Politikani ekstremist norvegjez që tha se Shqipëria ia ka kaluar Norvegjisë për autostradat

Postuar në 27 Shtator, 2012 16:58

Në një shënim të mëparshëm njoftuam se TV Klan dhe gazeta TemA kanë dhënë një lajm me një titull të ngjashëm, që, i perifrazuar, ishte pak a shumë: “Shqipëria ia kalon Norvegjisë për ndërtimin e autostradave” (http://www.respublica.al/artikuj/2012/09/27/i-njejti-lajm-ne... ) E riprodhuam secilin version të lajmit pa asnjë koment, duke ftuar lexuesit që komentet t’i bënin ata. Njëri prej tyre bëri një koment, ku dha edhe një nyje të një artikulli të revistës Business Insider (http://articles.businessinsider.com/2011-09-22/europe/301881... ) Në këtë artikull të 22 shtatorit 2011, flitet për politikanin norvegjez Bård Hoksrud, i cili ka thënë se Shqipëria ia ka kaluar Norvegjisë për autostradat dhe u citua me tambura të mëdha nga TV Klani.

Business Insider raporton se ky politikan ka dhënë dorëheqjen nga postet e tij politike pas një skandali prostitucioni që pati në Riga të Lituanisë. Deri para dorëheqjes, Bård Hoksrud ka qenë deputet i Partisë së Progresit, një parti e ekstremit të skajshëm të djathtë, e cila u akuzua për lidhje me monstrën Anders Breivik, që vrau 74 të rinj norvegjezë në verën e 2011-ës. Ky i fundit kishte qenë anëtar i Partisë së Progresit deri në vitin 2004. Re.Pu.

Comments

Submitted by raimondi (not verified) on

<p>Po ca rendesie&nbsp; ka nese&nbsp; se si ka qene dhe i kujt partie ka qene , e rendesishme eshte nese ajo qe ai thote qendron apo jo ?</p><p>Pavaresisht se Shqiperia nuk eshte ndonje vend&nbsp; i zhvilluar kjo tregon se Shqiperia ka bere ecje peprara ne ndertimin e rugeve dhe ky si i huaj e paska vleresuar _-Mbase ai e ka thene kete nisur edhe nga konsiderata te polikte se dites atje ne Norvegji --Dhe kupthet prandaj e ka bere, por qe sidoqofte kjo eshte nje tregues qe ruget po regullohen ne Shqiperi</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>raimond, cfare ka thene ky norvegjezi na e tha tv klani, se kush eshte na e tha respublica.al....</p>

Submitted by Dritan (not verified) on

<p>Ja cilet jane mbeshtetesit e Sales. Propozoj qe kete politikanin norvegjez ta marrim partizon, ke rradhet e Saliut.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.