Një studente egjiptiane provokon me blogun e vet

Postuar në 14 Nëntor, 2011 13:28

Është egjiptiane, studente, njëzet vjeç. Quhet Aliaa Magda el Mahadi, dhe e konsideron veten liberale, laike, feministe, vegjetariane, individualiste. Dhe ka ca kohë që është shndërruar në një vip me përmasa nacionale. Pse? Sepse në blog-un personal ka postuar foto nudo të vetat. Janë më tepër se sa 100 mijë vetë ata që kanë klikuar në blogun e saj dhe kanë parë fotot “e turpshme”. Janë tetë foto të vajzës që studjon në Universitetin Amerikan të Kajros, që janë postuar me diciturën “ Arti cullak”. “Këto foto janë shkrepje të mijat të bëra në shtëpinë e prindërve”, thotë ajo.

Ka një llogari në facebook e në twitter, dhe nëpërmjet këtyre llogarive përcjell herë pas here mesazhet që do në mbrojtje të asaj që ka bërë, por edhe për çështje të tejra. “Fotot e mija janë një britmë kundër kësaj shoqërie të dhunshme, raciste, hipokrite e maskiliste”, thotë. Komentet janë të shumta. Ka që e quajnë provokatore, naive, kurajoze, të padjallëzuar, revolucionare. Por ka të tjerë që e dënojnë si gjest, që e quajnë budallallëk, e që - kështu mendojnë ca e  ca – gjeste të tilla dëmtojnë dhe kauzën e laikëve dhe të liberalëve në një Egjipt, ku po fiton gjithnjë e më shumë terren interpretimi rigjid i islamit e ku po shtohen gratë që veshin niqab.

Re.Pu.

Comments

Submitted by a.b (not verified) on

Keshtu si e shtron ti mer zotni, duket se je kundra Islamit. Shpresoj qe jo.

Personalisht mendoj qe me mire te shtohen vajzat e mbuluara muslimane se sa vajzat a zhveshura apo nudo.

Si mendon mendon ti Re.Pu anonim???

Submitted by anti-indiferenti (not verified) on

Personalisht, nuk jam ne favor qofte te vajzave te mbuluara apo qofte te atyre te zhveshura nudo. Por ne fund te fundit ato kane familjet dhe mjedisin e tyre shoqeror dhe une nuk mund ti paragjykoj apriori.  Por ama jam 100% ne favor te mendimit qe me mire nje vajze nudo ne Facebookun e saj privat se nje myslymane e mbuluar me burke qe kalon neper rruge. E para vjen era liri dhe jete, a dyta arome nenshtrimi dhe keqardhje.

Submitted by Anonime (not verified) on

E pse duhet te zgjedhim midis te zhveshurave apo te mbuluarave? Pse nuk e bejme kete pyetje per meshkujt? Une besoj qe vete ky debat deshmon per pabarazine midis burrit dhe gruas. Ne fakt eshte nje debat qe nuk duhet te ndodhe sepse rreziku eshte qe nga njera ane, te tmerruar nga lakuriqesia i mbulojme grate me sa me shume shtresa, e nga ana tjeter, ne emer te refuzimit te mbulimit, pranojme kthimin e grave ne objekte te deshirave te njeanshme seksuale mashkullore....e keshtu bota radikalizohet in extremis

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

"In medio stat virtus" = “Ne mes qendron virtyti”

Kjo shprehje e shkurte te fton te kerkosh EKUILIBRIN, i cili gjendet ne mes dy ekstremeve, jashte çdo teprimi. Kjo shprehje asht perdore nga filozofi grek Aristoteli dhe ne vijim.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.