Helena shpjegon armiqësinë mes Kadaresë e Qoses

Në librin e sapopublikuar të Helena Kadaresë ka dhe një shpjegim të saj lidhur me armiqësinë më të bujshme në botën shqiptare, atë mes Kadaresë e Qoses. Gjithçka ka zënë fill në vitin 1997, ose më saktë, me qëndrimin ndaj asaj ngjarjeje. Sipas Helenës, Qosja është ngazëllyer atëmot, duke e quajtur atë që ndodhi një ‘revolucion të vonuar demokratik’, ndërsa Ismaili është dëshpëruar dhe e ka vuajtur shumë atë moment. I pari, nëpërmjet dy letrash të dërguara në Paris (Helenës i pëlqen të nënvizojë që letrat ishin pa pullë), i kërkon të dytit që të bënte të njëjtën gjë, dmth ta përshëndeste “revolucionin e vonuar demokratik”. Këto letra e kanë nxjerrë nga binarët Ismailin. “Kish qenë gjithmonë i ftohtë me Qosen”, por “gëzimin e tij për shkatërrimin e shtetit shqiptar nuk mund t’ia falte kurrë” (frazat në thonjëza janë të Helenës).
Më pas autorja e librit rrëfen një tentativë për pajtim të bërë nga poeti e studjuesi Agim Vinca. Ky i fundit i shkon në shtëpi, dhe fillon të flasë. Sapo thotë se “ata të dy, si baballarë të kombit, nuk ish mirë të zemëroheshin me sho-shoqin”, Ismaili e ndërpret dhe i thotë fjalë fyese: Ç’janë këto idiotësira, këto marrëzira, jo baballarë, jo trapër? “Agim Vinca mbeti gojëhapur”, thotë Helena, e cila në fund e bën të qartë se Ismaili u pickua nga termi “baballarë”, jo se kish gjë me ngarkesën e simbolikën e termit (i pari, më i madhi, më i rëndësishmi, etj), por nuk duronte dot kumtin anagrafik të tij (bacë, i moshuar, i stërmoshuar, plak, etj). “Nuk dua të dukem as i vjetër, as matuf”, i thotë Ismaili Helenës, pasi Vinca lë vilën e tyre në Malin e Robit.
M.N.
Comments
Kjo tregon se sa i mencur
<p> Kjo tregon se sa i mencur eshte Ismaili. !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!</p>
Add new comment