Shqiponjë apo… prerëse kallamsheqeri?

Fillimisht u akuzuan autorët e Monumentit të 100-vjetorit të Pavarësisë, Visar Obrija dhe Kai R. Kiklas, për ngjashmërinë e veprës së tyre me veprën e skulptorit të njohur Riçhard Serra. Dy autorët, njëri nga Kosova e tjetri nga Gjermania, nxituan t’i hidhnin poshtë zërat për plagjiaturë në një konferencë për shtyp. Pastaj, një tjetër akuzë për plagjiaturë, kësaj radhe për logon e 100-vjetorit të shtetit shqiptar. Në fakt elementët e ngjashëm të logos së 100-vjetorit të Pavarësisë së shtetit shqiptar me autor Zeni Ballazhin, me logon e 50-vjetorit të shtetit të Trinidad Tabagos, e autores Debbie Boss, nuk lënë shumë hapësirë për të menduar ndryshe. Logoja e Trinidad Tobagos ka vetëm dy vija më tepër se logoja e Pavarësisë së Shqipërisë. Ngjyrat e përdorura tek të dyja logot janë kuqezi, ndërsa forma e vendosjes së vijave është thuajse krejt identike…
Artisti nga Kosova, Zeni Ballazhi, akuzave për plagjiaturë u përgjigjet sot në një shkrim të së përditshmes MAPO. Thotë Balazhi: “Logoja e Pavarësisë së Trinidad Tobagos, sipas informatave që kam, është shpallur më vonë se logoja e 100-vjetorit të Pavarësisë”.
Dhe këtu ai ka të drejtë. Me një kërkim të thjeshtë në faqen zyrtare të Trinidad Tabagos (www.tnt50.gov.tt) zbulon se logoja e tyre u përzgjodh në mesin e 625 punimeve të artistëve nga Xhamajka, SHBA dhe Britania e Madhe nga 16 shkurti deri më 16 mars të 2012-ës. Ndërkohë konkursi për logon shqiptare të 100- vjetorit të Pavarësisë është çelur që në dhjetor të vitit 2011, ku u prezantuan afro 25 punime nga artistë shqiptarë dhe të huaj.
Sa për ngjyrat, (kuq e zi), ka një rastësi: edhe flamuri i Trinidad Tabagos është kuq e zi e bardhë. Forma e vendosjes së vijave? Balazhi thotë se ka "vizatuar" shqiponjën, kurse artistja nga Xhamajka, Debbie Boss thotë: "…Këmbalecat përfaqësojnë prerëset e kallamsheqerit që përdoreshin në industrinë e sheqerit në kohën kur sheqeri ishte i Mbifuqishmi, ndërsa kokat përfaqësojnë industrinë joshëse të naftës në epokën e teknologjisë së lartë...".
Boooh… Shqiponjë apo… prerëse kallamsheqeri? E vodhëm apo na e vodhën? - A.N.
Comments
As shqiponj, as prerese
<p>As shqiponj, as prerese kallam sheqeri!!?? Nje gjarper kobra, i bere gati te nga helmoje te dy ngjyrat e flamurit tone dhe ne te gjitheve bashke me te. gjarperi qe gllaberoi viktimat e Gerdecit, perbindeshi qe vrau ne 21 janar 2011. Nje gjarper qe i duhet prere koka dhe jo ta perdorim ne vend te shqiponjes, se ciles i jemi falur dhe kemi derdhur gjakun per me shume se 500 vjet, qysh nga koherat e Skenderbeut. Nje gjarper e jo shqiponje, ja ç'na serviri Saliu per kete 100 vjetor te shtetit shqiptar.</p>
Mundësia është që të dy
<p>Mundësia është që të dy disenjatorët të kenë kopjuar nga një burim i tretë, që mbetet për t'u zbuluar.</p>
Nuk ka edhe aq shume rendesi,
<p>Nuk ka edhe aq shume rendesi, qe keto dy logo perkojne. Mund te jete rastesi, mund te jete nje shkembim telepatik i ideve, rendesi ka qe te dy logot jane funksionale dhe e kryejne punen per te cilen jane bere. Ngjashmeria ne fakt te le nje shije jo te mire, por logo jane...</p>
Tashti duhet te jemi te
<p>Tashti duhet te jemi te kujdesshem nga komentet; pa sinonime e antonime, pa ironi e eufemizem pa shperthime, (zot na ruaj nga shperthimet)se nuk lejohen shperthimet, po lejohet vetem helmi, helmi i atij qe ben “lajmin“ une do ta them: se plas po nuk e thashe dhe moderatori le ta fshije. [Boooh… Shqiponjë apo… prerëse kallamsheqeri? E vodhëm apo na e vodhën? - A.N.] Kush mer vesht nga arti grafik dhe logot e kupton lojen e ndyre dhe te pa pergjegjshme qe bejne mediat. sot te gazeta Mapo kishte nje artikull nuk e mbaj mend saktesisht po me ngelen ne kujtese 60 thikat – evrau me 60 thika te dashuren/fejuaren/gruan. Perdite vriten ne bote po asnje nuk e ilustron kaq te detajuar titullin e lajmit. Nejse logoja eshte shume e bukur dhe nuk ka vend per plagjiatur......</p>
Add new comment