Arvizu përfaqëson qeverinë amerikane dhe pikë! - shkruan Shinasi Rama për disa që refuzojnë një manifestim në SHBA sepse... 'ka parullën e Arvizusë'

Nesër në Dag Hammarskjold Plaza, në ora 10-12, në kryqëzimin e Avenuese së Parë e të Rrugës 47 në Manhattan organizohet një manifestim shqiptarësh. E organizon një grupim që quhet Forumi Shqiptaro-Amerikan për Demokraci me moton: "Për një fillim të ri. Vepro tani! Lajmi merret vesh nga një artikull i Shinasi Ramës, në të cilin shkruhet që në rreshtin e parë: "Ka ca njerëz që ngurrojnë të marrin pjesë në këtë manifestim". Dhe më pas shpjegon pse-në sipas tij.
Shkruan Rama: "Po pse ngurrojnë njerëzit që t’iu bashkëngjiten? Sepse shohin që janë të rinj e që parulla e tyre është afër asaj që ka hedhur edhe ambasadori i SHBA, Arvizu. Argumenti i këtyre ngurruesve e të medyshurve është se parullën e ka hedhur ambasadori Arvizu dhe prandaj nuk besojmë se këta e kanë me të vërtetë. Po kjo tregon shume cektësi nga ana e tyre. E para, ambasadori Arvizu nuk është aty me marrë anën e kujt dhe nuk merr anën e kujt... Së dyti, parisë i leverdis që ta paraqesë ambasadorin Arvizu sikur merr anën e njërës palë apo të tjetrës, duke e zhvlerësuar me marifet qëndrimin e tij, që është qëndrimi i SHBA. Ai përfaqëson qeverinë amerikane e pikë! Prandaj të mos biem pre e interpretimeve të parisë, që i formulon proceset si i pëlqen asaj dhe që synon t’ua shesë qëndrimin për një pikë të caktuar si mbështetje për ata vetë. Arvizu është në anën që duhet e që i shërben shtetit që përfaqëson..." (A.N.)
Comments
Ne njew york shumica e

Ne njew york shumica e shqiptareve jane Kosovaret .Per ta me me vlere eshte te mbrojne te parin e fisit se sa vlerat e demokracise per familjet e vendin e tyre,Kjo eshte aresyeja perse nuk mblidhen aty shume shqiptare

Nuk kemi mbetur te na e

Nuk kemi mbetur te na e thote shinasiu se ke perfaqeson arvizuja.Nese shinasiu e orjenton veten me bilbilin e

perfaqesuesve te USA-s, nuk e pengon e gjykon kush per kete.Per mua arvizuja eshte kumbari i "burrit te shtetit" dhe

i "yllit ne ngjitje" dhe nuk mund te ekzistoje asnje human mbi toke te ma heqe kete bindje nga koka. Jo vetem kaq,per mua,

ky arvizuja do bente mire te kthente patkonjte andej nga erdhi.

Re: "ky arvizuja do bente
Re: "ky arvizuja do bente mire te kthente patkonjte andej nga erdhi."
Te jesh i/e zemeruar eshte e drejta juaj, por te fyesh te tjeret pasi ata nuk kane ate profil te pamundur qe deshiron nje individ atehere duhet te rishikosh pak veten. Ambasadori Arvizu eshte ketu per te perfaqesuar interesat e Amerikes mike. Ai nuk eshte regjent ashtu sic jane mesuar shqiptaret ti shohin perfaqesuesit e aleateve. Nganjehere na pelqen cfare ai thote e ben, nganjehere jo. Nganjehere e pelqen edhe Berisha, e shume here ben ceshte e mundur ta injoroje ose te beje aq zhurme sa qe te mos degjohet.
E "zhgenjyer" ju ktheheni e beheni fyese deri ne perbuzje pasi Ambasadori nuk ben me teper se sa te kerkoje qe qytetaret te zgjohen. Ai tregon rrugen qe ne duhet te ndjekim. Ne se kete nuk e kuptojme, atehere problemi jemi ne dhe jo Ambasadori. Te gjithe qytetaret duhet ta kuptojne e te ngrene zerin, te refuzojne nje autokrat, te mos pajtohen me te, pa demtuar vendin, pa shkelur ligjet- qe ne leter jane shume demokratike dhe liberale-se kjo eshte rruga demokratike.
Eshte e turpshme te perdoresh nje fjalor te tille te mbushur me urrejtje pasi Ambasadori amerikan nuk rrjeshtohet me PS-ne. Ai rrjeshtohet me te drejten dhe me interesat e shtetit qe perfaqeson. Shfrimi juaj i frustruar eshte nje shfrim foshnjor dhe jo qytetar, nje shfrim qe e ka kthyer ne mode shtetari me i fuqishem ne Shqiperi duke fyer e share, kercenuar e burgosur kedo qe nuk i nenshtrohet. Per pasoje shume qytetare vijojne te perdorin nje fjalor me imazhe banale qe u ngjajne derdellitjeve delirante te kryeministrit. Shqiperia kthehet per mbare kur i bejme punet vete dhe sillemi si qytetare, dicka qe nuk e pres nga kryeministri, por nga te gjithe qytetaret e tjere shqiptare.
O Shinasi. Po ik or derzi se

O Shinasi. Po ik or derzi se servile mbetet gjithe jeten or te uruar. Nje ambasador qe i thote vrasesit "burre shteti" eshte padyshim nje njeri i poshter. Por ju kete nuk e thoni se skeni bythe...Duhen njerez me karakter jo servile te Amerikes ":zyrtare" qe doni te hiqeni. U ka dale boja ketyre servilizmave

Add new comment