë sepse ndërgjegjja e tyre nuk udhëhiqet nga humanizmi e idealizmi, por nga përfitimi e servilizmi. Jo pak prej tyre janë të atij kallëpi që kur nevojtarët shkojnë të vizitohen, i sorollatin me orë të tëra dhe, kur i takojnë, i shikojnë nga xhepat dhe jo në fytyrë. Jo pak prej tyre, pasi e vizitojnë pacientin dhe e shtrojnë në spital, në vend që t'i sigurojnë falas (sipas ligjit) të gjitha kurimet, i orientojnë të afërmit e tyre të shkojnë e të blejnë ilaçet në farmacitë ku ata vetë kanë dërguar ilaçet e blera me buxhetin e shtetit (d.m.th. me paratë e popullit).

Asnjë nga këto veprime nuk ndodhin në shërbimet shëndetësore të vendeve që janë anëtarësuar në BE. Në asnjërin prej këtyre vendeve nuk ndodhin as veprimet e sipërpërmendura, për të cilat anëtarët e Ansamblit Gam-Gam Style kanë heshtur këto 23 vjet.

Këta  ushtarë rezervistë të shtetit më të korruptuar të Evropës janë, njëkohësisht, edhe  ushtarët më fatkëqij. Janë të tillë pasi Komandanti i tyre, i përcaktuar nga korrespondenca e diplomacisë amerikane si "kreu i trukimit të zgjedhjeve", është në prag të zhgradimit. Sado mirë dhe sado me pasion ta hedhë vallen ansambli, koha e tij ka perënduar. As ansambli dhe as regjisori i tij nuk janë të interesuar ta bëjnë Shqipërinë si Evropa. Ata, janë thjeshtë të interesuar të shkruajnë emrin në Evropë dhe pastaj të rrahin gjoksin për merita që s'i kanë pasur kurrë. Ata duan që, me këpucët e baltosura nga politika e tyre të futen drejt e në tapetet mondane të Evropës. Është e pamundur. Atje kanë vënë roje.

Shqipëria do të bëhet anëtare e asaj bashkësie kur të jetë pastruar balta e hedhur mbi të pa mëshirë nga politika e këtyre 23 viteve. Shumë shpejt ansambli do të shpërbëhet dhe, kur ne t'i takojmë rastësisht anëtarët e tij do i kujtojmë si individë që kryen një shërbim të turpshëm. Madje, pa qenë të detyruar me ligj.

Për të sugjestionuar popullin (në të vërtetë, nga shkalla e lartë e dëshpërimit të regjisorit ) listës së asamblit iu shtuan dje edhe disa emra që paraqiten si pasardhës të firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë. Këtu duhen shkoqitur mirë disa gjëra. Ndërsa deklarata e 1912 ishte në shërbim të  Shqipërisë, kjo lista  e 2013 është në shërbim të partisë dhe Salisë, në shërbim të një binomi që, me sjelljet dhe veprimet e tyre, e kanë cënuar rëndë pavarësinë dhe integritetin e  Shqipërisë. Pasardhësit e firmëtarëve nuk janë ndier asnjëherë kur kanë ndodhur këto akte anti- pavarësi. Nga ana tjetër, edhe personi të cilit i drejtohet letra ( pra Edi Rama ) është pasardhës i njërit nga firmëtarët e Deklaratës së Pavarësisë.  Fakti se gjyshi apo kushriri i pestë i dikujt ka firmosur në vitin 1912 në Vlorë, nuk i bën personat e sotëm aspak më atdhetarë dhe më pro- evropianë se ne të tjerëve. Atdhetarizmi  është ndjenjë personale dhe jo tipar automatikisht i trashëgueshëm. Megjithë respektin për  aktin e firmosjes, e vërteta është se shumica e firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë nuk kanë pasur kurrfarë kontributi në realizimin faktik të pavarësisë së Shqipërisë. Kontributin vendimtar e dhanë kryengritjet e viteve 1910 -1912 në veri të vendit dhe përpjekjet e palodhura të 7 - 8 personaliteteve, me në krye Ismail Qemalin. Madje, disa prej firmëtarëve ( pasardhësit e të cilëve kanë firmosur fletërrufetë e sotme ), më vonë, kur pavarësia e Shqipërisë u shkel nga pushtuesit e huaj, ata u vunë në shërbim të pavarësishkelësve dhe kundër popullit të tyre, duke kryer edhe krime të përbimdëshme ndaj atyre që i prishnin rehatinë pushtuesit. Ndryshimi midis paraardhësve dhe pasardhësve, në këtë rast, qëndron në faktin se firmosësit e 1912 rrezikuan veten për të shpëtuar Shqipërinë, ndërsa këta të  sotmit  injorojnë Shqipërinë pë të shpëtuar Salinë. Nuk ka shpëtim, - tha doktori që sapo doli nga salla e reanimacionit. Është më mirë të përgatiteni për funeralin e tij politik.

DITA

Comments

Submitted by letasify (not verified) on

Te lumte ajo mendje e ajo dore qe e ke shkruajtur . Nuk kam ca te shtoj me sepse me duket sikur komenti im do ja prishe bukurine ketij shkrimi.

Respekt pe Ju !

Submitted by Edor (not verified) on

Respekt

Submitted by Iluministi (not verified) on

Mos u merrni më me "gjetjet"  e Zhozefines, pasi ky eshte dhe qellimi i listes, zoterinj tw Res-Pu.

Ka nje mije e nje gjera te tjera qe ia vlen te jene teme informimi e komentimi.

Submitted by Bato (not verified) on

Si nuk pame ne liste nje nenshkrim "hotelier" apo "pronar restoranti" apo "librar", apo "noter"  apo qofte edhe "pensionist"?

Te zinjte buxhetore!

Submitted by anonimi (not verified) on

Shkrim i persosur.Kam nje propozim.Te gjithe mjekeve ne Shqiperi tu ndalohet me ligj pjesmarja ne politike per 46 vjet,sa te rikuperohen demet qe i kane shkaktuar shoqerise shqiptare keto njezetetre vite te tranzicionit.Ose ndryshe (kjo eshte e ekzagjeruar)ti veme ne kolone per nje dhe ti ekzekutojme me nje plumb te vetem,sigurisht duke qene ne krye kryedoktori.

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ansambli gam gam style i mjekeve humane. Cfare humanesh jane ata? Nje tufe ujqerish te korruptuar qe dine vetem te vjedhin e te rjepin pacientin e varfer. Thuaj nje emer nga ata dhe une te fus kameren e fshehte dhe per dy dite ta publikoj "humanizmin" e ketyre hajduteve...

Submitted by Beni (not verified) on

Urra  bravo  Viktori. O  Viktor  po  kjo  do  ti  shkonte  me  shume  opozites  si  kenge  sepse  ka  qe  ne  2009  qe  ben  vecse  gam gam  dhe  asgje  tjeter. Po  ti  mor  Viktor  meqenese  keta  te  peticioneve  i  quan  sherbetore  te  Berishes  ku  e  fut  veten  apo  tek  sherbetoret  e  Rames. Po  ik ore  dhe  cirni byt..en me  gjithe  keto  shkrimet  tuaja. Kujton  ti  se  je  me  intelektual  se  keta por  kush  te  njeh  ty o  lumadh, kujton  se  me  disa  artikuj  qe  shkruani  neper  gazeta  Rama  po  mori  pushtetin  do  tju  jape  nga  nje  kocke? Rames  tani  eshte  e  vertete  qe  i  duheni por  ti  dhe  koleget  qe  i  beni  fresk  atij  por bishte  qeni  keni  per  te  ngelur  sepse  opingen  e  sheros  do  tju  jap  dhe  do  te  jeni  po  ju  qe  do  te  jeni  te  paret  qe  do  ta  shani {kujto  Mero Bazen  qe  deri  dje  i  lepihej  Saliut  dhe  tani  eshte  ai  qe  e  shan  me  shume}. Ju  jeni  aq  te  vegjel  sepse  pushtetin  ju  dhe  jo  vetem  ju  e  shikoni  si  lope  per  ta  mjele. Ju  gazetaret  jeni  fatkeqesia  me  e  madhe  e  ketij  kombi. Te  gjithe  ju  nga  te  gjitha  krahet  jeni  me  te  palyret  sepse  jeni  po  ju  qe  lejoheni  tju  perdorin  te  tjeret  dhe  jeni  njerezit  qe  ju  pelqen  me  shume  se  te  tjeret  paraja  dhe  per  hire  te  saj  jeni  gati  te  shkruani  sipas  interesave  te  padroneve  tuaj  duke  bere  shkrime  te  cilat  ju  ulin  aq  poshte  sa  ska  ku  te  veje  me. Mjere  ju

Submitted by Anonim (not verified) on

Shkrimi brilant......

mu kujtua gjithashtu se sa here "pushteti" ka nevoje per keta lloj pseudo-intelektualesh te roberuar shpirterisht dhe materialisht, i therrasin te firmosin lloj-lloj "peticionesh" kundra opozites......ne zdhedhjet e fundit lokale te majit 2011, u sajua nje "grupim" i perfaert inetelektualesh qe mbeshteten "yllin e ri ne ngjitje" te PD-se......

mjerane njerez, turp i vetes dhe i pasardhesve qe do lene....

Submitted by Like (not verified) on

Nje aforizem kinez thote:  "Kush i sherben mire atdheut te vet, nuk ka nevoje t'i drejtohet te pareve te vet."

Submitted by f d (not verified) on

'Dacibao-n' e kane firmosur dhe shume hallexhinj, ( si sazexhinjte, kllounet, sportiste etj etj dhe serviliste ) per te garantuar vendin e punes qe perkthehet ne para, aq shume te domosdoshme ne kete kohe krize per mbijetese .

Mjeket me cudisin shume ashtu te grumbulluar 'garrumbull' si kapul plehrash; dhe plehrat ne kapul qelbin shume, kuterbojne, te cajne zgrafullat e hundes, ndersa kur i shperndane i bejne mire dhe tokes plehrat.

S'po e shkulim dot mentalitetin dhe format dacibaoiste te komunizmit perderisa kemi dhe shprehjen e bukur 'ujku qimen e nderron po zakonin s'e harron' .

Gjynah...'te mashtruarit' intelektuale qe kane nga nje cope diplome...dhe e perdorin si mballome te pushtetit !

Submitted by matiani (not verified) on

Nje njeri i ngarku me shume dhimbje per popullin dhe vendin e vet mund te shkruaj keshtu si ky zotnia. Sigurisht qe duhet edhe menja, qe e paska te shkelyer.

Faleminderit 'Respublica' per shkrimin dhe te uroj bashkepunimin te gjate me z.Malaj.

Submitted by alek j. dryness (not verified) on

Me   vjen  shume  mire  qe  ne  Shqiperi  ka  akoma  njerez  te  mire  dhe  te  kulturuar  si  puna  e   z.Malaj (Viktor).  Shkrim  shume  i  bukur  dhe  shume  i  guximshem.  (Duhet  ta  pranojme  se  te  shkruash  dhe  te  dalesh  kunder  qeverise  apo  Saliut  duhet  guxim  dhe  qytetari  siç  nuk  e  kane  "intelektualet"  e  peticionit  te  mesiperm).  Bravo  dhe  ju  Z.Nano  qe  u  krijoni  hapesire  shkruesve  te  tille   si  Z.Viktor  e  ndonje  tjetri  qe  kam  lexuar  se  fundmi  te k  "Respublica".  p.s.   "intelektualet"  te  mos  harrojne  tja  japin  per  firmosje  peticionin  edhe  Ad  sybardhit,  Klodit  te  Rakut,  Xikes  se  Durresit  etj..........

Submitted by dymi (not verified) on

PD e ka te gjate listen e Skup-eve si kjo e Dacibao-isteve intelektu-hale. Mos u lodhni kot qe t'i pergjigjni,sepse ne fakt marrja me to eshte edhe qellimi qe i ka planifikuar dhe po i ben Partia. Nje profesor i im i  nderuar i anglishtes ne shkollen e mesme,njerezve llafazane e zhurmues ju thoshte Caterbaks( e di qe nuk jam korrekt me shkrimin anglisht, por shkruajta thjesht si lexohet ne  shqip).Per ata qe nuk e dine caterbaks  eshte nje kanace llamarine me ca guralece brenda qe sherben vetem per nje gje:tundet per te bere zhurme. Pikerisht te tille jane peticionistet e Sa-lehit dhe Jozefit te parlamentit. Nuk ja vlen qe te merremi me ta.Injorimi eshte pergjigja e denje per nje pacavure te tille dhe firmetaret e saj pacavure.

Submitted by Dori (not verified) on

Viktor, ke thene ato qe themi te gjithe keto dite. Ne fakt ajo qe mbetet nga gjithe kjo histori eshte KEQARDHJA  per keta te gjore sepse askush nuk po flet per Ramen e Integrimin por vec per emrat e ketyre te gjoreve .

Keta jane nje grupim qe do te firmosnin njesoj dhe kur tja kerkonte Nexhmije Hoxha , dhe kur tja kerkonte Xhoana Nano dhe kur jua kerkoi Xhozi, me te vetmin kusht qe keta qe permenda me lart te ishin ne pushtet dhe firmetaret te ishin buxhetore, sic jane.

Komedia eshte se si firmosin...  pas emrit: ... 'Artist" , p.sh, ose "shkrimtar"  nderkohe qe jane drejtore institucionesh dhe dikasteresh  Gon Tufa  apo  Zerina  Kuke  p.sh ( kjo e fundit eshte prototipi me qesharak i ketij grupimi)

Submitted by RP (not verified) on

mund te shkonte me mire thenia:"Pushteti korrupton,por pushteti absolut korrupton absolutisht".Intelektualet qe kane njefare pergjegjesie minimale e kane te qarte se Shqiperia eshte kthyer ne nje feud ku prodhohen vetem llafe,demagogji,projekte dhe mitingje,ku prodhohen te paverteta historike qesharake dhe ku ligjet dhe shteti i te drejtes jane te ngjashem me legjendat per Ufo-t.Pra,keta intektuale minimalisht te pergjegjshem duhet ta dinin mire se Shqiperia reale eshte shume larg Shqiperise virtuale te TVSH dhe sloganeve te shpures se sali berishes.Te mesuar me diploma false,mastera e doktoratura false,me poste false dhe aureola intlektualisht false,keta mjeke,sportiste,xhonglera dhe fytyra kinkalerike nuk mund te kene moralin ti kerkojne njeres klase politike te votoje keto tre ligje sepse si duket pas ketij votimi ajo ministrja do"t'a kete rregullluar qe te na fuse ne Evrope".Pra,sipas dekoltese se ministres dhe zhartjereve te zeza te Jozefines ne paskemi ngecur tek 3 ligjet,se per te tjerat kemi standarte te njesojta me shtetet e Evropes se Bashkuar.A thua eshte vertet keshtu?A jemi te bindur qe ne si shtet kemi demokraci,kemi qeverisje sociale,kemi respektim te ligjeve,kemi peshore tregtare aktive,kemi vertet rritje ekonomike dhe mireqenie per shtresen me te gjere te popullsise?Te bashkosh sot Shqiperine me BE eshte njesoj sikur te vesh kalin te ecin ne nje trok me breshken.Jo mor zoterinj,more niper dhe kopile te firmetareve te Pavaresise(per te cilet s'po me ha meraku fare se kush jane - kur s'dinin te benin shtet me mire te na linin tek turku,se te pakten Turqia nuk do shiste Shen Naumin apo s'do bridhte bordellove te Parisit si Toptani per te shitur ate pak Shqiperi te mbetur),se para se te futemi ne Evrope ne duhet te respektojme paktin social midis nesh(qe quhet shtet).Ne duhet te sherohemi nga kanceri i korrupsionit,nga absolutizmi i shtetareve,nga militantizmi mesjetar.Te çlirohemi njehere nga uria,se gaboheni rende,ne BE nuk te qas kush te uritur.Fiksoheni mire kete kusht,se ky eshte kushti themelor.E per ate pune nuk trokitet me gur tek dritarja(opozita)por i bihet deres,qe eshte qeverisja ne fuqi,pergjegjese per kete Shqiperi reale te varfer dhe te uritur.Te me falin dekolteja e ministres se Integrimit dhe fustani me lulka i Jozefines,por pikturat,te bukura nuk i ben ngjyra,i ben ideja dhe mesazhi.Keto tre ligjet s'jane as ngjyrat,megjithate.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.