Vdekja banale e Gaddafi-t: ja fjalët e fundit të tij

Moammar Gaddafi ka qenë një diktator i pamëshirshëm. Janë me mijra viktimat, mbi të cilat ai ka ngritur sundimin e tij për dekada me radhë. “Qen i tërbuar” e kanë quajtur për shkak të mizorive që ka bërë. Si mund të sillet një njeri i tillë në rrethanat, kur një turmë e kërcënon me vdekje? Gaddafi ka qenë i frikësuar e i terrorizuar në minutat e fundit të jetës së tij. E kanë plagosur, e kanë kapur të gjakosur të fshehur në një tub me diametër të madh, sa një bojë njeriu, e kanë marrë dhe e kanë bërë të vijë vërdallë i përgjakur dhe nën fyerjet e turmës në rrugët e pluhurosura të qytetit të tij, Sirte. Gaddafi dëgjohej të thosh frazën: “kjo që po bëni është e gabuar, djema”. Nuk i dilte gjë tjetër nga goja.
Por “djemtë vijonin të gabonin”, dhe e qëllonin, e pështynin, e tërhiqnin zvarrë. Në një moment, Gaddafi thotë: “Ç’bëni kështu? Kjo është harram (e ndaluar), nuk lejohet nga ligji islamik”. Pas kësaj u dëgjua një rebel të bërtiste: Zoti është i madh, Zoti është i madh. Ishin sekondat e fundit të Gaddafi-t. U dëgjua një britmë: “Qepe gojën, qen!”, dhe kjo ishte fraza e fundit që kanë dëgjuar veshët e tij para se të merrte një plumb në tëmthin e kokës.
E.G.
Comments
Vrasja brutale e Ghadafit
<p>Vrasja brutale e Ghadafit tregon se njerezimi udhehiqet nga te njejtat instinkte te verbra si ne mesjete, shpagim me koke, dhe fakti qe asnje lider boteror nuk e denon vrasjen e tij pa gjyq, nje e drejte minimale qe u jepet edhe vrasesve seriale dhe kanibaleve,e konfirmon pervajshem kete. Njerezimi neurotik i Freud-it, ky togfjalesh shpjegon se si nuk gjendet asnje mendje e kthjellet qe te denoje kete dhune, te gjithe te fetishizuar nga "gjaku" qe duhet marre me çdo kusht. Ghadafi fare mire pas nje gjykimi te denje mund te perfundonte ne litar, por vrasesit e tij nuk i rezistuan tundimit per te treguar qe jane po aq kriminele sa viktima e tyre. Ky nuk eshte nje ogur i mire per Libine, dhe as per boten qe veshtron me indiference vrasjen pa gjyq te dikujt para tasit me pop-corn.</p>
Ashtu ke te drejte Bernard.
<p>Ashtu ke te drejte Bernard. Pa i justifikuar aspak milicianet libjane, desha vec te shtoj se ne rrethana lufte me humbje te afermish, shokesh dhe prone, nuk mund dije se si mund te reagoje emocionalisht njeriu perballe shkaktarit te tyre. Ne ftohtesine e pop-corn-it me te cilin po ndiqni zhvillimet ju, ju jap plotesish te drejte ne gjykimin se cdo qenje njerzore ka te drejte te mbrohet ne nje proces. Kjo ndodh mbase edhe per shkak te klimes, sepse aty ku ben ftohte, ne Rumani e kam fjalen, nje nate dimri, diktatorit ja bene nje gjykim formal para se ta qellonin. Ne fakt ne shqiptarve te cilet ndodhemi gjeografikisht midis dy shembujve qe citova, nuk na shkon fare te gjykojme te tjeret. Ne as me gjaknxehtesi, as me gjakftohtesi nuk i gjykuam/ekzekutuam diktatoret tane, thjesh i lam ti merte pleqeri vete, dhe per nga numri kriminela kemi pasur boll. Disa gjera Bernard vijne edhe nga takati, disa kane guxim te vendosin drejtesi ne vend, disa me pantallonat tek gjuri nuk munden.</p>
Po te ishin guximtare
<p>Po te ishin guximtare libianet, nuk do ta mbanin Gadafin mbi shpine per dyzet vjet.</p>
jane guximtare perderisa e
<p>jane guximtare perderisa e shporren rregjimin e tij dhe mire ja bene qenit se nuk qe me i mire se sadami apo kryeministri malok i joni.....po ne ca jemi qe se heqim dot salen nga shpina ku na ka hyp........ta them un ca jemi...........dele jemi , ca frikacake.......ufffffff .......nuk ja vlen me te rendisesh arsyet me njerez si shqiptaret.</p>
Add new comment