Surroi: Ja pse ndodh që ambasada USA bëhet 'parlamenti i vërtetë' i shqiptarëve. Dhe diçka për varrimin e Xhaferit

Postuar në 04 Shtator, 2012 10:02

Në një intervistë me Ilva Taren që transmetohet në Ora News sot në mbrëmje, publicisti dhe politikani kosovar Veton Surroi ka folur për konfliktin me ambasadorin amerikan në Prishtinë, për varrimin e Arbën Xhaferit, për paralelet Tiranë-Prishtinë etj. "Mos ta mistifikojmë idenë se dikush në Washington zgjohet në mëngjes dhe mendon për shqiptarët"- thotë Surroi mes të tjerash, kurse për varrimin e Arbën Xhaferit, shprehet: "Varrimi i Arbënit ka qenë krejtësisht i kundërt me vlerat e tij..." Më poshtë disa pjesë të shkëputura nga intervista:

Tare: Kush e nisi i pari polemikën midis jush dhe ambasadorit Dell

Surroi: Ia nisi i pari ambasadori Dell...Ai më përmendi në një kontekst negativ...Ka qenë një darkë në të cilën ai më ka ftuar së bashku me kryeministrin Thaci..
Tare: Po ju në fakt a dëshironi të bëheni president i Kosovës? Ia keni shprehur këtë ambicje z. Dell?
Surroi: Ftesa e z. Dell ka qënë.. Isha në Qerret këtu në Shqipëri, ai më thirri në telefon, tha kam një ide, të lutem eja në Kosovë të bisedojmë të organizojmë një darkë etj. Kjo ishte e gjitha. Ideja ishte e ambasadorit.
Tare: Në fund të letrës z. Dell ju paralajmëronte që rruga që keni zgjedhur është e rrezikshme, si e kuptoni këtë?
Surroi: Në rrethana të tjera do të ishte kërcënim. Unë nuk e kam kuptuar ashtu, e kam kuptuar kontekstin emocional të letrës...
Tare: Përse shqiptarët në të gjitha vendet ku jetojnë, kanë një ndërvarësi nga ambasadorët amerikanë?
Surroi: ...Shoqëritë tona krijojnë një kulturë varësie, për shkak të mungesës së institucioneve të veta, për shkak të dobësisë institucionale, për shkak të shkarjes nga rruga demokratike. Shoqëritë tona zgjedhin ndërhyrjen amerikane si formë të zgjidhjes së problemeve, apo si formë e stabilizimit të gjendjes apo ndonjëherë për arsyetim të hapave që duhen marrë...
Tare: E kuptoj përgjegjësinë tonë, po ata nuk kanë përgjegjësi për rrugën ku kemi ecur?
Surroi: Është një barcaletë e vjetër që thotë pse janë SHBA vendi më demokratik, përgjigja është e thjeshtë, aty nuk ka ambasador amerikan... Ekziston njeriu që vesh këmishën e superfuqisë, vjen këtu në shoqëritë shqiptare. I ka besimet fondamentale që nuk duhet të ndërhyjë që këto shoqëri duhet të jenë demokratike. Por pas 6 muajsh sheh se nëse ky Kryeministër apo Ministër bën një veprim, mënyra më e lehtë nuk është që të këtë cështje ta miratojë Parlamenti, i cili duhet të mbikqyrë qeverinë, por se Parlamenti i vërtetë i shqiptarëve është ambasada amerikane.. Dhe ambasadori duhet ta marrë në telefon apo duhet ta thërrasë për drekë Kryeministrin dhe t'i thotë kështu nuk bën. Mos vepro kështu, por vepro në formë tjetër.. Dhe ky për fat të keq është një cikël vetëushqyes...
Tare: Mendoni se ambasadorët amerikan kanë ndërhyrë gjithmonë pro interesave të shteteve përkatëse, apo ka edhe momente kur ata kanë interesat e tyre?
Surroi: Absolutisht ata kanë interesat e tyre. Unë mendoj se interesi parësor amerikan duhet të ishte ndërtimi i shoqërive shqiptare demokratike, sepse ky ka të bëjë me investimin afatgjatë të SHBA. Nga aspekti ekonomik SHBA, kanë bërë investimin më të madh kapital dhe politik në këtë rajon....Mos ta mistifikojmë idenë se dikush në Washington zgjohet në mëngjes dhe mendon për shqiptarët. Shqiptarët janë diku nga mesi ose nga lista e dytë e prioriteteve, nga fundi i politikës së jashtme amerikane.. Kështu që ato çfarë ne quajmë politikë e jashtme amerikane varet në masë të madhe nga njerëzit që janë në këtë rajon dhe ata që janë këtu janë njerëz si fillim...
Tare: Humbja e Arbën Xhaferrit, miku juaj personal...Ka pasur shumë polemika për menyrën e përcjelljes. Kishte vërtet diçka që i ofendoi ata që morën pjesë?
Surroi: Varrimi i Arbënit ka qenë krejtësisht i kundërt me vlerat e tij. Po të donte dikush të tregonte se çfarë nuk ka qenë Arbëni atëherë e ka manifestuar me varrimin e tij, me çorganizimin, me një mungesë bazike të përcjelljes dinjitoze të një njeriu, që kishte vlera të jashtëzakonshme për shqiptarët në terësi...Ka qenë një fat i keq, tregon në masë të madhe se çfarë ka qenë sfondi në të cilën ka jetuar dhe është përpjekur.

 

*Intervista e plotë e Surroit me Ilva Taren transmetohet në Ora News sot në mbrëmje

Comments

Submitted by donjeta nga gjakova (not verified) on

<p>Nuk e marr Surroin seriozisht më. Ka dështuar dhe ka treguar krejt padijen e tij. Po si merret dikush i kalibrit për të cilin e mban Surroi veten- jo ja nisi ai i pari, e jo unë; jo më nguci ai i pari, e unë ja ktheva. Kjo është infantile në sjelljen politike, diplomatike dhe intelektuale- të gjitha këto të cilat Surroi kujton që është.</p>

Submitted by Kosovari nga Pr... (not verified) on

<p>Z. Surroi, nuk po ka me rendesi cka po thua mu nga menyra si e thua. Nga hena shihet mendjemadhesia e juaj e perpjekjet per te shpetuar nga debakli publik i personalitetit tuaj.</p><p>Ke pase shkelqimet nje kohe, pjesemarrjen ne te gjitha proceset politike ne Kosove, ne media, ne ndertim te shoqerise civile, ne te menduarit e pavarur intelektual e politik, por eshte koha te heshtesh. Shpetoje edhe ate pak kredo intelektuale qe te ka mbete, se as qe po i intereson dikujt per cfare dhe si menduat e vepruat me Dellin. Veprime te dyshimta. &nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.