Eshtrat, gjeneral!

Postuar në 18 Nëntor, 2012 04:51
Koloreto Cukali

Për një kapriçio të rastësisë, mbrëmë në darkë u dha me një regji impresionuese Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur nga Teatri i Shkupit. Në mëngjes, dikush solli një palë eshtra, në darkë, dikush erdhi t’i merrte. Analogjia mes dy dramave është interesante:dy gjeneralë, synojnë transportin e eshtrave të dy personazheve kontroversë, kolonelit Z dhe Zogut; emri i të dy këtyre fillon me Z; të dyja eshtrat janë në vende të huaja; të dyja duhen sjellë me patjetër, për motive personale të gjeneralëve; të dy Z-të ndjellin kundërshti në publik; të dy kanë humbur një luftë, dhe me turp; të dy kanë qenë qeflinj femrash...

And Kananaj shkruante në Twitter që Kryeministri ynë është i vetmi person në botë që ka luksin të punësojë një President dhe një kandidat për mbret. Qesharakja  e këtij paradoksi duhet të na bëjë të qajmë për standartin ku është ulur morali i politikës. Askush, nuk mban përgjegjësi për asgjë.

Më 1997 kam votuar për Monarkinë. Kot. I zhytur në një ndjesi mosbesimi ndaj votës e ndaj Republikës (asaj lloj republike) vendosa t’i jap një votë mëshire (shumë e ngjashme me seksin për mëshirë) një alternative që dukej edhe qesharake. Me tmerr, mora vesh që pjesa më e madhe e rrethit tim, me të njëjtën lloj papërgjegjshmërie ia kishin dhënë votën Monarkisë. Monarkia humbi, përfundimisht, falë dhe kontributit të Kryeministrit të sotëm. Por, sot Kryeministri nuk mban përgjegjësi as për referendumin e vet.

Spekulimet pse Kryeministri investohet në ngritjen e figurave të kontestuara (dhe e bën këtë me arrogancë) ka kohë që qarkullojnë: Po tenton ta ndyjë panteonin, që e zeza mos bjerë në sy mes grisë; po bën gati bustin e vet; po tenton të testojë ndjeshmërinë e publikut a politikës; po tenton të na tregojë se bën ç’të dojë dhe edhe Ahtifetja mund t’i bindet; po bën diversion për diçka që ende nuk e dimë; etj. Unë kam një dyshim tjetër, po bën gati platformën për t’u bërë mbret. Mbret de jure se de facto është.

Për tu kthyer te Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, vepra më e madhe e letërsisë shqipe, dhe sot kuptuam se jo më kot, aty ka një mesazh të qartë. Një gjeneral, nuk fiton dot luftra me një ushtri eshtrash. Nuk fiton dot, se edhe një plakë mund ta vërë poshtë. Thesin i kolonelit Z nuk vlen për asgjë, thotë Kadareja, sepse ai prapë mbetet gjeneral i një ushtrie të vdekur. Një ushtri që do të donte ta linin të qetë. “Eshtraaaat, gjeneral”!

Botuar sot te gazeta “Dita”

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

Nuk është çudi që të bëhet mbret se i pari shiti vermoshin dhe shënaunin tek sllavët dhe e bënë mbret i dyti kontrabandën me sllavët dhe shiti dhe detin që të dy të njëjtën mentalitet kanë

Submitted by RP (not verified) on

sikur eshtrat e Zo...-se prej Burg-ajeti ti sillte ne nje thes ai tipi qe eshte zv.minister i Imamit(gjeneralit),s'po me kujtohet emri sinqerisht,por e kam pare ate fytyre ne kroniken e 14 shtatorit'98 mbi tankun e bjellogardisteve te Berishes,nuk do ti vija rendesi.Sjellja e eshtrave te Zo...-se nga familjaret po ashtu,eshte e drejta e tyre.Por Nishani kishte sistemuar mustaqet spic njesoj si merhumi mbret,Berisha po ishte shume i gzum qe merrte pjese ne varrim,TVSH po ashtu u saldua Non stop ne ceremonine e groposjes,a thua se Zo...-ji vdiq dje dhe jo ne vitet'60,i lodhur nga konforti i hotelit Ritz,i pamundur te hante gjer ne fund gjelat e floririt qe rrembeu nga Banka Shqiptare perpara se te mbathte opingat e arratisjes.Panajot(pardon,emri eshte shpikja ime)Majko tha qe ekzistoka nje protokoll refuzimi,dmth kur mbreti ia mbath do te thote qe ai nuk e miraton pushtimin.Hahahaha,do marre seriozisht kjo rrugedalje e Majkos,sadoqe lavdi Zotit Majko nuk qe ne funeralin e groposjes,qe te bente pjese ne taborrin e oborrtarreve,me ne krye vete presidentin e Republikes,siç duket nostalgjik i betuar i monarkise.Do shtuar nje amendament ne betimin e Presidentit,besnikerine e tij ndaj mbretit apo trashegimtarit,qe te mos kuptojme se kush eshte bossi,presidenti apo keshilltari?

Submitted by bbb (not verified) on

Prisni edhe ca dite kur te vijne edhe eshtrat e Esat Pashes...Ky popull fle gjume

Submitted by dalan (not verified) on

Nje gjeneral eshtrash nuk mund te fitoje, por nje gjeneral kusaresh, sic jane te gjithe gjeneralet politike ne Shqiperi, e sidomos nje gjeneral letrash, sic eshte vete Kadareja me taborin e vet te kalemxhinjve, pa dyshim qe mund ta perkulin nje popull te pashkolle sic jane shqiptaret. Vete gjenerali i eshtrave te Kadarese, buron nga nje kurverim i tille me politiken, e cila, jo si ne seksin tend filantrop elektoral Z Cukali, nuk jepet per meshire, por per ofiqe e pazare. Gjenerali i Kadarese eshte nje veper e porositur nga Partia e Punes per efekt imazhi ne arenen nderkombetare, dhe si e tille, me gjithe vlerat letrare, mbetet nje veper e zene ferrave te politikes se felliqte te diktatures komuniste.

Mendoj se i gjithe debati mbi Zogun, si nga ata qe e nderojne dhe ata qe e perbaltin sot, eshte jashte gjuhes se duhur. Zogu eshte nje figure e rendesishme e historise shqiptare qe, duam s'duam duhet rivleresuar ne dimensionet e veta reale. Pa asnje dyshim, ai nuk ka qene nje figure as e zeze dhe as e bardhe, por gjithashtu, pa asnje dyshim, ai ka qene nje figure qe i ka vlere ketij vendi jo pak. Debatet bardhe e zi, ku njera pale vjell e tjetra puth, jane njelloj mjerane ne kete mes.

Submitted by respublica (not verified) on

Z. Dalan

Dëshiroj të mos merrem me çështjen e Gjeneralit të Kadaresë, sepse besoj fjalën e ka thënë prej kohësh bota (për veprën, jo për shkrimtarin). Gjithashtu nuk dua të ngelem te opinionet personale (edhe pse unë preferoj si figurë Nolin mbi Zogun, si vlerë muzeale Mesharin mbi eshtrat, si vlerë qytetare Republikën mbi Monarkinë, si vlerë patriotike ata që shkrinë pasurinë për atdheun mbi ata që ikën me arin). Nuk do doja as të bija në kurthin e pseudo-argumenteve (se përndryshe do doja kthimin e eshtrave të Viktor Emanuelit, edhe ai Mbret i vetëshpallur i shqiptarëve për një farë kohe).

Unë e respektoj mendimin e atyre që e vlerësojnë, e deri adhurojnë Zogun.

Ajo që do doja të ndaja me ju është domosdoshmëria që historia NUK mund të shkruhet nga një njeri, për 3 muaj. Nëse një figurë është pozicionuar në histori prej 70 vitesh aty, NUK mund të spostohet as më lart e as më poshtë për kapriçiot e një njeriu të vetëm, për 3 muaj. Historia, NUK mund të shkruhet as nga një politikan, e as nga një grup politikanësh.

Këtë vlerë duhet të luftojmë të tërë ta mbrojmë,  e jo të luftojmë si skllevër arene mes vetes. Dhe nuk është thjesht frika se këto precedentë vrasin Republikën, apo krijojnë premisa që historia të prishet e shprishet brenda natës. Këto lloj aktesh, konfirmojnë që jemi skllevër, bij skllevërish... (...s'e meritoni, se liri s'doni - Noli)

Koloreto Cukali

Submitted by dalan (not verified) on

Z. Cukali, ju falenderoj per pergjigjen

Kur permenda Gjeneralin e Kadarese, kete e solla si element ilustrues per te treguar se e njejta gje, e njeta lidhje me politiken, ekziston edhe ne kahun tjeter. Pertej kesaj nuk kam asnje qendrim per vlerat letrare te romanit, duke mos qene kritik arti. Ne funskion te kesaj permenda vetem se perse u shkruajt vepra dhe kujt i sherbeu. Kur them "ne krahun tjeter", ketu nuk ju perfshij juve personalisht, pasi nuk dyshoj aspak ne sinqeritetin e asaj qe shkruani dhe natyrisht vleresoj dhe respektoj mendimin tuaj. E kisha me ate kategori kalemxhinjsh qe sot ne kete vend e perdorin historine per hesap te interesave te tyre politike e ideologjike. Sugjerimi im ndaj jush ishte, qe te merrni ne konsiderate edhe kete kategori, per ti dhene deri ne fund hakun analizes suaj te drejte.

Ashtu sic ju e shprehni, gjithkush ka te drejte te kete gjykimin e vet pro apo kunder dhe sikurse ju keni te drejten tuaj te gjykoni negativisht per Zogun, per faktin se nuk rezistoi ndaj pushtimit fashist, ashtu edhe te tjere kane te drejten e tyre te gjykojne negativisht Fan Nolin per revolucionin e shemtuar qe importoi ne Shqiperi nga Lenini, per denimin me vdekje qe u beri kundershtareve, apo per pezullimin e zgjedhjeve demokratike qe nuk i beri kurre, duke marre mbi supe edhe reagimin e faktorit nderkombetar. Megjithate, une do te ftoja kedo qe perfundimet te mos nxirren mbi ngjarje apo veprime rrethanore te pjesshme. Mendoj se qe te dy jane figura shume here me komplekse sa te gjykohehen per disa prej veprimeve te tyre te shkeputura.

Ajo qe me shqeteson ne kete mes, eshte fakti qe ky debat po zhvillohet nen bresherine e dy barrikadave qe nuk e kane ndermend te degjojne njera-tjetren dhe kjo nuk ben gje tjeter vetem se corodit dhe polarizon njerezit, ashtu sic ndodh tashme rendome ne cdo centimeter te debatit publik ne kete vend. Kjo me ben te mendoj qe debte te tille behen te pashendetshem dhe demtojne vlerat e verteta te historise se ketij vendi.

Jam plotesisht dakort me ju kur kerkoni qe njerezit te mos rrjeshtohen si skllever lufte ne kete beteje pa kuptim, por nderkohe mendoj se nuk ka kuptim qe, kritika ndaj perdorimit qe Kryeministri po i ben kesaj ceshtjeje, te behet kendveshtrimi nga i cili lexojme historine. Ahmet Zogu ka vlerat apo mekatet e veta ndaj ketij vendi ne pavaresi nga qendrimet e variueshme te Berishes. Ju mbeshtes plotesisht ne mendimin se nuk eshte Berisha ai qe mund e duhet ta vleresoje Ahmet Zogun. Sigurisht nuk mund te jete Berisha dhe as berishizmi ai qe duhet te na mesoje se si ta lexojme historine tone, por ama nuk mund te jete as antiberishizmi menyra sesi duhet ta bejme kete.

Menyra sesi po zhvillohet ky debat dhe shume debate te tjere mbi historine nuk i sherben aspak kthjelltesise per te zbardhur sa me shume nga e verteta e ketij vendi. Rishkrimi i historise eshte dicka qe duhet bere doemos, pasi deri tani historiografia zyrtare nuk ka treguar kurrfare besueshmerie e serioziteti per t'u marre ne konsiderate. Por, natyrisht ky eshte nje proces qe kerkon kohe, qetesi dhe kthjelltesi per te ecur ne rrugen e vet. Bataret midis paleve ne frontin e gazetarise shqiptare, me duket se nuk krijojne as kushtet minimale per ta bere kete. Kjo do te thote se kjo klime do ta vonoje kete proces edhe per ca kohe, dhe ndoshta pikerisht per kete jane te interesuar ata qe e ndezin zjarrin e barrikadave. Per kete arsye mendoj qe fillimisht duhet denuar me force menyra sesi po trajtohet kjo ceshtje, e me pas, debati te zhvillohet ne menyre te natyrshme, pasi keshtu eshte e kote te diskutohet.

Por, te pakten deri atehere mendoj se Ahmet Zogu e meriton nje minimum respekti si nje ish-shtetar i ketij vendi, deri ne momentin kur figura e tij te jete ndricuar krejtesisht. Mendoj se ai i meriton dy metra nga kjo toke, ne te cilen ai ka pasur nje rol te rendesishem, ne pavaresi nga sa mire apo keq i beri asaj.

Nderime

Submitted by pilo (not verified) on

eh or Dalan vellai, sikur te lahej m.ti me shurre .... Zogolli or mik eshte nje korb qe Berisha po e lyen me te bardhe po harron se e bardha nuk mban mbi te zeze dhe boja del shpejt.

Serbet kane nje fjale te urte : Korbi korbit nuk ia nxjerr syte !( vrana vranu nje...)

Submitted by Lindita (not verified) on

Paralelizem qe nuk ngrihet mbi nivelin e nje hartimi medioker.

Submitted by reformer (not verified) on

I dashur Koloreto, nuk duhet te harrojme se cdo regjim shkruan historine e vet zyrtare, qe nuk eshte asnjehere HISTORIA, por varianti zyrtar  saj. Zakonisht kjo histori vazhdon te gjalloje per sa kohe "rishkruesi" eshte ne pushtet. Pastaj ajo pellcet si nje fllucke sapuni.

Submitted by mergim tari (not verified) on

Prej lufte veç ai largohet
Që është lindur tradhëtar,
Kush është burrë nuk frikësohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!

Mos valle edhe ky me keto mustaqe si te Timkacurrelit hyn ne grupin e atyre (DELETED) per te cilet flet edhe Himni i Flamurit?

Nuk e di por kjo fytyre e vrerosur sec me kujton 7 prillin 1939, kur ca luftuan dhe u bene heronj, dhe ca tradhetuan Atdheun, e lene ne meshire te fatit, duke mbetur ne memorjen shqiptare si (DELETED) e kombit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.