Mjeshtrja Merkel

Postuar në 01 Nëntor, 2011 01:31
Beqë Cufaj

Ku ta fillojmë? Te suksesi i Saj i sërishëm apo te 55 miliardë euro të "gjetura" të "Hypo Real Estate"... dhe atë vetëm tre ditë pasi Samiti maratonik i Brukselit përfundoi, ku jo vetëm që u shpëtua euro, por edhe u mor vendimi që Greqisë t'i shlyhet gjysma e borxhit, kurse në çdo skenar të mundshëm - Gjermania, shteti me përgjegjësinë më të madhe në krizën tashmë 18-muajshe të euros, del me pak, fare pak harxhime. Sepse do të jenë bankat ato që do ta heqin haraçin grek...

Angela Merkel, kjo mjeshtre e madhe e politikës gjermane, me profesion fizikane, në kohën e përmendores politike, Helmut Kohlit, si ministre perfierie e njohur edhe si "vajza" e tij ("Mein Mädchen") edhe këtë radhë dëshmoi që jo vetëm se ka sensin për të bërë politikë, por për çdo legjendë e mit përhapur për të, duket ka diçka.

Nga ajo se si me një letër që pat shkruar dhe botuar në "Frankfurter Allgemeine" me të cilën e rrëzoi "babanë" e saj Kohl përmes përplasjes për fytyrë të parashikimeve të "ujqërve të rinj" të CDU-së që nuk do të mund t'i rrëzonte Schröderin e Fischerin, gjë të cilën jo vetëm e bëri, por po ata, princër që prisnin të merrnin postin e saj, filluar nga Stoiber, März, Koch, Müller, zu Guthenberg... të cilëve ua përgatiti terrenin të shkonin nga politika dhe të kalonin në "ekonomi"... deri tek Christian Wulf- të preferuarin e saj, të cilit papritmas i dha postin e Presidentit të Republikës...

Merkel, kjo politikane gjithmonë e nënçmuar, por për këtë më tepër se efektive sidomos nga java e kaluar u katapultua në një lidere të përmasave planetare. Dhe për këtë janë të vetëdijshëm jo vetëm shefat e 17 shteteve pjesë e monedhës euro.

Jo më kot, thuhet e shkruhet që të portretohet Angela Merkel është pothuajse e pamundshme. Jo pse ajo bën politikë (edhe, apo sidomos) me SMS, as pse në dhomën e saj të punës në "Kanzleramt', pos tryezës dhe karrigeve janë tri figura të mëdha shahu, për të cilat thuhet të jenë inspirimi i saj kryesor në lëvizjet politike, por më së tepërmi për shkakun që rrethi i saj i bërjes së politikës është i ngushtë, tepër i ngushtë për të zënë dikë tjetër...

Të jesh kancelar(e) gjerman nuk duhet vizion "tjetër", sepse ky vizion është i shkruar në tapitë e arta të ringjalljes së këtij kombi në Bundesrepublikën e re. Nga Kondrad Adenauer (CDU) përmes Ludwig Erhard (CDU) e Willy Brandt (SPD) e deri tek Helmut Schmidt (SPD) e Helmut Kohl (CDU). Për Merkelin del të jetë ajo që tashmë edhe dihet: stratege e zonja, e cila pret çastin e duhur për të lëvizur (një nga ato figurat e mëdha të shahut në zyrën e saj?).

Java që shkoi ka shpëtuar tash për tash Evropën dhe euron, falë strategjisë së saj. Por problemet janë aty: me grekët, të cilët do të vazhdojnë të mundohen ta shlyejnë atë gjysmë borxhi, por edhe me portugezët e spanjollët në njërën anë dhe italianët në anën tjetër.

Fakti se si Merkel në tërë këta muaj të gjitha aksionet i zhvillonte në koordinim të plotë me Sarkon, nuk do të thotë që e bënte vetëm sa për sy e faqe. Ose siç cinikët (britanikë sidomos) e thoshin: Merkel vepron e Sarkozy ua thotë gazetarëve. Jo. Është në shpirtin dhe natyrën e politikës gjermane ajo që quhet dhe njihet si boshti gjermano-francez. Asgjë pa francezët, çdo gjë për francezët! Edhe kjo - pjesë e politikës dhe me këtë edhe mjeshtërisë së Merkelit...

Shikuar nga prizmi ynë, ai ballkanik, nëse nuk e lëmë anash porosinë që Merkel ia dha Tadiqit dhe serbëve në Beograd (katër kushtet për Kosovën), del që edhe euro ka pasur, ka dhe do të ketë rëndësi - për Kosovën e Malin e Zi sidomos, pasi që ato e përdorin atë. Por shikuar nga aspekti ekonomik, sado dëshpëruese të tingëllojë, del që shqiptarët janë larg, tepër larg të qenit pjesë e tregut gjerman apo edhe prioriteteve ekonomike gjermane, sidomos kur bëhet fjalë për investimet.

Vazhdoj të besoj që shqiptarët - e Kosovës dhe të Shqipërisë, për Qeverinë e Berlinit dhe ato të landeve vazhdojnë të jenë punë e GIZ-it. Asaj organizate pra që na ndihmon për ujësjellës dhe furnizim me drita. Kjo, s’ka dyshim që është më tepër se për keqardhje.

Por pa u përmirësuar dhe pastruar politika nga korrupcioni e krimi – të mos presë kush që gjermanët "do t’ia mësyejnë" nënqiellit të bijve e bijave të shqipeve. E për ta vërtetuar këtë fakt dëshmon ajo që Boris Tadiqi, po javën e kaluar, ua thoshte në Sthutgart të Gjermanisë investitorëve e politikanëve gjermanë: Serbia nuk mund të zhvillohet pa Gjermaninë! Ne duhet të pyetemi: po shqiptarët - mendojnë ndonjëherë kështu?

Zëri

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

po cne kjo ca mjeshtre eshte Angela. per kedo qe do mund te ishte ne krye te nje populli puntor si gjermanet do flitej ne te njejten menyre...Si per ironi te fatit un do thosha se mjeshter eshte Papandreu pavaresisht se duhet te merret me nje popull si greket....

Submitted by patrioti (not verified) on

mjeshtre eshte merkel..dhe eshte e bukur si shpirt..ne kohen e saj gjermania eshte bere nje super fuqi e vertete ekonomike ne bote...edhe ne shqiptaret popull punetor jemi por kur ke ne krye politikane mafjoze qe e kane mendjen te rrjepin te vjedhin dhe te vrasin cmund te presim nga ata ne..

Submitted by aldo (not verified) on

U terhoqen grekerit nga referendumi... Te kete levizur kjo mjeshtrja Merkel nje nga ato figurat e shahut ne zyren e saj per te cilat autori na flet... Me siguri!

Submitted by Alban (not verified) on

"Mjeshter", nuk eshte vetem ai lider qe perdor fuqine e madhe te popullit dhe ekonomise ne te cilen qeveris. Por eshte edhe Z.Merkel qe di shume mire te dominoje politiken e BE me po te njejten mjeshteri qe zoteron edhe populli qe ajo qeveris me shumesukse.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.