Integrim pa europianizim? Jo, faleminderit

Në një shkrim të publikuar në të përjavshmen “The Economist”, me titull “Integrated Circle” (Qarku i Integruar), në të cilin flitej mbi perspektivën e BE-së e mbi perspektivën e integrimit në të të vendeve të Ballkanit, bëheshin dy nënvizime që duket se hedhin pak dritë mbi kotësinë e debatit të këtushëm mbi këto çështje.
Nënvizimi numër një (po e perifrazoj autorin që, sipas shumë gjasash, duhet të jetë Tim Judah, reporteri e analisti i revistës në fjalë që mbulon prej kohësh Ballkanin): “Disa vende anëtare të BE-së kanë zënë të dyshojnë më shumë se kurrë lidhur me pretendimet mbi reformimin e vendeve që janë në proces anëtarësimi në BE. Deri tani, progres-raportet e përvitshme të hartuara nga Komisioni Europian kanë shërbyer si kuti i artë për matjen e seriozitetit të reformave, por ka ca kohë që disa vende, sidomos Gjermania, po ndjekin parimin ‘beso e kontrollo!’. Ata po i shohin me dyshim raportet e përgatitura nga Drejtoria e Përgjithshme e Zgjerimit, duke menduar në të njëjtën kohë se autorët e raporteve, tok me shefat e tyre, janë të interesuar në vetë të parë ta mbajnë gjallë këtë ‘spektakël të zgjerimit’, ngaqë kështu zihen e mbahen me punë.”
Ndërsa nënvizimi numër dy bën pak a shumë kështu: “Greqia ka qenë një model për rajonin: një vend në thelb ballkanik që u bë i mbrothët, ndonëse ish i leckosur, dhe e gjitha kjo nën flamurin e BE-së. Por kriza greke na bindi se integrimi pa europianizim e reformim të thellë e real bart shumë rreziqe”.
Të dyja nënvizimet janë në thelb e njëjta gjë, por unë po i shqyrtoj veç e veç. Po e filloj nga nënvizimi i dytë. Autori shfaqet i bindur, dhe me siguri ka arsyet e veta, që kriza greke ka ardhur prej një “integrimi në BE, por pa europianizim”. Nuk është çudi që thellë-thellë të jetë kështu, ndonëse nuk ka prova që e vërtetojnë qartazi këtë lidhje mes europianizimit të munguar të Greqisë e krizës që gati po i çon grekët në pikën e nisjes. Sigurisht, klientelizmi, mbushja e administratës me mbështetës partie, sistemi politik që ngrihej mbi një bipolaritet e dialektikë që herë pas here ka marrë formën e një rotacioni familjesh në pushtet (familja Papandreu e familja Karamanlis), etj., etj., janë vese ballkanike që bien ndesh gjithë kohën me vlerat europiane, me demokracinë gjenuine, me shtetin e së drejtës, por nuk dimë se deri në ç’masë këto vese mund të kenë sjellë krizën financiare greke.
Autori thjesht ka paraqitur një tezë të vetën. Unë do doja shumë që ai ta kish zhvilluar këtë tezë. E megjithatë, kam bindjen time se europianizimi i munguar i Greqisë, edhe sikur të mos ketë gisht në këtë krizë të paparë në vendin tonë fqinj, do të shfaqej një ditë tjetër si rrezik. Greqia ka qenë prore hallka e dobët e zinxhirit europian, jo ngaqë aty janë trukuar ca të dhëna financiare, por ngaqë aty janë trukuar ca vlera europiane.
Kur autori e shpreh këtë rrezik, ai ka parasysh qederin e BE-së e të Europës prej një vendi të tillë, por në këtë mes kostoja është edhe e vetë vendit që “integrohet pa u europianizuar”. Nuk është vetëm kosto e sotme që paguajnë qytetarët në vendin e tyre, ku nuk ka rule of law, zgjedhje të lira e të ndershme, accountability e transparencë në qeverisje, institucione të pavarura, etj., etj. Është dhe kostoja e nesërme, që futet në preventiv, ngaqë reformimi e europianizimi nuk është çudi të ndërmerret një ditë nga forca që në program kanë një si përmbysje të regjimit (ancien régime?), gjë që nënkupton ndëshkimin e nomenklaturës së vjetër, burgosjen, prangat, gjyqet, ringritjen nga e para të institucioneve e të administratës, etj. (shihni retorikën e Kreshnik Spahiut që po ngjit gjithnjë e më shumë tek njerëzit). Shkurt, ngado që t’i vish rrotull këtij argumenti, arrin lehtësisht në përfundimin se integrimi pa europianizim është në rastin më të mirë një vetëgënjim, e në rastin më të keq një gjë e rrezikshme.
Kthehemi tani te progres-raportet, të cilat (deri tani – thuhet në “The Economist”) janë hartuar me zemërgjerësi nga njerëzit e Komisionit Europian, të cilët, duke qenë të prirur e të përgjëruar të ndjekin agjendat e tyre të zgjerimit, s’e kanë pasur për gjë të mbyllin një sy, ndoshta dhe të dy, teksa bëjnë vlerësimin e leximin e realiteteve lokale. Kjo ka ndodhur me Shqipërinë. Dhe po ndodh. Brukseli e ka ulur në maksimum stekën e standardeve për t’u respektuar, dhe regjimi i Tiranës, sikur të ish pak më rrufjan, do ta kish kaluar me kohë këtë stekë, s’ka gjë se, fjala vjen, ka vrarë katër opozitarë të pafajshëm në bulevard. Sikur Berisha të kish vendosur që të bënte zgjedhje normale më 8 maj e sikur të kish ecur më shpejt e pa shumë vickla me përmbushjen formale (‘formale’ në kuptimin ‘sa për formë’) të 12 kërkesave të Brukselit, ne do ta kishim marrë statusin e vendit kandidat. E kuptohet, marrja e statusit në këto rrethana do ish një pesë me hiç. Marrja e këtij statusi nuk ka ç’na duhet. Statusi i dhënë në këtë mënyrë është një medalje për bandat me pushtet, është një inkurajim i këtyre bandave.
Personalisht kështu e shoh këtë punë. E prandaj, në takimet që kam pasur (tok me kolegë e njerëz të tjerë) me drejtorin e zgjerimit, Stefano Sannino, dhe ministrin danez të çështjeve europiane, Nicolai Wammen, u kam bërë të njëjtën pyetje: “Ju do t’ia jepnit statusin e vendit kandidat një vendi, i cili ka për kryeministër një njeri, që i thotë kryeprokurores ‘putanë bulevardi’, që refuzon të zbatojë urdhër-ndalimin e prokurorëve për një numër gardistësh, e që i thotë kryeopozitarit para kamerave ‘provoje dhe një herë atë që bëre më 21 janar dhe kam për të të ndëshkuar si një bandit’?” Më kanë lënë të kuptoj se “po, do t’na i jepnin këtë status të nëmur”.
Kështu, “The Economist” ka të drejtë. Ne shqiptarët jemi një rast që ilustron qartazi pretendimin e së përjavshmes londineze. Pse? Sepse praktikisht jemi jashtëzakonisht larg Europës, e në të njëjtën kohë jemi shumë pranë integrimit në BE. Mirëpo integrimi në BE e europianizimi nuk ka pse të jenë dy procese të ndryshme. Përkundrazi, ato duhet të jenë e njëjta gjë.
Comments
shume i drejte shkrimi i the

shume i drejte shkrimi i the economist dhe shume e drejte analiza juaj

ne ballkanasit jemi te gjithe njelloj ( diferencat jane kaq te vogla mes nesh)dhe grekerit ishin me te retushuarit po aspak me ndryshe nga serb shqiptare maqedonas boshnjake bullgare rumune shto dhe hungareze po deshe)))) turqit nuk i futa ne liste per nje arsye shume te thjeshte atje zoti erdogan dhe partia e tij mund te konsiderohen si haxhi dajaku qe per nje qellim te drejte perdorin kete te fundit per arritjen e objektivave dhe ju lumte sepse dajaku eshte e vetmi mjet qe kuptojne ballkanasit.. me kujtohet nje liber i gazetarit me origjine cifute robert kaplan ku flet per greqine si e dashura e lindjes e martuar me pahir me perendimin..kaq i sakte dhe kaq preciz saqe nuk kam asgje cmund te shtoj vetem te them se ky integrimi europjan keshtu sic po e bejne ata qe punesohen me te nuk eshte ai i duhuri por ja qe kemi nevoje te palimite per tu bere pjese e europes me shpresen se do te korrigjohemi me kalimin e kohes duke bere pjese ne te .korrnizat e europes jane te tilla qe ti do te duhet te korrigjohesh ne rruge e siper . le te shpresojme se politikanet e rinj qe do vijne ne pushtet do jene me pak te infektuar nga semundjet ballkanike te llojit bajraktarizem nepotizem individualizem protogonizem.nqs do te duhej te prisnim rradhen per te hyre ne europe i dashur zoti nano athere si do te duhej tja benim me banoret e domjes qe per faktin se nuk jane mesuar te paguajne energjine zene rrugen nazionale??

varet cfare nenkuptojne me

varet cfare nenkuptojne me ''evropianizim''.

sepse ne pergjithesi ne shqiperi me integrim nenkuptojne latinizimin e shqipes,denigrimin e kultures kombetare,vendosjen e emrave xhefri dhe ronaldo,me pak fjale c'kombetarizim.

nderkohe eshte nje pakice per momentin,qe me evropianizim nenkupton vendosjen e shtetit te se drejtes,konkurencen e lire,pavaresine e institucioneve,mbrojtjen e interesave kombetare,zhvillimin e identitetit kombetar shqiptar ne kuadrin e nje evrope te kombeve.

te paret jane per nje shqiperi afrikane.ketu futet shumica aktuale politike dhe kulturore.

te dytet jane per nje shqiperi evropiane,ku shqiptari do te jete i barazvlefshem por i ndryshem ne nje evrope shumekulturore dhe shumekombetare

Duke pare mungesen e

Duke pare mungesen e progresit real ne Shqiperi, kam filluar te dyshoj ne endrren evropiane, apo me sakte kam nisur prej do kohesh te mendoj se burokratet e Brukselit po e shkaterrojne Evropen duke ulur standartet e saj.

Duke qene se kjo optike e te parit te gjerave vjen prej Brukselit, atehere problemi nuk qendron tek Shqiperia (qe fundja ne kete derexhe ka qene gjithmone). Problemi eshte se kjo force tjetersuese e Evropes gjendet pikerisht m'u ne Bruksel.

Pa ruajtjen e vlerave te verteta evropiane, edhe Shqiperia per mua eshte e humbur (ose me sakte nuk do te ndryshoje kurre per mire ne krahasim me c'ka qene ngahera)

Artur, cfare thua. Po i qajme

Artur, cfare thua. Po i qajme hallin kaloresit se i varen kembet. Europa eshte nje superfuqi dhe pavarsisht nga to qe mund thuhen dhe mund te jene pjeserisht te drejta lidhur me burokratet e saj ne Bruksel dhe ne Shqiperi, vete kontinenti eshte i forte ekonomikisht dhe ka baza shume te qendrueshme zhvillimi.

Nje vend i vogel si vendi yne perben nje faktor gati te pandjeshem ne kuadrin e pergjithshem te kontinentit. Eshte fat i madh qe kemi kete pozite gjeografike qe kemi dhe duhet ta shfrytzojme kete per te miren tone.

I dashur Muc, edhe po te mos

I dashur Muc, edhe po te mos na e japin statusin, ky vend nuk ka per tu bere me i mire. Dhe per kete ka prova te mjaftueshme.

Ka mbetur te provohet varianti tjeter, te na fusin dhe te shpresojne se gjerat mund te shkojne me mire ne kete vend.

Ketu serisht ka nje keqkuptim nga ana jone. Askush s'ka per te na mbajtur ne krahe, sic kane bere me Greqine.

z.Muçi!Po nuk deshe

z.Muçi!Po nuk deshe integrimin pa evropianizimin,s'po t'i japin te dyja atehere.Eshte si puna e pjatave;edhe te kesh ti oreks ata prape racionin do te japin,qe afermendsh eshte racion shume "dietetik".Shkurt muhabeti,harbutllekun na e tolerojne evropianet,por varferine JO.Ky eshte thelbi mesa kuptoj une.Po dijte ndonje rruge tjeter me bej te ditur.

Z oti NANO MJAFT BERE

Z oti NANO

MJAFT BERE KOMENTIN E KOMENTIT ( PUNE KOTI). BEJ ME MIRE,KOMENTIN E NGJARJES.

Z Nano Pse censuron (apo ke

Z Nano Pse censuron (apo ke zili Sali Berishen)

Jame shume dakord per nje

Jame shume dakord per nje pjese te shkrimit tuaj, por ky "europianizimi " nuk ka lidhje fare me integrimin e nje shteti ne BE. Pse merrni vetem shembullin e Greqise, pse nuk flisni per Iralnden, Spanjen apo Portugaline a nuk jane shume me Europian se Greket ballkanike, flasim per Italine a nuk eshte ne krize edhe ky shtet(dhe ku themi krize , themi krize). Ne ballkaniket duam s'duam jemi europian. Te hedhesh mbeturinat ne kosh, te zbatosh ligjet etj nuk jane thjesht koncepte te BE, ne te gjitha vendet demokratike njerezit i respektojne ligjet(nga halli e nga malli) . Ne jemi nje vend i varfer, shteti tek ne nuk ekziston, qytetari nuk do tia dij per Salibej(eshte shprehje e vjeter popullore). Neqoftese do te kishim nje funksionim 70% te shtetit gjerat do te ishin shume me ndryshe. Betonizimi i qyteteve italian ka qene ne vitet 60-70(gje vend e nderto) tek ne po ndodh sot, bumi qe solli ne europe futja e TV dhe konsumizmi ne pergjithesi i perket gjithmone viteve 60-70. Europianizim nuk mund te ekzistoje si term per ne, Greqia ju falen shume gjera, BE mbylli dy sy kur u fut Greqia ne Euro(ishte dicka reth Borxhit te brendshem), dhe rreth 2005 kur BE zbuloi marifetet nuk mori as edhe nje mase. Me mire te flasim per bashkim me familjen europiane. Sa per politikanet tane, nuk dua te shprehem fare sepse nuk jane politikane por Autokrate, ne 21 vjet "demokraci" na ka drejtuar nje person per 13 vjet e nje tjeter per 8 vjet.

Add new comment