Historia e një autografi të Enver Hoxhës që nuk është thjesht historia e një autografi

Këtë të enjte, në orën 12.00 në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave zhvillohet një ceremoni e pazakontë: Një fizikant italian, 67-vjeçar, i quajtur Aldo Terrusi do dorëzojë një libër të autografuar nga Enver Hoxha, “Les cent vues de Paris”. Libri do t’i dhurohet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH. Ky libër i është dhuruar znj. Aurelia Terrusi, (nënës së z. Terrusi), në 21.08.1930 nga Enver Hoxha në shenjë simpatie dhe miqësie gjatë viteve që jetonin në Gjirokastër. Ç’donte një italiane në Gjirokastër në vitet ’30 dhe ç’lidhje kishte Enver Hoxha me të?
Kjo është një histori e gjatë e treguar njëherë në shtypin shqiptar në tetorin e një viti më parë, por e treguar keq. Vetë Terrusi për lidhjen mes nënës së tij Aurelia Terrusi me Enver Hoxhën thotë: “Kanë qenë komshinj në Gjirokastër. Enveri i dërgonte mesazhe të shkruara Aurelias nëpërmjet motrës së saj të vogël. Nuk ishin mesazhe dashurie por kërkesa për ta takuar. Mua më është treguar në familje që Enver Hoxha ka dashur të lidhet me nënën time...”
Por Aurelia nuk u lidh me Enver Hoxhën e sapokthyer nga Parisi me ide komuniste por me një drejtor banke i quajtur Giuseppe Terrusi i dërguar në Shqipëri fillimisht si zv.drejtor i Bankës Italiane në Gjirokastër rreth vitit 1930 dhe më pas u bë drejtor i Bankës italo-shqiptare në Vlorë. Giuseppe dhe Aurelia njihen dhe martohen shumë shpejt, më 1936. Në 1945 lind djali i tyre Aldo. (zotëria që do jetë të enjten në Drejtorinë e Arkivave). Në Shqipëri ishte viti i turbullt i arrestimeve dhe dënimeve në masë të “armiqve të popullit”. Bankieri Giuseppe Terrusi arrestohet dhe dënohet. Burgoset në Burrel ku vdes në 1952. Tri vjet para kësaj, në 1949 gruaja e tij Aurelia dhe djali Aldo arrijnë të ikin nga Shqipëria drejt Italisë dhe nuk i dinë ende as vendin e eshtrave bankierit Terrusi.
Aldo është rikthyer për herë të parë në Shqipëri në 1993, e më pas në 2011 ku ka prezantuar një libër të vetin për historinë shqiptare të familjes Terrusi. Nesër vjen për t’i dhuruar arkivave librin me dedikim që Enver Hoxha i dha nënës së tij. Në shtypin e 2011-s, kur disa gazetarë shqiptarë e intervistuan për këtë histori, ai u pyet nëse e lidhte dënimin e babait dhe tragjedinë e familjes me historinë e nënës së tij Aurelias me Enver Hoxhën në vitet ’30.
Dhe përgjigjja: “...Jo, dënimi i Giuseppe Terrusit nuk ka ndodhur për këtë motiv. Por me rëndësi ka qenë fakti që Enver Hoxha nuk bëri asnjë ndërhyrje për babain e dënuar. Aurelia shkoi në Komitetin Qendror të takonte Enver Hoxhën për t’i kërkuar falje për babain. Ka ndodhur ndërmjet vitit 1948-1949. Enver Hoxha nuk e priti, sepse do ta refuzonte sidoqoftë. Atëherë preferoi të mos e takonte me justifikimet e njërit dhe të tjetrit person që i kërkonin kësaj gruaje diçka në këmbim për të mbërritur deri te udhëheqësi...Unë besoj që i vetmi njeri që akuzoi tim atë në Vlorë, (dëshmitari i gjyqit) ishte i komanduar...” – A.N.
Comments
te rren menja
te rren menja profesor...
Xhaxhi shejtani ishte i vetmi per te nxjerre kunja. Dhe nuk harronte kurre.
Ay burre kishte brenda vetes gjithe ligesine e nje ballkanasi mesuar me gardhe plus gjithe ligesine e nje komunisti te pa fe plus gjithe ligesine e nje psikopati paranojak plus ca te tjera qe duhet nje jete per t'i treguar.
Fati i keq i zonjes qe s'pati "zgjuarsine" qe t'ja jepte kokrres se legenit te lagjes ku jetonte, molepsi tere familjen e saj. Po te besoja ne shqiptari, do skuqesha nga turpi kur t'a lexoja kete histori.
Po pse Enveri e kishte ne
<p>Po pse Enveri e kishte ne dore te nxirrte njerezit nga burgu apo Koci Xoxe me Bedri Spahiun? Po nuk ishte grupi i ketyre qe desh e hoqen dhe Enverin? Po kur nuk i di gjerat flet kodra mbas bregut.</p>
Martin, ke shume te drejte.
<p>Martin, ke shume te drejte. Mua me doli nga mendja qe ne vitet e komunizmit xhaxhi Enveri merrej kryesisht me organizimin e festimit te 1 qershorit, dhe me kengen labe. Krimet i bene te tjeret. </p>
Po meqe je ekspert i xhaxhit
<p>Po meqe je ekspert i xhaxhit Enver pse nuk i ben nje zile Fevzos e ti japesh ndonje keshille mbi librin?</p>
Add new comment