Kur viktimë e gazetarisë së keqe bëhen vetë gazetarët

Në të përditshmen “shqiptarja.com” ka një rubrikë që quhet “lunch.com”. E bën gazetarja Mira Kazhani, dhe e gjitha është në thelb një intervistë e perifrazuar. Tek-tuk intervista riprodhohet saktësisht, por rëndom është gazetarja që perifrazon, d.m.th. që risjell me fjalët e veta pohimet e të intervistuarit. Nuk është gjetje e keqe. Sigurisht, duhet shumë kujdes, pasi perifrazimin një hap e ndan nga spekulimi, por nëse këtë kujdes e konsiderojmë të mirëqenë, gjetja funksionon. Dhe e vërteta është se “lunch.com” ka funksionuar. Në fakt, ka pasur ndonjë rast tjetër, ku gazetarja ka çalltisur vetë si ia pasur ënda, e ka dhënë konsiderata të shkujdesura, madje edhe pickuese, në adresë të ndonjë të intervistuari, gjë që nuk para është e udhës në biseda të tilla. Dhe këto konsiderata më janë dukur si thikë pas shpine që i është ngulur ‘mikut’ të ftuar në bisedë, dhe në një moment nuk kam ngurruar t’ia them dhe Kazhanit. Unë nuk kam ndonjë simpati për ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, por nuk mund të mos provoja empati kur lexova që Kazhani e cimbiste pa shumë takt në pasazhet e veta, me të cilat shoqëronte e mbushte intervistën me të. Lexoja atë intervistë, dhe Wollfarth-i më sillej si një viktimë. Dhe kurrë s’e kisha çuar nëpër mendje se një ditë prej ditësh do të isha unë viktima e radhës.
Kish ca kohë që Kazhani ma kërkonte atë intervistë, dhe më në fund u ulëm të bisedonim në një bar. Biseduam për afro një orë. Ishte një bisedë farë e shpenguar mbi temat që donte ajo. Vura re se nuk mbante shënime, dhe prandaj në fund i kërkova t’ma dërgonte me email intervistën e perifrazuar, në mënyrë që t’i hidhja një sy, e t’ia miratoja ‘zyrtarisht’ fjalët që do të më vinte në gojë. Por ajo më siguroi se do ish shumë e kujdesshme, se ajo e dinte mirë se çfarë unë do të doja të publikohej prej atyre që i thashë, dhe në fakt, kjo ish për t’u besuar, pasi me Kazhanin njihemi prej kohësh.
Mirëpo u tradhtova rëndshëm në mirëbesimin tim. Kur mora gazetën të nesërmen në mëngjes, pashë se intervista ish njoftuar qysh në krye të faqes me një titull që më goditi: Muç Nano thotë se “Edi Rama është alamet çuni, ndërsa Berisha është gomar”. S’po u besoja syve. Mbeta ligsht. Ishte një titull tërësisht spekulativ, e krejt vulgar. Gjatë ditës po prisja reagime nga miq të mi, dhe nja dy miqve që më telefonuan (për fat, nuk ishin më shumë) u sugjerova ta lexonin intervistën e perifrazuar të tërën, pasi në këtë mënyrë spekulimi binte, ndërsa vulgariteti dilte më i kuptueshëm, s’ka gjë se nuk më justifikonte; sidomos, përpara syve të prindërve të mi, të cilët ishin të parët që u ngutën të më thoshin se fraza “Berisha është gomar” është një teprim që s’duhej t’ia lejoja vetes. Nuk është se ata nuk e dinë se çfarë mendoj unë për Berishën. Ata e dinë që mendoj nja dhjetë herë më keq se sa kaq, por kanë pritur (gjithnjë presin, në fakt) që unë t’i vija fre gjuhës, pasi nuk mund të thuhet germë për germë in public ajo që mendohet e thuhet in private. Ata e kishin më së shumti me frazën “Berisha është gomar”, pasi për veshët e tyre (edhe për të mitë), “gomar” është një term i vrazhdë, vulgar dhe harbut.
Atëherë? E vërteta është se ky është një term që unë e kam përdorur në bisedën me Kazhanin, e kam përdorur teksa flisja për Berishën e në adresë të Berishës, por e gjitha ka ndodhur në një bisedë krejt të lirë, mes miqsh, dhe kurrë s’më kish shkuar në mendje se gazetarja do të ish magjepsur kaq shumë nga ky term ‘kaq inteligjent e kaq elegant’, sa jo vetëm do t’ma citonte ad litteram në atë pjesë të bisedës që ajo e kish shndërruar në intervistë, por dhe do ta zgjidhte për titull të shkrimit në rubrikën e saj “lunch.com”. E dini? Kur lexova atë që kish bërë Kazhani u ndjeva dhe i lehtësuar, pasi ajo nuk kish zbardhur gjithë shpërthimet e mia vulgare në bisedën me të. Mund t’më fëlliqte fare, nëse do ta bënte këtë gjë.
Por në këtë mes, nuk kam ndonjë objeksion kushedi se çfarë për të bërë kundër gazetares që më intervistoi. Në fund të fundit, më ka vënë në gojë një frazë që është e imja. Për më tepër, unë u gjenda ligsht (kur pashë titullin dhe lexova shkrimin), jo për Berishën që i meriton të gjitha fyerjet e botës, por për veten. Të kuptohemi, unë nuk pretendoj të jem njeriu më elegant i botës, sidomos kur është fjala për Kryeministrin e vendit tim; përkundrazi, unë nuk është se e mbaj gjuhën kur vjen hera që flas për të, por puna është se qasjen time vulgare në publik duhet ta zgjedh unë, e jo Kazhanët e Shqipërisë. Shkurt, jam unë që duhet ta vendos se kur duhet ta them, e nëse duhet ta them, publikisht që “Berisha është gomar”, dhe në këtë pikë më vjen shumë çudi – kjo është e vetmja keqardhje – se si intervistuesja nuk ka pasur inteligjencën për të ndarë gjuhën e mejhanes nga gjuha publike.
Por përsëris: Në këtë pikë nuk dua të dramatizoj më shumë se sa duhet. Është pjesa e parë e titullit që më shock-oi pa masë, aq sa nuk arrija të kuptoja se si ka mundësi që gazetarët mund të bëjnë një spekulim kaq të trashë e të lig. Gjatë intervistës del e qartë ajo që kam thënë në përgjigje të pyetjes se ç’mendoj për Ramën. “Nuk dua të flas asnjë fjalë për Ramën deri në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm; nuk dua të flas as mirë, as keq. Do të flas për të pas zgjedhjeve. Nëse i fiton këto zgjedhje e nëse bëhet kryeministër, do ta ndjek në çdo hap e në çdo akt me lupën time kritike”, i kam thënë gazetares, që më ka riprodhuar saktë mendimin. “Po nëse ai humbet zgjedhjet?”, pyet ajo. “Nëse ai humbet, askush s’do të ketë nevojë e arsye të merret me Ramën. Rama është alamet çuni, dhe është në gjendje të kuptojë se duhet ta lërë politikën e kreun e PS-së, nëse humb këto zgjedhje”, ia ktheva. Dhe pikërisht nga mesazhi im, se “Rama është alamet çuni, pasi do dhe di të largohet po humbi zgjedhjet”, gazetarja kish veçuar frazën “Rama është alamet çuni” për ta vënë në titull, e për të krijuar kontrastin e fortë me frazën tjetër timen “Berisha është gomar”.
Ja, kjo është herë pas here gazetaria shqiptare. Gazetari e leshit! (Dhe kjo frazë e fundit është vulgare, por është vulgare se dua unë, e jo sepse do dikush tjetër.)
SHQIP
Comments
Pasi lexova intervisten,

Pasi lexova intervisten, analzie ketu dhe reagimin e kazhanit tek shqiptarja.com , mendoj se humba gjithe kete kohe kot

uroj qe te te vleje kjo per

uroj qe te te vleje kjo per te qene kaq i ndjeshem edhe kur spekulon fort me titujt qe vendos ne faqen tende .pikerisht ketu te respublica. <mund te te bej nje liste me shembuj nese do...dhe do te te zbutet revolta.

Emri Gomar, i perdorur edhe

Emri Gomar, i perdorur edhe si epitet nuk eshte as vulgar as ofensiv.Dhe qe gomari eshte pak inteligjent, eshte i gjithi per tu vertetuar.Keshtu qe, boll me komplimente per Berishen.

Ndersa frasa :" ta zgjedh unë, e jo Kazhanët e Shqipërisë", eshte me te vertete vulgare, por jam i sigurte qe je penduar ta kesh thene. Titulli i lunch.com ishte i diskutueshem, i palumtur, por nuk justifikon kete reagim, edhe pse impulsiv.

I nderuar Z. Nano, Reagimi

I nderuar Z. Nano,

Reagimi juaj eshte i pranueshem ne permbajtje, por jo ne metode. Gazetarja ne fjale ka luajtur me kufirin e etikes dhe mbase per estetiken e dikujt mund te kete luajtur edhe shume pertej ketij kufiri. Por ajo qe me shqeteson eshte fakti qe kjo leter e juaj eshte e hapur qe ne instance te pare te ketij debati. Nese do kishit derguar nje leter te mbyllur, email, sms, facebook, etj, dhe t'ja kishit bere te qarte shqetesimin dhe nderkohe ajo te mos kishte marre mundimin qe te nesermen te korrigjonte konstekstin e titullit dhe bisedes, atehere do kishit te drejte. Besoj se e kuptoni qe estetika e te dy juve si persona dhe gazetare eshte e ndryshme dhe pa nje terheqje vemendjeje tjetrit mund t'i duket e mire percjellja qe i ka bere fjaleve te tua. Reagimi pas terheqjes se veshit eshte i rendesishem ne debatin tuaj dhe jo shkrimi i pare i saj, sado i rende te kete qene.

Nese do kishte ndodhur kjo, atehere as ne nuk kishim konsumuar kohen me gomere, kazhane, alamet cunash dhe apo palo gazetaresh, por do kishim konsumuar te njejten kohe duke lexuar dicka me shume nga po ju te dy, qe fundi fundit i keni prere njeri tjetrit bileten e beses qe kur ju keni vendosur tja jepni intervisten dhe ajo ka vendosur t'jua botoje ate dhe t'ju mbaje ne paraden e hitit te rubrikes se vet, akoma pa etiketen e "leshit". Dicka me shume nga po ju te dy rreth fakteve qe ju besojme se na mbushni boshlleqet e opinioneve tona per palo qeverine, apo edhe palo opoziten qofte.

Shkurt, here tjeter ideja me e mire eshte te konsumoni vetem kohen tuaj in private se kohen tone publike, aq me teper kur edhe kjo faqe ka titullin Res Publica (gjeja e perbashket).

Respekte per pjesen tjeter te punes suaj.

D

E Muc Nano tregohu pak me

E Muc Nano tregohu pak me gjentelmen te lutem ! Spaska asgje per tu merakosur.

Gjithmone ka sic thuhet dy "

Gjithmone ka sic thuhet dy " ane te medaljes", me fjale te tjera me teper se 2 kendveshtrime per te njejten ceshtje dhe pasi I lexon Nanon dhe repliken e Kazhanit kupton me mire Kaosin mental qe na ze "rrob" ne shqiptareve.

Se Pari mua nuk me pelqejne fort shkrimet e Kazhanit dhe Lunch.com eshte nje lloj gazetarie mediokre e sensacionaliste, e shkruar keq, pa shume finese dhe kulture gazetareske. Megjithate kjo mund te shihet si ceshtje gustoje dhe aq. Replica e saj ndaj Nanos nga ana tjeter, tregon qe ajo se ka kuptuar aspak thelbin e ceshtjes dhe te asaj qe e shqeteson Nanon.

Kazhani madje ben edhe gabimine pafalshem qe ne vend qe ta mbroje ate qe ka shkruar me racinalitet, logjike dhe mendje te ftohte ne sensin principial - pra te drejtes se saj per ta interpretuar nje " interviste" sipas gjykimit dhe aftesive te saja, qofte edhe ky interpretim I gabuar, mediokee apo spekulativ.... - ajo ka replikuarit me inat plot sharje dhe iracionalitet. Pas kesaj dyshoj se do te kete mjaft vullnetar qe te japin "intervista" per Kazhanin (ne mos ata Jane mjatf te deshperuar qe t'ju dale emri ne gazeta)...

Pra Kazhani vertet nuk duket as qe e kupton kritiken dhe as e di fort mire sesi behet, konceptohet dhe perdoret nje interviste gazetareske (apo profesionale).

Nuk ekziston kerkund ne bote qe te marresh (apo te japesh) interviste pa pasur nje diktofon apo regjistrim akustik (ca me mire me ze e me figure). Eshte per te ardhur keq per Kazhanit qe vertet beson varesia ne memorien e saj qenka e mjaftueshme per tu bazuar ne berjen e nje gazetarie serioze/[profesionale. Une uroj qe kjo histori ti sherbeje per te kuptuar se ky lloj "naiviteti" mund ta coje ate neser ne konfrontim ligjore me persona qe ndihen te keqperdorur apo keqperfaqesuar/manipuluar nga Kazhani.

Mendoj se kushti me elementar per cdo gazetar eshte konfidencialiteti dhe te qenit luajal me te intervistuarin qofte edhe duke I treguar ne advance se cfare kendveshtrimi "twist" do ti japesh shkrimit tend qofte edhe ne sensin me kritik te mundshem. Mesimi me minimal per cdo gaazetar/student duhet te ishte qe "regjistro intervisten per te qene e dukur profesional dhe per te shmangur cdo keqkuptim ne te ardhmen".

Se dyti dhe ndoshta per te gjitha sa me siper, nuk e kuptoj perse Nano e ka dhene kete interviste, vecanerisht duke e njohur llojin e gazetarise se Kazhanit (dhe kjo jo ne sensin ofendues) dhe ca me tepper pa rene dakort me ca kushte elementare te intervistimit dhe te shkrimit - si psh e drejta per te pare shkrimin para botimit, titullin apo edhe regjistrimin dhe perdorimin vetem te shprehjeve "on the record".

Duket se Nano ka pranuar te jape kete interviste ne sensin miqesor dhe ndoshta duke besuar qe do te kishte deri diku ne kontroll "linjen editoriale" apo kontekstin dhe drejtimin e kesaj interviste/shrkrimi. Ne kete pike mendoj se edhe Nano eshte treguar po aq naiv dhe ne te gjitha ato qe thote duket nuk pranon "mea culpa" apo rolin e tij ne kete interviste bakallesh.

Per mua nga ana tjeter perdorimi I fyerjeve ndaj "Kazhaneve" nuk I ben fort nder Nanos.

Mua sme pelqeu intervista jo per thenien GOMAR ndaj berishes apo edhe theniet e tjera te thena ne konfidencialitet dhe "off the record". Per mua problem eshte ky format i peshtire tip "gossip" e senscionalist qe merret si model i peshtire nga shtypi i huaj dhe perdoret shabllon dhe pa inteligjence nga gazetare te dobete ete paafte ne sensin e formimit. Pra niveli i ulet e medioker i shkrimit dhe titullijt idiotesk e patetik qe gazeta I ka vene kesaj interviste eshte ne fakt problem me thelbeseor dhe i qenesishem. Une e lexoj Shqiptarja.com regullisht dhe kam ne pergjithesi mendim pozitiv per te (jo per Lunch apo disa prej faqeve te tjera "pink" apo thash e them, dhe shqetesimi eshte qe kur ky eshte niveli i nje gazete ne thelb pozitive vaj me det se ku eshte pjese tjeter mesjetare e shtypit/ medias shqiptare dhe gazetaret imbecil (nje pjese) e te pakilturtuar e shkolluar qe popullojne keto media. Mund te argumentojme nese ky eshte titull I Kazhanit apo vendim editorial qe per mua eshte me i rende.

Megjithate ne perfundim, nese e kuptoj drejt shkrimin e Nanos, behet fjale per nuanca botekuptimore dhe profesionale qe shpesh per aktualitetin e medias shqiptare duken si te parakohshme apo ceshtje "luksi perendimor" por jane ne fakt tejet te domosdoshme per formimin e shoqerise sone qe duket ende se eshte ne hapat foshnjore te zhvillimit.

Sipas meje Kazhani ka plotesisht te drejte ti jape cfarelloj drejtimi e interpretimi shkrimit te saj nese e ben kete ne menyre profesionale dhe bazuar ne nje kod te caktuar etike dhe transparence te nje materiali te regjistruar e profesional dhe luajalitetit ndaj te intervistuarit (pra jo keqperdorimit, mashtrimit dhe manipulimit te tij apo gjerave qe ai ka thene). Per mua Kazhani se ka bere kete dhe niveli I saj I te "intervistuarit", konceptuarit dhe shkruarit le shume per te deshiruar.

Sic nga ana tjeter me duket se Nano nuk merret me Kazhanin se ajo ka permendur fjale qe Nano nuk I ka thene por qe konteksti I ketyre fjaleve dhe thelbi e titulli i intervistes nuk eshte mireperfaqesues apo profesional .

Per mua Nano duhet ta dinte mire se me cfare niveli "gazetari" kishte te bente (kjo nuk eshte per te ofenduar Kazhanin dhe me duket se ne thelb nuk eshte edhe aq faji I saj - ose vetem i saj) dhe cili ishte shansi qe edhe ai te behej "viktime" e kesaj lloj palo gazetarie. Nano ne fund te fundit eshte edhe vete produkt i kesaj ububuje mediatike - dhe ndoshta duhet te pranoje deri diku edhe pergjegjesine e tij jo vetem ne dhenien e kesaj interviste pa kushte minimale profesionalizmi dhe transparence por edhe te nxitjes me me force te modelit te nje gazetarie konsekuente, te paster, etike, PROFESIONALE e qytetare qe eshte njekohesisht edhe vetekritikuese e introspektive. Pra nuk dua te them ketu se fajin e ka "viktima" por se ne na duhen sot me shume se kurre modele te kurajos civile dhe nxites te ndergjegjes kombetare qe jane ne gjendje te kuptojne dhe pranojne edhe kritikat ndaj tyre dhe "vis a vis" te reflektojne.

Aksident jo edhe aq i rende.

Aksident jo edhe aq i rende. Ne fund fare te pakten Kazhani nuk ka shkruar te kunderten e asaj qe mendon ti.

Ne fakt viktime e gazetarise

Ne fakt viktime e gazetarise se kese eshte Kazhani e jo Nano. Ajo ne ato ujra eshte brumosur e tani merr m'qaf dhe te tjeret.

ResPublica, mendoj se do

ResPublica, mendoj se do botuar dhe reagimi i Kazhanit per te pare me mire 'te palarat e kazanit'...

Zoti Mustafa, ke shumë të

Zoti Mustafa, ke shumë të drejtë, ajo farë gazetare çapaçule, e paaftë ta kishte për nder që i kishe shkuar për intervistë. Është ashtu si thua ti, nuk është se ke thënë ndonjë gjë të çuditshme, se në një farë mënyre ti e ke shprehur mendimin tënd dhe përputhen me atë çka mendon, por xhesti i saj është i ulët, krejt ordiner. Rubrika e saj është mjaft e dobët, besoj se ka dashur të shitet gazeta, apo ti shërbebte dikujt, mbasi kur del ti në gazetë, ka interes nga lexuesit. Ajo thjesht është çapaçule, them se u dogj një herë e përgjithmon si gazetare. Ajo e ka bërë me ty spese e ka të qartë se nuk e gjen gjë nga ty, por po të kshte rënë te ndonjë person psh si Manjani (po të ishte gazetar) apo një si vetë ajo, do të ishte larguar në drejtim të paditur. Ajo është diskretituar, rri i qetë se ti ke audiencë e lexues me nivel.

Para disa vitesh, besoj nja

Para disa vitesh, besoj nja 10 vjet kam lexuar nje shkrim te Nanos, ku flitej me shume duf per te ardhurit nga veriu qe kishin zaptuar territore e qe po i merrnin frymen Tiranes. Me te drejte pyeta nga ishte ky artikullshkrues e mesova qe qe nje i ardhur nga jugu. dikur i veshur serioz, e keto vite me snobizmin e tij qe me ngjan i sforcuar. Kazhani eshte thumbuese dhe shyqyr qe kemi gazetari pa dafina.

Po pse eshte i Keq Gomari, ai

Po pse eshte i Keq Gomari, ai eshte simboli i demokrateve te Amerikes. Nuk eshte kafshe jo intelegjente perkundrazi eshte shume punetor dhe llafe pak, dhe kenaqet me ushqime jo shume luksoze.

problemi qendron qe ti muc

problemi qendron qe ti muc nuk e ke zgjedhur ende se cduhet te jesh, vulgari, trimi, llogaritari, qytetari, provinciali, garipi, i kultivuari......... dhe prandaj je ky qe je ne fakt.....

e vetmja gje qe di te besh mire ti nga e cila nuk heq dore eshte te jesh i kompleksuar ne raport me Ramen, e ti qepesh rames dhe ndersa ndjek me lupe ate te tjeret bejne kerdine, perfshi edhe kete hajvanin tjeter, per bashen e kam fjalen, per te cilin nuk keni as sy ju gazetaret e jo me te keni lupe!!!!!!

Paske shuime kohe te lire,Muc

Paske shuime kohe te lire,Muc per te shkruar nje shkrim te tere per pakenaqesine tende se Mira nuk ta paska dhene ty ta redaktoje intervisten.Une them se ka bere mire dhe ti do te beje mire te reagoje kur ajo te shtonte dicka te paqene.Ajo ka bere punen e vete dhe,une qe i kam lexuar edheintervisten,edhe repliken temnde e kuptoj fare mire se ka patur te drejte.Mendova se Skraparin e kishe lene mbas por te paska ndjekur...

Pra ju e keni thene, e dinit

Pra ju e keni thene, e dinit qe do botohej me pjese te lunch.com dhe gazetarja e ka shkruar dhe...fajin e ka gazetarja?!

Problemi i ketij komenti

Problemi i ketij komenti qendron qe ne titull:

Mustafa Nano nuk ka qene asnje dite gazetar ne jeten e tij dhe cuditerisht e cileson veten si te tille. Mund te jete anal-ist, pra nje person qe analizon ato qe thone politikanet dhe raportojne gazetaret, por nuk ka as pergatitjen, as diplomen, as eksperiencen e punes dhe as pjekurine per te qene nje gazetar i vertete. Prandaj ndoshta edhe nuk i kupton keto sekretet e profesionit dhe i vjen per te vjelle.

E kujtoni ate batuten te

E kujtoni ate batuten te filmi ''Shtigje lufte'' '' kete nusen do ta marrim partizone''? Dhe kjo Merita e meriton te jete partizone sepse ja corri masken Mucit. Si nuk e paskemi kuptuar kaq kohe se Nano nuk eshte i afte per te folur e shkruar? ( permend fjalen anal, bythe, nese nuk bej gabim. ku dhemb dhembi vete gjuha)

Nuk e di se perse ankohet

Nuk e di se perse ankohet Mustafa Nano nese gazetarja ka shkruar ato qe ai ka thene. Nano e ka ditur se ishte duke dhene interviste, keshtu qe eshte pergjegjesia e tij per fjalorin dhe komunikimin vulgar te bere. Ca eshte kjo une e thashe po ti pse ma publikove ??

Titullin e artikullit e zgjedh gazetarja jo i intervistuari. Titulli eshte korrekt perderi sa egziston ne shprehjet e te intervistuarit gjate intervistes. Nano ne vend qe te sulmoj gazetaren ose duhet te pranoj 0menyren e te komunikuarit publik ose kur te japi interviste te mos thote shprehje qe nuk do qe te behen publike...

Me c'te drejte fyhen

Me c'te drejte fyhen kafshet?

Add new comment