Në cilat vende ia vlen të jesh nënë dhe fëmijë? Po Shqipëria si është?

Postuar në 08 Nëntor, 2011 14:52

Organizata Save the Children ka publikuar raportin e vet Mothers' Index Rankings për vitin 2011, ku jepet, siç tregon dhe titulli në anglisht i raportit, një klasifikim i vendeve mbi bazën e kushteve të krijuara në favor të nënave, grave e të fëmijëve. Shkurt, ky raport tregon se në cilin vend ia vlen të jesh nënë, grua e fëmijë. Tabela e klasifikimit ndahet në tri pjesë: 1. lista e vendeve më të zhvilluara, në të cilin kanë futur dhe gjithë Ballkanin, përfshirë Shqipërinë (nuk kuptohet pse Kosova nuk figuron si shtet më vete në këtë studim); 2. Lista e vendeve më pak të zhvilluara; dhe 3. Lista e vendeve shumë pak të zhvilluara.

Si zakonisht në klasifikime të tilla, në vend të parë gjendet ndonjë vend nordik, ose të gjitha vendet nordike. Konkretisht, organizata jo qeveritare Save the Children, duke e bazuar vlerësimin e vet në indikatorë të tillë si vdekshmëria maternale, përdorimi i kontraceptivëve, jetëgjatësia, vitet e shkollimit, shpërblimi në punë krahasuar me burrat, përqindja e pjesëmarrjes së grave në qeverisje, etj, ka nxjerrë në vend të parë Norvegjinë, dhe pastaj me radhë Australinë, Islandën, Suedinë, Danimarkën. Franca është në vend të dhjetë, Anglia e 13-a, Italia e 20-a, SHBA-të të 31-jtat, etj.

Vendet më problematike në këtë drejtim janë ato të pritshmet, dmth Afganistani, Nigeria, Jemeni, etj.

Shqipëria është e fundit në kategorinë e vet në të tre klasifikimet, që tregojnë gjendjen e grave, të nënave e të fëmijëve. Para nesh janë Maqedonia, Bosnja e Moldavia.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Majmuni Hirko (not verified) on

<p>Sikur ta kishin bere klasifikimin ne kohen e PPSH-se ndoshta do kishim kapur edhe ne ndonje vend me siper. Na zune ne kohe ters... kur edhe vete jemi duke diskutuar a ja vlen te jesh ne Shqiperi apo jo... lere pastaj nene me femije. &nbsp;</p><p>Mire qe na kane vene ne nje grup me te zhvilluarit se hall me vete dhe ai. Sikur ta lexojme klasifikimin mbrapsh ( sic ben Saliu yne) do dilnim ne vend te pare. Ashtu sic jemi per turizem, rritje ekonomike, papunesi te ulet, burokraci zero, teknologji, investime, &nbsp;fara kungulli me kripe etj etj..</p><p>&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

Shqiperia eshte e 43. Por duke pare detajet e ranking duket se Jane te bazuara ne te dhenat fiktive dhe me te gjitha gjasat te manipuluara te ISTAT-it tone. Ne jemi te fundit Evrope dhe ne vendet e zhvilluara, pas Maqedonise dhe shume e shume vendeve relativisht te ngjashme. Por mund te ishim me keq. Renditjen tone ne vendet e zhvilluara une nuk e kuptoj....dhe sben sens...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.