Gjysma e tifozëve do t’i duartrokasë shqiptarët që luajnë për Zvicrën; gjysma tjetër “nuk do t’ua falë” që s’luajnë për Shqipërinë

Ndeshja e nesërme Zvicër-Shqipëri në kuadër të eliminatoreve për botërorin e ardhshëm ka krijuar një si elektrizim tek tifozat kuq e zinj të Kosovës. Arsyeja është e thjeshtë: Me Zvicrën luajnë plot pesë shqiptarë; dhe janë lojtarë kyç të skuadrës së tyre. Situata është ndezur nga një një video me muzikë shqiptare, ku tregohet një lojtar putativ i kombëtares shqiptare i zhveshur nga mesi e sipër, duke u folur tifozëve të vet e duke u thënë se “nuk duhet të shitemi”. Më pas ishte një frazë e Granit Xhakës, i cili ka thënë krejt pafajsisht se “bëhet fjalë për tri pikë, asgjë më tepër”, e ka lënë të kuptohet se nuk do t’i vinte keq po të shënonte kundër Shqipërisë. Atij iu përgjigj në mënyrë emocionale Armand Duka, kryetari i Federatës shqiptare të futbollit: “Xhakës duhet t’i vijë turp që mendon t’i shënojë skuadrës që mban emrin e vendlindjes së gjyshit të tij”. Deklaratat e të tjerëve kanë qenë të shtruara e korrekte, por atmosfera është disi surreale, gjë që duket dhe tek raportimet e gazetave të Prishtinës, ku gjenden qëndrime e lajme nga më të çuditshmet.
Në gazetën Zëri thuhet se këto ditë kanë qenë “të vështira për Valon Behramin, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Blerim Xhemajlin e Admir Mehmedin. Në këpucë, trup e zemër e kanë të vizatuar flamurin shqiptar, por pikërisht kundër përfaqësuesve të këtij flamuri do të ndeshen të martën në Luzern.” Më tej në të njëjtin shkrim: “Njëri prej pesë lojtarëve ka kërkuar të mos luajë kundër Shqipërisë. Ata janë të ngarkuar shumë me këtë ndeshje”. Është interesante dhe një deklaratë korrekte, veçse në stilin kanunor, e njërit prej të afërmëve të njërit prej futbollistëve shqiptaro-zviceranë: “Këta djem duket se ia kanë dhënë besën Zvicrës dhe këtë duhet ta mbajnë edhe në ndeshjen e së martës”.
Koha Ditore flet gjithashtu për “një duel të nxehtë [të këtyre shqiptaro-zviceranëve] kundër Shqipërisë; një ndeshje kundër atdheut të tyre”. Gazeta Express nënvizon faktin që “ngjyrat e helvetikëve do t’i mbrojnë pesë futbollistë shqiptarë - Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi e Blerim Xhemajli”, dhe më pas flet për “tensionet para kësaj ndeshjeje [që] po vërehen qartë”.
Si do të sillen tifozët shqiptarë me lojtarët shqiptarë të Zvicrës? Janë të ndarë më dysh, thonë gazetat. Gjysma mendon se ata duhen duartrokitur, e gjysma mendon se ata nuk meritojnë asnjë duartrokitje; përkundrazi.
Re.Pu.
Në foto: Fanella e përgatitur nga tifozët kuqezi për ndeshjen kundër Zvicrës nesër në Lucernë si “shigjetim” për pesë futbollistët kosovarë që kanë zgjedhur të luajnë me Zvicrën.
Comments
Kjo eshte thjesht nje ndeshje

Kjo eshte thjesht nje ndeshje futbolli dhe kaq, dhe perpjekjet per te fryre me nacionalizma nje takim sportiv jane nje vulgaritet me origjine nga nje intelektualizem fallco. Globalizmi dhe zhvillimi i tij kane sjelle plot shembuj ku sot lujtare me origjine nga nje vend luajne per nje vend tjeter. Nuk ka asgje per tu shokuar apo "indinjuar". Keta lojtare me origjine Kosovare kane te drejten e tyre personale te krenohen dhe te gezohen per ke te duan. Skandali eshte tek ata pseudo-tifoze qe kerkojne te shfryjne mllef bazuar ne hipokrizine e tyre. Une personalisht pershendes futbollin, dhe urrej injorancen e shkaktuar nga nacionalizmi infantil e rrugac.

Uroj ne nje ndeshje te bukur dhe le te fitoje me i miri.

Keto jane ca budallalleqe

Keto jane ca budallalleqe folklorike.....qe nuk i ha me njeri......Jo me Zvicren qe bene mire po e po por edhe sikur me Serbine tu ofronin me shume per te lozur nuk do kishte gje te keqe...tek e fundit loje futbolli eshte nuk eshte lufte.....

Lerini njerezit te qete ne

Lerini njerezit te qete ne punen e tyre...vete fakti qe ata perfaqesojne denjesisht me sjelljen e tyre kulturen shqiptare duhet te jete nje arsye me se e mjaftueshme per t'i respektuar e jo ofenduar. Pse cfare presin shqiptaret ne Shqiperi? Qe gjithe femijet e shqiptareve qe kane emigruar neper bote te lene vendet ku ata kane lindur dhe/ose jane rritur, vende te cilat u kane ofruar gjithcka qe vendi i te pareve te tyre nuk i ka ofruar madje ne disa raste as nuk i ka perfillur, dhe te kthehen te luajne per kombetaren shqiptare? Aq me shume per nje kombetare ne te cilen nuk dihet si mund t'u shkoje fati, kjo saje politikave te korruptuara te federates shqiptare te futbollit dhe ne pergjithesi te nje jete plotesisht te korruptuar ne Shqiperi ku pothuajse asnjehere fiton i zoti po i forti?!!!

Ata qe do u fishkellejne ketyre sportisteve duhet t'u vije turp, vetem ulin poshte vlerat shqiptare. Ata duhet te duartrokasin cdo performance te mire te te gjithe sportisteve shqiptare, cfaredo skuader qofshin. Ne fund te fundit, keta tifoze do nderonin veten e tyre dhe vendin e tyre, si dhe shqiptaret kudo ne bote.

Po këta 'patriotët'

Po këta 'patriotët' s'dinë as shqip e po duan t'u mësojnë të tjerëve shqiptari.

Shqiptar, shqiptar, jo 'shqipëtar'.

Nuk jam dakord me

Nuk jam dakord me parakomentuesit, kombetarja nuk eshte klub futbolli, por perfaqsim i kombit tend, ata kan zgjedhur te perfaqsojne nje komb tjeter per interesa personale e jo se ndjejne ndonje dashuri te madhe per Zvicren, djemt kan bere zgjedhjen e tyre, por eshte e pakuptimte qe te presin qe ne Shqiptaret te krenohemi me to dhe ti duartrokasim kur te luajn kunder vendit te tyre, kjo gje eshte apsurde, ata kan bere zgjedhjen e tyre ok, por mos te presin krenari apo respekt nga ne tifozet kuq e zi, e humben respektin qe diten qe refuzuan fanellen e kombetares.

E dim se si eshte FSHF, e dim si jan vendet tona (Kosova dhe Shqiperia) por ti bejme pyetje vetes, a kemi bere mjaftueshem ne per vendin tone? Une them qe nuk kemi bere aq sa duhet, dhe shembulli duhet te jepet nga keta njerez publik qe kan pesh ne popullate me veprimet e tyre se cfare thone e cfare bejne, ju qe thoni mire kan bere, cfare shembulli po jepni tek te rinjte? Shembullin qe secili te shikoj punen e vete dhe vendin ton ta jua lejme hijenave ? Jo more njerez jo, ky eshte shembulli me i keq qe po edukoni te rinjte.

E vërteta është se askush nuk

E vërteta është se askush nuk e di me saktësi se sa pranë tyre ka qënë F.SH.F-ja për ti tërhequr të luajnë me kombëtaren. Ka shumë versione të cilët nuk përputhen me njëri tjetrin.

Fuqia e lojtarëve të tillë është të ngrihen mbi rrethana të caktuara.

Por, sigurisht, asnjë lojtar nuk ka penguar skuadra përfaqësuese e një kombi me emër të vogël në futboll të bëjë karrierën e dëshirueshme në nivel klubesh. Besoj se Shaqiri p.sh., njëlloj do të kishte përfunduar tek Bajern edhe po të luante me kombëtaren tonë. Ashtu siç edhe Arnar Gudjonsen luante për një kombëtare të"vogël" e mbi të tëra, sa ka humbi i pavdekshmi Xhorxh Best pse luajti me Irlandën e Veriut dhe jo me Anglinë? Rajan Gixhs gjithashtu!

Une do ti duartrokas sa here

Une do ti duartrokas sa here do bejne gjera te bukura, futbolli eshte loje dhe jo lufte. Nuk e kuptoj kush i fryn ketij zjarri? Perderisa futbolli profesionist eshte biznes, cdo njeri e di vet se cben e sa fiton. Shqiptaret (5 futbollistet) e Zvicres jane profesionist dhe ne duhet te jemi krenare! Boll me idjotlleqe se late nam. Futbolli eshte loje burrash dhe jo loje gazetaresh. Une do doja qe keta djem dhe kombetaren tone ti shikoj ne Brazil se aty do tu rritet vlera me shume. Por nga mesi ndeshjeve, tanet fillojne biznesin e shitjeve se e tille eshte FSHF. Me Zvicren nuk bejne dot numra, prandaj me mire qe lujne per te. Ata jane gjaku jone dhe na ngrene vlerat si shqiptar.

1. Ata te peste nuk po luajne

1. Ata te peste nuk po luajne kunder atdheut te tyre: atdheu i tyre eshte se pari Zvicra.

2. Ata nuk po luajne as kunder atdheut te prinderve te tyre: atdheu i prinderve te tyre eshte Kosova ose Maqedonia.

3. Ata te peste i paguan e mban me rroge Zvicra, e madhe edhe karrieren ua nderton Zvicra: nuk jane cmendur akoma te humbasin ndeshjen kunder Shqiperise per arsye patriotike dhe te vene ne loje gjithe jeten e tyre.

pallavra idiote! eshte nje loje futbolli dhe kaq. fiton Zvicra dhe e ka te merituar!

boll i perbalte njerezit kot

boll i perbalte njerezit kot o FSHF se eshte fryre shume is ceshtje, federata te nxjerri fakte kerkesa te shkruajtura e gjith doc e fakte qe ka dhe te mbaje pergjegjesi per ate qe thote, nqs del e vertete qe kan dashur te behen te famshem qe kane zgjedhur kombetare te tjera per te shfytezuar mundesite qe te jep te luash ne boteror apo evropian, le ti quajne tradhetare. E KEMI KTHYER SHPIFJEN NE SPORT POPULLOR.fakte fakte ose mbyllni gojen e thojuni gjthe shqipptareve sa lek i keni kerkuar????

Add new comment