Lubonja dhe pyetja çfarë di e çfarë nuk di kryeministri

Kryeministri iu sul verbalisht para ndonjë jave një artikulli të F. Lubonjës “Hidrocentralizimi i Shqipërisë” (27 gusht) dhe si argument ‘kryesor’, akuzoi shkruesin se paska 4 banesa! Kjo lloj strategjie ndaj kritikës publike e ka ulur nivelin e debatit publik në Shqipëri në nivel nevojtoresh, ndaj nuk po merrem shumë me të. Por, nëse 4 banesat e supozuara të Lubonjës e pengojnë Kryeministrin t’i marrë seriozisht tematikat e atij shkrimi, atëherë po ia përsëris edhe unë që kam 0 (zero) banesa. Zëre se e kam firmosur edhe unë, bashkë me Lubonjën. Shqetësues është fakti që me të njëjtën frymë që e denigroi Kryeministri, në mos më keq, e sulmuan në web armata e armiqve të vetë Kryeministrit, madje dhe pa ia lexuar artikullin. “Modeli Lubonja” ka nevojë për thellim në një shkrim tjetër. Por, të kthehem te artikulli i Lubonjës (e gjeni tek blogu i Përpjekjes) dhe munxa e Kryeministrit. Sulmi denigrues ndaj një shkrimi me shumë probleme konkrete më bën të pyes veten, e di Kryeministri ç’po ndodh këtu poshtë, apo jo?
Ai di, apo nuk di?
Më mundon vazhdimisht pyetja, e di apo jo Kryeministri se ç’ndodh në këtë vend? Arrin ta perceptojë vuajtjen ekonomike të kaq shumë njerëzve, dhënien shpirt të bizneseve, mungesën e optimizmit për çfarëdo lloj projekti, shkatërrimin pa kthim të ambientit, shkatërrimin e arsimit e shëndetësisë publike të zëvendësuara me karikatura gjasme-private, shkatërrimin e sistemit gjyqësor ku praktika bazë është që avokati të shet te pala tjetër për dyfishin e shumës e ku fiton ai që ka më shumë para; krijimin e elitave mafioze analfabete, krijimin e një sistemi ku fiton përherë i paafti, ai që ka shumë miq ose para; zhdukjen e së vërtetës nga mediat e blera; gazetarët milionerë; e plot si këto? A e di Kryeministri që një në dy fëmijë operohet me mish të huaj në hundë për shkak të smogut të mrekullisë ekonomike së tij? A e di vërtet ai ç’ndodh në këtë vend? Apo, siç thoshte vaftit vegla e pafajshme e kohës së Enverit, Pal Vata, “Unë e Enveri, nuk dimë gjë!”?
Ai nuk di!
Situata ku isha dëshmitar pak ditë më parë, më bën të mendoj që mbase Kryeministri i këtij vendi nuk di shumë gjëra. Ai nuk e di, por ama, unë e di se sa herë ka shumë policë në udhëkryqe ai do kalojë me eskortë aty. Trafiku në Tiranë është kriminal dhe pafuqia e policisë të vërë rregull janë të vetëdukshëm. Por, kur kalon eskorta e Kryeministrit, dhjetëra policë angazhohen për të zbrazur rrugën. Në rastin që po flas, policët, sa u erdhi njoftimi që eskorta po afrohej u shqetësuan sikur po ndodhte sulm terrorist. Bllokuan me britma e të shara makinat që donin të kalonin me semafor jeshil. Një ambulancë me të sëmurin brenda u bllokua – le të presë ai që po vdes, se do kalojë karvani kryeministror! Kur, ja, pas nja 5 minutash vjen eskorta - rruga para saj e boshatisur. Por eskorta, në mënyrë paradoksale ndaloi në semafor: Kryeministri nuk pranon të kalojë me të kuqe! Njësoj si një qytetar i zakonshëm! Kryeministri nuk e di se qytetarët e këtij vendi u dhunuan që kur t’i dalë ‘jeshilja’, ai të mund ta gjejë bosh bulevardin. Madje, dikush më ka rrëfyer që ka nja 2 semaforë në Tiranë ku ai kalon shpesh e që polici ka me buton që ai ta gjejë për herë jeshile. Pra, Kryeministri mbase nuk di se sa përpëliten të sunduarit prej tij që t’i shërbejnë duke shkelur qytetarët veç që ai ta gjejë “jeshile”. Kryeministri, kujton se pret jeshilen si gjithë të tjerët por... ja që mbretin e luajnë oborrtarët! Ai është mbret, kur oborrtarët sillen si para një mbreti. Vetëm se janë po oborrtarët që nxitojnë ta vrasin kur e shohin që i rrëshket këmba. Kryeministri ndoshta nuk e di ç’ndodh dhe sa keq jemi. Ose, siç thoshte Lubonja, ai e di.
Biznesizatat
Ai e di. Reagimi i tij ndaj Lubonjës, tregon pikërisht që ai e di ç’po ndodh. Por, nuk ka ç’i bën. Ai nuk di të manaxhojë një vend ndryshe. Si njohës i poezisë, atij duhet t’i dhembë masakra e Lurës. Por, nuk e shpëton dot. Nuk di. Nuk ka ditur kurrë! Ka shumë krime ekonomike, sociale, urbane e ambientale që na justifikohen në emër të biznesit. Si “në emër të Zotit”. Në emër të biznesit! Me fjalën biznes e inisiativë e lirë justifikohet dhunimi i punonjësve e i mjedisit, i lirisë së tregut dhe ideve të reja, vjedhja e bizneseve deri dhe spostimi nga tregu me terror, pagesa në të zezë, evazioni fiskal. Bizneset e vendit që qeveris Kryeministri kanë eleminuar de facto të shtunën si ditë pushimi, rrogën e 13 as e përmend kush, abuzojnë verbalisht e fizikisht punëtorët, dhe nuk u japin më shumë se 2 javë pushime në vit. Në emër të biznesit! Mënyra e të bërit biznes në Shqipëri është kthyer në një formë kryqëzate – biznesizatë! Biznesi jonë nuk ndërton dot pa shkatërruar diçka tjetër: biznese të tjera, prona të tjera, pasuri natyrore, pasuri publike. Biznesi ynë funksionon nën ligjin e më të fortit, vetëm monopol dhe ligj asgjësimi.
Si Enveri, me Enverin, për Enverin
Nganjëherë, kur shoh masakrimin e pakthim pas të këtij vendi, rri e mendoj. Këta që udhëheqin, dmth ata 2-3 vetë që kanë pasur realisht pushtetin në këtë vend, pse nuk e kanë bërë mirë? Mund të ishin monarkë të këtij vendi që “paska vdekur për i çik mbret” por, ama të bënin një gjë të mirë. Ta ndërtonin ashtu siç duhet. Mund të vidhnin sa të donin, të ishin më të pasurit, ama, ta bënin këtë një vend të qetë, të zhvilluar e të jetueshëm. Unë dyshoj, që si ky Kryeministër, e si monarkët e tjerë para tij (a, paralelisht tij) NUK DINË. Ata vijnë nga 45 vite komunizmi dhe mënyra e të menduarit, të vepruarit e deri dhe të sunduarit,është e do të vazhdojë të jetë enveriste. E vetmja mënyrë për karrierë politike për ta është si Mehmeti e si Adili, e vetmja mënyrë për të gënjyer veten është si TVSh-ja vaftit (identike si sot), e vetmja mënyrë për të shuar kritikat e opozitarizmin është duke eleminuar fizikisht e me procese të rreme kundërshtarët, e vetmja metodë për të mbajtur nën zgjedhë popullin është duke shpikur armikun e brendshëm e të jashtëm. E vetmja formë propagande, është 1984-a e Orwellit. Antiglobalizmi?? Ha-ha-ha. Alamet armiku. Sulmi ndaj Lubonjës bazohej dhe mbi një nonsens tjetër: “Po i shërben anti-globalizmit të Ramës”. Kjo tregon që Kryeministri nuk e di çfarë është (anti)globalizmi si frymë e si ideologji, e larg qoftë, të mund të ngrejë një vizion mbi parime (anti)globaliste.
Kryeministri nuk është njeri i keq
Unë vazhdoj të besoj që Kryeministri nuk është djalli mbi tokë, siç përpiqen ta portretizojnë shumë njerëz. Ai thjesht, është i paaftë. I paaftë ta bëjë këtë vend një vend të mirë, të bukur, të rregullt e prosperues për të gjithë, jo vetëm për familjen e vet. Arsyeja pse unë nuk kam dashur kurrë të merrem me Kryeministrin si individ, por me frymën e drejtimit të shtetit, është se mua nuk më intereson ndërrimi i partive e as i individit, por ndërrimi i mentalitetit të drejtimit të shtetit. Kjo nuk do të thotë që unë, e besoj dhe të tjerë, do t’ia pranojmë sulmet denigruese ndaj Lubonjës për të shmangur diskursin nga krimi ekologjik (në këtë rast). Jemi më 2012, dhe 1984-a e Orwellit nuk mund të aplikohet. Aq më tepër, kur tashmë ne e kemi lexuar 1984-n! Lavazhi i trurit me “Ministritë e së Vërtetës” nuk funksionon dot. Unë, jam gati të luftoj për Lubonjën.
Lufta për Lubonjën
Jo se Lubonja ka nevojë ta mbroj unë apo tjetërkush. Por, sulmi i Kryeministrit kundër Lubonjës, tregton që ky i fundit kishte të drejtë. Kryeministri nuk ka vizion e as di të menaxhojë. Dyshoj se kritika e Lubonjës i ka djegur realisht, e para, sepse është e vërtetë, dhe sepse ajo vjen nga një zë indipendent, e mbi të gjitha kundërshtar ideologjik me Ramën. Nëse Kryeministri mendon që mund ta denigrojë çdo zë ndryshe, e ka gabim. Nuk jemi e s’kemi për të qenë të gjithë policë, që t’ia bëjmë rrugën jeshile. Unë do ta mbroj atë që shkruante Lubonja. Jo vetëm sepse e mendoj si ai. Por, na kanë ngjeshur buzë greminës, e duan të na hedhin 1 nga 1. Ndaj duhet të luftojmë për çdo ide e për çdo njeri. Tashmë, kemi arritur në pikën kur shumica e vendit është shkatërruar pa kthim, dhe na duhet të luftojmë për çdo pemë, për çdo ulli, për çdo përrua, për çdo metër lulishte, për çdo tullë antike, që mos na e shkatërrojnë biznesizatat. Jemi katandisur që të mbrohemi me thonj nga çdo vendim kriminal qeveritar, të kapim armët për çdo metër det të shitur. Po na çojnë në pikën që në Shkodër e quajnë: “kur nxehet i urti, bindet i marri”! Për fat të keq, nuk ka asnjë shkodran afër Kryeministrit që t’ia thotë. Dhe po ka, janë të zënë duke ia bërë rrugën ‘jeshile’.
Revista KLAN
Comments
Shkrim shume i bukur.
Shkrim shume i bukur. Fatkeqsisht i vertete ne cdo aspekt...
Koloreto, shyqyr qe u

Koloreto, shyqyr qe u ktheve....

Shkrim i mrekullueshem. Ne

Shkrim i mrekullueshem. Ne qofte se Nano do te kishte bere vlersime per shkrimin me yje; per mua ti i meriton pese yjet. Shkrim muzike, i mbushur me nje tis trishtimi si nje tablo impresioniste. Fataliteti dhe katastrofa me e madhe e politikes, sigurisht eshte shkaterrimi total fizik i shqiperise; po per mua mbetet shkaterrimi i njeriut. Ne na eshte shkaterruar mbrojtja natyrale jo vetem pejzazhi ku jetojme po na eshte shkaterruar dhe trupi, kjo mase, ky kafaz, qe permban te vigjer dhe te shendetshem SHPIRTIN, magjine kozmike te ekzistences. Dhe ne jemi te paralizuar, dhe ne jemi te shtrire perdhe te shqyer e te plagoshem, me nje ndergjegje te manipulueshme dhe aspak te mbrojtur e dinjitoze. Dhe shpirti yne eshte i shqyer e i shkerdhyer i poshtruar deri ne formen me banale si nje vemje dhe jo si shpirt njeriu, eshte ky shpirt surrogati yne qe mban pultin e semaforit jeshil. Edhe atdheu eshte jete, eshte shpirt, dhe me pare se Ai dhe Ato te shkaterronin atdheun na shkaterruan shpirtin; lengun e Zotit. Dhe njerzit bejne pytjen dhe pa gjetur pergjigjen kush eshte kuptimi i kesaj jete: I japin fund jetes. I japin fund jetes duke bere spektakel e duke prishur ekulibrat natyrale. Jeta, Jeta eshte dicka e cmuar, dhe ja vlen ta jetosh, dhe ja vlen duke e dhene ate per ideal, per idealin e shpirtit te ekzistences. dhe njeriu persoset duke ndryshur e duke luftuar.

Urime per menyren brilliante

Urime per menyren brilliante te te shkruarit por nuk sic e dini kjo nuk mjafton per tu paguar nga Klani si opinionist (dhenes-mendje) opozitar sic ben Lubonja. Ne kete shkrim kerkoni disi me shume mirekuptim ndaj Lubonjes dhe juve e bazoni llogjiken tuaj mbi tre aksioma:

1-Kryeminsistri nuk eshte aq i keq sa e bejne te tjeret por thjesht i paafte. Dmth edhe ai aq mundet te bej se eshte i detyruar(?!).

2-Lubonja ka ndarje ideoligjike me Edi Ramen

3-Duhet te behemi me Lubonjen se per ndryshe na hedhin ne gremine nje nga nje.

Une mendoj qene piken e pare jeni gabim sepse KM eshte arkitekti i gjithe ketij dekompozimi shoqeror ne Shqiperi. Kjo nis me te ndertuarit ne menyre bajraktare te institucioneve themelore te shtetit edhe deri tek vjedhja (me dashje) e zgjedhjeve ne menyre te perseritur. Pa folur ketu per dhunen ndaj opozites, (mos ndoshta per vrasjet e 21 Janarit e detyruan?)

Une mendoj se kjo pika e trete eshte disi e vertet por a e keni menduar se edhe Lubonja kerkon qe tu hedhi ne gremine juve njehere qe te dale i vetem si opozitar? Juve mund ta refuzoni kete dyshimin tim por po iu jap fakte:

1-Referendumi i plehrave iu mohua nga Kryeministri por i ofrohet nga Rama por kjo nuk i mjafton Lubonjes qe te bindet per rrotacionin jetik te pushtetit. (Te jete thjesht ndarje ideologjike me Ramen?)

2-Ne shkrimin tuaj merreni me te drejte 80% me kryeministrin dhe me pak me Lubonjen. Ketu keni te drejte sepse juve e keni shume te qarte shperndarjen e fajit dhe pergjegjesise midit Kryeministrit dhe opozites. Ndersa Lubonja merret 80% me Mucin dhe Bazen dhe 20% me KM.

3-Qendrimi i Lubonjes ndaj mos hapjes se kutive te votimit ne 2009 ndryshe nga M. Baze dhe M. Nano. Ky eshte qendrimi me i ndyre dhe me kompromentuas qe nje analist si Lubonja mund te mbante ndaj demokracise dhe te ardhmes se vendit te vet. Te tjera jane derivate te tyre perfshire edhe ketu politikat ambientaliste e plot te tjera qe Lubonja na ben vizionarin.

Juve mund ta merrni Lubonjen me te mire por shume njerez mendojne qe Lubonja nuk ka deshire qe te bashkohet me opoziten sepse mendon se opozita eshte vetem ai dhe jo nje rezultatnte e shume rrymave interesave dhe pikepamjeve. Kjo "kokefortesi" e Lubonjes per tu pozicionuar qarte ne kampin opozitar eshte historikisht e pa-faleshme per nje potencial intelektual te tille. Urime te sinqerta per shkrimin dhe gjestin e mirekuptimit qe po shprehni.

Martin Niemoller: Nazistet e

Martin Niemoller:

Nazistet e Hitlerit

"Kur erdhen te arrestonin komunistat

Nuk bezajta,se nuk isha komunist,

Kur erdhen te arrestonin sindikalistet

Nuk fola se nuk isha sindikalist,

Kur erdhen per te kapur Hebrejt

Nuk fola se nuk isha Hebre,

Pastaj kur erdhen dhe me arrestuan

Nuk kish mbetur asnje qe te mund te therriste per mua.....

Gjigand Koloreto Cukali ! Nuk

Gjigand Koloreto Cukali ! Nuk mund t'i besh koment sepse pa dyshim do t'ia zbehje vleren ... Pothuaj dy dekada me pare nje ndjesi te tille ma krijonin shkrimet e ...... Edi Rames !

Bravo! Shkrim te cilit as

Bravo! Shkrim te cilit as mund ti shtohet gje fare. Po komentoj vetem te falenderoj autorin!

Më falni po... Nuk është

Më falni po... Nuk është njeri i keq? Po ç'duhet të bëjë që të jetë i keq??? Kaq di kaq bën?

MJAFT! Këto justifikime janë shumë të ndyra dhe le të jetë 90% e shkrimit ok.

Nuk ka diskutim qe Koloreto

Nuk ka diskutim qe Koloreto eshte brilant, si gjithmone.

Por me mire te merremi me idete ne kete rast se sa me formen.

Ideja e re dhe qe besoj se eshte kyci i fitores eshte ideja e mbrojtjes dhe bashkimit me njeri tjetrin. Mbrojtja e Lubonjes, nga koleget, nga qytetaret, nga opozitaret, nga cdo dru e cdo gur i ketij vendi, do te ishte e vetmja menyre per te triumfuar mbi kucedren qe ka pushtuar vendin dhe po djeg e po than gjithcka!

Iiiiii!!!! Berisha, cfare

Iiiiii!!!! Berisha, cfare ere!!!!

I dashur CEO Pse keni vene

I dashur CEO

Pse keni vene censure per vrejtjet tona. Apo nuk rroni dot pa censure. Juve jua ve Berisha neve na e vini ju (censuren)

Zoti Koloreto! Une pelqej

Zoti Koloreto! Une pelqej menyren tuaj te te thenit te gjerave. D.m.th., kete deshet te thoshit dhe kete e thate shume bukur.

Po kjo nuk do te thote qe jam dakort me ate qe keni thene! Jo! Kryeministri nuk eshte thjesht i paafte, ose i paditur. Edhe nje here JO!

Pse ?Sepse kryeministri nuk mban anen e atij qe kritikon me te drejte, por anen e vetes se tij dhe te personave qe i sherbejne atij. Thelbi i te gjithe qenies te kryeministrit eshte KRYEMINISTER SHERBETOR. Po i sherbeve ai te sherben edhe gabim ta kesh, edhe krim te kesh kryer.

Nuk e di kryeministri qe betonizimi i bregdetit eshte krim? E di,sepse para nje muaji foli per prishjen e ndertimeve ne bregdet. Edhe Lubonja ne nje kuptim, ne shkrimin e tij zbertheu detyren e lene nga kryeministri ne mbledhjen e qeverise para nje muaj per cbetonizimin e bregdetit. Mirepo Berisha ju versul Lubonjes, se e kuptoi fare mire qe fjalet e kryeministrit per cbetonizim te bregdetit ishin nje fiasko( edhe vet kryeministri e di se ja futi pordhes kot, por c'do Lubonja qe merret me futjen kot te pordhes nga ana e kryeministrit).

Po mar dy filmimet per korrupsion. Ate te Y. Pangos dhe ate te I. Metes. CFARE ROLI LUAN PAAFTESIA OSE INJORANCA E KRYEMINISTRIT , ne keto dy video, ku ai qartesisht mer ne mbrojtje fajtorin. Ne nje rast dhe pozicion tjeter ke ane do te merte ai. Pra ai eshte sherbetor i atyre qe i sherbejne dhe sido qe te jene nuk i hedh kurre poshte.

Po mbrojtja e vrasesve te 21 janarit. Zhdukja e filmimeve te kamerave te kryeministrise. Eshte PAAFTESI APO PAUDHESI ?

Koloreto, ky eshte nje i PAUDHE. Te paudhe dikur prinderit tane i thoshin shejtanit, djallit. Sot jane filmat me te mirin dhe te keqin, me Supermenin dhe me njeriun e keq, nuk po me vjen tani emri, por po i them me emrin e ketij tonit SRB-i. Kush do te jete supermeni? Valle a do te jete Edi Rama ? Nuk do Lubonja ! Mos do te jete Kreshniku ? Edhe per kete kam frike se nuk do Lubonja ? Ja kjo eshte e keqja e Lubonjes! Ai nuk pranon shpetimin dhe nuk pranon ti vere emrin shpetimtarit. ka frike ne shnderrimin e tij ne kuceder. Dhe Shqiperia keshtu mbase do te zvarritet edhe 20 vjet ne tranzicion. Shqiptaret e thjeshte, se ata qe te pabreke dolen nga nata, milioner i zyri darka, nuk kane nevoje me per atdhe....

Zoti Koloreto, pavaresisht

Zoti Koloreto, pavaresisht levdatave te merituara te komentuesve te mesiperm per shkrimin tuaj une desheroja te paraqisja disa pika si kundershtar i juaj ideologjik perderisa ju duket se doni ti ktheheni perseri ne te ardhmen kesaj ceshtjeje.

Eshte e drejta juaj te mbroni cdo koleg kur sulmohet pa te drejte nga pushteti okult por pershtypja ime eshte se shtypi i lire denoji sulmin e padrejte Kryeministerior ndaj zotit Lubonja por pati rezerva ndaj pergjigjes se Lubonjes. Kjo nuk rrjedh nga mosleximi i mesazhit te Lubonjes por nga leximi ndryshe nga ju i ketij mesazhi. Zoti Nano e konsideron te pamjashtueshem kritiken ekologjike te Lubonjes ndaj regjimit Berishist ndersa zoti Mero e shikon qendrimin e zotit Lubonja si anti-ndryshim. Ne se per ju keto jane sulme per mua jane divergjenca ideologjike ne nje shtyp te lire.

Argumenti teologjik ne se ka djall apo jo dhe pse nuk besoni ju se Berisha eshte djalli eshte mire te behet ne prani te familjareve dhe jetimeve te 21 Janarit se ata e kane me te prekshem vizionin e jetes se pertejshme. Por une do te ndaleshe ne varferine konceptuale qe ju ndani me zotin Lubonja per sa i perket NDRYSHIMIT. Ju thoni me krenari qe sjeni i interesuar nga ndryshimi i partive apo njerezve por besoni ne ndryshimin e mentalitetit te qeverisjes se shtetit ndryshe. Si mund te ndryshoj mentaliteti qeverises zoti Koloreto me frymen e shenjte? Por ju kur nuk besoni ne djall nuk mund te besoni as ne zot. Ndryshimi politik ndodh me Revolucion ose me rotacion elitash. Rotacioni i elitave ndodh me votim te lire ose biologjikisht nga natyra ose zoti. Historikisht ne kemi pasur rotacion ose nga nderhyrja e e jashtme ushtarake ose nga vdekja e pushtetembajtesit, dhe une besoj se ketu qendron defekti i Shtetit Shqiptar.

Elitat testohen dhe ndryshohen vazhdimisht ne Republike kurse ju nuk jeni i interesuar ne rotacion dhe nuk keni model ndryshimi sepse po ashtu si zoti Lubonja jeni i prirur per te pranuar kete gjendje me pak ndryshim mentaliteti qeverises. Po te ndjekesh rrjedhjen tuaj logjike per pak kohe ne eshte mire te evitojme edhe votimet e pergjithshme perderisa nuk ndryshon mentaliteti . Qe te ndryshoje mentaliteti duhet nje konkurence e ndershme e pilotuar nga vota e padeformuar popullore qe penalizon ose shperblen ofertat politike te vendit. Pavaresisht antipative qe mund te kete shoqeria civile apo intelektualet e pavarur per individin ne konkurim, institucioni i votes eshte i shenjte dhe i paprekshem. Nuk mund te dhunohet kutia e votimit dhe te behet minimizimi i demit tek Klani per hir te interesave kombetar apo ingranimit ne struktura nderkombetare. Media priste me shume pavaresi nga zoti Lubonja sepse fale publicitetit te tij mediatik ai perfaqeson 10 000 vota perkundrejt votes sime te vetme qe edhe vidhet. Kjo eshte e vetmja rruge qe ju se kuptoni ndoshta per shkak te konfuzimit monarkist qe tregoni kur enderroni e shpresoni ne mbreter te mire qe bejne dicka per popullin.

Perderisa votimi ne Shqiperi nuk eshte i lire atehere ne do te qeverisemi nga nje klase sypatrembur hajdutesh qe nuk do te kontrollohen nga ne. Diskutimi ekologjik nuk eshte as dytesor e as me pak i rendesishem por varet nga menyre se si do i kontrollojme ne politikanet shqiptar. Me kritikat e buta te Lubonjes tek Klani? Do zoti vene mend dhe ndryshojne mentalitetin......

katundaret e mij moraliste

katundaret e mij moraliste nuk dine se çfare eshte globalizmi dhe kush e detyron.As antiglobalizmi dhe kush ia mban frymen gjalle.Realisht,keto 20 vitet e fundit ekuilibri boteror kalon ne spangon e padroneve te globalizmit dhe duket qe kriza e ketyre viteve eshte nje nga pasojat.Per ne lexuesit,globalizmi eshte nje opinion,po per industrite dhe cirkuitet financiare eshte dishepulli i religjionit me te ri te ekonomise liberale.Mendoj se antiglobalistet e kane humbur luften,se jo per gje,por lufte me duar ne xhepa s'ka bere vaki t'a kete fituar kush.Modeli Lubonja ishte nje editorial i TemA,por z.Baze shpjegonte sepse Berishes i duhet dhe e sponsorizon kur i volit dhe po aq kollaj e shtyn me kembe kur ia prish ndonjehere oreksin.Me simpati me pelqen t'a them qe vete Lubonja me dashje nuk eshte inkuadruar ne modelin qe i atribuohet.E zgjat shume llastikun,aq sa spesh nis nje debat per detin duke marre shembull pellgun.Nje shoku im po me thosh para ca ditesh qe berisha nuk dinte gje per ngjarjet ne Vlore ne'97.I them shkurt:-Me fal,po pse duhet t'a"dije"Berisha?Nuk eshte kusht qe kryeministri apo presidenti te dije te gjitha dhe te vendose edhe per taksen ndaj ndotjes nga karburantet,qe shkruesi ketu e sjell me shembullin e operimit ne hunde per mish te huaj.Te me ndjeje shkruesi,por grimcat e karburantit te djegur bejne deme te renda ne frymemarrje dhe mushkeri e sidomos(kete e lexova tek revista e autove,Quattroruotte)diesel-et eshte vertetuar qe jane kancerogjene,ndersa idustrite n'a siguronin qe filtrat Fap siguronin ndotje minimale.Nuk eshte kusht qe kete ta dije kryeministri;mjafton qe per kete te kete levizje qytetare dhe zyrat qe merren me keto probleme te paraqisin amendamente qe te reduktojne keto deme.S'a pse te dije kryeministri se me ç'marifet shuhen zjarret;ka struktura per kete pune qe paguhen.Por meqe jemi mesuar me kryeministrin qe shpjegon edhe se ku gruaja eshte me e zgjuar nga burri(dhe ai e paskesh ditur me pare se testet qe kryen kerkuesit anembane botes)apo sesi toka e Lapardhase edhte adape per pjeshke dhe gerxhet e Skraparit per mare(bime e eger per raki qe te trullos koken),atehere detyrimisht edhe sistemin per hapjen e zinxhirit te pantallonave per te urinuar e duam te n'a e shpike kryeministri.Leitmotivi i ketij shkrimi,qe niset t'i beje apologji Lubonjes me armet e nje"no-global"-i me duket i qarte:kryeministri,perpara se te flase per 4 shtepite e Lubonjes mund te reflektoje nese Lubonja ka te drejte nese shqetesohet pse uji i perrenjve s'po shkon me ne det apo jo?Se te besh hidrocentrale fshat me fshat eshte ca qesharake,perveç nga pikepamja ambientale,qe mjedisi shemtohet shume.Me pak logjike,mund te besh nje basen qe i mbledh prrojet e ne vend te 10 Hec-eve te besh nje te sakte,por a do kemi 10 bisnesmene Hec-esh apo nje;kjo eshte çeshtja?K/ministri pra,duhet te jete i durueshem,ashtu si para semaforit,e te pyese njerez qe merren me energjine duke i kthyer Lubonjes nje pergjigje te denje k/ministri,mirepo jo.Ai preferon te merret me thashetheme e me sa apartamente ka Lubonja(po celulare sa ka Lubonja?)duke rene patjeter ne fabulen e nje filmi te vjeter me cawboy,kur zogu i vogel qe u mbulua nga bajga,nxorri koken e filloi te kendonte.Kaloi aty afer nje koyote dhe pasi e pastroi e kullufiti.Pra,mos hap goje kur je nen bajge!Kjo mund t'i shkonte ndonje lul bashe,mediu,ruli e ku di une,por duket qe berisha ka ngaterruar adrese,ca se nxitohet,ca se pleqeria po ben te sajen.

"Kryeministri nuk është njeri

"Kryeministri nuk është njeri i keq Unë vazhdoj të besoj që Kryeministri nuk është djalli mbi tokë, siç përpiqen ta portretizojnë shumë njerëz. Ai thjesht, është i paaftë".

E bukur shume kjo! Shpresoj qe te jete ndonje ironi e Koloretos kjo, pasi kete gjykim nuk e prisja kurre nga Koloreto.

nuk kam fjale per ta

nuk kam fjale per ta komentuar ... bravo

si gjithmone kirurgjikal zoti cukali

Me çfaredo gjeje behet

Me çfaredo gjeje behet çorba,por ajo qe mua me intereson eshte te di :Perse te votuarit shqiptare nga sherbyes behen pronare?

Pronare te interesave,te pronave dhe te gjithçkaje qe ka ky popull.

Si arrijne te trasformohen ne kete menyre?

Kush eshte Mefistofeli qe i ve para kushteve te tilla ?

Perse e shesin shpirtin e tyre per gjera qe prishen,qe konsumohen,qe i ha mola?

Perse u marin Dinjitetin popullit te tyre,e vetmja gje e mire nje popull mund te kete?

Askush nuk ka qene tradhetare perpara se te behej!

Veprat tona ,edhe pse te mira,nuk kane asnje vlere nese nuk i sherbejne nje qellimi te drejte.

Kush nuk di meson te tjeret,ai qe di vepron vete.

Zoti na meshirofte!

Koloreto, ka nje problem te

Koloreto, ka nje problem te thjeshte me keto qe po shkruan. Jane te prapambetura. Regjimi i ka kapercyer te gjitha limitet e asaj qe mund te bente dhe kete e tregoi me 21 janar me 4 veta te vrare dhe dhjetra te plagosur, pastaj vjen tentativa per vjedhje dhe grabitja e mandatit te tiranes, pastaj shitja e detit dhe rishitja me rastin e rishikimit te marreveshjes, bllokimi i referendumit te plehrave etj. POR E PARA KOLORETO vjen vrasja e 4 personave me 21 JANAR. Cdo gje tjeter eshte RRJEDHOJE. KRYEMINISTRI YT VRAU 4 NJEREZ QE TANI NUK E DIME SE CFARE KOMBESIE KANE SEPSE SHTETI SHQIPTAR NUK NDJEN ASNJE PERGJEGJESI PER TA. Ne keto kushte te thuash qe kryeministri nuk eshte i keq eshte ne rastin me te mire mungese serioziteti ne diskutim. NJE SHOQERI QE HEQ DORE NGA DISA TE DREJTA PER ME SHUME REND DO TI HUMBASE TE DYJA DHE NUK MERION ASNJE. Shoqeria CIVILE ku ti militon ka hequr dore nga e drejta e JETES per hir te bashkjeteses me pushtetin (jo shtetin) duke u mjaftuar me kritikat sporadike dhe gjithmone "gjithperfshirese" dhe per kete arsye i ka humbur te gjitha. Ka humbur te drejten e jetes si dhe te drejten e kritikes per mos te folur per rendin qe eshte ne nivelin e 97-es. Ne qytetaret e tjere e dime qe kryeministri i shoqerise CIVILE eshte i KEQ por me e keqe eshte shoqeria CIVILE ku ti milition.

E drejta e pare eshte e drejta per te jetuar dhe ne kete te te drejte e kemi humbur ne 22 Janar ( jo 21) fale shoqerise CIVILE qe perfaqesohet nga lubonja & Co. Si perfundim lubonja ka marre ate qe i takon nga ky regjim ose e thene ndryshe reagimi i regjimit ndaj lubonjes eshte thjesht RRJEDHOJE. Rrugedalja eshte thjeshte fillimisht fitohet e drejta per te jetuar dhe kjo arrihet duket vendosur drejtesi. Te tjerat jane thjeshte persiatje te trajtes po te kishte halla "koqe".

Add new comment