Kadare flet për "Nexhmijen e dosjeve": Shqipëria është e pambrojtur. Krejtësisht. Nga të gjitha krahët…

"Këto ditë, në shtypin shqiptar është bërë fjalë për një gjyq midis zonjës Hoxha, gruas së ish-sunduesit shqiptar dhe autorit të këtyre radhëve. Gjyqi është për një dorëshkrim. Me sa duket, zonja Hoxha ka fat me gjyqet: një herë është akuzuar për ca kafe të tepërta, këtë herë për një dorëshkrim romani. Dhe asnjëherë për tjetër gjë. Pyetja: vallë s’ka tjetër gjë në jetën e zonjës Hoxha? nuk hyn në bisedën tonë. Ndërkaq, meqenëse po flasim për një çështje biografike dhe ngaqë jemi përpara një dosjeje makabre, personazhet e së cilës janë një mjek i torturuar për vdekje dhe një shkrimtar i akuzuar si komplotist, do të doja nëpërmjet jush të bëja pyetjen publike: a ka pasur dijeni për këtë çështje zonja Hoxha?"
Pjesa e mësipërme është marë nga një intervistë e shkrimtarit Ismail Kadare dhënë së përditshmes MAPO (në kolonën përbri të analiza-komenteve të ResPublica-s mund të lexohet e plotë). Në këtë intervistë, Kadare i jep një përmasë të re përplasjes së këtyre ditëve me të venë 92-vjeçare të diktatorit komunist; i bën një apel kujtesës së publikut për Nexhmije Hoxhën, duke e nxjerrë atë nga kjo "atmosferë përgjithësisht kulturore".
Thotë Kadare: "…Nga deklaratat e saj përpara gjyqit që po bëhet këto ditë, është fjala për një ngjarje me shkrimtarin Ismail Kadare, ku zotëron një atmosferë përgjithësisht kulturore: ndihmesë për shkrimin e një vepre letrare, ndërhyrje për një dhomë pune, që parashikohej me ligj për shkrimtarët me profesion të lirë, ndjenja miqësie ndaj shkrimtarit Kadare prej zonjës Hoxha, shprehje të mirënjohjes së këtij të fundit ndaj saj etj. etj. Shkurt, një klimë artdashëse e qytetëruese. Ndërkaq procesverbali që kemi përpara dhe që ju po e botoni, është pjesë e një dosjeje që kullon gjak. Dhe personazhet e saj, siç u tha, janë dy njerëz: një mjek që ka humbur mendjen nga torturat dhe një shkrimtar, i njëjti shkrimtar për të cilin kjo zonjë kishte ndjenja kaq humane, por që tani, d.m.th. në shtator të vitit 1982, akuzohet si komplotist. Dhe pyetja ime do të jetë prapë e njëjtë: a kishte dijeni zonja artdashëse Hoxha për këtë dosje?".
Fjala është për dosjen e dënimit të një mjeku, ku përfshihej asokohe edhe hetimi për Kadarenë. Dhe kur vjen fjala në intervistë për hapjen e dosjeve, Kadare thotë me një pezmatim të dukshëm: "Shqipëria është i vetmi vend në Europë që me këmbëngulje e spraps çdo kërkesë për hapjen e tyre. Pyetjes “përse?” nuk është vështirë t’i japësh përgjigje. Është një test. Është një mesazh qetësimi për ish-veglat e diktaturës, për ish-spiunët, hetuesit, torturuesit: rrini të qetë, jeni të mbrojtur. Nga të gjitha krahët. Ndërkaq Shqipëria është e pambrojtur. Krejtësisht. Nga të gjitha krahët…". – (A.N.)
Foto: Ismail Kadaré (REUTERS / Jeff J Mitchell)
Comments
mjaft o Kadare per koken

mjaft o Kadare per koken tende, ngele duke u marre me nje plake 100 vjecare , ke nje cerek shekulli gerr-verr.

Ke ndonje fjale per satrapin Berisha, per Shqiperine qe po digjet, per njerezit qe marrin buke me lista?

Fol , te degjojme...

Po mire, kjo kembengulja e

Po mire, kjo kembengulja e Kadarese per te hapur dosjet, nuk ju duket se ka te beje dicka me 'satrapin" Berisha" dhe satrapet e tjere qe po e vdesin popullin per buke?

Nuk jam njohes i gjyqit te

Nuk jam njohes i gjyqit te vitit 1982, por kam vene re se kur jane botur dokumente origjinale, si procesverbale te seancave gjyqesore per te tjera procese qe propaganda e "Tranzicionit" dhe te denuarit ne ato procese, na ka bindur per faje mirefilli, qe i denojne ligjet e cdo shteti te asaj kohe dhe te kesaj kohe.

Kadareja ka te drejte qe kembengul prej shumve vitesh qe te hapen dosjet. Nuk di si do dilte sikur te hapeshin plotesisht dosjet e procesit te 1982 dhe te shfaqeshin filmat e seancave gjyqesore, por eshte e nevojshme te hapen. Habitesh duke pa se qenka e lejuar te botohet procesvarbali me disa deklarime te ish-ministrit Zicishti (Kadareja e quan thjesht mjek martir!) dhe nuk qenka e lejuar te botohen cka kane thene ne ate gjyq djemte e Mehmet Shehut, gruaja e tij dhe te tjere ish-er?

Hapja e tyre do kursente pyetjen qe Kadareja i ben Nexhmies.

Kadarej ka vepera letrare me te rendesishme se cdo shkrimtari tjeter, por si person ai po sillet gjithnje e me keq ndaj vetes duke demtuar edhe vepren.

Berisha dhe N. Hoxha nuk jane

Berisha dhe N. Hoxha nuk jane aq te palidhur sa shfaqen, dhe ketu e kam fjalen per ta si dukuri dhe jo si persona. Gjendja e sotme e shqiptareve e ben edhe me te prekshme kete lidhje. Per krime te kryera ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte, askush nuk duhet lene i qete, ne te gjalle a pas vdekjes. Kadare, se paku ne kete pike, ka te drejte mendoj une. Ne nuk mund te ndajme analizen e se sotmes nga ajo e se shkuares. Perndryshe do ngelemi gjithnje sic jemi sot: pa ze e pa te ardhme.

..medemek prit te vdese

..medemek prit te vdese Berisha ( dukuria) pa te merremi me te ,tani kemi Nexhmijen , me 2050 i vjen rradha Berishes;

po mire merruni me te vdekurit (nexhmijen) e lereni te gjallin (berishen) t'u marre frymen te gjalleve..

Apo nuk merret elita me keto gjera..?

E keqja eshte nje krim jo

E keqja eshte nje krim jo vetem per ato qe e bejne, po dhe ato qe e fshehin me ndergjegje ate, sepse ato jene ne gjendje ta bejne ate (Krimin). Tukididit (c. 460-c. 399 pes.),

Sa eshte e

Sa eshte e vertete qe Kadareja eshte shkrimtari me i mire shqiptar sot,

po aq eshte e vertete qe ka qene shkrimtari i oborrit. kjo nuk duhet harruar, nuk

duhet ta harrojne dhe ata qe i dalin per zot atij.

Nuk ka qene disident, ka qene mik i familjeve Hoxha dhe Shehu, per kete mjafton

te themi qe ai dhe Elena flinin ne krevati e Mehmetit sa here qe ai dhe Fiqreti shkonin jashte shteti.

Lidhur me deshmine e Dr Ziçishtit ajo dihet qe eshte e sajuar (si gjithe ai proces) nga

torturuesit e te akuzuarve te atij procesi, per kete Enveri nuk denjoj ta besoj, madje e mbronte dhe e

ben dhe Zv Kryetar te Fronti.

Mos harroni dhe dramen e familjes se te dashurit te vajzes,deshtimin e femise se tyre

me ndihmen e sigurimit dhe pasojat per ate djale. jane veprime te felliqura nga nje

njeri i oborrit qe nuk duhen harruar.

Mos harroni te qenet konfident i regjimit siç deshmoi Zylyftar Ramizi ne gjyq.

Le te mbetet shkrimtar dhe askush nuk ka pse ti kerkoj llogari.

Gjithe keto historira me Ismail veç dem i bejne atij.

gjersa ka dijeni Kadareja per

gjersa ka dijeni Kadareja per kete dosjen,domosdo ka dijeni edhe Nexhmija.Mire Nexhmija qe e di,se ishte"zonja e zeze",por Kadareja si e di qe ajo e di?O te keqen o shkrimtar i madh,ti ke drejtuar pushken"anapodha".Qyten e ke drejtuar perpara dhe tyten nga vetja.Shyqyr qe nuk di te shkrepesh kembezen,se do ngeleshim edhe pa qyfyret e tua.çfare dosjesh do qe te hapen kur ti nje dyzine e ditke?Pse nuk del ne shtyp hapur per hapjen totale te dosjeve,por hidhesh hopthi vetem kur te sembon ndonje drize?Tek e fundit,letrat e Nexhmijes nuk kane lidhje drejteperdrejt me doreshkrimin e Dimrit...,keshtuqe do ishte e udhes te heshtje,nese interesi yt primar eshte te marresh doreshkrimin.Te tjerat jane thashetheme qilaresh,tamam si e thua edhe vete.Po qe se po mendon se Shqperia eshte e pambrojtur;epo shyqyr qe e vure re me ne fund!

Add new comment