Limonat e Argjentinës, telenovela e dy Kristinave dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar

Postuar në 11 Tetor, 2012 02:58
Nevila Metohu

Presidentja Kristinë Lagardë kërcënon Argjentinën me armën e vet më të fuqishme: përjashtimin nga Fondi Monetar aty nga fundi i nëntorit. Arsyeja është e thjeshtë, sipas Lagardë: Argentina po shtyp monedhë e si rrjedhojë ka një inflacion rreth 30%, shumë më të lartë se ai që deklaron. Presidentja e Argentinës; Kristinë Kirchner i pergjigjet me tonin dhe teatralitetin e denjë të një telenovele latinoamerikane: “Argentina është një komb i madh që ka dinjitetin e vet dhe kërkon respekt. Po qe se duan të na përjashtojnë, do dalim me kokën lart, krenarë”. Këtë pathos latino amerikan nuk e kisha provuar që nga seria prekëse “Skllavja Izaura”. Ju kujtohet?

Sipas Senjora Kristine Kirchner për Argentinën është më mirë inflacioni i lartë dhe populli optimist, investimet në rritje, një produkt i brendshëm në rritje prej 9%, shtimi i investimeve në infrastrukturë, d.mth. rrugë, shkolla, mbrojtja e pasurisë hidrogjeollogjike, një rrogë bazë minimale për popullin, investime në kërkim shkencor dhe në teknologji, kundër një politike të tipit taksor e bazuar mbi sakrifica, të themi si për shembull ajo që po bën Greqia dhe ajo që po përpiqet te realizojë Italia e Spanja.

Si do shkojë filli i kësaj telenovele midis dy Kristinave. Po të përjashtojme faktorët estetikë dhe pathosin latin, në fakt është në skenë një përleshje midis dy shkollave të mendimit ekonomik klasik e modern; ajo Keynesiane dhe ajo neomonetariste e Friedman- it. Kush do fitojë?

Bastet janë të hapura. Por disa gjasa ekonomike, përveç pasurive energjitike të tokës e të nëntokës argjentinase, bëjnë pershtypje dhe ia vlen të përmënden për të mos humbur komplet shpresat e një fitoreje të Davidit kundër Goliathit përbindësh.

Mbas krizës dhe falimentit ekonomik të 2001, Argjentina - me atëherë burrin e Kristinës se sotshme si president Nestor Karlos Kirchner që zëvëndësoi Eduardo Duhalde - bëri nja dy lëvizje strategjike dhe pak piktoreske nga pikëpamja ekonomike.

Ftoi një grup konsulentësh gjermanë të cilët mbas një studimi makroekonomik dhanë një sugjerim të çuditshëm. Agrikultura e Argjentinës duhet të bazohet në tri shtylla: limonat, soja dhe lopët.

Argjentina mbolli 150.000 hektarë me limona të tipit siçilian, më i miri në treg si cilësi. Mbas pesë vjetësh limonat u rritën dhe Argjentina shënoi golin e parë. Kostoja e limonave ishte shumë më ulët se në bursën botërore dhe kjo ishte arsyeja që shtyu Coca Colën të lidhë nje kontratë furnizimi për pijet e saja me bazë limoni, janë rreth 22 lloj pijesh në të cilat përdoret limoni argjentinas. Coca cola u lidh me kokë e këmbë, si i themi ne, me Argjentinen pasi 93% e limonave i merr nga Kristina - e Argjentines kuptohet - dhe vetëm 7% i merr nga Florida.

Përveç Coca colës Argjentina filloi t’iu shesë limona anglezëve, të cilët e përdorin në dietën e tyre të përditshme “Fish e Chips” dhe gjermanëve, të cilët ua hedhin atyre lakrave të zjera që hanë me wurstel.

Kur Kristina, e ashpra, kërcënoi Argjentinën me presionin e nxjerrjes jashtë ligjit të kontratave të limonit, menjëherë Kamerun në aktin e parë të tij si kryeministër anglez, me përulësi lakeu nxorri një ligj me të cilin bllokonte importin e limonave nga Argjentina, sipas tij, jo konform sigurisë shëndetësore, limonat e shkretë. Senjora Kristina e plagosur kaloi në kundërsulm. I shkroi me dorën e vet delikate me një manikyr të përsosur, drejt për së drejti administratorit të Coca Coles. “Bllokojmë furnizimin me limona, sepse mund të jenë të rrezikshëm për sigurinë, sipas një ligji aq e kaq të Komunitetit Evropian. Në qoftë se limonat tonë janë të pasigurt për Evropën, rrjedhimisht janë për gjithë botën të rrezikshëm”. Unë kapa njëfare ironie në këtë lajm, por Bordi i Coca Colës nuk e mori me kaq lezet ndërprerjen e njëanshme të lëndës së parë. Ky marifet i Kristinës argjentinase, ex viktimë e Kristine Lagarde, i kushtonte kolosit të pijeve rreth 25 miliardë dollarë në vit. Senjora Kristina e veshur elegante ngrinte supet e pafajshme dhe avokatët milionerë të Coca Colës përgatisnin të xhindosur sulmin në Gjykatat ndërkombëtare për të hedhur poshtë vendimin e Kristinë Lagardë. Pak muaj më vonë do fitonin gjyqin. Limonat janë në rregull, biznesi është biznes!

Soja dhe lopët? Mjafton të themi se Senjora Argjentina ka lidhur me Kinën një kontratë 50 vjeçare, po e përsëris 50 vjeçare, për furnizimin e sojës dhe mishit të lopës, produkte bazë për të ushqyer popullin punëtor kinez. Je e sigurt madamme Lagarde që milionat e kinezëve do hanë edhe bar për të ndëshkuar Argjentinën e paudhë?

Presim seritë e tjera të telenovelës.

Fonte BBC: IMF’s Christine Lagarde says Argentina faces “red card”

Fonte: http://radionacional.com.ar/noticias/14-polistica/44947-cristina-fernando-hablo-ante-la-asamblea-de-naciones-unidas.html

Comments

Submitted by antishqiptari (not verified) on

nuk do te veje puna shume keq.

Me e mundshmja eshte qe Kristina argjetinase te bindet, te ule koken dhe te ngrere fundin( jo vetem te sajin por edhe te shtetit te vet).

Nqs larg qofte nuk bindet, Argjentina ka nje tradite te pasur te grushteve te shtetit.

Ka nje brez te ri politikanesh ne ameriken e jugut qe po kuptojne se e vetmja menyre prosperiteti per kombet e tyre, eshte dalja nga rreshti. Sa te suksesshem do te jene ne zbatimin e politikave qe shkojne kunder orientimeve qe jep dora e gjate e USA, mbetet per t'u diskutuar.

Submitted by Fiku detit (not verified) on

Telenovela vazhdon me arrore por jo me Kristina por me Salistina...Kur te vuaje Europa nga kolesteroli le te kerkoje arra e lajthi nga ne e te shikoni si do t'ja rregullojme qefin dhe nivelin e...dhjamosjes. Ne Afrike do te shesim...se kinezet jane te dobet...

Submitted by astrit (not verified) on

Per fat te keq artikulli i mesiperm pervec se mua me duket naiv, ka probleme edhe me neutralitetin qe cdo gazetar duhet te perdore kur raporton apo komenton fakte.

Kercenimi me perjashtim ng FMN nuk eshte aspak nje perplasje shkollash Keynesiane me Friedman-jane. FMN nuk merr persiper te administroje Argjentinen dhe politiken e saj monetare. Nje nga rregullat e FMN eshte kontrolli i inflacionit dhe sidomos raportimi korrekt i inflacionit. FMN ketu eshte arbiter: ne nje ndeshje futbolli nje ekip fiton po te kete 12 lojtare, doemos qe lojtari teper eshte ne dobi te ekipit. Por arbitri ka per detyre mos te lejoje gjera te tilla.

Christine Lagarde nuk eshte shquar ndonjehere si dishepull e Friedman! Ne kulmin e krizes boterore me 2008 ajo ishte ne qeverine franceze dhe ishte proponentja e disa masave qe do te ngjethnin edhe Keynes dora vete. Autorja (ne opinionin tim) nuk di se per cfare dhe per ke po flet ketu.

Cilesimi i kryeministrit Britanik Cameron si 'lake' i FMN dhe aq me teper i francezes Lagarde eshte fatkeqesisht nje tjeter shembull ku mungesa e informacionit shoqeron nje lloj emocionaliteti te pashpjegueshem te autores kur flet per Argjentinen (nje tip superfuqi mitike e busnessit te limonatave?).

Sic mund ti kujtohet lexuesve dhe autores, midis Argjentines dhe Britanise ka nje histori konflikti ne te cilin u vrane tere ata njerez. Se fundi Argjentina ka rivendikuar prape ishujt Falkland (a.k.a. Malvinas) dhe po u ben ketyre ishujve nje bllokade detare dhe ajorore nga tere kontinenti latino-amerikan. Z. Cameron, jo vetem qe nuk eshte hic lake i FMN, por i ben mire llogarite diplomatike me nje komshi te bezdisur sic eshte Argjentina dhe i kujton qe Britania mund te hakmerret ndaj shkallezimit te ballafaqimit diplomatik me Argjentinen. Minimale!

Se fundi, pak veta mund ta konsiderojne Argjentinen si vend te suksesshem apo si rezistuese e presioneve globale ne mbrojtje te sovranitetit te vet. Argjentina eshte aktualisht ne konflikt me gjysmen e globit dhe institucionet nderkombetare. Shkak kryesor eshte se prej dhjete vjetesh Argjentina refuzon te paguaje borxhet e cdo lloji, sidomos ato sovrane. Jane dhjetera gjyqe ne bote ku shtete te ndryshme kerkojne te sekuestrojne madje edhe ndertesat e perfaqesive diplomatike te Argjentines si demshperblim per mospagim borxhi. Doemos qe kjo gje nuk kaperdihet nga shumica e borxhdhenesve.

Argjentina e sotme ka shume ngjashmeri me Shqiperine e viteve '60: konfliktualitet te panevojshem me fqinjet per gjera te kota (per tre shkembij ne mes te atlantikut, 500km larg briigjeve te saja), mosmarrje pergjegjesish financiare dhe izolim progresiv (perjashto ketu vendet latino-amerikane dhe Kinen). Mbetet per tu pare akoma nese argjentinasit do te dalin ne selamet me tregetine e limonave, sojes apo lopeve. Precedentet dhe historine i ka kunder.

Submitted by Eraldi (not verified) on

+1

Artikull i ca nga ketyre komunsiteve te rinj te Tiranes qe nuk ja kane haberin e financave nderkombetare!

Submitted by Leonardo (not verified) on

Bravo zonjës presidente të Argjentinës të shikojnë tanët se si bëhet politika dhe ti ngejnë prestigjin lart popullit të vet

Submitted by Pirro (not verified) on

Mua me duket jo vetem aspak naiv, por shume i goditur artikulli! Cili na qenka “neutraliteti” sipas teje, lexuesi “astrit”? Ai i lajkave dhe mbeshtetjes se pakufi per Perendimin dhe organizmat e tij hileqare & shfryetezuese? Apo mos do te thuash qe FMN-ja, Banka Boterore dhe organizma te tjere te ketij apo tjeter lloji, nuk jane matrapaze, fajdexhinj, skllaverues te popujve te Botes se Dyte e te Trete? Valle nuk ishin FMN-ja dhe Banka Boterore zoteri i nderuar, qe hodhen ne ere Argjentinen ne vjeshten e 2001, pikerisht kur Eurozona e BE-se kryente pergatitjet e fundit te hedhjes se monedhes se re EURO? E hodhen ne ere pasi e qeverisen (qelberisen, do te ishte me drejt) mire e mire ne bashkepunim me kukullat Menem & De La Rua, qe deri ne fund bene çfare u kerkohej Perendimi, SHBA-ja dhe organizmat e tyre gjakpires. Vetem se me ne fund doli nje njeri me bole i quajtur Nestor Kirchner, qe i tha Perendimit dhe organiznmave te tij grabites, “NDAL se boll bete deme ne kete vend”, bile tani pergatituni te paguani demet! Ne fakt nga ajo kohe Argjentina refuzon te paguaje çdolloj borxhi, qofte ky sovran, qofte ndaj subjekteve private; realisht perse te paguaje per gabimet e dy organizmave te drejtuar nga sionizmi amerikan dhe ai europian? A nuk kane fonde te mjaftueshme Banka Boterore dhe FMN-ja per te rimborsuar kursimtaret europiane dhe ata amerikane? Me duket se po. Atehere le te paguajne llogarine e kripur te lemshit Argjentina, per te cilin jane fajtore te drejtperdrejte!

Autorja ka shume te drejte kur e quan Kamerunin nje zagar gjahu te FMN-se! Bile do te shtoja, te SHBA-se dhe Izraelit!

Britania ose me qarte Anglia, nuk mund te beje asgje ndaj Argjentines, se çdo hap armiqesor ndaj ketij shteti dinjitoz, e largon edhe me shume me shtetet e tjera te Mercosur-it – kesaj BE-je amerikano-latine.

Argjentina nuk ka konflikte nderkombetare, perveç konflikteve financiare me shtetet me satelite te SHBA-se dhe BE-se e sidomos atyre anglofone, ndaj korrigjoje edhe kete!

Argjentina nuk ka kurrefare ngjashmerie me Shqiperine e vjeter e as me ndonje tjeter shtet autoritar, sepse eshte nje shtet i hapur ne marredhenie, nje shtet i lire, nje shtet qe shet dhe blen lirisht nga Bota, nje shtet me nje treg te lire edhe pse jo aq te lire saç ishte ne kohen e lopeve te “majme” te FMN-se; nje shtet shume i rendesishem i Mercosur-it qe ka marredhenie te shkelqyera me fqinjet dhe me gjithe boten amrikano-latine(hiq Kolumbine buçe te Amerikes). Sa per izolimin per konfliktin e atyre “dy shkembinjve”, siç quan ishujt Malvine, edhe ketu duhet te korrigjosh vetveten, sepse duket qarte dhe boterisht se ne kete mes, shteti qe po izolohet eshte Anglia dhe jo Argjentina! Anglise po i ndalohen radhazi jo vetem portet dhe ujerat argjentinase, por edhe ato braziliane, uruguajane, venezualiane, boliviane e kubaneze. Bile edhe disa shtete te Amerikes Qendrore kane shprehur perkrahje ndaj Argjentines per çeshtjen Malvinas.

Ti qe na shkrove gjoja nje shkrim neutral(siç shkroi “neutralisht” FMN-ja dhe banka Boterore, historine e dhimbshme argjentinase), perse nuk perdor te njejtat pesha e po te njejtat masa ndaj Anglise se Kamerunit? Kur ishujt Malvine na qenkan nje grumbull shkembinjsh te pavlere per Argjentinen(shtet te cilit i perkasin pa me te voglin dyshim), perse atehere nuk jane po nje grumbull shkembinjsh per Angline zvarranike te konservatorit Kamerun!?

Me Kinen pastaj mos e krruaj shume se po investon miliarda Euro ne Argjentine dhe Mercosur ne pergjithesi dhe po merr me shkelma interesat amerikane dhe europiane. Fale ketyre investimeve, Argjentina, Brazili dhe shtetet e tjera amerikano-jugore, bejne edhe pa FMN-ne matrapaze dhe Banken Boterore vampire. Keto te fundit do ta kene te veshtire te bejne pa Ameriken Jugore!

Precedentet pastaj vlejne zero(nese per precedente flitet)sidomos kur NAM - Non-Aligned Movement(grupimi i vendeve te paangazhuara)po ndergjegjesohen gjithnje e me shume se kapitalizmi i stilit amerikano-sionist po dergjet ne nje agoni te thelle – njelloj siç dergjej dje Socializmi i stilit rus dje. Nuk do te jete e larget ajo dite kor deles rebele Argjentine, do t'i shohen me dhjetera te tjera te pabindura, qe do t'i lene lamtumiren Botes se ngushte Perendimore, per te eksperimentuar nje sistem te ri me te evoluar se sistemi i kalbur kapitalist – abuzivisht i quajtur “demokraci”! Atehere historia e re e Botes moderne do ta lavderoje Argjentinen per shembullin e ndjekur, si nje shtet qe i ndriçoi rrugen Botes.

Me respekt,

Pirro S.

Submitted by RP (not verified) on

gje e bukur kur sillen te tilla argumente.Me aq sa une di,dy shkollat qe po perplasen fort sot jane ajo e Keynes dhe shkolla e Chicagos(Friedman),por fort ama,jo llafe.Keynes thote qe shteti duhet te nderhyje ne rast krize e te krijoje mundesi per fronte pune.Kjo do te thote qe shteti te mos shohe shume kuadratin financiar por te shtype para me shume qe te nxitet konsumi dhe rrjedhimisht prodhimi.New Deal e rivuri Ameriken ne moto e deri ne 1936 ajo eci shume mire me rritje vjetore 9-10%.Ndodhi qe republikane e demokrate i kerkuan administrates Roosevelt te nderpriste mekanizmat sociale qe kish krijuar posaçerisht per te nxitur konsumin(Keynes) dhe Amerika ra ne nje krize me te forte ne 1937 e si pasoje doli nga kriza pas 2 vjetesh me shansin e L.II.Boterore,sepse po shpenzonte per armatimet.Pra,kjo qe thone monetaristet e shkolles se Chicagos eshte nje deja-vu,si e ka emrin ai emisioni tek TCH,pra film i pare njehere.Krizen monetariste te Argjentines jo pak ne doze e shkaktoi vete FMN prandaj argjentinasit nuk para i besojne Fmn dhe BB.Edhe ne kemi arsye te mos i besojme shume,se terapia e shock-ut erdhi si leksion nga Fmn dhe na la pa nje breke ne bythe,me falni per shprehjen.Fmn nuk reagon si nje ent i pavarur,ai eshte vegel ne duart e grupeve te forta financiare,madje qe kur ka lindur ndjek nje politike te njeanshme.Shba eshte shteti i vetem qe ka te drejten e vetos ne Fmn,keshtu thote Stiglitz ne nje liber.Drejtori i BB vendoset nga presidenti i Amerikes me dekret pa pyetur as Kongresin.Dmth per ta patur parasysh sesi jane te organizuar keto organizma.Nuk e dija qe limonat argjentinas qenkan kaq famoze,por mishrat po.Mishrat argjentinase kane mbytur tregun dhe ne fakt tregtohen nga shumekombeshet gjermane qe dominojne tregun e mishit ne te kater anet e globit.Edhe Brazili po rritet shume ne kete treg;duket per te qeshur po 1kg mish mesatar argjentinas shitet 8 euro,ndersa ne treg shumice 1kg fileto kushton 20-22 euro,1kg kunder filetto 18-20 euro.Tashme mjaft prodhime sallamrash famoze italiane behen me mish argjentinas apo brazilian,le te themi bresaola,qe kushton mesatarisht 25 euro/kg.Te mos qeshim,se po te veme re,çmimi i mishit dhe ushqimeve rritet ne menyre konstante ndersa i artikujve industriale e teknologjike ulet,psh nje televizor sot kushton me pak se po i njejti televizor 20 vjet me pare,sado me modern.Por Argjentina ka rezerva te medha ne nafte,qe jane ne skajin me jugor te kontinentit.Nese shteti argjentinas nxit konsumin e brendshem me politika sociale siç thuhet ne artikull,s'po ben gje tjeter veç po ripraktikon new deal dhe keshillat e Keynes mbi rivenien ne moto te ekonomise.Per limona e portokalle di qe Shba praktikon taksa te uleta doganore per frutat dhe taksa shume te larta per lengun e amballazhuar te frutave,me qellim favorizimin e industrive te saj te perpunimit.Keta te tanet,si Bode dhe Bodellinjte firmosin pa lexuar keto akordet me amerikane e evropiane mbi shkembimet tregtare,se jane shume flete me siguri,te shkruara ndoshta me germa shume te vogla si ato te keshillave ne ilaçet,por ama kur del siper ndonje kleçke ata te huajte nuk te falin,te kujtojne se ke firmosur,ndaj duhet bere kujdes.Natyrisht po flasim per Argjentinen,se eshte shtet i madh,jooooo per Bodellinjte e Sali Berishes,qe me e shumta dine te ngrejne Teg(gje)dhe VefaGjallica.

Submitted by Pirro (not verified) on

Do te ishte shume me mire per BE-ne te ndiqte rrugen e kundert qe deshiron e imponon FMN-ja dhe Banka Boterore - dy mekanizma sionisto-amerikane qe po e shpien Europen drejt katastrofes sociale! Me mire pak inflacion sesa te shthuresh shtetin social(i vetmi faktor qe i jep ketij sistemi te degjeneruar çnjerezor, nje fytyre paksa humane), duke krijuar papunesi, humbje kapitalesh, stres dhe tensione sidomos mes klasave te uleta dhe te mesme!

Per mendimin tim shtetet me ne veshtiresi te BE-se po e thellojne agonine duke marre masat e rekomanduara nga lart nga Brukseli dhe organizmat e tjere sionisto-amerikane. Zgjidhja paksa e dhimbshme ne fillim, por tejet efikase ne nje kendveshtrim afatmesem dhe afatgjate per shtetet me ne veshtiresi te zones Euro, eshte dalja me deshire nga kjo zone dhe ndjekja e shembullit argjentinas.

Jam plotesisht dakort me çka shkrove, perfshire gjykimin mbi Bodellizmin e Berishizmin idiot te mbreterise se Shqiperise(opsss, ma falni lapsusin, Republikes se Shqiperise).

Submitted by RP (not verified) on

Pirro ti paske shkruar me siper po s'te kam vene re dhe kam perseritur analizen tende.Njoh shume italiane qe kane humbur para ne obligacionet argjentinase,por ne fakt pohojne se ishin bankat italiane qe i nxitnin te blinin bono thesari atje.Argjentina dhe gjithe Amerika Latine jane viktima te politikave imperialiste,pa shume demagogji per antikomunistet e sotem shqiptare,qe i kane mbyllur librat sapo hyne ne klasen e pare.Para nje shekulli e me shume ndoshta,Venezuela shkoi ne isolvence dhe nuk kishte tu paguante disa shteteve kreditore,Gjermania,Anglia,Franca dhe Italia e keto derguan atje anijet e Luftes.Nje argjentinas,minister i jashtem ne Amerike mbrojti principin e pavaresise se Venezueles dhe kjo u quajt Doktrina Draghi;diku e kam lexuar ne nje liber te nje ekonomisti por s'e gjej ne wikipedia per sqarime te hollesishme.Qe atehere,nese nje fond sovran nuk ka te paguaje(insolvence)nuk ke te drejte te pushtosh vendin me arme.Persa i perket Brazilit,atje qarkullon si barcalete nje shprehje;"Jemi ne Polin e duhur por ne oqeanin e gabuar",sepse kane intensifikuar shume tregtine me Kinen,qe ndodhet nga ana tjeter.Megjithate ata po punojne intensivisht per"Panamane e dyte",dmth qe me tren dhe autostrada te kalojne ne portet  e krahut te Paqesorit ne Kili.

Submitted by Nevila (not verified) on

Doktrina e Luis Maria Drago ministri i jangshtem i Venezueles kur ne 1902 kjo bllokoi larjen e borxhit me Britanine Gjermanine e Italine
Les emprunt dEtat et leurs rapports avec la politique
Gjithashtu baze juridike e shume keshtetutave latino amerikane eshte edhe Clausola Calvo qe perben bazed d Paktit te Bogotas
Por te gjitha kane lidhje me doktrinen Monroe "America e amerikaneve"

Submitted by U.S.A (not verified) on

BRAVO PIRRO PER ANALIZEN E PERKRYER, NUK TE HEQ NJE PRESJE!!!

Submitted by astrit (not verified) on

Une ve re se midis meje dhe komentuesve te tjere ka nje perplasje ne koncepte dhe dicka me pak e rendesishme ne detajet e vogla.

Ta fillojme nga fundi: kryeministri i Britanise nuk eshte Kamerun por Kameron (Cameron). Pastaj ishujt Falkland/Malvinas (duke i permendur te dy emrat dua te jap nje shembull paanesie) banohen nga njerez dhe jo nga zogj. Keta njerez votuan me 95% te rrine ne Mbreterine e Bashkuar. Jam ne dijeni te argumentave kunder, por meqe mu kerkua nje aresye po jap nje te tille. Si cdo aresye mund ti behet cdo diskutim, por te mos me thote njeri qe eshte pa logjike. Etj. etj.

Nga ana konceptuale: une mendoj se te jesh pjese e organizatave, te kesh marredhenie te mira me BE/USA eshte te mos jesh i izoluar. Ndersa te MOS  kesh marredhenie te mira me te mesipermet, me gjithe solidaritetin e pakufishem te Venezueles, Kubes dhe te vendeve te tjera (disi me normale) te Amerikes Latine eshte izolim. I kuptoj mire argumentimet kunder. Thjesht nuk jam dakord me to. Argjentina ka nje konflikt te forte me Klubin e Parisit, ne te cilen futen vendet e botes qe jane jo thjesht ekonomikisht me te zhvilluarat (qe nuk eshte pak), por sidomos me te kulturuarat. Klubi i Parisit vertet nuk eshte "Klubi i Shenjtoreve". Por eshte nje klub vendesh me standarte. Po ti veme ne diskutime standartet dhe vlerat fondamentale te ketyre shteteve, jemi duke vene ne dyshim vlerat e nje civilizimi te tere. Cka komentuesit qe bejne rhetorike me argumentet e mia, jane plotesisht te lejuar ta bejne nese kane deshire.

Kina, Mercosur, Organizata e Unitetit Afrikan apo ajo e te paangazhuarve mund te jene e ardhmja, e nesermja e botes. Por kjo eshte thjesht hipotetike, sepse aktualisht USA, BE, tipa te tille si Klubi i Parisit jane e tashmja. Nuk i hyj fare kush eshte i mire dhe kush eshte i keq prej ketyre. Vetem se pazari  eshte ky. Kush nuk ben pjese ne te permbush definicionin tim (dhe jo vetem timin) te izolimit.

Nga ana konceptuale prape, te mos paguash borxhet eshte nje gje qe une e quaj hajdutllek. Bankat, FMN dhe Perendimi paskan "detyruar" njeri te marre borxhe? Mos po detyrojne edhe Shqiperine sot te marre borxhe? Kjo jo qe nuk eshte e vertete por eshte budallallek. Marrja e borxheve eshte pergjegjesi e popujve qe i marrin. Nese zgjedhin qeverite e tyre, atehere te merren me problemet qe u dalin si pasoje e zgjedhjeve qe bejne. Argjentina ka patur qeveri te zgjedhura demokratikisht edhe me pare. Kreditoret kane edhe ato fajet e tyre: tu japesh kredi hajduteve eshte marrezi dhe une personalisht nuk kam gje kunder qe ata ta paguajne budallallekun e tyre.

Nuk eshte e vertete qe kriza Argjentinase u diktua nga FMN. Nje nga faktoret ishte qe argjentinasit vete insistuan te mbanin momedhen e tyre lokale te nje faktor konstant shkembimi me monedhen amerikane (ne anglisht "pegged"). Ky ishte nje prej faktoreve, mbase te tjeret mund te kene edhe me rendesi, mund te diskutojme deri neser, por per hir te se vertetes kishte 10 vjet qe Argjentina u paralajmerua te mos bente dicka te tille.

Une personalisht jam i velur prej lunatikeve qe predikojne profetesira dhe revolucione te dhuneshme. I tille ishte Enver Hoxha, Kastroja, Chavez dhe "personalitete" te tilla krenare qe dine vetem nje gje. Dine te artikulojne mire se cfare nuk duan dhe cfare urrejne. Por qe nuk kane plane per te ndertuar e per te thene se cfare e ku duan te shkojne. Une e di qe sistemi boteror eshte me 1001 te meta. Por nuk jam i sigurt fare qe do te doja te rroja ne nje sistem boteror te frymezuar prej ketyre kreshnikeve latino-amerikane dhe miqve te tyre kineze. Kam pak shprese se bota e sotme mund te ndreqet pa derdhur gjak me shume nga c'po derdh. Por ne nje bote te Mercosur-it te Chavez dhe Castros, apo te paangazhuarve te tille si puna e Iranit dhe Serbise (po te dashur komentues, keto jane dy nga vendet leader ne levizjen ne ndergjegjesim e siper te te paangazhuarve!) une nuk do te doja te rroja.

P.S. IMF zakonisht etiketohet si zagar i USA, BE apo Britanise. Me sa di une eshte hera e pare qe Britania akuzohet per te kunderten (dmth si zagar i nje institucioni te cilin konsensusi eshte qe e ka thjesht ne xhep si veglen e vet). Kjo eshte sikur po flasim per dy bote te ndryshme...

Submitted by RP (not verified) on

astrit,ke shume te drejte edhe ti.Une thjesht kam lexuar librin e J.Stiglitz"Globalizmi qe funksionon"(Nobel 2001)dhe ky nxjerr ato deduksionet qe perseris une.Po e ka gabim ai une ngre duart lart.Situaten e Argjentines edhe ky e shpjegon dhe e quan tamam viktime te spekulacionit. Te tjere nenvizojne qe Pakti i Bretton Woods eshte i superuar qe ne vitet'70 kur Shba prishi kursin e kembimit fiks te $me arin.Nga vetja kam kete,qe i humburi i madh ne L.II. Boterore qe Anglia si nje perandori qe perendoi ne favor te nje ish kolonie;thjesht amerikanet hyne ne lufte pasi Anglia u hodhi dorashken e bardhe.Qe ekonomia boterore vuan efektin e spekulacionit kete e kupton edhe me i padituri,Kina nuk ka degjuar asnje keshille te Fmn dhe eshte si eshte si shtet jodemokratik apo jo por ekonomikisht ka rritje konstante dhe ka refuzuar kapitalet spekulative.Stiglitz thote thjeshte dhe qarte;duhet te evitohet marrja e borxheve,por kush jep borxhe e ben kete me perfitim,biles jep edhe rryshfet.E ka thene tamam keshtu!Pra,te mos grindemi per mustaqet e botes,po te shikojme nga bota per te pare shtepine tone.Mjaft shtetare te Tiranes marrin borxhe sepse dyshoj qe u ofrohet rryshfet per te marre borxh.Psh,si e konsideron ti ate kontraten e trenit elektrik te Nanos qe berisha e prishi?GE(General Electric)na hodhi ne gjyq dhe i dhane nje demshperblim per prishjen e kontrates ne vlere 20 milion$;sa ia vlente te anullohej nje kontrate 80 milione$ kur te pakten fitonim trenin elektrik,shto ketu impaktin ambiental te reduktuar,reduktimin e fluksit te makinave,komoditetin,etj,por mundet(une dyshoj legjitimisht)qe GE t'i kete dhene saliut ndonje rryshfet 2 milione$(po them hipotetikisht,pasi anticorrupt act e ndalon)dhe morri 20 milione$ pa levizur gishtin fare.E pse te punonte tek e fundit?Te dyja palet fituan,por e ke te qarte se kush humbi dhe pagoi.Nejse,jo per revolucione,se nuk ka me kush ideale dhe kellqe(provoje po t'a mbajti-tha S. B. ne 21 janar)se pastaj na pelqejne edhe sufllaqet dhe patatet fritte; pa lere,duam qe me telekomande te bejme ato gjera qe zakonisht duan njeçik levizje gjunjesh,por derisa do zgjate kjo?Terapia e shock-ut ishte keshille e Fmn dhe BB(ne fakt ishte keshille e trios se Washingtonit(Washington Consensus)-dhe me detyrim,keshtu thote Stiglitz,dhe morren ne qafe nje sere vendesh te Lindjes,perfshire edhe Shqiperine.Edhe"çeku i bardhe"i atij te ndjerit minister qe andej doli.Stiglitz kish marre shembull Moldavine,ku paraja vendase u zhvalutua ne masen 4000%,mbase po te merrej me Shqiperine do ngrinte duart ne koke.Dmth ti mire e ke Klubin e Parisit,etj,por keto gjera jane si peshqit e medhenj qe gjuajne per peshq te vegjel e mjere kush eshte peshk i vogel.Jane moralisht te pamoralshme.Sidoqofte e ke mire,por"marksizmi-thote Popper,qe eshte kritik i marksizmit-ndryshe nga psikanaliza,lindi si shkence.Teoria marksiste parashikoi qe kapitalizmi do sillte nje mizerje gjithnje ne rritje dhe nepermjet nje revolucioni ne socializem".Studjuesit e sotem shoqerine  e sotme perendimore e quajne"shoqeria klesidra",nga klesidra ajo ora me rere egjiptiane,qe ne mes eshte shume e holle(do eleminohet shtresa e mesme).Dmth,Marksizmi nuk eshte aq gabim,sidomos nevojitet si oponence.Debat i hapur,le te shohim.

Submitted by Pirro (not verified) on

Replike lexuesit Astrit:

Ishujt Malvine mund te banohen deri ne 100% nga angleze, siç banohet nga nje shumice angleze Gjibraltari spanjoll, siç banohet nga nje shumice çifute i ashtuquajturi Izrael, por qe te treja keto entitete gjeografike, rezultojne toka te grabitura, te kolonizuara e te qeverisura nga shtete hajdute dhe vrasese! Keto jane padrejtesi qe nje dite te afert do te zhbehen, do apo s'do Kamberi(ma fal lapsusin por kam veshtiresi t'i shqiperoj emrin ketij sharlatani kon anglez)!

Nga ana konceptuale une e respektoj opinionin tend, por kam timin qe eshte sa parimor aq edhe praktik: marredheniet e mira me Perendimin duhet te jene reciproke, ndryshe behet edhe pa te! Siç po ben Irani sot edhe pse jo pa veshtiresi ekonomike – veshtiresi keto reciproke, duke patur parasysh çmimin gjithnje e me te larte te hidrokarbureve qe paguan Perendimi, per faj te sanksioneve te padrejta ndaj Iranit, te imponuara me shume kembengulje nga Sionizmi boteror.

Ti e quan kete izolim, deri ketu ne rregull, edhe une e quaj izolim, por te imponuar dhe jo te njeanshem sepse kush izolon, izolohet! Teoria e relativitetit eshte e mrekullueshme sepse universale, aplikohet mbi gjithçka materiale perfshire kete teme. Ti e sheh Boten me syzet e Klubit te te zhvilluarve, dikush e sheh ndryshe, ose me syze te kunderta ose pa to fare. Bile dikush shume me i evoluar se ti dhe se une, e quan ate qe ti quan “zhvillim”, katastrofe, primitivizem. Njerez si Alan Watts, Krishnamurti dhe shume e shume mesues te tjere shpirterore qe nuk aprovojne kete menyre te jetuari me konflikte. Ja sesi mund ta gjykoje boten tone dikush i paanshem, por inteligjent. Une do t'i jepja te drejte, sepse ky zhvillim i paprincipe qe nuk respekton as memen Toke qe te jep mundesine te jetosh nje eksperience kaq te bukur te quajtur jete, po na shpie kolektivisht drejt nje fundi tragjik.

Sqaruar kete, mua nuk me pelqen te vesh syze, as nga ato te klubit tend as nga ato te kundertat, por me pelqen mendimi ndryshe, alternativa ndaj nje rruge te imponuar si e vetmja, kundershtimi paqesor i nje dogme me fakte, guximi i zgjedhjes se nje rruge te panjohur te vulosur si e gabuar(nga kasta qe na drejton, natyrisht).

Ndaj mireseardhshin alternativat e ketij sistemi te lodhur e te kalbur qe eshte shenderruar ne nje dogme qe nuk mund te preket, por qe shpejt do te bjere per t'ia lene vendin nje sistemi te ri ne te cilin s'do te kete shume vend per njerezit e kastes se sotme. Jo se dikush do t'i persekutoje por se do te autopersekutoheshin e autotorturoheshin pa qene ne pushtet, pa shijuar pasurimin e pakufi ne dem te te tjereve, pa patur kurrefare peshe ne segmentet e zhvillimit te nje shoqerie te re. Ne fakt nje njeri primitiv do te ndihej tmerresisht i huaj ne nje shoqeri qe ka per motorr shvillimi jo kompeticionin por respektin dhe dashurine.

Ti je i velur ndaj revolucioneve te dhunshme, une nuk i deshiroj aspak! Revolucioni i dhunshem eshte per njerezit e dhunshem qe menjehere pas ketij, krijojne nje shoqeri po te dhunshme. Revolucioni qe nevojitet eshte revolucion mendor, shpirteror dhe heret a vone do te ndodhe! Sepse keshtu nuk mund te ecet! Po te jap nje shembull qe eshte perpara syve tane prej gati 5 vitesh: KRIZA ARTIFICIALE FINANCIARE. Shkaktaret e vertete jane te lire te vazhdojne te kryejne deme, sistemi qe ngriten as nuk u cenua nga qeverite e Klubit... dhe perfundimisht pasojat po i paguajme ne qe nuk kemi asnje faj. Ky eshte sistemi qe ti mbron. Ky sistem kete krize do ta perserise periodikisht siç ka bere ne te shkuaren, sepse me mire se kaq, thjesht nuk di te beje. Versionin me te mire te ketij sistemi do ta gjesh ne disa vende veriore, si ato skandinave, ku ka nuanca te forta te nje socializmi social, fale edhe ndergjegjes kolektive te ketyre popujve qe qendrojne shume me lart se te tjeret. Por pergjithesisht ky sistem i ngjason nje limoni te shtrydhur qe s'ka asgje te re e te mire per te dhuruar!

Ti nuk do te deshiroje te jetoje ne nje bote me orientim socialist te stilit rus; EDHE UNE. Por do te isha njelloj i deshperuar ne nje bote te ketij lloji qe krizat i zgjidh me luftera, ne nje bote ku nje shtet i llojit nazist qe padrejtesisht pa pushtuar nje toke jo tijen, qe masakron sistematikisht deri edhe femijet ne djep duke i quajtur terroriste, qe eshte i mbushur me arme te shkaterrimit ne mase(jo konvencionale), por qe i imponon ç'armatimin kujtdo qe nuk i pelqen, po pergatitet ta fuse boten ne nje lufte te re shkaterrimtare duke sulmuar ilegalisht nje shtet sovran – faji kryesor i te cilit qendron tek deshira per te patur nje teknologji berthamore, qofte kjo per qellime civile qofte per qellime ushtarake.

Mua e gjitha me duket nje déjà vu, seç kam nje ndienje te keqe qe ky shtet kriminelesh do te na fuse ne nje qorrsokak te papare. Zgjidhja? Izolimi nderkombetar i ketij shteti qe refuzon t'u dorezoj autoriteteve nderkombetare listen ekzakte te armeve jo konvencionale dhe jo me te ç'armatoset. Duhet vepruar siç u veprua me Afriken e Jugut apartheidiane, sanksione te gjithanshme deri ne dorezim. Pastaj opcionet do te ishin dy: o federate me popullin martir palestinez, o çmontimi i ketij shteti nga themelet!

Kerkoj ndjese per daljen nga tema, por per mendimin tim keto jane aspekte te rendesishme te te menduarit & vepruarit ndryshe. Boll me me luftera, çdo konflikt e ka nje zgjidhje te padhunshme.

Per t'iu kthyer shembulli argjentinas, te mos paguash nje borxh eshte hajdutllek – dakort, por me rezulton se institucionet qe cituam me siper refuzojne çdolloj ndarje pergjegjesie per sa ndodhi ne Argjentinen e 2001, bile refuzojne edhe nje ulje te mundshme ne tavoline per te patur nje fill dialogu me autoritetet argjentinase. Deri tani ka patur nga to vetem urdhera & imponim, asnjelloj deshire per te gjetur ndonje pike te perbashket. Ndaj edhe refuzimi argjentinas per t'iu bindur rregullave, mua me duket logjik. Jo i drejte ne parim, por logjik.

Edhe nje te fundit: borxhet nuk i marrin popujt por qeverite dhe ç'qeveri kur behet fjala per shembuj si Shqiperia e dikatures Berisha! Por kjo nuk do te na jepte te drejten te refuzonim pagesat e tyre diten kur qeveria e tanishme( votave te vjedhura)nuk do te ishte me! Kjo vetem per saktesim, por shembulli argjentinas ishte unik dhe pergjegjesite e FMN-se atje ishin shume te medha.

Respekt,

Pirro S.

Submitted by RP (not verified) on

Pirro,ky eshte nje argument qe Respublica duhet ta rihedhe ne diskutim e jo tralalara me berishe dhe debatare(shpikja ime kjo)-gjuhetare gegnishte,se problemi yne eshte varferia dhe sesi ajo te reduktohet progresivisht.Eshte e vertete qe Kina eshte shtet jodemokratik,por ama nxjerr pervit nga varferia nga 100 milione njerez;kjo e sjelle nga nje analize e Amartya Sen(Nobel '98),qe edhe pse indian jep shifra ne favor te ekonomise se gjysmecentralizuar kineze,se tek e fundit njerezit duan te hane pastaj te diskutojne,qofte ne perparimin kinez ne shkolla,shendetesi,etj,te cilat India demokratike dhe me te njejten rritje ekonomike nuk e arrin dot.Per Izrl. kam lexuar dy-tre libra sesi eshte themeluar etj,qe nga Deklarata Balfour,dhenia nga anglezet e nje territori ne Afrike dhe njefare"borxhi" te kthyer ndaj Weizman,kimik i njohur(dhe president i pare i Izrl.) qe ndihmoi ne permiresimin e linjes prodhuese te eksploziveve dhe municioneve,tamam kur Lloyd George ishte minister lufte e tamam ne 1917(Deklarata Balfour)Ll.George ishte kryeminister.Izrl. posedon nje arsenal qe nga fuqia shfarosese mund te renditet i treti,por edhe i dyti ne bote(pasi teknologjia per te cilen s'dua ta them me emer,se ka nje sistem pergjues qe kap edhe glasen e zogut ne ajer,eshte ne gjeneraten e 4)dhe aq me shume ilegalisht,pasi nuk ben pjese ne klubin e fuqive brthm.Nuk dua te debatoj ketu,se kombi per te cilin i referohesh ka nxjerre edhe mendimtare te shquar e humaniste,njerez kurajoze e shkencetare,e si çdo komb,ka edhe kripe dhe sheqer ne sofer.Meqe po shikoja disa shenimet e mia,se une zakonisht kam qejf te lexoj ne liber e ndonjehere mbaj shenim,po te sjell nje shembull te ofruar nga libri"Globalizimi lakuriq-La globalizzazione smascherata"i dy ekonomisteve J.Petras dhe H.Veltmeyer,tamam mbi spekulacionin;"..nga gjysma e viteve'60 e deri ne fillim te viteve'90 faturimi ditor i kembimit te huaj u rrit nga 1 miliard$ ne 1200 miliard$.Kjo e llogaritur qe ne 1$ qarkullues ne ekonomine reale i pergjigjet me 25-50$ ne boten e finances.Pra,me pak se 5% e kapitalit qe qarkullon ka funksion prodhues".Ka edhe nje kriter shume te thjeshte ne boten e spekulacionit,lidhur me perqindjen e bonove te thesarit qe emeton nje shtet.Sa me te larte te ofroje perqindjen e interesit,aq me i sigurte behet defaulti;kjo eshte tamam me proven e idiotit.Por edhe shume nuk japin dot mend amerikanet e Fmn,se me keq se nga Argjentina aksioneret e vegjel e pesuan nga defaulti i Enron ne Shba,megjithese nuk kam shifra ketu per konfrontim.Ia kalofshi mire!

Submitted by Astrit (not verified) on

Te dashur komentues me siper,

me behet qejfi per tonin e respektueshem te diskutimit, faleminderit per kete komunikim interesant.

Per tu ri-kthyer ne orbite, sistemi ekonomik edhe politik global mund (dhe mbase duhet) ri-diskutuar gjithmone. Perndryshe edhe ideja me perfekte e botes do te humbiste legjitimitetin dhe do te shnderrohej ne dogme. Ne komentet e mia te mepareshme une nuk kam mbrojtur idene se sistemi aktual eshte perfekt, apo as kushedi sesa i mire. Por, ndryshe nga nje komentues me lart qe shprehej se 'precedentet nuk vlejne' une kam mendimin se historia eshte shume e rendesishme. Sistemi i demokracive te tipit perendimor nuk eshte fare qiellor (shume dakord me komentet per krizen e fundit etj). Ceshtja eshte se qe nga shpikja e demokracise tre-kater mijevjecare me pare njerezimi ka arritur te coje njerez ne hene dhe ti nderroje faqen botes, por jo te shkoje kushedi sesa me pare ne drejtimin e organizimit shoqeror. Domethene se ky nuk eshte as proces i lehte dhe as nje teme qe ka zgjidhje nese mohohen apo goditen eksponente te ketij sistemi sepse ato nuk jane shkaku qe keto sisteme ekzistojne. Ato jane njelloj aktore si edhe 'viktimat' e tyre.

Une bie dakord me komentuesit me siper dhe me idealizmin e tyre qe duhet punuar qe ky sistem te permiresohet. Une vec nuk bie dakord me ata qe artikulli dhe shume koemntues i propozojne si vektore te ketij ndryshimi. Irani (shteti i pafajshem qe vret njerez me gure!!! apo qe ka deklaruar zyrtarisht nga goja e presidentit te tij se do te zhduke nga faqja e dheut 4 milione njerez, te dashur miq une kete e quaj genocid), Kina komuniste sado e sukseseshme ekonomikisht te jete per momentin (te suksesshem kane qene edhe te tjere perpara Kines), apo shtete si Greqia qe nuk lajne borxhet nuk jane modele per mua. Mbase per te tjeret po dhe ketu une nuk kam si jua nderroj mendjen. Le te biem dakord mos te biem dakord mbi kete pike qe nuk se c'e diskuton me teper...

Disa nga komentuesit me siper argumentojne pikpamjet e veta duke cituar disa autore dhe avancon ide duke u mbeshtetur ne autoritetin e njerezve qe dine me shume se ne. Ceshtja eshte se libra jane shkruar shume. Dhe jo te tere librat thone te njejten gje... Te jeni te sigurte se une mund te citoj libra qe thone kataciperisht te kunderten. Por mendoj se argumenti im mbeshtetet mbi common sens-in tone dhe jo mbi autoritetin qe nuk duhet vene ne diskutim te burrave te mencur. Sepse ketu po flasim per realitete sociale, politike dhe ekonomike qe duhet diskutuar dhe jo per fe' qe pranohet sic e thote Libri pa i hequr presjen.

Une po ashtu kam mendim tjeter nga shumica e komentuesve per ekuilibrin midis dekolonizimit dhe te drejtes per vetvendosje te popujve. Procesi i dekolonizimit mund te kete ndonjehere rrugen e lehte. Por Falkland/Malvinas nuk hyn ne ate kategori. Ne cilen pike te historise njerezore duhet te vendosim "vitin 0" dhe qe levizjet e mepaseshme migratore ti quajme 'kolonizim'? Nese anglezet qe kolonizuan 'Malvinas' ne shekullin 18-19 jane kolonizatore qe duhen perzene ose nuk duhet tu merret para sysh e drejta e vetvendosjes, po Argjentinasit e sotem dhe presidentja e gjithe-virtyteshme e saj, cfare jane pervec se bijte e kolonizatoreve spanjolle apo te tjere? Ky argument vlen edhe ne rrethana te tjera, Spanja kerkon si territor te saj te natyrshem Gjibraltarin. Spanjollet nuk eshte se po i ofrojne Marokut Malilen dhe Ceuten qe jane ne Afrike. Dhe perpara se lexuesit te fillojne e te adaptojne kauzen Marokene, mbase do te ishte me mire te kujtonim faktin se Maroku i ka ndyer nga pak duart ne ceshtjen e Saharase Perendimore vete... Te vetvendoseshmit e sotem jane gjithmone kolonizatoret e djeshem.

Se fundi, realitetet ekonomike nuk kane te bejne fare me ate qe duhet bere e kunderta e asaj qe thote FMN. Pergjithesisht une mendoj se bota eshte nje makine me shpejtesi te madhe: timoni duhet te levize nga pak dhe me milimetra dhe jo me shume force. Dikush thote se precedentet apo historia nuk dmth asgje. Ky eshte nje debat te cilit une nuk i hyj. Per cfaredo vlere te kete historia, ja vlen apo nuk ja vlen te mesojme prej saj, levizjet drastike linden gjuthe enderra, nen legjitimitetin e protestes kunder te metave te shoqerise, u zhvilluan ne revolucione qe refuzonin te negocionin dhe qe pretendonin monopolin mbi moralin por kane lene gjithmone shijen e hidhur te aventurave te cilat njerezimi do te kishte bere me mire te mos u kishte hyre.

Pavaresisht te syzeve qe mbajme kur shohim ceshtje te caktuara, apo te perdeve qe kemi nder sy qe refuzojme ti njohim si te tilla, realiteti eshte gjithmone i tille gri, asnjehere bardhe e zi. Nese ne kete aspirate (te drejte) per permiresimin e organizimit te species njerezore do te kete ndonjehere pak shprese, me jepni ndonje kampion tjeter te kesaj kauze, jo komuniste borxhllinj te keqinj e fondamentaliste qe i marrin shpirtin popujve te tyre.

Submitted by Artemis (not verified) on

Ne rast se artikulli merret i mireqen,duke mos  besuar te jene shpikur gjygjet e coca-cola me fmn,apo bllokada e njeanshme mediokre dhe e turpshme e te paturpshmit Cameroon qe limona te nje cilesie teper te larte ,i nxjerr si te demshem per shendetin duke shfaqur gjithe cilesite e tij si sherbetor i devotshem i padroneve diabolik qe e kane te faktuar aktivitetin super kriminal madje gjenocidal te fmn ne Indonezi.E sigurte eshte se Indonezia eshte vetem nje nga shume viktimat e fmn dhe e perendimoreve demokrat qe hedhin qytetaret e vete ne ere(9/11) vetem per te forcuar shtetin fashist qe te burgos edhe pa gjyq fare!Eshte e qarte qe Argjentina perben kercenimin e shembullit te mire per rregjimin ultra fashist global.Konfirmimi per kete e sjell i vendimi sa qesharak aq  edhe i peshtire i Cameroon,kukulles qe terhiqet nga duar te rrezikshme.

p.s:Pershendetje Pirro per mendje celtesine.

Submitted by Ed Martini (not verified) on

A nuk ju duket se krahasuar me shekullin e kaluar bota eshte bere me transparente, kjo edhe fale teknologjive te reja? Ne kete kuptim edhe eshte bere pak me e vogel, tregtia behet me shpejt, parat levizin me shpejt, po ashtu edhe krizat udhetojne me shpejt nga nje kontinent ne tjetrin. Pak e veshtire te gjesh fajtorin ne gjithe kete situate komplekse, megjithate teorite e konspiracionit boteror nuk jane "thriller" hollivudi, por situata reale qe ndodhin, sidomos me organizma qe jane krijuar per ti perdorur legalisht si instrumente per interesa te fuqive te medha. Njeqindvjecari i ri mbetet per te provuar sa i afte do te jete njerzimi per te perballuar sfidat e reja, qe nga problemet e energjise (nafta mund te mjaftoj edhe per 20-30 vjet, sipas disa studimeve), ngrohja globale dhe varferia ne bote (nuk besoj se vendet e varfra afrikane do te pranojne edhe per shume kohe te vuajn nga thatesira dhe uria kronike) dhe pabarazia flagrante e ndarjes se pasurise dhe burimeve te jetesore te planetit. Nese kemi nje shtepi te perbashket qe quhet Planeti Toke, nese edhe une si banor ketij planeti vuaj pasojat e nje krize qe filloi ne Usa (cdokush prej nesh e kupton se sot kane mberritur tek ne pasojat e krizes amerikane, qe tani quhet kriza e zones Euro) atehere eshte llogjike qe jo vetem te flasim per keto tema, por te pakten te kemi te drejten ti quajm gjerat me emrin qe kane.

E. Martini

Submitted by Lira (not verified) on

Tre jane organizatat qe kane marre ne qafe boten deri me sot: Banka Boterore, Fondi Monetar dhe Organizata Boterore e Tregtise.  E shpjegon mjaft qarte Joseph Stiglitz ne disa libra te tij dhe shume personalitete te tjera.

Mbetet per t'u pare nese ndonje shtet ka guximin t'i kundervihet kesaj tresheje.  Shume studjues mendojne se vetem Amerika Latine mund ta bej nje gje te tille (mbasi shtetet te kene zgjidhur problemet e tyre te brendshme).

Kam pershtypjen se ky kontinent do te jete i vetmi qe do te kete fuqine te kundervihet treshes.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.