Fjalët e fundit të Steve Jobs-it: Oh Wow!

Postuar në 31 Tetor, 2011 10:25

Në numrin e sotëm të së përditshmes amerikane New York Times kish shkruar e motra e Steve Jobs-it, e motra në linjë biologjike (Steve Jobs ka qenë fëmijë i adoptuar, dhe me të motrën natyrale, Mona Simpson-in, është takuar vonë, kur që të dy kanë qenë të rritur). Mona Simpson është shkrimtare. Ajo në fakt është mësuese e anglishtes, por shkruan, gjithashtu, dhe këtë herë ka vendosur të shkruajë për vëllain. Është një gjë shumë prekëse ajo që i ka dalë nga duart. Rrëfen momentet, kur janë njohur për herë të parë, tregon për burrin dhe njeriun Steve Jobs, rrëfen lidhur me sëmundjen e tij, dhe lidhur me mënyrën se si ai bashkëjetoi me këtë sëmundje, deri në vdekje, të cilën “ishte Jobs-i që e arriti, e jo anasjelltas”.

Por pjesa më thrilling e shkrimit janë ato që kanë të bëjnë me momentet e fundit të jetës, të përshkruara me fjalë të thjeshta: “Para se t’i mbyllte sytë, ai i hodhi fillimisht në drejtim të motrës së tij, Patty-t, pastaj i mbajti sytë një copë herë të mirë tek fëmijët e tij, dhe pastaj tek portreti i shoqes së tij të jetës, Laurene-ës, e në fund i hodhi diku prapa shpinës së tyre, në boshllëk. Fjalët e fundit që ka nyjëtuar para se të jepte shpirt, e të cilat i përsëriti tri herë ishin: Oh uau, oh uau, oh uau”.

E.G.

Comments

Submitted by S. Protopapa (not verified) on

<p>Fjalet e mia te fundit ishin me interesante: &quot;Aaaaaaa, me vrave more qen misri! &quot;</p>

Submitted by nerro (not verified) on

<p>Lajme futja kot.... tani do na dali qe Stivi na na nxjerin dhe si Stivi pshurte, pirdhte e ku di une. Njeri i madh po boll se na e bete Zoti ne toke.</p>

Submitted by gjergji semani (not verified) on

<p>Dhe me interes do te ishte te dinim edhe cfare tingujsh leshonte Steve kur kryente aktet sublime qe permend personi siper.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.