Teza Veliaj dhe amerikanizimi i Shqipërisë

Para pak kohësh Erion Veliaj ofroi për opinionin publik një lexim të strategjisë opozitare për të arritur fitoren e zgjedhjeve të 2013-ës. Analiza e tij niset nga një krahasim me atë që ndodh në SHBA, dhe në rastin specifik nga konventa që kurorëzoi Obamën si kandidat për president të kampit demokrat përtej oqeanit. Shumë nga ato aspekte janë analizuar këto ditë në shtyp. Edvin Kukunja para pak ditësh nënvizoi fuqishëm rëndësinë e programit dhe mënyrës se si premtimet do të shndërrohen në vepra konkrete, duke e rritur kështu besueshmërinë e alternativës qeverisëse. Nuk munguan edhe shkrime, si ai i A.Bashës, rreth marrëdhënieve personale dhe politike ndërmjet pozicioneve të ndryshme brenda PS-së. Ndërsa nga ana e tij, Majko i shtoi këtij diskutimi dhe rëndësinë e rolit të gjësë publike në ekonomi, të shtetit si rregullator i tregut e pasurive kombëtare dhe jo si një likuidator i këtyre të fundit. Unë po përpiqem të ndaloj te një lexim i kontekstit shqiptar dhe te krahasimi që ne i bëjmë me kontekste të tjera, kryesisht SHBA dhe vende të Europës perëndimore. Mendoj se konteksti të cilit realiteti politik shqiptar i afrohet më shumë, është padyshim Italia, prej të cilit me siguri mund të nxjerim mësime dhe të evitojmë të kalojmë në të njëjtat udhë që fqinjët na tregojnë të jenë të pafrytshme. Më poshtë disa elementë ngjashmërie. Mendimi ndryshe Në krahun e majtë, aktualisht të përfaqësuar nga PD-ja italiane, ka një pluralitet pozicionesh që shpesh bëjnë të pamundur kompromisin dhe mbi të gjitha nuk lejojnë partinë që të ketë pozicione të qarta e të forta mbi tema të caktuara. Në PS-në shqiptare ndodh shumë herë pothuajse njëlloj. Është e shëndetshme që brenda një partie të ketë poizicione të ndryshme rreth temave të caktuara. Partitë e shëndetshmë, që funksionojnë, konfrontohen, diskutojnë, debatojnë, votojnë dhe së fundmi dalin me një pozicion të ndërmjetëm ku në mënyrë të pashmangshme shumica duhet të japë drejtimin. Nuk mund të jetohet në një klimë ku mendimi ndryshe të kthehet në paralizë politike. Pra duhet metodë dhe proçese që të garantojnë vendimarrjen, duke respektuar të gjitha pozicionet. Të gjithë të bashkuar rreth liderit Edhe ky sport, përtej detit Adriatikut, nuk është nga më të preferuarit. Shpesh herë, gjeneralët e PD-së nuk i japin rremave në të njëjtin drejtim me liderin e tyre. Shumë herë janë larg nga terreni dhe kjo i shpie në lexime të gabuara të nevojave dhe dëshirave të elektoratit.
Aleatët majtas
Pjesa në të majtë të PD-së e përbërë nga një vargan me parti të majta e komuniste, herë të mëdha e herë më të vogla, luftojnë të ulin PD-në në tavolina prej ku e dinë se nuk do mund të ketë asnjëherë kompromis me teza ideologjike që tashmë janë të denja vetëm për ndonjë muze të shekullit të 19-të. Rezultati i shpresuar, pas presionit opozitar, është sigurimi i disa vendeve në parlament. Tek ne, në orbitën e majtë ka plot parti monopersonale që synojnë të futen në parlament duke përdorur kartën PS.
Të gjithë kundër Berluskonit
Kjo formulë nuk ka funksionuar asnjëherë në Itali. Ato dy herë që funksionoi (dy qeveritë Prodi), dështoi pas shumë pak kohësh pasi divergjencat janë shumë të larta, kur emëruesi i përbashkët është vetëm një armik/kundërshtar. Kjo strategji nuk bëri gjë tjetër veçse përforcoi pushtetin dhe influencën e liderit të djathtë.
E djathta në Itali
Panorama italiane e djathtë në 20 vitet e fundit ka ofruar vetëm një lider, Berluskonin. E njëjta gjë ka ndodhur edhe tek ne, ku Berisha është lideri i atij kampi prej 1992-shit. Gjatë viteve disa aleatë, pasi kanë qenë pjesë e pushtetit Berlusokonian, kanë ndëruar kamp. Njëlloj si tek ne, ku Ndoka, Ngjela, e të tjerë janë sjellë njëlloj. Fini, aleati kryesor i Berlusokonit që falë këtij të fundit arriti në nivele pushteti të paimagjinueshme përpara 1994-ës, themeloi një parti të re duke qenë njëkohësisht edhe kryetar i dhomës së deputetëve. Ngjashmëritë me historinë e ish presidentit Topi janë mëse të ngjashme. De facto, sapo Berluskoni thotë se do rikandidohet, nuk ka alternativa të tjera. Berisha idem.
Të tjerët
Beppe Grillo, një nga humoristët më të mirë që ka Italia, në sondazhe ka 17 % të votave me Lëvizjen e tij 5 yje, që do të zëvendësojë të gjithë klasën drejtuese të të gjitha partive dhe politikanët që janë atje prej më shumë se 20 vitesh. Gjatë fjalimeve të tij thotë shumë gjëra të vërteta por mbi të gjitha ledhaton instiktet me të ulta të njerëzve dhe propaganda është agresive. Kreshnik Spahiu nuk është humorist dhe nuk besoj se arrin te 17% e votave, por paralelizmi me këtë lëvizje është i madh. Nga këto ngjashmëri që na përafrohen më shumë në kontekstin tonë, mësimet që mund të nxirren janë nga më të ndryshmet dhe secili mund të bëjë një lexim të tijin. Në vija të përgjithshme unë do thoja që antiberishizmi nuk mund të jetë i vetmi mastiç i një koalicioni të mundshëm; koalicionet duhet të jenë të hapura por jo ndër subjekte që kanë një vizion të shtetit dhe të publikes shumë të ndryshme prej tyre; i duhet ofruar qytetarëve një alternativë reale; duhet vizatuar një vijë horizonti që të na tregojë Shqipërinë e 20 viteve që do vijnë; duhen përzgjedhur energjitë më të mira për të përfaqësuar qytetarët në zgjedhjet e ardhshme.
*Albania News
Comments
epo ky eshte masturbim....

epo ky eshte masturbim.... dhe prej ketij masturbimi mediatik PSja nuk do fitoje dot... sepse jane keta naive qe nuk punojne po vetem marrin fonde qe shkaterruan PSne dhe mundesine e nje opozite... pse nuk krijuan parti me vete ose te vazhdonin me G99 po te ishin aq te suksesshem... po thjeshte duan te vjedhin elektoratin e majte duke u kamufluar pas kryetarit...

Altino, pse nuk e shkruan me

Altino, pse nuk e shkruan me emrin?! Milet, ky marsi eshte altin goxhaj. sa per dijeni!

Kam bere nje koment aspak

Kam bere nje koment aspak ofendues. Ju lutem mund ta botoni?

Mire qe kemi intelektual si

Mire qe kemi intelektual si Veliaj, Tahiri, Bumci, Halimi etj, etj, se per ndryshe mjere ne do ishim pa te ardhme!!!

Komplimente autorit. Shkrimi

Komplimente autorit.

Shkrimi eshte shume i goditur...duhet ta kuptojne edhe personat te cilit i drejtohet shkrimi.

Add new comment