Nxënësit kosovarë mësojnë në shkollë që 'lufta kundër të pafeve' është një nga 5 detyrat që u ka lënë Muhamedi (!)

Postuar në 10 Tetor, 2012 14:33

Në librin e historisë për klasën e 6 të shkollës fillore në Kosovë, në leksionin për “Lindjen dhe përhapjen e islamizmit” (faqe 109) në përshkrimin e pesë detyrave kryesore sipas mësimit të profetit Muhamed, thuhet se detyra e pestë për çdo mysliman është, “të marrë pjesë në luftë kundër të pafeve”. Botimi ka si bashkautorë Fehmi Rexhepin dhe Frashër Demajn dhe pas debateve të forta dhe kontestimeve (disa prej tyre kanë ardhur nga vetë Bashkësia Islame e Kosovës) është shtypur këtë vit një tjetër tekst historie.

Radio Europa e Lirë citon kryeimamin e Kosovës, Sabri Bajgora: "Ky është shtrembërim dhe paraqitje joreale e shtyllave të besimit islam. Nxënësve të shtatë gjeneratave (botimi përdoret në shkollat kosovare që prej vitit 2005) u është mësuar gabimisht se e ashtuquajtura “Lufta e shenjtë” apo “Xhihadi” është një nga shtyllat e islamit. T’ia mësosh një nxënësi në klasën e 6-të se lufta e shenjtë është luftë kundër të pafeve, që në këtë rast nënkupton të gjithë të tjerët përveç myslimanëve, ky është një absurditet… Është një fyerje e madhe për ne”.

Kurse bashkë-autori prof. dr. Fehmi Rexhepi mbrohet duke thënë: Në historinë e klasës së gjashtë mësohet historia e mesjetës e jo historia e sotme, jo islami i sotëm. Kjo është për kohën kur ka lindur dhe është zhvilluar islami. Kur ka lindur, do të thotë në shekullin e shtatë, atëherë ajo ka qenë luftë kundër të pafeve, të atyre që kanë besuar në shumë zotëra, për t’u përhapur. Tash, ata, çka donë? Kujtojnë se tash historinë duhet ta bëjmë krejt me islamizëm dhe të mësohet në detaje?!"

Zyrtarë të cituar në raportimin e gjatë të REL kanë shfaqur drojën se pasqyrimi joreal i shtyllave të besimit islam, por edhe gabime të tjera, tashmë ka mundur të krijojë efekte negative te nxënësit gjithë këta vjet. Droja e tyre, gjithashtu është se nxënësit që i përkasin besimit islam, këtë gabim mund ta kenë marrë si detyrim të vërtetë, - thuhet në artikullin në faqen online të radios amerikane. A.N

Më shumë:

http://www.evropaelire.org/content/article/24733446.html

Comments

Submitted by Harilla (not verified) on

Kurse në Shqipëri tekstet shkollore u mësojnë fëmijëve të Harrillës dhe atyre të Mustafait se Krishti është biri i Zotit!

Ja, kështu, kështu.

Submitted by Harilla (not verified) on

Po ç'të të thotë ty Harilla mavriu?

Thonë që Partia i di më mirë këto punë.

Submitted by italo-shqiptari (not verified) on

Turp qe Ministria e Arsimit e Republikes se Kosoves dhe intelektualet kosovare, lejojne ekstremizme te tilla! Feja e cilitdo lloji qofte, nje dite do te na perçaje e do te na fuse ne armiqesi e vellavrasje po vazhduam te lejojme injorantet e indoktrinuar te kalerojne librat fetare. Ketyre u duhen prere duart qe tani, ne menyre qe neser te mos kemi nje brez ekremistesh nen urdherat e imameve dhe prifterinjve! Zgjohuni intelektuale dhe i digjni keto tekste mesimore kriminele!

Submitted by Kosovari anonim (not verified) on

1. Xhihadi nuk asht ashtu siq e prezentojn mediat e sidomos ne perendim. Nuk asht luft e shejnt si aja ne kristianizem, por perkthehet ne ket menyr, se ne perendim angazhimin me tana mjetet per fe njohet vetem ne menyr te nji lifte te shejnt. Por Xhihadi asht angazhim kunra te keqes tek vetvetja. Kurse nese do te okupon apo te sulmon nji kolektiv, ate her duhet te jesh i gatshum edhe me force te mbrohesh.
Vetem islamistat militant dhe islamofobat kan interes te fort, qe xhihadi te interpretohet jasht kontekstit dhe jasht eksegeses theologjike.

2. Percarja fetare ne Kosove per fat t'keq vjen nga nji injorim i banorve musliman (Statistika e funit ne KS: 96% kosovar musliman) dhe me nji verlsim dhe prezantim shtetnor dhe mediatik mipropocional ne lidhje me historine dhe imazh e popullit i banorve katolik (Statistika e funit ne KS: 2,5% kosovar katolik).

3. Ankesa kunra keti interpretimi te Koranit vjen vet nga muslimanet e Kosoves dhe nga institucioni Bashksia Islame e Kosoves. Muslimanet jan ketu kunra percarjes.

4. Nuk duhet te "prere duart" askujt! Jemi nji shoqni ne kohen e 2012tes dhe duhet te ballafaqohem edhe me extremista pa fyerje dhe dhune.
(Autori i keti interpretimi nuk asht ekstremist musliman)

5. Duhesh ti dhe te tjert te qetsohen dhe te diferenconi se kush shkruan qa, per apo kunra kujt etj.?

6. Kosovaret me 96% musliman qe perjetuan okupim nga serbet kristian, qe perjetuan lufte, qe jetojn ne krize plitike dhe ekonomike dhe shum probleme te tjera qe i kan, prap se prap kurr nuk u ba nji shoqni extremiste dhe gjidhmon tolerante. Nese shetisni ne per Kosove keni me pa tri parti katolike por jo muslimane, keni pa Kisha, Katedralen e madhe, statua dhe shum rruge me enmin Nene Tereza etj. dhe por mos ta kishi me dije qe vetem 2,5% katolik jetojn aty, ju e kishi pershtypjen qe 50% te popullit ishin katolik.

7. Jam krenar qe ne Kosove vllaznit shqiptar katolik e kan ket nivel te mir te jetes dhe te prezantimit ne shoqnine, politiken etj.
Nuk dua qe te prezentohet Kosova edhe shqiptaret musliman te Maqedonise etj. ma mir, por edhe ma keq jo, por ashtu si e meriton

Submitted by zani (not verified) on

ooooo kush e ka bere kete liber more?? Paska kalu alterteksti edhe ne Kosove? Gjynah kalamajte mesojne traplleqet e ca injoranteve qe marrn persiper te bejne librat. Po pse nuk pyesni teologet o njerez?? Kjo e fundit nuk eshte nje nder pese shtyllat e Islamit.

Submitted by Anonim (not verified) on

Serbi, pushtoje prape e zhduke ate fare te keqe, se veç shqiptare nuk jane!

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Info qe japin tekstet shkollore shqiptare per besimet fetare eshte nje miks i injorances, patetizmit dhe budallallekut. Ne infot per islamin i shtohet edhe keqdashja.

Submitted by Anonim (not verified) on

ore c'eshte xhihadi. di ndonjeri ta perkufizoje?

Submitted by Harilla (not verified) on

Xhihadi është një muhabet që, po të erdh në derë, nuk të lë anonim.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Dhe pretendojmë me forcë se jemi Evropian dhe na takon të jemi pjesë e këtijë bashkimi kush është ai që e ka vënë në sistemin arsimor këto broçkulla kur kushtetuta  Kosovare dhe ejona e shkuajnë të zezën mbi të barllë se shteti është laik dhe e domdsdoshmë dhe arsimi shtetëror është laik dhe ekuptojnë se me këto broçkulla po risin një brez injorantësh dhe e dini se injoranca  pjellë barbarizëm besoj se kangelur një fije ndërgjegje si intelektuale dhe ligjore që ta këpusin që në fillim barin e lig se nesër do jetë shum vonë

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.