Lideri, Ekipi dhe Programi rëndësi e dorës së parë`

Postuar në 15 Shtator, 2012 04:16
Pandeli Majko

Lidhur me analizën e Erjon Veliajt "Mësime strategjike për ne socialistët, nga konventa e demokratëve"

Erioni më ka pëlqyer në trajtimin e temave të tij, edhe kur kam pasur opinion “të ndryshëm”…Shkurt, më pëlqen që ai nuk ngurron të ofrojë debat në marrëdhënie me atë që beson. Shqetësimi i tij është i vërtetë, i vjetër dhe i ri për marrëdhëniet politike të PS-së brenda dhe jashtë saj. Ai quhet thjesht, EKIPI! Ka qenë sëmundja e vjetër e së majtës shqiptare e cila vërehet gjerësisht edhe si “sëmundje” e majtistëve europianë. E majta socialdemokrate ka humbur qendërzimin e saj social si “kompromis historik” midis tradicionit djathtist dhe komunizmit radikal. Kjo “tharje” idesh ka kultivuar thithjen e “ideologjisë” nga LIDERI. Kjo padyshim që nuk kalon pa efekte anësore. Lideri dhe ekipi që mbulon spektrin e paraqitjes së tij tek votuesit po marrin një rëndësi të dorës së parë. Erioni vjen tek situata në Partinë Socialiste nëpërmjet eksperiencës amerikane të Konventës së  Demokratëve.

Në parim jam dakord me të pesta “piketat” e Erionit ( http://respublica.al/opinion/2012/09/08/5-mesime-strategjike-per-ne-socialistet-nga-konventa-e-demokrateve). Vetëm se unë do të nënvizoj pikën 4 (Programi, si vizatim i ëndrrës për të ardhmen). Mendoj se nuk duhet t’i shmangemi “cinizmit” të realitetit postkomunist. Shqipëria po privatizohet. Kjo po ndryshon dramatikisht mënyrën e të parit të zgjedhjeve dhe zgjidhjeve në shoqëri. Vendi ynë po ndjek në parim këshillat e ekonomistit nobelist, Milton Fridman, për privatizimin. Shërbimet, energjia, arsimi dhe pronat publike po privatizohen gjerësisht. Ajo që po ndodh në terma praktikë është se qeveria është duke “dalë nga loja” e vendimmarrjes qeveritare, shqiptarët janë mësuar të shohin. Privatizimi në vend ka ngritur normalisht pyetjen në se munden që trajtimin e “barabartë” të qytetarëve ta bëjnë privatët dhe mekanizmat e tregut?! Përgjigja është e thjeshtë. Tregu nuk i ka zgjidhur asnjëherë problemet sociale. Përkundrazi, njihet si krijuesi i tyre. Unë Erionin e kuptoj pikërisht kështu.

Sot, privatizimi në Shqipëri jep përgjigje vetëm për atë që ka ndodhur në procesin e humbjes së kontrollit publik mbi ekonominë. Sfida duket se do të jetë në ripërcaktimin e përgjegjësisë publike. Rrezikojmë të qeverisemi nga bizneset dhe biznesmenët e padukshëm. Pas kësaj “barazia” nuk do të ketë alternativë përveç polarizimit shoqëror, ndarjes së varfërisë dhe të “paprekshmëve”.

Mbetem shpresëplotë, pasi ashtu si Erioni, besoj se shumica e qytetarëve të vendit tim nuk kanë “çmim”! “Ti nuk je për t’u shitur” ishte logoja e një fushate kundër prostitucionit vite më parë. Mbase, ja vlen ta përdorim sërish dhe për të gjithë publikun! Në këtë pikë Erioni është veteran i papërsëritshëm…

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Jo! Gabim!

E vetmja gje qe ka rendesi per elektoratin eshte lideri pasi partite ne Shqiperi jane prona te liderit. C'vlere ka ekipi kur secili prej tyre mund te zevendesohet ne cast nqs nuk i pelqen liderit?!!!! Kush voton per keta?!!! C'vlere ka programi ne nje parti si PS-ja ku Edi Rama ka nderruar aq shume qendrime sa dhe Kol Balla eshte shqetesuar.

Keto jane perralla per ti dhene politikes shqiptare nje vello perendimore dhe vetem kaq. Ne Shqiperi votohet stema e partise qe njesohet me liderin dhe kaq. Dhe Rama e ka kuptuar prandaj po rend drejt koalicioneve, perfshi dhe me LSI-ne.

p.s qe te votohet programi dhe ekipi duhet qe keta te kene pushtet te vertete, pra te jene te zgjedhur nga gara te hapura e demokratike brenda partise. Meqe nuk jane, nuk kane pushtet. Une, tani97, hapi e kemi diskutuar plot here kete pike ketu. Po disa ide mite jane si zombit, nuk vdesin kurre.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Mendime të sakta dhe të vyera por që të vihen në jetë do shumë punë dhe të mos arojmë se Shqipëria nuk është Amerika dhe mentaliteti ndryshon si nata me ditën dhe këto pika janë të vështira për qytetarët po për fshatarsinë e pra do duhet shumë punë

Submitted by Albi (not verified) on

Nuk eshte pune mentaliteti, megjithese fatkeqesisht shume mendojne ashtu.

Eshte pune institucionesh, rregullash dhe ligjesh. Veri ato si ne tere boten dhe ke per te pare qe dhe shqiptaret do fillojne te sillen njesoj.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nje shkrim Zhejit sot pro-Rama (kind of) tek qenefi I Çilit

Zheji po Ben ate qe e ka bere fort mire deri me sot. Nuhatjen e rotacionit te rradhes, dhe arratine nga barka e shpuar (e mare fund) e Berishës. Zheji ka mjaft kohe qe po I thote Rames " une po te vije mbrapa" - si Ajo puna e histories se Nanos - cdo gjë qe thua une po I jap viston six gjenalitet. Shikoni sesi e beri Bashën kryebashkiak Zheji....

Zheji our Kingmaker ,qe e paçim sa malet!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.